ATV

Category: Sport

  • Raphinha përfundon në stol për shkak të vonesës – Hansi Flick nuk toleron asnjë shkelje disipline

    Raphinha përfundon në stol për shkak të vonesës – Hansi Flick nuk toleron asnjë shkelje disipline

    Anësori i Barcelonës, Raphinha, është lënë jashtë formacionit titullar për ndeshjen e La Ligës kundër Valencias, pasi ka mbërritur me vonesë në një seancë stërvitore, raporton RAC1.

    Fillimisht, braziliani ishte planifikuar të ishte titullar, por trajneri Hansi Flick, i njohur për qasjen e tij të rreptë ndaj disiplinës, vendosi ta penalizojë.

    Gjermani ka theksuar se edhe vonesat më të vogla janë të papranueshme dhe përbëjnë mungesë respekti ndaj grupit. Sipas rregullave të reja të vendosura nga ai, çdo lojtar që vonohet përballet me ndëshkime të menjëhershme — nga gjoba financiare, deri te përjashtimi nga ndeshjet.

    Nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla. Më parë, edhe Jules Kounde dhe Inaki Pena janë ndëshkuar për vonesa, ndërsa Pedri ka zbuluar se sistemi i mëparshëm me gjoba është zëvendësuar me një rregull të qartë: kush vonohet, nuk luan.

    Për Flick, saktësia nuk është thjesht një çështje disipline, por një shtyllë themelore për ndërtimin e unitetit dhe respektit brenda skuadrës.

    Kjo qasje pasqyron filozofinë e tij më të gjerë mbi rendin dhe profesionalizmin — parime që i ka aplikuar me sukses edhe gjatë kohës së tij në krye të Bayern Munich. /ATVLIVE.TV

  • Manchester City dominon derbin ndaj United me fitore bindëse 3:0

    Manchester City dominon derbin ndaj United me fitore bindëse 3:0

    Manchester City ka shënuar një fitore të thellë 3:0 ndaj rivalit lokal Manchester United, në derbin e javës së katërt të Premier League.

    Që në pjesën e parë, skuadra nga “Etihad” tregoi qartë synimin për tri pikë. Phil Foden zhbllokoi rezultatin në minutën e 18-të, duke i dhënë epërsinë Cityt.

    Në pjesën e dytë, djemtë e Pep Guardiolës u treguan edhe më dominues. Erling Haaland realizoi dy herë, fillimisht në minutën e 53-të dhe më pas në të 68-ën, duke vulosur fitoren e qartë të “Qytetarëve”.

    Kjo fitore vjen pas dy humbjeve radhazi për Cityn në kampionat, dhe i ngjit ata në kuotën e gjashtë pikëve. Në anën tjetër, Manchester United mbetet në katër pikë pas katër javësh. /ATVLIVE.TV

  • Greqia fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Basketbollit, pas një ndeshjeje dramatike ndaj Finlandës

    Greqia fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Basketbollit, pas një ndeshjeje dramatike ndaj Finlandës

    Greqia ka siguruar vendin e tretë në Kampionatin Evropian të Basketbollit, duke mposhtur Finlandën me rezultatin e ngushtë 92:89.

    Ekipi grek e nisi fuqishëm ndeshjen, duke dominuar që nga fillimi dhe duke ndërtuar një epërsi prej nëntë pikësh pas çerekut të parë. Ata e ruajtën këtë ritëm deri në pushimin e pjesës së parë, që përfundoi me rezultatin 48:34 në favor të helenëve.

    Në pjesën e dytë, Finlanda reagoi me një mbrojtje më të fortë dhe sulme më të organizuara. Megjithatë, përpara çerekut të katërt, Greqia kishte ende një avantazh komod prej 13 pikësh. Fundi i ndeshjes solli shumë emocion dhe dramë, pasi finlandezët zhvilluan një lojë të fuqishme dhe iu afruan përmbysjes, por nuk arritën të përmbajnë kohën dhe energjinë e nevojshme për ta çuar ndeshjen në fitore.

    Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Giannis Antetokounmpo, i cili realizoi një double-double mbresëlënës me 30 pikë dhe 17 ribaunde. Ai u mbështet nga Tyler Dorsey, që shtoi 20 pikë në fitoren e ekipit.

    Në anën tjetër, për Finlandën, Lauri Markkanen shkëlqeu me 19 pikë dhe 10 ribaunde, ndërsa Valtonen kontribuoi me 18 pikë, por përpjekjet e tyre nuk mjaftuan për të ndalur Greqinë.

    Finalja për medaljen e artë dhe titullin e kampionit do të zhvillohet në orën 20:00, ku përballen Gjermania dhe Turqia. /ATVLIVE.TV

  • Ballkani,Malisheva dhe Dukagjini shënojnë fitore,Llapi humb në udhëtim nga Prishtina e Re

    Ballkani,Malisheva dhe Dukagjini shënojnë fitore,Llapi humb në udhëtim nga Prishtina e Re

    Janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 4-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

    Nënkampioni Ballkani ka shënuar fitore në shtëpi,duke mundur Drenicën me rezultat 3:0,ku Valentin Serebe realizoi hattrick në këtë ndeshje.

    Malisheva në anën tjetër fitoi në udhëtim ndaj Gjilanit me rezultat 3:1,ku Altin Aliu,Samuel Opeh dhe Mevlan Zeka shënuan për mysafirët,teksa golin e vetëm për vendasit e realizoi Armend Thaqi.

    Dukagjini ia shkaktoi humbjen e dytë Ferizajt këtë sezon,duke fituar me rezutat 2:0 me golat e Iljasa Zulfiut dhe Egzon Sinanit.

    Ndërkohë Llapi pësoi humbje në udhëtim ndaj Prishtinë së Re me rezultat minimal 1:0,me golin që shënoi Toni Gomes e cila ia siguroi 3 pikë skuadrës nga kryeqyteti.

    Kujtojmë që do të zhvillohet edhe një ndeshje tjetër në Albi Mall Superligë,ku Prishtina në “Fadil Vokrri”e pret kampionin aktual Drita në derbin e kësaj xhiroje e cila pritet të nisë nga ora 20:15.

  • Liverpool vazhdon me fitore në Premierligë,mund Burnleyn në minutat  e fundit

    Liverpool vazhdon me fitore në Premierligë,mund Burnleyn në minutat e fundit

    Kampioni i Anglisë Liverpool shënoi fitoren e 4-të në Premierligë,duke mposhtur Burnleyn me rezultat minimal 1:0.

    Pjesa e parë u karakaterizua me raste të shumta nga mysafirët,por vendasit ishin mjaft mirë të organizuar në mbrojtje dhe 45 minutat e parë përfunduan pa gola.

    Në pjesën e dytë Burnley pati disa raste të mira në fillim,por Liverpool e mori iniciativën për të gjetur golin e fitores.

    Gjërat për vendasit u përkeqësuan në minutën e 84-të pasi Lesley Ugochukëu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë Burnleyn me një lojtar më pak në fushë.

    Kur u mendua se ndeshja do të përfundonte me barazim në skenë doli Mo Salah,i cili në minutat shtesë shënoi për 1:0 rezultat me të cilën përfundoi edhe ndeshja.

    Liverpool pas xhiros së 4-të grumbullon 12 pikë në pozitën e parë,teksa Burnley gjendet në pozitën e 17-të me 3 pikë.

  • Komiteti i Arbitrimit pranon gabimin në përjashtimin e Dean Huijsen

    Komiteti i Arbitrimit pranon gabimin në përjashtimin e Dean Huijsen

    Sipas gazetës “Marca” Komiteti Spanjoll i Arbitrimit ka pranuar se është bërë një gabim para përjashtimit të mbrojtësit Dean Huijsen në ndeshjen mes Real Madridit dhe Real Sociedadit, të cilën madrilenët e fituan me rezultat 2-1.

    Sipas raportit, zyrtari i VAR-it, Figueroa Vázquez, ka gabuar duke mos e njoftuar gjyqtarin kryesor, Gil Manzano, që të shqyrtonte aksionin në monitor përpara marrjes së vendimit.

    Besimi është se, nëse Manzano do të kishte pasur mundësinë ta shihte situatën nga afër, ai mund të mos e kishte ndëshkuar Huijsen me karton të kuq, por vetëm me të verdhë.

    Si pasojë e këtij gabimi, Figueroa Vázquez pritet të pezullohet për disa javë, megjithëse ende nuk ka një vendim përfundimtar nëse kartoni i kuq i mbrojtësit të Real Madridit do të anulohet në ditët në vijim.

    Real Madridi siguroi fitoren në fushën e Real Sociedadit falë golave të Kylian Mbappé dhe Arda Güler.

  • Kosova dhe Shqipëria përballen për herë të parë në basketboll në kuadër të parakualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029

    Kosova dhe Shqipëria përballen për herë të parë në basketboll në kuadër të parakualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029

    Kosova dhe Shqipëria do të përballen për herë të parë në histori në një ndeshje zyrtare të basketbollit, në kuadër të parakualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029. Ky duel vëllazëror, i cili pritet me emocione të veçanta, ka rëndësi të madhe si në aspektin sportiv, ashtu edhe atë simbolik për të dyja kombëtaret.

    Zyrtarët e të dy federatave theksojnë se kjo ndeshje është më shumë se një garë sportive – është një ngjarje e veçantë që do të krijojë një atmosferë unike në të dyja vendet.
    Drejtori i Kombëtares së Kosovës, Adriatik Rraci, si dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari e cilësojnë këtë përballje si një ngjarje historike dhe emocionuese për basketbollin shqiptar.

    Ndeshjet e parë mes tyre do të zhvillohen më 30 nëntor të këtij viti ndërsa e dyta më 27 shkurt 2026.
    Në përfundim, kjo përballje nuk është thjesht një sfidë sportive – është një festë basketbolli për mbarë kombin shqiptar, që mbledh në një fushë dy ekipe me histori, ndjenja dhe synime të përbashkëta.

  • Finalja e Eurobasket 2025: Turqi vs Gjermani – Duel për historinë në Riga

    Finalja e Eurobasket 2025: Turqi vs Gjermani – Duel për historinë në Riga

    Edicioni i 42-të i EuroBasket ka përmbyllur një rrugëtim emocionues dhe mbrëmjen e sotme, në “Xiaomi Arena” të Rigës, do të luhet finalja e madhe mes Turqisë dhe Gjermanisë. Dy skuadra që kanë treguar formë të jashtëzakonshme gjatë gjithë turneut dhe që me plot meritë do të përballen për trofeun.

    Të dyja kombëtaret kanë regjistruar nga tetë fitore në po aq ndeshje, duke ofruar basketboll spektakolar dhe një balancë të shkëlqyer mes mbrojtjes dhe sulmit. Gjermania ka qenë skuadra më produktive e turneut, me një mesatare prej 101.4 pikësh për ndeshje, ndërsa Turqia ndodhet në vend të tretë me 91.1 pikë. Sa i përket saktësisë nga distanca, Turqia kryeson me 44.7%, e ndjekur nga Gjermania me 39%.

    Finalja pritet të vendoset nga lojtarët kryesorë të secilës skuadër. Turqia mbështetet te Alperen Sengun (20.8 pikë, 11 kërcime, 7 asistime) dhe Cedi Osman (15.1 pikë), ndërsa Gjermania ka si liderë Dennis Schröder (20.9 pikë, 6.6 asistime) dhe Franz Wagner (21.1 pikë, 5.6 kërcime). Dueli mes këtyre yjeve do të jetë vendimtar për fatin e ndeshjes.

    Megjithatë, surprizat nuk përjashtohen. Emra si Erxhan Osmani dhe Shane Larkin mund të sjellin diferencën për Turqinë, ndërsa Andreas Obst dhe Isaac Bonga janë “faktorët X” për Gjermaninë. Finalet shpesh nxjerrin heronj të papritur dhe pankina mund të bëjë diferencën.

    Në këtë aspekt, Turqia ka një avantazh të rëndësishëm me trajnerin Ergin Ataman, një nga mendjet më të shquara të basketbollit evropian. Në kampin gjerman, sfidat nuk kanë munguar mungesa e trajnerit Alex Mumbra për shkak të sëmundjes ka qenë një goditje, por ndihmëstrajneri Alan Ibrahimagić ka udhëhequr ekipin me sukses drejt finales.

    Kjo finale fillon në orën 20:00 dhe do të jetë një ndeshje historike për të dy kombëtaret: Turqia synon titullin e parë në histori, ndërsa Gjermania kërkon të rikthehet në majë pas 32 vitesh, që nga suksesi i vitit 1993. Gjermanët kanë qenë gjithashtu finalistë në vitin 2005, ndërsa për Turqinë kjo është vetëm finalja e dytë në historinë e saj pasiqë e para ishte në vitin 2001, kur u mposht nga Ish-Jugosllavia.

    Përpara finales, në orën 16:00, do të zhvillohet ndeshja për vendin e tretë mes Greqisë dhe Finlandës.

  • Trepça zyrtarizon transferimin e Adnan Arslanagic

    Trepça zyrtarizon transferimin e Adnan Arslanagic

    Kampioni i Kosovës në basketboll Trepça,ka zyrtarizuar transferimin e fundorit boshnjak Adnan Arslanagic.

    Arslanagic së fundmi ishte pjesë e kombëtares së Bosnjë-Hercegovinës në Eurobasket,dhe transferimi i tij është tejet i rëndësishëm për xehetarët.

    Përndryshe Trepça postoi në rrjetin social Facebook,duke konfirmuar transferimin e Arslanagic tek mitrovicasit,teska pritet të jetë nën urdhërat Adis Beqiragiq me të cilin ishte nën urdhërat e tij gjatë aventurës me Bosnjën në Eurobasket   .

    Kujtojmë që Adnan Arslanagic ka bërë karrierë tek klubi boshnjak Bosna,si dhe poashtu ka luajtur edhe në Slloveni dhe Kroaci.

  • Ademola Lookman afër të rikthehet tek Atalanta

    Ademola Lookman afër të rikthehet tek Atalanta

    Problemet në mes sulmuesit nigerian Ademola Lookman dhe klubit italian Atalanta pothuajse kanë marrë fund.

    Sipas raportimeve të mediave Lookman është rikthyer tek skuadra,por me kusht që nigeriani të arrij i pari në stërvitje.

    Përndryshe ka pasur akuza të shumta nga Lookman drejtuar zyrtarëve të Atalanatës lidhur me mosmbjatjen e premtimeve,dhe në anën tjetër nigeriani dëshironte të largohej gjatë verës.

    Megjithatë këto probleme tashmë janë larguar,dhe Lookman do të synoj që të arrij synimet me ekipin italian në të gjitha garat.

    Kujtojmë që Ademola Lookman ka kontratë me Atalantën deri në qershor të vitit 2027,teksa në tregun e transferimeve vlen rreth 60 milionë euro.