ATV

Category: Sport

  • Mirlind Daku shënon dy gola në elitën e futbollit rus me dedikim për gjyshin e tij të ndjerë

    .

    Sulmuesi Mirlind Daku vazhdon me formë të mirë me Rubin Kazan në elitën e futbollit rus.

    Daku shënoi në barazimin 2:2 të Rubin Kazan kundër Orenburgut,dhe për më tepër sulmuesi i Kombëtares Shqiptare ka bërë një dedikim për gjyshin e tij të ndjerë.

    ‘Baba Haxhi, më e vogla që nipi yt mund të bëjë për ty! ishte dedikimi i bërë nga Daku për gjyshin e tij që kishte ndërruar jetë ditë më parë
    Kujtojmë që Mirlind Daku ka realizuar 7 gola e bëri 1 asistim në 10 ndeshjet e zhvilluara për Rubin Kazanin në të gjitha garat.

  • Kosova U21 publikon listën për ndeshjet kundër Rumanisë dhe Spanjës

    Kombëtarja e Kosovës U21 ka publikuar listën për ndeshjet kundër Rumanisë dhe Spanjës,të vlefshme për kualifikimet e EURO 2027.

    Në listën e publikuar prej 25 futbollistëve 6 prej tyre luajnë në Albi Mall Superligë,duke përfshirë emra si: Altin Gjokaj, Diar Vokrri, Arianit Hasani, Erion Sadriu, Laurent Xhylani dhe Igball Jashari.

    Përndryshe në këtë listë janë edhe lojtarë që luajnë në ligat evropiane,ku ndër emrat që figurojnë janë Eliot Bujupi Vfb Stuttgart, Leon Parduzi Holstein Kiel, Lorent Talla nga QPR, Leon Frokaj nga FC Aarau dhe Medin Gashi nga Gorica.

    Kujtojmë që Kosova U21 luan së pari në udhëtim ndaj Rumanisë më 5 shtator,teksa në Fadil Vokrri e pret Spanjën më 9 shtator.

  • Luka Modric:Serie A ligë me vështirë se ligat e tjera në Evropë.

    Mesfushori i Milanit Luca Modric ka folur pas ndeshjes kundër Lecces,të cilën rossonerët e fituan 2:0.

    Kroati ka theksuar se në Serie A është më vështirë të fitohet një ndeshje,dhe se duhet mësuar të luhet në këso kushte.
    “
    Ende duhet të mësohem me këtë, pasi kjo është një ligë shumë e vështirë. Duhet të jemi në gatishmëri në çdo ndeshje dhe të japim gjithçka që kemi për të fituar. Deri tani, po e shijoj shumë atë që kam parë”

    Përndryshe Modric foli edhe për arsyen se pse u bë tifoz i Milanit si fëmijë,duke thënë se e ka parë futbollin italian gjatë fëmijërisë,dhe shton se ka shumë lojtarë kroatë që luajnë.

    Kujtojmë që Milan shënoi fitoren e parë në Serie A kundër Lecces me rezultat 2:0,me golat e shënuar nga Ruben Loftus-Cheek dhe Christian Pulisic.

  • Nicolas Jackson huazohet tek Bayern Munich

    Sulmuesi senegalez Nicolas Jackson është zyrtarizuar si lojtar i ri i Bayern Munich.

    Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano bën të ditur se gjiganti gjerman arriti një marrëveshje me Chelsean për huazimin e Jackson,me opsion blerjeje në verën e ardhshme për një shumë rreth 80 milionë euro.

    Përndryshe në marrëveshje është e përfshirë edhe përqindja e shitjes,dhe kjo varet nëse Bayern dëshirojnë të blejë kartonin e Jackson sezonin tjetër,teksa mbetet të shihet se nëse një gjë e tillë do të realizohet apo jo.

    Kujtojmë që Nicolas Jackson ka bërë 81 paraqitje për gjigantin londinez Chelsea,duke arritur të realizoj 30 gola e dhuroi 12 asistime.

  • Franco Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshjet e shtatorit

    Franco Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshjet e shtatorit

    Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

    Dardanët do të luajnë dy ndeshje kualifikuese gjatë muajit shtator, ku fillimisht udhëtojnë te Zvicra me 5 shtator dhe tri ditë më pas e presin Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Për këto dy ndeshje shumë të rëndësishme në kuadër të Grupit B për kualifikimet në Kupën e Botës 2026, Foda ka zgjedhur 25 futbollistë me të cilët synon rezultate pozitive.

    Në listë nuk mungojnë emrat si Vedat Muriq, Edon Zhegrova, Amir Rrahmani, Valon Berisha dhe Mërgim Vojvoda.

    Përveç tyre, emrat e rinj në listë janë Leon Avdullahu dhe Veldin Hodza.

    Në listën e zgjeruar janë edhe 12 futbollistë të tjerë

  • Fisnik Rugova prezantohet te Grapeland Basketball

    Fisnik Rugova prezantohet te Grapeland Basketball

    Fisnik Rugova, është prezantuar te ekipi debutues në Superligën e Kosovës në basketball, Grapeland Basketball.

    Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi, duke treguar se Fisi do të jetë pjesë e tyre këtë sezon.

    Skuadra nga Rahoveci ka bërë një goditje të madhe duke marr shërbimet e djalit nga Prishtina, i cili më parë ka qenë pjesë e skudrave të njohura si Prishtina, Peja e Bashkimi. Ndërsa, së fundmi ishte pjesë e Sigal Prishtinës.

    36 vjeçari tashmë do të veshë fanellën e Grapeland në edicionin e ri, duke sjellë eksperiencën e tij të gjatë në parket dhe pritet të jetë një nga liderët e ekipit në sezonin debutues në elitën e basketbollit kosovar./ATVLIVE.TV

  • Drita dhe Shkëndija – mësojnë kundërshtarët në fazën e grupeve të Conference League

    Drita dhe Shkëndija – mësojnë kundërshtarët në fazën e grupeve të Conference League

    Ekipi nga Kosova, Drita dhe ai nga Maqedonia, Shkëndija, kanë mësuar kundërshtarët e tyre në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

    Shorti u tërhoq sot në Monaco, ku Dritës dhe Shkëndijës i ra të përballen me njëra-tjetrën, në ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Kundërshtarët e tjerë të Dritës:

    • AZ Alkmaar (Holandë) – një nga skuadrat më të forta të Eredivisie-s dhe me përvojë të madhe në garat evropiane.

    • Rayo Vallecano (Spanjë) – përfaqësues i La Ligës, i njohur për futbollin ofensiv dhe atmosferën unike që krijon në Madrid.

    • Omonia Nicosia (Qipro) – klub me traditë në Europë, që shpesh ka dhënë surpriza në fazat e grupeve.

    • KuPS (Finlandë) – kampion i rregullt në ligën finlandeze, i fortë sidomos në ndeshjet në shtëpi.

    • Shelbourne (Irlandë) – skuadër me një rritje të ndjeshme vitet e fundit, që vjen si surprizë në këtë kompeticion.

    Ndërsa Shkëndija, përveç Dritës do të luaj me: Slovan Bratislavën, Rayo Vallecanon, Jagiellonian, Shelbournen dhe AEK Larnaca. /ATVLIVE.TV

  • Vedat Muriqi përfundon suspendimin, rikthehet në ndeshjen kundër Real Madridit

    Vedat Muriqi përfundon suspendimin, rikthehet në ndeshjen kundër Real Madridit

    Pasi u ndëshkua me karton të kuq kundër Barcelonës, Vedat Muriqi rikthehet në fushë në ndeshjen kundër Real Madridit.

    31 vjeçari ishte i suspenduar për një ndeshje, ku mungoi kundër Celta Vigos në ndeshjen e 23 gushtit që përfundoi në barazim 1-1.

    Në listën e publikuar nga RCD Mallorca gjatë ditës së sotme figuron edhe emri i djalit nga Prizreni.

    Ai do jetë i gatshëm për takimin kundër Real Madridit në “Santiago Bernabeu” që do të zhvillohet më 30.08.2025 nga ora 21:30.

    Për herë të parë, Muriqi do të luajë së bashku me një tjetër shqiptar në skuadër, pasiqë ditë më parë tek klubi ishullor u zyrtarizua, Marash Kumbulla, i cili është po ashtu në listë dhe pritet të luajë nga minuta e parë. /ATVLIVE.TV

  • Edon Zhegrova pranë kalimit te gjiganti francez Olympique de Marseille

    Edon Zhegrova pranë kalimit te gjiganti francez Olympique de Marseille

    Sipas mediave franceze, sulmuesi nga Kosova, Edon Zhegrova, ka arritur marrëveshje me Olympique de Marseille.

    26-vjeçar, i cili sapo ka marrë pasaportën shqiptare, ishte pranë një transferimi te Juventusi, i cili shihej si favorit për shërbimet e tij.

    Por, gjatë ditës së sotme sipas Footmercato, numri 23 i Lille dhe Marseille kanë arritur një marrëveshje të plotë, me Zhegrovën që i ka dhënë përparësi gjigantit francez përpara Juventusit.

    Gazetari i njohur Santi Aouna, ka shkruar se marrëveshja është arritur, me një kontratë 5 vjeçare, deri në qershor 2030.