ATV

Category: Sport

  • Fillon spektakli i Ligës së Kampionëve – Ndeshje të mëdha që në raundin e parë

    Fillon spektakli i Ligës së Kampionëve – Ndeshje të mëdha që në raundin e parë

    Mbrëmja e sotme shënon nisjen e sezonit të ri të Ligës së Kampionëve, me formatin e ri që do të zhvillohet për herë të dytë. Raundi i parë do të zgjasë tre ditë – nga e marta deri të enjten – dhe çdo ditë do të luhen nga gjashtë ndeshje.

    Në këtë edicion do të marrin pjesë 36 skuadra, secila prej të cilave do të përballet me tetë kundërshtarë të ndryshëm në një sistem ligë. Pas përfundimit të kësaj faze:

    – 8 ekipet më të mira kalojnë direkt në 1/8 e finales.

    – Skuadrat nga vendi i 9-të deri në të 24-tin do të luajnë ndeshje ‘play-off’ me sistem vajtje-ardhje për të siguruar kalimin në fazën tjetër.

    – Kështu, në total do të jenë 16 ekipe që do të përballen në fazën eliminatore.

    Ndeshjet kryesore të raundit të parë:

    🔹 E martë

    Real Madrid vs Marseille

    Juventus vs Borussia Dortmund

    Athletic Bilbao vs Arsenal

    🔹 E mërkurë

    Ajax vs Inter

    Bayern Munich vs Chelsea

    Liverpool vs Atletico Madrid

    PSG vs Atalanta

    🔹 E enjte

    Manchester City vs Napoli

    Newcastle vs Barcelona

    Investim rekord në Ligën e re

    Me një buxhet prej 2.5 miliardë eurosh, ky është një nga edicionet më të financuar në histori. Vetëm për pjesëmarrje, çdo klub ka përfituar 18.6 milionë euro, që në total përbën 670 milionë euro, ose rreth 27.5% të buxhetit të përgjithshëm. /ATVLIVE.TV

  • E goditi kamioni, vdes 23 – vjeçarja kampione në patinazh

    E goditi kamioni, vdes 23 – vjeçarja kampione në patinazh

    Patinatorja Julia Marie Gaiser ka humbur jetën në një aksident rrugor në Austri. Ajo u përplas nga një kamion në një kryqëzim në Salzburg.

    Ekipet e ndihmës së shpejtë tentuan ta rikthenin në jetë në vendngjarje, por 23-vjeçarja ndërroi jetë aty. Autoritetet vendore hapën një hetim pas ngjarjes, ndërsa shoferi i kamionit rezultoi negativ në testin e alkoolit.

    Kryebashkiaku i Salzburgut, Andreas Jungman, shprehu ngushëllime për familjen e saj dhe e cilësoi humbjen si të madhe për botën e sportit. Fansat kanë reaguar gjerësisht në rrjetet sociale me mesazhe ngushëllimi.

    Gaiser ka përfaqësuar më parë Italinë në patinazh artistik, përpara se të kalonte në ekipin e Austrisë. Ajo ishte pjesë e Eis Team Salzburg, me të cilin fitoi tre tituj radhazi në vitet 2023, 2024 dhe 2025. Federata

    Gaiser e nisi patinazhin në moshën tetëvjeçare, më vonë se shumica e sportisteve. Karriera e saj e shkurtër por e suksesshme u shoqërua me vlerësime të shumta.

    Humbja e saj shihet si një goditje e rëndë për komunitetin e patinazhit artistik. Kujtimi i saj do të mbetet përmes pasionit dhe arritjeve që solli në akull.

  • FIFA ndryshon kalendarin e ndeshjeve ndërkombëtare nga viti i ardhshëm

    FIFA ndryshon kalendarin e ndeshjeve ndërkombëtare nga viti i ardhshëm

    Shtëpia botërore e futbollit FIFA,tashmë ka vendosur që të ndryshojë kalendarin e ndeshjeve ndërkombëtare.

    Nga viti i ardhshëm pauza e ligave nuk do të jetë dy herë në muajt shtator dhe dy herë në tetor,por do të zgjasë rreth 3 javë nga 21 shtator e deri më 6 tetor.

    Përndryshe ky vendim do të thotë se ligat kombëtare do të kenë më shumë pushim sesa vitetve të kaluara,dhe mbetet të shihet se çfarë efekti mund të japë në të ardhmen.

    Ndërkohë FIFA argumentoi se reduktimi i numrit të pushimeve të veçanta ndërkombëtare do të minimizonte udhëtimet përçarëse të kërkuara për lojtarët, veçanërisht ata nga Afrika ose Amerika e Jugut që konkurrojnë në ligat evropiane

  • Hansi Flick jep sqarim se pse e la Raphinhan në stol ndaj Valencias

    Hansi Flick jep sqarim se pse e la Raphinhan në stol ndaj Valencias

    Barcelona ka shënuar fitore të thellë kundër Valencias me rezultat 6:0,duke mbetur edhe më tutje në hap me Real Madridin në tabelën e La Ligës.

    Në këtë ndeshje sulmuesi brazilian Raphinha nuk luajti nga fillimi,dhe trajneri Hansi Flick dha një shpjegim se pse e la në stol brazilianin.

    “Raphinha vinte nga një rrugëtim i gjatë. E ka një mentalitet fantastik. Por, i kemi vetëm 11 lojtarë që mund t’i fusim në lojë, ka shumë lojtarë. Kjo është e tëra që mund ta them”

    Përndryshe Flick këtë kundërpërgjigjje e bëri pasi u raportua se Flick e dënoi për shkak të vonesës në stërvitje,dhe se ka mundur të shkaktojë një kaos lidhur me marrëdhëniet mes futbollistit dhe teknikut gjerman.

    Kujtojmë që Raphinha ka shënuar 3 gola e bëri 1 asistim në 4 ndeshjet e zhvilluara në La Liga

  • Fisnik Asllani pjesë e formacionit të javës në Bundesligë

    Fisnik Asllani pjesë e formacionit të javës në Bundesligë

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Fisnik Asllani,është duke korrur suksese me Hoffenheimin në Bundesligë.

    Dy golat e shënuar ndaj Union Berlinit në fitoren 4:2,duke ia siguruar 3 pikët ekipit të Christian Ilzer.

    Përndryshe paraqitjet fantastike kanë bërë që Asllani të hyj në formacionin e javës në Bundesligë,ku në sulm është përkrah yllit të Bayern Munich Harry Kane dhe atij francez Michael Olise.

    Kujtojmë që Fisnik Asllani tani 3 gola të shënuara deri më tani në Bundesligë,ku ka edhe 1 asistim të bërë në xhiron e parë në ndeshjen kundër Bayer Leverkusen.

     

  • Juventus refuzon ofertën e Chelsea-it për Kenan Yildiz

    Juventus refuzon ofertën e Chelsea-it për Kenan Yildiz

    Gjiganti italian Juventus po synon që të mbajë lojtarin kryesor edhe në vitet e ardhshme.

    Mediat kanë raportuar për një ofertë të Chelsea-it për Yildiz i cili sillej rreth 70 milionë euro,por “Zonja e Vjetër”e refuzoi këtë ofertë duke e konsideruar yllin turk si një pjesë të pandashme të Juves.

    Përndryshe refuzimi i ofertës së Chelsea-it për Yildiz konfirmon se Juve ka besim tek 19 vjeçari,dhe se me paraqitjet fantastike turku shihet si një lider tek bianconerët në vitet e ardhshme.

    Kujtojmë që Kenan Yildiz shënoi së fundmi kundër Inter-it,ku Juventus fitoi 4:3 në derbin kundër Interit në Serie A.

  • Ruben Amorim afër shkarkimit nga stoli i Man United

    Ruben Amorim afër shkarkimit nga stoli i Man United

    Tekniku portugez Ruben Amorim,është shumë afër që të shkarkohet nga posti i trajnerit të Manchester United.

    Humbja prej 3:0 ndaj Manchester City bëri që drejtuesit e “Djajve të Kuq”të mendojnë shkarkimin e Amorim,dhe të nisin kërkimet për një trajner i cili mund të pasojë portugezin në stolin e United.

    Përndryshe Amorim ka folur pas ndeshjes kundër City-it,duke deklaruar se është përgjegjës për humbjen dhe jo lojtarët.

    Kujtojmë që Ruben Amorim fitoi vetëm 8 prej 31 ndeshjeve të zhvilluara në krye të Man United,duke vendosur një rekord negativ për një trajner të gjigantit anglez në vitet e ardhshme.

  • Luka Modric hesht kritikët për temën e moshës

    Luka Modric hesht kritikët për temën e moshës

    Ylli kroat Luka Modric ishte protagonist i Milanit në ndeshjen kundër Bolognas,të cilën rossonerët e fituan me rezultat 1:0.

    40 vjeçari shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje,duke ia siguruar fitoren e dytë Milanit në Serie A.

    Përndryshe Modric pas ndeshjes ka folur lidhur me kritikat që morri për moshën e tij,duke thënë se njerëzit nuk duhet t’ia përmendin gjatë gjithë kohës.

    “Ishte një mënyrë e mrekullueshme për të festuar. Fitore mbi të gjitha, kjo është gjëja më e rëndësishme. Shpresoj që njerëzit të mos ma përmendin më moshën”.

    Kujtojmë që Luka Modric u transferua tek Milan nga Real Madrid gjatë verës,ku përpos golit të shënuar ndaj Bolognas ka edhe një asist.

  • Gjermania përmbys Turqinë dhe shpallet kampione e EuroBasket 2025

    Gjermania përmbys Turqinë dhe shpallet kampione e EuroBasket 2025

    Në një finale dramatike të EuroBasket 2025, Gjermania arriti një përmbysje të madhe për ta mposhtur Turqinë me rezultat përfundimtar 83:88 (22:24, 24:16, 21:26, 16:22).

    Përkundër faktit që ishte në disavantazh pas pjesës së parë, kombëtarja gjermane nuk u dorëzua dhe arriti ta kthejë ndeshjen në pjesën e dytë, duke treguar vendosmëri dhe efikasitet.

    Finalja ishte shumë e luftuar nga fillimi deri në fund. Gjermania e nisi më mirë çerekun e parë, të cilin e mbylli me dy pikë epërsi (22:24). Turqia reagoi fuqishëm në çerekun e dytë, duke përmbysur rezultatin dhe duke shkuar në pushim me gjashtë pikë epërsi (46:40).

    Në pjesën e dytë, gjermanët gradualisht rikthyen kontrollin e lojës. Çereku i tretë u mbyll 21:26 në favor të tyre, duke ngushtuar diferencën në vetëm një pikë. Në çerekun e katërt, ata e kompletuan përmbysjen dhe siguruan fitoren me një paraqitje solide.

    Lojtari më i mirë i finales për Gjermaninë ishte Isaac Bonga, i cili kontribuoi me 20 pikë, pesë topa të rikuperuar dhe tre asistime. Nga ana tjetër, për Turqinë shkëlqeu Alperen Sengun me 28 pikë, tre topa të rikuperuar dhe tri asistime, por paraqitja e tij nuk mjaftoi për triumf.

    Sa i përket lojtarëve me origjinë shqiptare, Erxhan Osmani dhe Kenan Spahiu nuk patën ndikim të madh në lojë – Osmani realizoi vetëm dy pikë, ndërsa Spahiu tre. /ATVLIVE.TV

  • 46:40 për Turqinë – pjesa e parë mbyllet me epërsi ndaj Gjermanisë në finalen e EuroBasket

    46:40 për Turqinë – pjesa e parë mbyllet me epërsi ndaj Gjermanisë në finalen e EuroBasket

    Finalja e EuroBasket 2025 ndërmjet Turqisë dhe Gjermanisë po zhvillohet në një atmosferë dramatike dhe të barabartë, me përballjen që deri më tani ka ofruar emocione të mëdha.

    Pas një fillimi të fortë nga Gjermania, e cila e fitoi çerekun e parë me rezultat 24:22, turqit reaguan fuqishëm në periudhën e dytë. Ata e dominuan këtë çerek duke fituar me rezultat 24:16 dhe duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi 46:40.

    Ndërkohë, shqiptarët Erxhan Osmani dhe Kenan Spahiu nuk arritën të kontribuojnë me pikë gjatë këtyre dy periudhave të para.

    Mbetet të shihet nëse Turqia do të ruajë ritmin edhe në pjesën e dytë, apo nëse Gjermania do të arrijë të bëjë një përmbysje për të siguruar medaljen e artë./ATVLIVE.TV