ATV

Category: Sport

  • Kosovë, mirë se ju gjetëm! – Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha

    Kosovë, mirë se ju gjetëm! – Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha

    Më 29 gusht u publikua lista e lojtarëve që do të përfaqësojnë Kosovën në dy ndeshjet e shtatorit, kundër Zvicrës dhe Suedisë, të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror 2026.

    25 futbollistë ishin të ftuar, e ndër ta edhe dy të rinjtë: Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha.

    Gjatë ditës së djeshme ata arritën në Kosovë, ndërsa sot dyshja e re dardane kanë thënë në një video të publikuar nga FFK se janë krenar që përfaqësojnë Kombëtaren e Kosovës:

    “Unë jam Leon Avdullahu, lojtari më i ri i Kombëtares së Kosovës. Zemra më ka thënë me përfaqësu vendin tim, Kosovën. Për vendin tim, zemrën në fushë e lë. Forca Kosova”, thotë në këtë video të shkurtër futbollisti i Hoffenheimit, i cili hoqi dorë nga mundësia për ta përfaqësuar Zvicrën vetëm për t’i mbrojtur ngjyrat e vendit të prindërve të tij, ndonëse u lind e u rrit në shtetin Helvetik.

    “Unë jam Veldin Hoxha, lojtari më i ri i Kombëtares së Kosovës. Është një nder ta përfaqësoj vendin tim, Kosovën. Forca Kosova”, tha lojtari i Rubin Kazanit, i cili e shprehu nderin për ta përfaqësuar Kosovën.

    Kombëtarja u grumbullua dje në qendrën nacionale në Hajvali, ku patën mundësi të zhvillonin edhe stërvitjen e parë.

    Të premten Kosova do të luajë me Zvicrën në udhëtim, kurse të hënën tjetër do t’i bëjnë konak Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /ATVLIVE.TV

  • Zyrtare: Alexander Isak nënshkruan me Liverpoolin për 150 milionë euro, rekord britanik

    Zyrtare: Alexander Isak nënshkruan me Liverpoolin për 150 milionë euro, rekord britanik

    Liverpool ka kompletuar transferimin e sulmuesit suedez Alexander Isak nga Newcastle United, në një marrëveshje rekord prej 150 milionë eurosh. 25-vjeçari do të mbajë fanellën me numrin 9 dhe ka firmosur kontratë afatgjatë me kampionët e Premier League.

    Pas vizitave mjekësore të kryera me sukses, Isak u prezantua në Qendrën e Trajnimit AXA, ku shprehu emocionet e tij:

    “Ndihem mrekullisht. Ka qenë një udhëtim i gjatë për të arritur deri këtu, por jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre dhe e këtij klubi. Jam krenar dhe mezi pres të filloj të punoj me shokët e mi dhe të takohem me tifozët”.

    Isak shkëlqeu te Newcastle gjatë tre sezoneve të fundit, duke shënuar 62 gola në 109 paraqitje, përfshirë 54 gola në 86 ndeshje të Premier League. Në sezonin e kaluar, ai realizoi 23 herë, duke përfunduar i dyti në garën për “Këpucën e Artë” pas Mohamed Salah.

    Karriera e tij nisi te AIK në Suedi, më pas kaloi te Borussia Dortmund dhe Willem II, para se të shpërthente te Real Sociedad, ku fitoi Kupën e Mbretit në 2020.

    Në nivel ndërkombëtar, Isak ka veshur fanellën e Suedisë 52 herë, duke shënuar 16 gola, dhe pritet të luajë rol kyç në sulmin e Liverpoolit për sezonet e ardhshm

  • Zyrtare: Edon Zhegrova nënshkruan me Juventusin deri në vitin 2030

    Zyrtare: Edon Zhegrova nënshkruan me Juventusin deri në vitin 2030

    Edon Zhegrova është lojtari më i ri i Juventusit. Anësori i Kosovës ka firmosur kontratë afatgjatë që do ta mbajë në Torino deri në qershor të vitit 2030.

    Bardhezinjtë kanë arritur marrëveshje me Lille për një shumë bazë prej 14.3 milionë euro, të pagueshme në katër këste, ndërsa bonuse të mundshme arrijnë deri në 1.2 milionë euro. Po ashtu janë përfshirë edhe shpërblime shtesë që mund të shkojnë deri në 3 milionë euro në bazë të objektivave sportive.

    Zhegrova nisi karrierën profesionale te Genk, për të kaluar më pas te Basel, ku u dallua për teknikën dhe shpejtësinë në krahë. Në vitin 2022 u transferua te Lille, ku u shndërrua në një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, falë driblimit të shkëlqyer dhe vendimeve vendimtare në zonën ofensive.

    Me Kombëtaren e Kosovës, 25-vjeçari është prej vitesh një figurë kyçe, duke dhënë kontribut të madh në ndeshjet ndërkombëtare.

    Vetëm gjatë periudhës 2021/22 e deri në fillimin e këtij sezoni, Zhegrova ka kryer 181 driblime më shumë se çdo lojtar tjetër i Lille, ndërsa ka qenë i përfshirë në 27 gola (15 gola dhe 12 asistime), duke u renditur i dyti vetëm pas Jonathan David për kontribut në sulm.

  • Zyrtare: Adrien Rabiot firmos me Milanin deri në vitin 2029

    Zyrtare: Adrien Rabiot firmos me Milanin deri në vitin 2029

    Milani ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit francez Adrien Rabiot nga Olympique Marseille, duke rikthyer bashkëpunimin mes ish-lojtarit të Juventusit dhe trajnerit Massimiliano Allegri.

    Kuqezinjtë kanë paguar rreth 10 milionë euro, përfshirë bonuset, ndërsa kontrata e re e lidh Rabiot me klubin deri në verën e vitit 2029. Dokumentet janë regjistruar tashmë në faqen zyrtare të Lega Serie A, duke e bërë transferimin plotësisht të konfirmuar.

    Mesfushori 30-vjeçar u lejua të largohej nga Marseille pas një incidenti të bujshëm me shokun e skuadrës Jonathan Rowe në fillim të sezonit, që çoi edhe në ndërhyrjen e stafit të sigurisë në “Stade Vélodrome”.

    Rikthimi i tij në Serie A pritet të sjellë menjëherë emocione, pasi më 14 shtator Milani do të përballet me Bolognan, ku Rabiot dhe Rowe mund të përballen sërish – kësaj here si kundërshtarë.

  • Edon Zhegrova zgjedh numrin 11 te Juventusi

    Edon Zhegrova zgjedh numrin 11 te Juventusi

    Edon Zhegrova do të mbajë fanellën me numrin 11 te Juventusi, një numër i veçantë dhe historik për klubin bardhezi.

    Anësori kosovar i lindur në vitin 1999 është përzgjedhur si mbajtësi i ri i këtij numri prestigjioz, që në të kaluarën është veshur nga emra të mëdhenj të “Zonjës së Vjetër”.

    Përdorimi i numrit 11 i jep Zhegrovës një rol të rëndësishëm në skemën ofensive të bardhezinjve dhe një përgjegjësi të madhe për të ndjekur gjurmët e legjendave që kanë shkëlqyer me të njëjtën fanellë.

    Kosovari tashmë shihet si një nga figurat që do të sjellë freski dhe kreativitet në krahët e sulmit të Juventusit, ndërsa fanella me numrin 11 pritet të bëhet një nga më të kërkuarat nga tifozët.

  • Ndeshja e fundit e javës së tret në mes të Llapit dhe Dritës përfundoj me barazim 1-1

    Ndeshja e fundit e javës së tret në mes të Llapit dhe Dritës përfundoj me barazim 1-1

    Ndeshja e fundit e javës së tretë e Superligës së Kosovës mes Llapit dhe Dritës përfundoi me rezultat 1-1, pas një takimi të tensionuar dhe plot raste për të dyja skuadrat.

    Pjesa e parë u mbyll pa gola, me një ritëm të moderuar dhe disa aksione të pasura nga të dyja skuadrat.

    Në pjesën e dytë, Kushtrim Shabani hapi rezultatin për Llapi në minutën e 60-të pas një harkimi dhe situate konfuzë në zonë.

    Gjatë ndeshjes, në minutën e 68-të, një gol i Muhamed Useinit u anulua, ndërsa Muhamet Hyseni u aktivizua në minutën e 73-të pas kthimit nga huazimi te Horsens.

    Drita reagoi vetëm në minutën e 80-të barazoi rezultatin me golin e Kristal Abazaj, pas asistimit të shquar të Veton Tushës, i cili ishte më i miri i Dritës në këtë ndeshje.

    Minutat e fundit sollën disa raste të tjera, por askush nuk arriti të ndryshojë rezultatin.
    Llapi ka 2 pikë pas tri ndeshjesh, ndërsa Drita merr pikën e parë në dy përballje të zhvilluara.

  • Liverpool kompleton transferimin e Marc Guehit

    Liverpool kompleton transferimin e Marc Guehit

    Gjiganti anglez Liverpool ka zyrtarizuar transferimin e qendërmbrojtësit anglez Marc Guehi,dhe atë në ditën e fundit të afatit kalimtar veror..

    Sipas raportimeve të mediave Liverpool ka rënë dakord me Crystal Palace për transferimin e Guehit,ku “The Reds”pritet të paguajnë rreth 40 milionë euro pus një bonus prej 10%.

    Përndryshe Guehi pritet që në ditët në vijim t’i nënshtrohet testeve mjekësore,e më pas të nënshkruaj kontratën me kampionët e Premierligës angleze.

    Kujtojmë që Marc Guehi ka pasur një sezon fantastik me Crystal Palace,ku arriti të fitonte Kupën FA me ekipin londinez i cili në finale mundi Manchester City-in.

  • Harry Kane mendon largimin nga Bayern Munich

    Harry Kane mendon largimin nga Bayern Munich

    Sulmuesi anglez Harry Kane mund të largohet nga gjigannti gjerman Bayern Munich.

    Kane ka të ngjarë që të mos e përmbushë kontratën e tij aktuale me bavarezët,dhe mediat në Spanjë raportojnë se sulmuesi mund të rikthehet në Premierligë.

    Përndryshe mediumi Fichajes bën të ditur se Kane megjitahtë mund të vazhdojë karrierën në La Liga,me Barcelonën e cila e sheh 32 vjeçarin si pasardhës të polakut Robert Leëandovski.

    Natyrisht në rast se një kalim i Kane në La Liga realizohet,atëherë do të ishte një hap tjetër i madh në karrierën për reprezentuesin anglez.

    Kujtojmë që Harry Kane ka kontratë me Bayern Munich deri në vitin 2026,teksa ka shënuar 5 gola në 3 ndeshje në të gjitha garat.

  • Manuel Akanji në Milano – pret vizitat mjekësore për zyrtarizimin te Interi

    Manuel Akanji në Milano – pret vizitat mjekësore për zyrtarizimin te Interi

    Interi dhe Manchester City kanë arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit zviceran Manuel Akanji, i cili do t’i bashkohet zikaltërve fillimisht në formë huazimi.

    Sipas detajeve të kontratës, Interi do të paguajë një tarifë huazimi prej 2 milionë eurosh, ndërsa ka të përfshirë edhe opsionin e blerjes për 15 milionë euro. Ky opsion shndërrohet në detyrim nëse Akanji luan të paktën 50% të ndeshjeve dhe nëse Interi fiton Serie A këtë sezon.

    Zyrtarizimi i transferimit pritet të bëhet menjëherë pas kryerjes së testeve mjekësore në Milano, hap final para se 29-vjeçari të vishet zikaltër.

    Ky kalim vjen pas një vere të ngjeshur për mbrojtësin, i cili ishte lidhur edhe me klube të tjera të njohura si Tottenham, AC Milan dhe Galatasaray.

    Në sezonin e fundit me Manchester Cityn, Akanji zhvilloi 26 paraqitje në Premier League, duke qenë pjesë kyçe e rotacionit të Pep Guardiolës dhe duke ndihmuar skuadrën në pesë ndeshje me portën e paprekur.

  • Edon Zhegrova në J Medical – kryen testet mjekësore para prezantimit te Juventusi

    Edon Zhegrova në J Medical – kryen testet mjekësore para prezantimit te Juventusi

    Edon Zhegrova ndodhet në Torino, ku po i nënshtrohet testeve mjekësore në qendrën e njohur të Juventusit, J Medical, hap i fundit para zyrtarizimit të transferimit të tij te gjiganti italian.

    Anësori i Kombëtares së Kosovës pritet të prezantohet sot para orës 20:00, në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, duke u bërë kështu lojtari më i ri i “Zonjës së Vjetër”.

    Juventusi tashmë ka publikuar edhe foto të Zhegrovës gjatë ekzaminimeve mjekësore, duke konfirmuar kështu afrimin e tij në skuadër.

    Sipas Calciomercato, marrëveshja mes Juventusit dhe Lille kap vlerën e 12 milionë eurove plus 3 milionë euro bonuse, ndërsa klubi francez do të përfitojë gjithashtu një përqindje nga shitja e ardhshme.

    Përveç Zhegrovës, Juventusi është forcuar në sulm edhe me transferimin e Lois Opendës nga RB Leipzig.