ATV

Category: Sport

  • U shkarkua, por në 62 ditë punë, Eric Ten Hag fiton miliona euro të tjerë

    U shkarkua, por në 62 ditë punë, Eric Ten Hag fiton miliona euro të tjerë

    U shkarkua nga Munchester United për rezultate të dobëta, por duket se trajnerin Eric Ten Hag, e përcolli i njëjti fat edhe tek Bayer Leverkusen.

    Në muajin maj, ai arriti te Farmacistët ku nënshkroi një kontratë tre vjeçare dhe u duk se gjërat do të marrin një kahje të duhur.

    Por, vetëm pas dy ndeshjesh në Bundesligë, ku në ndeshjen e parë e humbën kundër Hoffenheim dhe në të dytën barazuan kundër Werder Bremen, bëri që holandezi të shkarkohet.

    Sipas gazetës gjermane Sport Bild, shkarkimi i holandezit do t’i kushtojë klubit pothuajse 6 milionë euro në formë kompensimi për ndërprerjen e kontratës.

    Kur kësaj i shtohet edhe paga e tij për dy muajt e kaluar në stol, shifra që Ten Hag i kushtoi klubit del të jetë rreth 100,000 euro në ditë gjatë qëndrimit të tij 62-ditor në krye të ekipit gjerman.

    Ten Hag është sërish në kërkim të një pune të re, dhe pas dy shkarkimeve në më pak se një vit, reputacioni i tij është dëmtuar ndjeshëm dhe mbetet për t’u parë se ku do ta vazhdojë karrierën e tij. /ATVLIVE.TV

  • Ilkay Gundogan zyrtarisht pjesë e Galatasaray

    Ilkay Gundogan zyrtarisht pjesë e Galatasaray

    Mesfushori, Ilkay Gundogan, nuk do të jetë më pjesë e Manchester Cityt, ai është zyrtarizuar si lojtari më i ri i klubit turk, Galatasaray, si transfer i lirë.

    Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi verdhë e kuq, duke treguar se me gjermanin kanë nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit 2026/2027.

    Me një tarifë të garantuar sezonale prej 4,500,000 euro neto, që do të paguhen gjatë këtij sezoni dhe 4,500,000 € të tjera neto për sezonin 2026-2027.

    Kështu, kampioni turk nuk ka qëndruar duarkryq këtë verë, pasi ka bërë disa transferime të mëdha për të konfirmuar përsëri titullin dhe për të qenë konkurrues në Ligën e Kampionëve.

    Transferimi i tyre i fundit i madh është reprezentuesi gjerman, Gundogan, i cili ka qenë shumë i suksesshëm në të kaluarën me Borussia Dortmund, Manchester Cityn dhe Barcelonën.

    34 vjeçari, gjatë karrierës së tij numëron në total 662 paraqitje, ku ka arritur të shënojë 120 gola dhe ka kontribuar në 86 të tjerë.

    Ndërsa me Kombëtaren Gjermane ai ka 82 paraqitje dhe ka arritur të realizojë 19 gola. /ATVLIVE.TV

  • Kosova vazhdon përgatitjet, Korenica dhe Gallapeni optimistë para sfidave kualifikuese

    Kosova vazhdon përgatitjet, Korenica dhe Gallapeni optimistë para sfidave kualifikuese

    Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar përgatitjet për ciklin kualifikues të Kupës së Botës 2026, ku më 5 shtator do të përballet me Zvicrën në Bazel dhe më 8 shtator me Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Seanca e fundit stërvitore u zhvillua në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, me të gjithë lojtarët e ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda.

    Pas stërvitjes, mesfushori Meriton Korenica u shpreh optimist për dy sfidat e para të këtij cikli. Ai theksoi motivimin e lartë të skuadrës dhe dëshirën për të arritur rezultate pozitive. “Po përgatitemi maksimalisht, të gjithë djemtë janë të motivuar dhe shpresojmë të marrim rezultat pozitiv kundër Zvicrës dhe Suedisë”, tha Korenica, duke theksuar edhe rëndësinë e përkrahjes së tifozëve shqiptarë në Bazel.

    Në të njëjtën linjë ishte edhe portieri Lindon Gallapeni, i cili e cilësoi një ndjenjë të veçantë të përfaqësojë Kosovën në këto ndeshje. “Është privilegj të vesh fanellën e Kombëtares. Po punojmë fort si grup dhe besoj se mund të arrijmë rezultate që do t’i gëzojnë tifozët tanë”, u shpreh ai.

    Dardanët do të mbajnë stërvitjen e radhës më 3 shtator, nga ora 11:00, në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

  • Benjamin Pavard rikthehet në Francë, i bashkohet Marseille në huazim me opsion blerjeje

    Benjamin Pavard rikthehet në Francë, i bashkohet Marseille në huazim me opsion blerjeje

    Mbrojtësi francez Benjamin Pavard ka kompletuar kalimin e tij nga Interi te Olympique Marseille, në një marrëveshje huazimi me mundësi blerjeje për rreth 15 milionë euro.

    28-vjeçari ishte lidhur me disa klube gjatë verës, përfshirë Galatasarayn dhe Tottenham Hotspur, por në fund vendosi të rikthehej në Francë, duke iu bashkuar skuadrës së Roberto De Zerbit në minutat e fundit të merkatos.

    Marseille do të mbulojë tërësisht pagën e Pavard gjatë sezonit, ndërsa opsioni i blerjes mbetet i vlefshëm për verën e ardhshme.

    Interi kishte paguar 31.4 milionë euro për të marrë mbrojtësin nga Bayern Munich në vitin 2023. Gjatë periudhës me zikaltërit, ai regjistroi 70 paraqitje zyrtare, me një gol dhe katër asistime.

    Në anën tjetër, për të zëvendësuar Pavard, Interi ka afruar Manuel Akanjin nga Manchester City në formë huazimi njëvjeçar, me opsion blerjeje prej 15 milionë eurosh. Klubi italian do t’i paguajë Cityt 1 milion euro për huazimin, ndërsa opsioni mund të shndërrohet në detyrim nëse Interi arrin të fitojë Scudetton.

  • Kosova prezanton trajnerin e ri të Kombëtares në hendboll, suedezin Jesper Ostlund

    Kosova prezanton trajnerin e ri të Kombëtares në hendboll, suedezin Jesper Ostlund

    Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkuj) ka marrë drejtim të ri. Jesper Ostlund, trajneri suedez me karrierë të pasur dhe suksese të shumta, është prezantuar të martën në Prishtinë si selektor i ri i ekipit tonë kombëtar.

    Ostlund, i cili aktualisht drejton skuadrën elitare suedeze Hallby, ka pasur një karrierë mbresëlënëse në klubet dhe kombëtaret e Suedisë. Me Savehofin, një nga klubet më të njohura suedeze, ai fitoi dy tituj kampioni dhe dy Kupa të Suedisë në konkurrencën e femrave, duke u aktivizuar edhe në Ligën e Kampionëve.

    Në vitin 2019 e riktheu Hallbyn në elitë pas plot 53 vjetësh, ndërsa në vitin 2020 u shpall Trajneri i Vitit në Suedi. Gjithashtu ka drejtuar Kombëtaret e reja suedeze në nivelet më të larta evropiane, duke arritur pozita të denja si vendi i katërt, i pestë dhe i gjashtë në kampionate kontinentale.

    Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, falënderoi trajnerin e deritashëm Bujar Qerimi dhe stafin e tij për punën e bërë, por theksoi se emërimi i Ostlundit ka për synim ngritjen e Kombëtares në një nivel më të lartë dhe kualifikimin në një ngjarje madhore, si Kampionati Evropian apo Botërori.

    Asistent i Ostlund do të jetë Jasmin Zhuta, trajner shqiptar me karrierë të suksesshme në Suedi, i cili njihet për punën individuale me lojtarët. Zhuta është shprehur krenar që do të kontribuojë për Kosovën.

    Në prezantimin e tij, Ostlund tha se qëllimi kryesor me Kombëtaren është i qartë: ta dërgojë Kosovën për herë të parë në një turne të madh ndërkombëtar.

  • Zyrtare: Gianluigi Donnarumma transferohet te Manchester City deri në vitin 2030

    Zyrtare: Gianluigi Donnarumma transferohet te Manchester City deri në vitin 2030

    Manchester City ka finalizuar transferimin e portierit italian Gianluigi Donnarumma nga Paris Saint-Germain për një shumë prej rreth 35 milionë eurosh. 26-vjeçari ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2030, me opsion zgjatjeje.

    Largimi i Ederson drejt Fenerbahçes hapi rrugën për ardhjen e Donnarummas, i cili pritet të garojë për fanellën e titullarit me James Trafford.

    Në komunikatën zyrtare, City shkroi:
    “Manchester City ka kënaqësinë të konfirmojë nënshkrimin e Gianluigi Donnarumma nga Paris Saint-Germain, në varësi të miratimit ndërkombëtar”.

    Raportimet tregojnë se portieri italian do të përfitojë rreth 13 milionë euro në vit, me mundësi rritjeje deri në 16 milionë euro, varësisht nga bonuset dhe klauzolat e performancës.

    Pep Guardiola vlerëson lart reflekset dhe aftësinë e Donnarummas për të ndalur gjuajtjet vendimtare, edhe pse ende mbeten dilema mbi shpërndarjen e tij të topit nën presion.

  • Lojtari i Zvicrës: Ndeshja ndaj Kosovës është gjithnjë e veçantë

    Lojtari i Zvicrës: Ndeshja ndaj Kosovës është gjithnjë e veçantë

    Pas afro dy vjetësh, Cedric Itten është kthyer te përfaqësuesja e Zvicrës në futboll. Itten të martën foli në konferencë për shtyp, ndërsa ka theksuar se ndeshjet me Kosovën janë gjithnjë të veçanta.

    Zvicra e Kosova përballen të premten prej orës 20:45 në Basel, në nismë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

    28-vjeçari Itten është kthyer në përfaqësuesen helvetike pasi nisi suksesshëm te Fortuna Dusseldorfi në Bundesliga 2. Në katër ndeshjet e para i shënoi dy gola. Për Zvicrën, Itten i ka pesë gola në 12 paraqitje.

    “Ndeshja ndaj Kosovës është gjithnjë e veçantë”, ka thënë Itten, duke tërhequr vërejtjen nga nënçmimi potencial i kundërshtares së parë të Zvicrës në kualifikimet për Botëror.

    “Qartë se Kosova do të ketë shumë tifozë në stadium”, ka thënë Itten, që për bashkëlojtar te Dusseldorfi e ka Florent Muslijën e Kosovës.

    “Ai mezi e pret ndeshjen dhe ka thënë se dëshirojnë të fitojnë”, ka theksuar reprezentuesi i Zvicrës.

    Itten nuk është prej lojtarëve të rëndësishëm të helvetikëve. Ai megjithatë e di rolin e tij, ndërsa shpreson ta fitojë rastin si zëvendësues.

    Sipas vazove të shortit, Kosova ka gjasat më të vogla për kualifikim në Botëror nga grupi ku janë edhe Suedia e Sllovenia.

    “Qartë se ne duam të kualifikohemi, por e dimë se është grup i vështirë. Do të jetë sfidë. Duket klishe, por duhet të marrim ndeshjet një nga një dhe të mundohemi të fitojmë. Për mua do të thotë shumë që të luaj për përfaqësuesen. Mbushem me krenari kur mund të luaj për ekipin nacional. Është çështje e ndjeshme për zemrën time”, ka thënë Itten.

    Granit Xhaka është shqiptari i vetëm i grumbulluar te Zvicra për ndeshjen me Kosovën. Xhaka do ta udhëheqë si kapiten ekipin në fushën e stadiumit ku është rritur. Selektori Murat Yakin ka ftuar edhe Ardon Jasharin, por ai u lëndua rëndë në ditën kur doli lista. Dhe nuk është grumbulluar.

    Zvicra të hënën e pret Slloveninë, po në Basel, ditën kur Kosova luan me Suedinë në “Fadil Vokrri”.

  • Kjo është paga astronomike e Edersonit te Fenerbahçe

    Kjo është paga astronomike e Edersonit te Fenerbahçe

    Portieri brazilian, Ederson mbrëmë udhëtoi në Stamboll për të kompletuar kalimin nga Manchester City te Fenerbahçe.

    Ederson ka nënshkruar kontratë 3+1 vjeçare nga ku do te fitojë 11 milionë euro në vit.

    Nga mediat turke u raportua që Feneri pagoi 12 milionë euro për kartonin e gardianit 32 vjeçar.

    Ederson qëndroi për 8 sezone te City duke regjistruar 372 paraqitje ku bien në sy edhe 7 asistime teksa ka fituar Premier Ligën 6 herë dhe 1 Champions League.

  • Ederson zyrtarizohet te Fenerbahçe pas tetë vitesh te Manchester City

    Ederson zyrtarizohet te Fenerbahçe pas tetë vitesh te Manchester City

    Portieri brazilian Ederson është zyrtarisht lojtari më i ri i Fenerbahçes, duke i dhënë fund një aventure tetëvjeçare me Manchester Cityn.

    Transferimi u përmbyll në orët e vona të 1 shtatorit 2025, me klubin turk që raportohet se ka paguar 13-14 milionë euro për kartonin e 31-vjeçarit. Ederson ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me opsion për një vit shtesë.

    Gjatë qëndrimit të tij në Etihad, Ederson zhvilloi 276 paraqitje, duke mbajtur portën e paprekur në 122 ndeshje. Ai luajti një rol kyç në dominimin e Cityt, duke ndihmuar klubin të fitojë gjashtë tituj të Premier Ligës, një trofe të Ligës së Kampionëve, si dhe disa kupa të tjera vendase.

    I njohur për shpërndarjen e jashtëzakonshme dhe qetësinë me topin në këmbë, Ederson konsiderohet gjerësisht si një nga portierët më të kompletuar të epokës moderne.

    Duke komentuar mbi largimin, Ederson u shpreh: “Koha ime te Manchester City ka qenë më e veçanta e jetës sime”.

    Ky transferim ndodh në një moment kur Manchester City ka siguruar shërbimet e Gianluigi Donnarummës nga Paris Saint-Germain për një shumë rreth 30 milionë euro, duke sinjalizuar një ristrukturim strategjik në portën e klubit anglez. /ATVLIVE.TV

  • Goditje e fundit nga Interi – vjen Manuel Akanji

    Goditje e fundit nga Interi – vjen Manuel Akanji

    Interi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit zviceran Manuel Akanji nga Manchester City, në një lëvizje të realizuar në momentet e fundit të afatit kalimtar.

    Zyrtarizimi i marrëveshjes është bërë sot (e martë), me klubin italian që ka publikuar detajet në kanalet e tij zyrtare.

    “Manuel Akanji është lojtar i ri i Interit”, thuhet në deklaratën e klubit.

    “Mbrojtësi zviceran, i lindur në vitin 1995, vjen në huazim nga Manchester City me një opsion blerjeje, i cili do të bëhet detyrim nëse plotësohen disa kushte të caktuara.” – thuhet në njoftim

    Sipas mediave italiane, Interi do të paguajë 1 milion euro për huazimin njëvjeçar, ndërsa nëse klubi fiton Scudetton, marrëveshja do të bëhet e përhershme për 15 milion euro të tjera./ATVLIVE.TV