ATV

Category: Sport

  • FFK njofton: Nis shitja online e biletave për ndeshjen Zvicër – Kosovë

    FFK njofton: Nis shitja online e biletave për ndeshjen Zvicër – Kosovë

    Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka nisur shitja online e biletave për sektorin e tifozëve kosovarë në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026, ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.

    Kjo përballje do të zhvillohet më 5 shtator në stadiumin “St. Jakob-Park” të Baselit, ku pritet një atmosferë e jashtëzakonshme, falë pranisë së dy tifozërive që ndajnë lidhje të veçanta, për shkak të komunitetit të madh shqiptar që jeton në Zvicër.

    Federata Zvicerane e Futbollit ka publikuar linkun zyrtar përmes së cilit tifozët mund të blejnë biletat për sektorin e dedikuar për përkrahësit e Kosovës.

    Ky takim pritet të jetë ndër më të rëndësishmit në fushatën kualifikuese të Kosovës drejt Botërorit 2026 dhe premton emocione të mëdha, si në fushë ashtu edhe në tribuna. /ATVLIVE.TV

  • Drita dhe Shkëndija mësojnë sot kundërshtarët e Ligës së Konferencës

    Drita dhe Shkëndija mësojnë sot kundërshtarët e Ligës së Konferencës

    Ekipi nga Kosova, Drita, dhe nga Maqedonia, Shkëndija, janë dy skuadrat shqiptare që kanë siguruar kualifikimin në fazën e ligës së Ligës së Konferencës.

    Shorti për këtë fazë do të hidhet sot, duke filluar nga ora 13:00 në Monako.

    Secili ekip do të luajë gjithsej gjashtë ndeshje në një ligë të përbashkët me 36 skuadra pjesëmarrëse.

    Ndeshjet pritet të nisin më 2 tetor dhe do të zgjasin deri më 18 dhjetor, pas së cilës do të vazhdohet me fazën e eliminimit direkt (knock-out).

    Drita ndodhet në vazon 4 sëbashku me: Zrinjski Mostar, Lincoln Red Imps, Kups, AEK Athens dhe Aberden.

    Shkëndija ndodhet në vazon 5 sëbashku me: Breidablik, Sigma Olomouc, Samsunspor, Rakow Czestochowa dhe Aek Larnaca. /ATVLIVE.TV

  • Sylvinho shpall listën e kuqezinjve për ndeshjet e shtatorit – mungon Etrit Berisha

    Sylvinho shpall listën e kuqezinjve për ndeshjet e shtatorit – mungon Etrit Berisha

    Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka shpallur listën e 25 futbollistëve të grumbulluar për dy sfidat e muajit shtator: miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës kundër Letonisë.

    Lista përfshin emra të njohur të ekipit, por edhe disa surpriza, mes të cilave spikat mungesa e portierit me përvojë, Etrit Berisha.
    Grumbullimi i ekipit kuqezi do të nisë të hënën, më 1 shtator, në Malaga, ku do të zhvillohen përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit, e planifikuar për datën 4 shtator, në stadiumin “Europa Point”, ora 18:00.

    Pas kësaj sfide, më 5 shtator, Kombëtarja do të rikthehet në Tiranë për të vijuar përgatitjet për ndeshjen kualifikuese kundër Letonisë, e cila do të luhet më 9 shtator, në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:45.

    Lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga trajneri Sylvinho:

    Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati dhe Mario Dajsinani

    Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Adrian Bajrami, Berat Gjimshiti dhe Arlind Ajeti

    Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Ernest Muçi dhe Jasir Asani

    Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj dhe Mirlind Daku

  • Fenerbahçe ndahet zyrtarisht me Jose Mourinhon pas një sezoni zhgënjyes

    Fenerbahçe ndahet zyrtarisht me Jose Mourinhon pas një sezoni zhgënjyes

    Fenerbahçe ka konfirmuar zyrtarisht ndarjen me trajnerin Jose Mourinho, pas një sezoni në të cilin klubi përfundoi në vendin e dytë në Superligën turke, larg objektivit për titullin kampion.

    Mandati i Mourinhos nisi me entuziazëm dhe pritshmëri të larta, por u zbeh nga tensionet e brendshme, përplasjet publike dhe një eliminim i hershëm nga fazat kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

    Goditja përfundimtare erdhi kur Fenerbahçe u eliminua nga Benfica me rezultat të përgjithshëm 1-0 në fazën play-off, duke humbur për të pestin vit radhazi pjesëmarrjen në garën më prestigjioze evropiane për klube.

    Pas ndeshjes, Mourinho pranoi se skuadra e tij u mposht nga një kundërshtar më i fortë dhe shmangu fajësimet individuale, duke mos e lidhur humbjen me dëmtimet apo kartonët e kuq.

    Pavarësisht deklaratave të tij, drejtuesit e klubit vendosën të ndërpresin bashkëpunimin.

    “Jemi ndarë me Jose Mourinhon, i cili ka qenë trajner i ekipit tonë të parë të futbollit gjatë sezonit 2024-2025,” thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

    “E falënderojmë për përpjekjet dhe angazhimin e tij ndaj ekipit tonë dhe i urojmë suksese në vazhdim të karrierës.”

  • Drita shkruajti histori! Gjithçka çfarë u tha pas ndeshjes

    Drita shkruajti histori! Gjithçka çfarë u tha pas ndeshjes

    E enjtja mbrëma ishte ditë historike për klubin e Dritës, të cilët mposhtën ekipin nga luksemburgu Differdange edhe në ndeshjen e kthimit të ‘play-off’-it duke siguruar kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës pas një fitore me rezultat të përgjithshëm 3-1.

    Pas suksesit historik trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, është shprehur thellësisht i emocionuar dhe krenar për ekipin e tij. Duke i dedikuar këtë arritje të veçantë babait të ndjerë dhe duke theksuar se ky është një moment i paharrueshëm në karrierën e tij.

    “Një emocion i jashtëzakonshëm, një ëndërr e bërë realitet. Meritat i takojnë mbi të gjitha lojtarëve dhe dy presidentëve të klubit, të cilët nuk u dorëzuan asnjëherë. Për Evropë me grupet jemi të kënaqur. Tani duam ta mbrojmë titullin e kampionit. Suksesin ia dedikoj babait të ndjerë”, u shpreh Ramadani.

    Edhe golashënuesi, Besnik Krasniqi, ka shprehur gëzim të jashtëzakonshëm pas kualifikimit historik.

    “Jam shumë i lumtur për fitoren dhe që goli im ishte vendimtar. Ishim pak në presion, pasi e kemi ditur se është natë historike dhe ia arritëm. Jam shumë i lumtur për tifozët e Dritës. Po ashtu për presidentët që kanë bërë punë të jashtëzakonshme dhe e kanë merituar këtë”, ka thënë Krasniqi.

    Megjithatë, edhe drejtuesit e klubit janë përkujdesur t’i ‘falënderojnë’ futbollistët dhe stafin pas kualifikimit, pasi tashmë kanë mbushur arkat e klubit me mbi 3 milionë euro të garantuara.
    Ata kanë ndarë 150 mijë euro premio për lojtarët dhe stafin. Kështu, secili prej tyre do të marrë nga 5 mijë euro si shpërblim për përpjekjet dhe suksesin e arritur.

    Ndryshe, Drita bëhet klubi i dytë nga Kosova që siguron grupet, pasi Ballkani e bëri dy herë në të kaluarën. /ATVLIVE.TV

  • Argjentina publikon listën për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit, Messi nuk mungon

    Argjentina publikon listën për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit, Messi nuk mungon

    Kombëtarja e Argjentinës ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror, kundër Venezuelës dhe Ekuadorit.

    Selektori Lionel Scaloni ka përfshirë në listë kapitenin Lionel Messi, i cili së fundmi ishte i lënduar, por tashmë është rikuperuar plotësisht.

    Në skuadër janë ftuar edhe dy prej talenteve më premtues të së ardhmes së Argjentinës: Nicolas Paz nga Como dhe Franco Mastantuono nga Real Madridi.

    “Albicelestët” e kanë siguruar tashmë pjesëmarrjen në Kupën e Botës dhe do të synojnë mbrojtjen e titullit të fituar në vitin 2022.

    Argjentina do të përballet me Venezuelën më 5 shtator, ndërsa ndeshja ndaj Ekuadorit do të zhvillohet më 10 shtator.

    Më poshtë gjeni listën e lojtarëve:

  • FFK publikon orarin e ndeshjeve për xhiron e tretë të Superligës

    FFK publikon orarin e ndeshjeve për xhiron e tretë të Superligës

    Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin e ndeshjeve për javën e tretë të Albi Mall Superligës së Kosovës.

    Katër ndeshje janë në orar për t’u zhvilluar të dielën nga ora 16:30, përveç takimit Llapi – Drita, që zhvillohet të hënën. Kjo për shkak të angazhimit të skuadrës gjilanase në garat e UEFA-s.

    Ndeshjet që luhen të dielën:

    Gjilani – Prishtina,

    Malisheva – Dukagjini,

    Ferizaj – Ballkani,

    Drenica – Prishtina e Re. /ATVLIVE.TV

  • Leart Paqarada zyrtarisht te Heidenheim, firmos deri në vitin 2027

    Leart Paqarada zyrtarisht te Heidenheim, firmos deri në vitin 2027

    Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij duke u transferuar nga FC Koln, te skuadra tjetër gjermane Heidenheim gjatë afatit kalimtar të verës.

    Mbrojtësi i talentuar “dardan” ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me klubin që garon në Bundesliga, ligën kryesore të futbollit në Gjermani, e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2027.

    Ky transferim përbën një sfidë të re dhe një mundësi të shkëlqyer për Paqaradën që të tregojë potencialin e tij në një nga ligat më konkurruese në Evropë.

    Në Heidenheim, Learti do të bashkohet me dy futbollistë të tjerë shqiptarë, Arjion Ibrahimovic dhe Diant Ramaj, duke krijuar kështu një prezencë të fortë shqiptare në ekip.

    Ndeshja e ardhshme e Heidenheim do të jetë përballë RB Leipzig, një nga ekipet më të forta dhe të njohura të Bundesligës. Ky duel pritet të jetë një provë e vështirë për skuadrën e re të Paqaradës, por edhe një mundësi për të treguar fuqinë dhe ambiciet e tij në fushë. /ATVLIVE.TV

  • Probleme për AC Milan dhe Zvicrën: Ardon Jashari lëndohet në stërvitje

    Probleme për AC Milan dhe Zvicrën: Ardon Jashari lëndohet në stërvitje

    Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës me origjinë shqiptare, Ardon Jashari, pësoi një lëndim gjatë stërvitjes së fundit me AC Milan.

    Mediat italiane raportojnë se mesfushori shqiptar do të mungojë në ndeshjen e nesërme ndaj Lecce-s në Serie A.

    Shkalla e lëndimit ende nuk është konfirmuar, por Jashari mbetet në dyshim edhe për ndeshjen ndaj Kosovës me Kombëtaren zvicerane.

    Ky lëndim ka ndodhur pas një përplasjeje me bashkëlojtarin e tij, Gimenez. /ATVLIVE.TV

  • Jose Mourinho: Tani objektivi ynë është Europa League

    Jose Mourinho: Tani objektivi ynë është Europa League

    Trajneri i Fenerbahçes Jose Mourinho ka folur pas ndeshjes kundër Benficës, në të cilën skuadra e tij u eliminua mbrëmë nga Liga e Kampionëve.

    Portugezi në konferencën për shtyp ka deklaruar se tani objektivi i Fenerit është Europa League dhe se synon të fitoj këtë trofe në fund.

    “Në Champions do të kishim pasur një kalendar më të ngjeshur, ndoshta tetë ndeshje. Tani, në Europa League, objektivi është i qartë: të shkojmë deri në fund dhe të luftojmë për trofeun.”

    Përndryshe 62 vjeçari, sa i përket ndeshjes kundër Benficës ka thënë se skuadra e tij luajti më mirë në pjesën e dytë, por thotë se kjo humbje nuk justifikohet dhe se duhet vazhduar tutje.

    Kujtojmë që Fenerbahçe u eliminua mbrëmë në fazën e play-off-it të Ligës së Kampionëve nga Benfica me rezultat 1:0, teksa rrugëtimin do ta vazhdojë në fazën e Ligës së Europa League.