ATV

Category: Sport

  • Lamine Yamal flet për objektivat e tij me Barcelonën

    Lamine Yamal flet për objektivat e tij me Barcelonën

    Ylli i Barcelonës Lamine Yamal,ka folur për objektivat me gjigantin katalunas në këtë sezon.

    Yamal duke folur për Mundo Deportivo thotë se dëshiron t’i ndihmojë ekipit në arritjen e qëllimeve në këtë sezon,dhe shton se do të bëj përpjekje për të përmirësuar lojën.

    “Dua të vazhdoj të rritem, të ndihmoj ekipin me gola dhe asistime, dhe të luftoj për të gjithë titujt për të cilët garojmë”

    Përndryshe Yamal u pyet edhe për numrin e golave dhe asistimeve që mund të bëj në sezonin e ri,duke thënë se më e rëndësishme është që Barcelona të marrë 3 pikë në çdo ndeshje.

    Kujtojmë që Lamine Yamal e nisi mjaft mirë sezonin e ri në La Liga,duke shënaur 2 gola e dhuroi 3 asistime në 3 ndeshjet e para.

  • Tre klube evropiane në ndjekje të qendërmbrojtësit Dayot Upamecano

    Tre klube evropiane në ndjekje të qendërmbrojtësit Dayot Upamecano

    E ardhmja e qendërmbrojtësit francez Dayot Upamenco pritet të jetë tema kryesore vitin e ardhshëm,duke marrë parasysh edhe përfundimin e kontratës me Bayern Munich në qershor të vitit 2026.

    Duke marrë parasysh këtë situatë shumë klube në Evropë pritet t’i dërgojnë oferta gjigantit gjerman për francezin,ku tre gjigantët e mirënjohur Real Madrid, PSG dhe Man Utd kanë hyrë në garë për Upamecano.

    Përndryshe tek Reali e shohin francezin si një zëvendësues ideal për Antonio Rudiger ose David Alaba,teksa në anën tjetër PSG e sheh transferimin e Upamecanos si strategji për të mbledhur lojtarët më të mirë francezë.

    Ndërkohë tek Man United po synojnë që me Upamecanon të rikthehen në majat e futbollit evropian,dhe e shohin si një lojtar që mund ta përmirësoj linjën mbrojtëse e cila kishte probleme gjatë gjithës kohës.

    Kujtojmë që Dayot Upamecano vlen rreth 60 milionë euro në tregun e transferimeve.

  • Çmimi i Muajit gusht në Premier League shkon për Arne Slot dhe Jack Grealish

    Çmimi i Muajit gusht në Premier League shkon për Arne Slot dhe Jack Grealish

    Arne Slot është shpallur “Trajneri i Muajit”, ndërsa Jack Grealish ka fituar çmimin “Lojtari i Muajit” për gushtin në Premier League – pas një fillimi të jashtëzakonshëm në sezonin 2025/26.

    Trajneri holandez e ka nisur me stil aventurën e tij te Liverpooli, duke udhëhequr “Reds” drejt tre fitoreve nga po aq ndeshje. Fitorja kundër Arsenalit, pastaj suksesi ndaj Newcastle dhe më pas triumfi ndaj Bournemouth, kanë dëshmuar qartë ndikimin e menjëhershëm të Slot – si në aspektin taktik ashtu edhe në menaxhimin e grupit.

    Liverpooli është aktualisht skuadra e vetme me 100% fitore në Premier League pas tre javëve të para. Stili sulmues dhe qasja e qetë e Slot kanë fituar shpejt zemrat e tifozëve dhe kanë vendosur themelet për një sezon premtues në “Anfield”.

    Në anën tjetër, Grealish ka shkëlqyer në huazimin e tij te Evertoni, duke dhuruar katër asistime në vetëm dy ndeshje si titullar. Ai ishte vendimtar në fitoret ndaj Brighton dhe Wolves, duke udhëhequr “Toffees” drejt një fillimi pozitiv.

    Kjo është hera e parë që Grealish fiton këtë çmim individual, dhe gjithashtu e para për një lojtar të Evertonit që nga viti 2020. Me mbi 190 paraqitje në Premier League që nga debutimi me Aston Villan në vitin 2014 dhe tri tituj kampion me Manchester Cityn, 30-vjeçari po tregon se ende ka shumë për të dhënë në elitën e futbollit anglez.

     

  • Fisnik Asllani: Atmosfera e mirë bëri që të zgjedhja Kosovën

    Fisnik Asllani: Atmosfera e mirë bëri që të zgjedhja Kosovën

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Fisnik Asllani,ka folur për dy ndeshjet e dardanëve në kualfikimet e botërorit të vitit 2026.

    Asllani ka deklaruar se Kosova ka një skuadër të mirë,dhe se pritshmëritë janë të mëdha.

    Përndryshe Asllani tregoi sesi zgjodhi të luaj për “dardanët”,duke thënë se atmosfera ishte tejet e bukur në stadium.

    ““Pritshmëritë në Kosovë janë të larta sepse kemi skuadër të mirë. Isha në pushim në Prishtinë dhe në një ndeshje në stadium. Mu rrëqeth trupi. Menjëherë e kam ndierë atmosferën, ishte në zemrën time”

    Kujtojmë që Fisnik Asllani nuk luajti në humbjen 4:0 ndaj Zvicrës për Kosovën,teksa ndaj Suedisë luajti që nga minuta e 59-të në fitoren 2:0.

  • Elbasan Rashani transferohet në Australi tek Melbourne City

    Elbasan Rashani transferohet në Australi tek Melbourne City

    Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës Elbasan Rashani është zyrtarizuar si lojtar i ri i ekipit Melbourne City.

    Zyrtarizimi i transferimit të Rashanit tek ekipi Australian u bë këtë të premte,dhe pritet që të mbartë fanellën me numrin 11 tek dy herë kampioni i Australisë.

    Përndryshe transferimin e Rashanit e ka konfirmuar edhe vetë klubi Australian,duke e vlerësuar lartë reprezentuesin dardan.

    “Sulmuesi i disa pozitave dhe punëtor i madh, Rashani, arrin në Melbourne pasi luajti rol në promovimin e Elches në La Liga në sezonin e kaluar. Ai luan në krah, sjell kreativitet dhe përfundim të aksioneve. Është aktiv në krah me aftësinë për të hyrë në zonë dhe të shënojë vetë gola. Me më shumë se një dekadë eksperiencë në Evropë, 32-vjeçari ka pasur karrierë të ndritur në Norvegji, Francë, Turqi dhe Danimarkë, duke luajtur mbi 300 ndeshje në nivelin e seniorëve. Ka 29 paraqitje në nivelin e përfaqësueseve dhe ka shënuar pesë gola për Kosovën, ku është paraqitur rregullisht përkrah ish-mesfushorit të Cityt, Valon Berisha”

    Kujtojmë që së fundmi Elbasan Rashani ka luajtur në Spanjë për skuadrën e Elches,teksa ka bërë karrierë edhe në Francë tek Clermont,Erzurumspor në Turqi,Rosenborg në Norvegji etj.

     

  • Ndeshje interesante këtë fundjavë në Bundesligë

    Ndeshje interesante këtë fundjavë në Bundesligë

    Këtë fundjavë rikthehet edhe Bundesliga gjermane,ku pritet të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 3-të.

    Kampioni akatual Bayern Munich do e presë në Allianz Arena skuadrën e rikthyer Hamburg,ku bavarezët do të synojnë të vazhdojnë me fitoren e rradhës për të mbetur edhe më tutje në krye të tabelës,ndërkohë që Hamburgu do të synoj që të marrë një rezultat pozitiv në këtë udhëtim të vështirë.

    Nënkampioni Bayer Leverkusen do të jetë në udhëtim ku do të takohet kundër Eintracht Frankfurtit,dhe e cila konsiderohet si derbi i kësaj fundjave në Bundesligë.

    Aspirinat do të tentojnë që të sigurojnë pikët e para pas dy humbjeve rresht,kurse Frankfurti do të synoj që të shënoj fitoren e dytë në ligë.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Gjermani Borussia Dortmund do të luaj në udhëtim kundër Heidenheim,ku verdhëezinjët synojnë fitoren e dytë në ligë teksa Heidenheim do të mundohet të shkaktoj befasi dhe të marrë pikët e para në Bundesligë.

  • Juventus-Inter derbi i fundjavës në Serie A

    Juventus-Inter derbi i fundjavës në Serie A

    Serie A rikthehet me ndeshjet e xhiros së 3-të në fundjavë,ku në program pritet të ketë takime interesante.

    Vëmendja pritet të jetë në Allianz Stadium,ku Juventus e pret nënkampionin Inter në derbin e kësaj fundjave.

    Juve e nisi mjaft mirë këtë stinor në Serie A,ku pas dy xhirove ka dy fitore së pari kundër Parmës e Genoas,dhe do të synojnë të vazhdojnë këtë ecuri edhe pas kësaj xhiroje.

    Ndërkohë neuroazzurët do të mundohen ta harrojnë humbjen e javës së kaluar ndaj Udineses,dhe do të synojnë që të marrin 3 pikë në përballje kundër “Zonjës së Vjetër”.

    Ndeshja Juventus-Inter pritet të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 18:00.

    Kampioni aktual Napoli në anën tjetër do të luaj kundër Fiorentinës,ku napolitanët synojnë pikët e plota në këtë ndeshje për të vazhduar ecurinë pozitive.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Itali Milan e pret në shtëpi skuadrën e Bolognas,kurse Atalanta është nikoqir i Lecces.

    Roma në Olimpico e pret Torinon,teksa Lazio është në udhëtim tek Sassuolo.

  • La Liga rikthehet me ndeshjet interesante

    La Liga rikthehet me ndeshjet interesante

    La Liga spanjolle këtë fundjavë pritet të rikthehet me ndeshjet e xhiros së 4-të.

    Kampioni aktual Barcelona do ta zhvilloj më në fund një ndeshje si vendas,ku në “Johan Cruyf Stadium”e pret Valencian.

    Blaugranasit do të synojnë të rikthehen tek fitoret pas barazimit kundër Rayo Vallecanos xhiron e kaluar,ndërkaq Valencia do të tentoj të shkaktoj befasi dh të marrë pikë ndaj katalunasve.

    Real Madrid në anën tjetër do të luaj në udhëtim,ku do të jetë mysafir i Real Sociedadit.

    “Los Blancos”do të synojnë që të shënojnë fitoren e rradhës për të mbajtur kreun e tabelës,kurse Sociedad do të tentoj që të nxjerrë një rezultat pozitiv.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Angli Atletico Madrid do e presë në Wanda Metropolitano Villarealin,teksa Athletic Bilbao e pret në San Mames skuadrën e Alaves.

  • Man City-Man United kryendeshja e fundjavës në Premierligë

    Man City-Man United kryendeshja e fundjavës në Premierligë

    Këtë fundjavë pritet të rikthehet Premierliga angleze,ku në program pritet të ketë ndeshje mjaft interesante.

    Vëmendja pritet të jetë në Etihad Stadium,ku Manchester City pritet të zhvillojë derbin lokal kundër Manchester United.

    “Citizens”nuk e nisën mirë këtë sezon në Premierligë,ku në 3 ndeshje pësuan 2 humbje me rradhë teksa fitoi 1 takim.

    Ndërkohë “Djajtë e Kuq”do të tentojnë që të shënojnë edhe fitoren e dytë,në mënyrë që në xhirot e para të kenë një ecuri pozitive.

    Ndeshja Man.City-Man United pritet të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 17:30.

    Kampioni aktual Liverpool do të luaj në udhëtim kundër Burnley,ku “The Reds”synojnë 3 pikët e rradhës për të mbetur edhe më tutje në krye të tabelës.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Angli Arsenal e pret në shtëpi Nottingham Forest,teksa Chelsea dhe Tottenham Hotspur do të takohen kundër Brentford respektivisht West Ham United.

  • Zyrtare: Leutrim Krasniqi trajner i Dinamo Ferizaj

    Zyrtare: Leutrim Krasniqi trajner i Dinamo Ferizaj

    Trajneri, Leutrim Krasniqi zyrtarisht pjesë e Dinamo Ferizaj.

    Njoftimi i klubit:

    Mirë se vjen në FC Dinamo, trajner Leutrim!

    FC Dinamo Ferizaj ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e kryetrajnerit Leutrim Krasniqi në krye të shtabit teknik.

    I urojmë mirëseardhje, shumë fat, shëndet dhe suksese në drejtimin e skuadrës sonë!