ATV

Category: Sport

  • Eric Ten Hag shkarkohet nga stoli i Bayer Leverkusen

    Eric Ten Hag shkarkohet nga stoli i Bayer Leverkusen

    Eric Ten Hag më nuk është trajner i skuadrës gjermane Bayer Leverkusen.

    Drejtuesit e ish-kampionit të Bundesligës e morrën vendimin për shkarkimin e holandezit të hënën,ngase dy humbjet në dy xhirot e para të Bundesligës ishin të paparanueshme.

    Përndryshe mënyra e menaxhimit dhe e komunikimit të Ten Hag me lojtarët janë arsyet e tjera se pse holandezi u shkarkua,dhe kjo bëri që drejtuesit e klubit ta humbin durimin me ish-trajnerin e Manchester United.

    Kujojmë që Eric Ten Hag është emëruar në krye të Bayer Leverkusen gjatë kësaj vere si pasardhës i Xabi Alons,por nuk arriti që të impresionojë tifozët e Leverkusen pasi në dy ndeshjet e para nuk ka grumbulluar pikë.

  • Albion Rrahmani në radarin e Olympique Lyon

    Albion Rrahmani në radarin e Olympique Lyon

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Albion Rrahmani është duke shkëlqyer me fanellën e gjigantit cek Sparta Praga.

    Kjo ka bërë që shumë klube të shprehin interesim për yllin dardan,dhe sipas gazetarit Santi Aouna klubi i mirënjohur francez Olympique Lyon në ditën e fundit të afatit kalimtar ka shprehur interesim për Rrrahmanin.

    Përndryshe Lyon sipas Aounas ka bërë një ofertë rreth 6 milionë euro për shërbimet e Rrahmanit,por klubi cek po kërkon një shumë prej rreth 8 milionë euro.

    Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat,dhe negociatat në mes të dyja palëve pritet të vazhdojnë.

    Kujtojmë që Albion Rrahmani kai sur mjaft mirë sezonin e ri me Sparta Pragën,duke shënuar 5 gola në 7 ndeshje të zhvilluara.

  • Kosova me dy mungesa të mëdha ndaj Zvicrës: “Ndoshta nuk jemi favorit por nuk na mungon asgjë që të kualifikohemi”

    Kosova me dy mungesa të mëdha ndaj Zvicrës: “Ndoshta nuk jemi favorit por nuk na mungon asgjë që të kualifikohemi”

    Kombëtarja e Kosovës ka filluar grumbullimin për dy ndeshjet e muajit shtator, kundër Zvicrës më 5 shtator dhe tre ditë më vonë ndaj Suedisë në shtëpi.

    Menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala në fillim të konferencës ka bërë të ditur se nga lista që është publikuar fillimisht mungojnë dy emra.

    Mbrojtësi i djathtë Florent Hadergjonaj mungon shkaku i një lëndimi dhe në vend të tij do të jetë Ron Raqi. Ndërkohë mungesë edhe më e madhe se e Hadergjonajt është Edon Zhegrova.
    Shala ka thënë se pasi trajneri ka biseduar me Zhegrovën është vendosur që ai mos të vije në këtë grumbullim duke marrë parasysh angazhimin e tij ku po e përfundon transferimin te Juventusi.

    Ndërsa trajneri Foda u bë realist, duke e pranuar se kualifikimi është i vështirë të arrihet, por as nuk u dorëzua para kohe.

    “E kemi një grup aspak të lehtë. E kemi një ekip shumë të mirë, kemi kualitet, kemi mundësi. Dihet tashmë se vendi i parë kualifikohet direkt. Ne jemi duke luajtur futboll, jetojmë për futboll. Jam shumë i bindur se e kemi formuar një ekip shumë të mirë dhe këtë bindje do ta përcjell tek ekipi.”

    “Nuk jemi favoritë, por mund të jemi shumë të rrezikshëm. Këto dy ndeshje do të tregojnë se çfarë drejtimi do ta marrim në këtë cikël eliminator. Nuk do të jetë një udhëtim i lehtë.” – tha Foda

    Ndërsa për ardhjen më të re, Leon Avdullahun, trajneri gjerman u shpreh mjaft i lumtur:

    “Për Leon Avdullahun jemi të gëzuar dhe shumë të kënaqur që ka vendosur për Kosovën. E kam parë që ka personalitet shumë të mirë. Është lojtar specifik, sidomos në mesfushë. Mund të luajë kudo që vendoset. Jemi të gëzuar që e kemi tani në ekip”

  • Edon Zhegrova zbarkon në Torino, nënshkrimi me Juventusin çështje orësh

    Edon Zhegrova zbarkon në Torino, nënshkrimi me Juventusin çështje orësh

    Ylli kosovar, Edon Zhegrova, mëngjesin e sotëm ka zbarkuar në Torino, ku pritet të jetë lojtari më i ri i skuadrës italiane Juventus.

    Futbollisti i deritashëm i Lillet do të nënshkruajë kontratë me Juventusin dhe do ta nisë aventurën e re në Serie A.

    Ai pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare dhe do të paguhet 2,5 milionë euro në vit. /ATVLIVE.TV

  • Kosovën e zgjodha me zemër: Leon Avdullahu arrin në Prishtinë

    Kosovën e zgjodha me zemër: Leon Avdullahu arrin në Prishtinë

    Mesfushori kosovar, Leon Avdullahu, ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës, rreth orës 09:30, ku është pritur nga Presidenti i Federatës së Kosovës Agim Ademi dhe shumë media që prisnin për përgjigjet e tij.

    Ai u shpreh i lumtur për vendimin e tij dhe se Kosovën e zgjodhi me zemër:

    “Jam shumë i kënaqur, e kam marrë vendimin me zemër dhe jam shumë i lumtur që e kam marrë këtë vendim dhe shpresoj të arrij gjëra të mëdha me Kosovën.Më ka pëlqyer edhe projekti sportiv dhe për këtë e kam pasur më të lehtë të vendosë. Personalisht nuk i njoh lojtarët e Kosovës, veç Fisnikun Asllanin, ata të tjerët jo”, tha Avdullahu.

    Avdullahu dërgoi dhe një mesazh për të gjithë “Dardanët”:

    “Shpresojmë që të fitojmë, që ta bëjmë një lojë të mirë. E dimë që Zvicra është favorite, por edhe ne e kemi ekipin e mirë, kështu që do të jetë një lojë e fortë. Do ta jap çdo herë maksimumin për Kosovën. Ishte një zgjedhje e zemrës, edhe më bindi projekti”.

    Krejt në fund 21 vjeçari tha se shpreson që edhe Albian Hajdari të vije te Kosova:

    “Shpresoj që edhe Albiani (Hajdari) të vijë te Kosova, por ai do të vendosë vetë.”

    “Sa i përket kualifikimit, çdo gjë është e mundur, jam optimist dhe pozitiv çdo herë”, deklaroi Avdullahu

    Mesfushori kosovar luan te Hoffenheim në Bundesliga dhe në tri ndeshjet e para të këtij sezoni numëron një asistim.

    https://www.facebook.com/watch/?v=24923424610583123

  • Marco Asencio i bashkohet gjigantit turk

    Marco Asencio i bashkohet gjigantit turk

    Ish-ylli i Real Madridit, Marco Asensio, është shumë pranë largimit nga Paris Saint-Germain.

    Asensio e kaloi pjesën e dytë të sezonit 2024/25 në huazim te skuadra angleze Aston Villa, ndërsa në të njëjtën kohë PSG e siguroi titullin e parë historik në Ligën e Kampionëve, në maj. Megjithatë, pozita e tij në skuadër u dobësua edhe më tej pas vendimit të trajnerit Luis Enrique për ta lënë jashtë ekipit që do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube këtë verë.

    Pavarësisht se tregoi disa paraqitje pozitive gjatë periudhës së huazimit në Birmingham, trajneri i Villa-s, Unai Emery, vendosi të mos e blejë kartonin e tij. Klubi anglez nuk arriti të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve dhe, si rrjedhojë, Asensio u rikthye në Paris.

    Spanjolli iu bashkua PSG-së si lojtar i lirë nga Real Madridi në vitin 2023, por nuk arriti të gjejë vazhdimësi apo rol kyç në skuadër. Tashmë, ai synon një transferim të ri që do t’i mundësonte më shumë minuta në fushë dhe do ta mbante në garë për një vend në përfaqësuesen spanjolle për Kupën e Botës 2026.

    Sipas raportimeve të mëparshme të L’Équipe, disa klube kanë shfaqur interes dhe kanë kontaktuar PSG-në lidhur me një transferim të mundshëm të Asensios. Ndërkohë, Sky Sports raporton se Fenerbahçe e ka rindezur interesimin për anësorin spanjoll, pavarësisht largimit të trajnerit José Mourinho.

    Raporti i fundit sugjeron se është arritur një marrëveshje për transferimin e përhershëm të Asensios në Stamboll, me lojtarin që tashmë është i vendosur të largohet nga Parisi.

  • Goditje e madhe në merkato: Isak i bashkohet Liverpoolit

    Goditje e madhe në merkato: Isak i bashkohet Liverpoolit

    Pas muajsh spekulimesh, telenovela e gjatë për të ardhmen e sulmuesit suedez ka marrë fund. Fabrizio Romano e ka konfirmuar transferimin, duke i dhënë fund çdo dileme: Isak do të veshë fanellën e “The Reds”.

    Marrëveshja mes Liverpoolit dhe Newcastle United ka kapur shifrën e 130 milionë funteve – një rekord i ri për Premier League dhe transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit nga “Anfield”.

    Isak, 25 vjeç, pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore sot (e hënë), ndërsa prezantimi zyrtar pritet të ndodhë menjëherë pas përfundimit të procedurave formale. Ky transferim shënon një nga goditjet më të mëdha të merkatos së verës.

    Shuma e paguar për suedezin thyen edhe rekordin e brendshëm të Liverpoolit, i cili vetëm pak javë më parë kishte shpenzuar 116 milionë funte për Florian Wirtz. Lëvizje që sinjalizon qartë ambicien e klubit për të ndërtuar një skuadër elitare.

    Largimi i Isakut nga Newcastle nuk ishte befasues. Prej kohësh ai kishte shprehur pakënaqësi ndaj drejtuesve të klubit, duke i akuzuar për mosmbajtje premtimesh – sinjale që paralajmëronin një largim të afërt.

    Tani, ai është gati të nisë një kapitull të ri nën drejtimin e Arne Slot, trajneri që synon të përforcojë ofensivën dhe të mbrojë titullin kampion.

    Liverpooli ka hyrë fuqishëm në sezonin e ri – me tre fitore në po aq ndeshje, përfshirë edhe suksesin minimal 1–0 ndaj Arsenalit. Dhe me mbërritjen e Isakut, pritshmëritë rriten edhe më shumë.

  • Juventus kthehet në garë për shërbimet e Edon Zhegrovës

     

     

    Ylli i Kombëtares së Kosovës Edon Zhegrova është rikthyer në vëmendjen e gjigantit italian Juventus.

    Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka bërë të ditur se oferta e Olympique Marseille ka bërë që Zonja e Vjetër të kthehet në garë për Zhegrovën,dhe Juve pritet të dërgojë një ofertë Lille për reprezentuesin dardan në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

    Përndryshe transferimi i Zhegrovës në Itali varet edhe nga Nico Gonzalez,ngase ky i fundit është i lidhur me një kalim tek Atletico Madrid.

    Në rast se transferimi i Nicos në Wanda Metropolitano realizohet,atëherë rruga e kalimit të Zhegrovës tek Juve është gjithnjë e më e pashmangshme.

    Kujtojmë që Edon Zhegrova ka qenë i kërkuar nga shumë klube në Evropë,ndërkohë që presidenti i Lille Olivier Letang kishte deklaruar se nuk e kamë ndërmend që ta vë në shitje yllin dardan.

  • Mediat spanjolle:Vedat Muriqi sulmuesi që shënon gjithmonë gola ndaj Real Madridit

    </a

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi është vlerësuar për paraqitjen e tij ndaj Real Madridit.

    Gazeta Marca në shkrimin e së dielës thekson se Muriqi është një sulmues që shënon gjithmonë ndaj “Los Blancos”,dhe se mbrojtësit madrilienë e kanë të vështirë luftën në ajër me shtatlartin dardan.

    Përndryshe Marca më tutje shkrian se sulmuesi nga Prizreni është nga ata lojtarë që e kupton profesionin e tij,dhe se mbrojtësit e dijnë se ndaj Muriqit duelet nuk janë të lehta.

    Kujtojmë që Vedat Muriqi shënoi në humbjen 1:2 të Mallorcas ndaj Real Madridit,ndërkohë ky ishte goli i tretë në karrierë për sulmuesin dardan ndaj “Los Blancos”

  • Bayern fiton me vështirësi ndaj Augsburg

    Bayern Munich ka shënuar fitoren e dytë në Bundesligë,duke mposhtur Augsburgun me rezultat 3:2.

    Pjesa e parë u dominos nga Bavarezët të cilën kaluan në epërsi përmes Serge Gnabry në minutën e 28-të në 1:0,teksa në fund të 45 minutave të parë Luis Diaz dyfishoi epërsinë në 2:0.

    Bavarezët në fillim të pjesën së dytë shënuan edhe golin e tretë nëpërmjet Michael Olise,ndërkohë Augsburgu arriti të gushing epërsinë në 3:1 përmes Jakic kurse Kömur ngjalli shpresat e Augsburgut duke shënuar në 3:2,por në fund Bayern nuk lë vend për befasi duke siguruar 3 pikët e rradhës.

    Bayern Munich pas xhiros së dytë në Bundesligë tubon 6 pikë,kurse Augsburgu mbetet në kuotën e 3 pikëve.