ATV

Category: Sport

  • Bayern Munich synon të zgjasë kontratën me Dayot Upamecanon

    Bayern Munich synon të zgjasë kontratën me Dayot Upamecanon

    Qendërmbrojtësi francez Dayot Upamecano,mund të mbetet tek gjiganti gjerman Bayern Munich.

    Drejtuesit bavarezë janë duke synuar zgjatjen e kontratës Upamecanos,dhe kjo po synohet të bëhet në kohën kur janë shtuar interesimet për francezin.

    Përndryshe shumë klube në Evropë kanë shprehur interesim për Upamecanon,duke përfshirë këtu gjigantët e mirënjohur si Real Madrid i cili po e monitoron që një kohë 26 vjeçarin.

    Megjitahtë mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat se nëse Upamecano do të mbetet tek Bayern,apo sezonin e ardhshëm do të transferohet në verën e ardhshme tek ndonjë topskuadër evropiane.

    Kujtojmë që Dayot Upamecano ka kontratë me Bayern Munich deri në qershor të vitit 2026,teksa për bavarezët ka luajtur 156 ndeshje në të gjitha garat.

  • Lamtumirë futbollit: Samuel Umtiti i jep fund karrierës në moshën 31-vjeçare

    Lamtumirë futbollit: Samuel Umtiti i jep fund karrierës në moshën 31-vjeçare

    Futbolli evropian i thotë lamtumirë një prej mbrojtësve që dikur renditej mes më të mirëve në botë, por karriera e të cilit u kushtëzua rëndë nga dëmtimet. Samuel Umtiti, kampion bote me Francën dhe ish-lojtar i Lyonit e Barcelonës, ka njoftuar tërheqjen nga futbolli profesionist në moshën 31-vjeçare.

    Lajmin e bëri publik vetë futbollisti në rrjetet sociale të hënën, ku ndau një mesazh emocional me ndjekësit e tij:

    “Pas një karriere intensive, të mbushur me ngritje dhe ulje, ka ardhur koha të them lamtumirë… Kam dhënë GJITHÇKA me pasion dhe nuk pendohem për ASNJË GJË. Dua t’i falënderoj të gjitha klubet, presidentët, trajnerët dhe lojtarët me të cilët jam ndeshur në rrugën time,” shkroi Umtiti në Instagram.

    Me kombëtaren “Les Bleus”, ai ka regjistruar 31 paraqitje dhe ka shënuar 4 gola. Momenti kulmor i karrierës së tij mbetet Kupa e Botës 2018, ku në gjysmëfinalen ndaj Belgjikës realizoi me kokë golin vendimtar që kualifikoi Francën në finale — një moment i paharrueshëm në historinë e futbollit francez.

    Edhe pse kulmi i tij ishte i shkurtër, Umtiti do të mbahet mend si një lojtar i talentuar, që kontribuoi në nivelet më të larta të futbollit botëror dhe që la gjurmë në skenën ndërkombëtare, pavarësisht sfidave të shumta fizike. /ATVLIVE.TV

  • Shqipëri – Jordani, më 14 tetor: Nis shitja e biletave online për miqësoren në “Air Albania”

    Shqipëri – Jordani, më 14 tetor: Nis shitja e biletave online për miqësoren në “Air Albania”

    Më 14 tetor, Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Jordanisë, e cila do të luhet në stadiumin kombëtar “Air Albania”, me fillim nga ora 19:00.

    Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) njofton të gjithë tifozët dhe dashamirësit e futbollit se duke filluar nga sot, kanë mundësinë të blejnë biletat online për këtë ndeshje nëpërmjet linkut zyrtar: -.
    BILETAT SHQIPËRI – JORDANI

    FSHF thekson se biletat do të jenë të disponueshme vetëm online dhe se çdo faqe tjetër përveç asaj zyrtare është e paautorizuar për shitje biletash.

    Udhëzime për blerjen e biletës online:

    Regjistrohuni në platformën e biletave duke përdorur një adresë email.

    Zgjidhni tribunën dhe më pas ulësen që preferoni.

    Plotësoni të dhënat personale në formularin përkatës (emër, mbiemër, email).

    Vijoni me pagesën online, duke futur të dhënat e kartës bankare.

    Pasi pagesa të konfirmohet, bileta do t’ju dërgohet në emailin që keni përdorur gjatë regjistrimit. /ATVLIVE.TV

  • Ish-ylli i Chelseat dhe United, Juan Mata, transferohet në Australi

    Ish-ylli i Chelseat dhe United, Juan Mata, transferohet në Australi

    Mbrëmjen e djeshme u zyrtarizua transferimi i Juan Matës te Melbourne Victory, klub që garon në elitën e futbollit australian (A-League).

    Sezonin e kaluar, 37-vjeçari spanjoll ishte pjesë e Western Sydney Wanderers, ku zhvilloi 23 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke realizuar 1 gol dhe dhënë 3 asistime.

    Në deklaratën e tij të parë si lojtar i ri i Melbourne Victory, Mata u shpreh:

    “Jam i entuziazmuar që po vij në Melbourne dhe do të jem pjesë e një prej klubeve më të respektuara të Ligës. Mezi pres të luaj përpara anëtarëve dhe tifozëve të jashtëzakonshëm. Jam i motivuar të ndihmoj skuadrën të fitojë trofe dhe të punoj me klubin si pjesë e një plani afatgjatë për forcimin e futbollit në vend.”

    I lindur në vitin 1988, Mata ka pasur një karrierë të spikatur që filloi në Valencia, për të vazhduar më pas në Premier League, ku veshi fanellat e Chelseat dhe Manchester United. Ai luajti për herë të fundit në Evropë gjatë sezonit 2022-2023 me Galatasarayn, përpara se të transferohej në Japoni te Vissel Kobe.

    Në nivel klubesh dhe me kombëtaren e Spanjës, Mata ka fituar 12 trofe, mes të cilëve spikasin Kupa e Botës 2010 dhe Kampionati Evropian 2012 me “La Furia Roja”. /ATVLIVE.TV

  • Atletico Madridi me mungesa të shumta përballë Liverpoolit në Champions League

    Atletico Madridi me mungesa të shumta përballë Liverpoolit në Champions League

    Atletico Madridi do të udhëtojë drejt Anglisë pa disa prej lojtarëve kryesorë për ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit.

    Julian Alvarez, një nga emrat më të spikatur të skuadrës, do të mungojë për shkak të një lëndimi në gju, duke mos qenë i gatshëm për këtë sfidë të rëndësishme. Ai nuk do të udhëtojë fare me ekipin drejt Anglisë.

    Përveç Alvarez, trajneri Diego Simeone nuk do të mund të llogarisë as në Almadanin, Jimenezin dhe Baenan, të cilët gjithashtu janë jashtë fushës për shkak të problemeve fizike.

    Përballja mes Liverpoolit dhe Atletico Madridit do të luhet nesër (e mërkurë) në ora 21:00, në “Anfield”, një nga stadiumet më të famshme në Evropë. /ATVLIVE.TV

  • Kombëtarja e Kosovës në Futbollin e të Amputuarve do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Kombëtares së Shqipërisë.

    Kombëtarja e Kosovës në Futbollin e të Amputuarve do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Kombëtares së Shqipërisë.

    Në kuadër të përgatitjeve për garat në UEFA Nations League, Kombëtarja e Kosovës në Futbollin e të Amputuarve do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Kombëtares së Shqipërisë.

    Ndeshja do të zhvillohet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, të dielën, më 21 shtator, nga ora 16:00.

    Thuhet në njoftimin e Federatës duke ftuar gjithashtu të gjithë tifozët, qytetarët dhe përfaqësuesit e mediave që të jenë të pranishëm për ta përkrahur ekipin dhe për të përjetuar emocionet që sjell futbolli me zemër i dy shteteve dhe një kombi. /ATVLIVE.TV

  • Donnarumma nis aventurën te Manchester City – Guardiola: “Ishte momenti i duhur”

    Donnarumma nis aventurën te Manchester City – Guardiola: “Ishte momenti i duhur”

    Manchester City ka realizuar një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere, duke sjellë në “Etihad” portierin e njohur italian, Gianluigi Donnarumma.

    Pas largimit nga Paris Saint-Germain, Donnarumma është prezantuar zyrtarisht me fanellën e kampionëve të Anglisë dhe ka bërë menjëherë debutimin e tij, duke spikatur me disa pritje të nivelit të lartë, që në ndeshjet e para, ai ka lënë gjurmë, duke dëshmuar pse City vendosi të investojë tek ai.

    Trajneri Pep Guardiola, në një prononcim për gazetën franceze L’Équipe, ka folur me superlativa për 26-vjeçarin, duke vënë theksin te përvoja dhe klasi i tij në fushë:

    “Me Donnarumman kemi marrë një portier me përvojë të madhe, që ka treguar vlerat e tij sidomos sezonin e fundit te PSG. Ai është një nga më të mirët në botë në pozicionin e tij,” tha Guardiola.

    Sipas trajnerit katalanas, ky ishte momenti ideal për një hap të ri në karrierën e Donnarummas:

    “Në moshën 26-vjeçare, ai është në kulmin e pjekurisë. Ishte koha e duhur për një sfidë të re dhe e dinim se ai ishte i motivuar për t’u bërë pjesë e këtij projekti. Jemi të kënaqur që e kemi në skuadër.”

    Me ardhjen e tij, Donnarumma pritet të luajë një rol vendimtar në objektivat e Citizens për sezonin e ardhshëm – si në Premier League, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, aty ku Guardiola dhe skuadra e tij kërkojnë ta mbrojnë titullin dhe të vazhdojnë dominimin në Evropë. /ATVLIVE.TV

  • UEFA zhvendos ndeshjen Serbi-Shqipëri në Leskovac për arsye sigurie

    UEFA zhvendos ndeshjen Serbi-Shqipëri në Leskovac për arsye sigurie

    UEFA ka konfirmuar zyrtarisht se ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, nuk do të zhvillohet në Beograd, por në qytetin e Leskovacit.

    Fillimisht, kjo sfidë ishte planifikuar të zhvillohej në stadiumin “Rajko Mitic” në kryeqytetin serb, por për arsye organizative dhe të sigurisë, autoritetet kanë vendosur ndryshimin e impiantit.

    Për këtë ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) duke konfirmuar se vendimi për zhvendosjen e ndeshjes Serbi – Shqipëri, është marrë pas kërkesës së Federatës Serbe të Futbollit.

    Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Gradski Stadion Dubočica” në Leskovac më 11 tetor në orën 20:45, duke u larguar nga stadiumi “Rajko Mitic” në Beograd. Pala shqiptare ka dhënë dakordësinë për këtë ndryshim.

    Ky vendim u mor nga UEFA, kryesisht për shkak të masave të sigurisë dhe nevojës për të garantuar zhvillimin e ndeshjes në një ambient të kontrolluar dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit, duke përfshirë lojtarët, stafin dhe tifozët

    Në kuadër të Grupit K, Shqipëria aktualisht renditet e dyta me 8 pikë pas pesë ndeshjeve të para dhe synon të qëndrojë në garë për një vend në play-off. Ndërsa Serbia, me një ndeshje më pak, ka grumbulluar 7 pikë dhe kërkon të shfrytëzojë fushën e saj për të kaluar kuqezinjtë në renditje. /ATVLIVE.TV

  • Vetëm 7 minuta në fushë: Debutim i tmerrshëm për Leart Paqaradën

    Vetëm 7 minuta në fushë: Debutim i tmerrshëm për Leart Paqaradën

    Leart Paqarada përjetoi një debutim të hidhur me skuadrën e tij të re, Heidenheim, pasi pësoi një dëmtim serioz që në minutat e para të ndeshjes ndaj Borussia Dortmundit.

    Mbrojtësi i majtë i Kosovës u detyrua të largohej nga fusha pas vetëm shtatë minutash lojë, në një sfidë që Heidenheim e humbi 2-0 para tifozëve të vet dhe mbeti në fundin e tabelës së Bundesligës pa pikë.

    Pas ekzaminimeve mjekësore, u konfirmua lajmi i keq: Paqarada ka këputur ligamentin e gjurit të majtë dhe pritet t’i nënshtrohet operacionit në ditët në vijim. Koha e rikuperimit do të zgjasë disa muaj, çka do ta mbajë larg fushës për një periudhë të gjatë.

    Trajneri i Heidenheimit, Frank Schmidt, shprehu keqardhje për lëndimin:

    “Është një lajm i trishtë, sidomos për Leartin. I urojmë shërim të shpejtë dhe do ta mbështesim në çdo hap. Tani duhet të jemi më të bashkuar si skuadër.”

    30-vjeçari iu bashkua Heidenheimit këtë verë nga FC Köln dhe kishte për qëllim të sillte përvojë dhe lidership në radhët e ekipit debutues në elitën gjermane.

    Fatkeqësisht, kjo aventurë nisi me një goditje të madhe një pengesë serioze për lojtarin dhe për klubin në sfidën e tyre të parë në Bundesligë. /ATVLIVE.TV

  • Vedat Muriqi shkëlqen, por Mallorca mposhtet nga Espanyoli

    Vedat Muriqi shkëlqen, por Mallorca mposhtet nga Espanyoli

    Sulmuesi Vedat Muriqi ishte protagonist i ndeshjes mes Espanyolit dhe Mallorcës, duke realizuar dy gola, por paraqitja e tij nuk mjaftoi që skuadra e tij të marrë pikë në udhëtim.

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës realizoi dopietë në përballjen e mbrëmshme, megjithatë Mallorca u mposht me rezultat 3-2 nga Espanyoli.

    Goli i parë i 31 vjeçarit erdhi në minutën e 45-të nga pika e bardhë, duke ngushtuar epërsinë e vendasve në 2-1, pasi më herët për Espanyolin kishin shënuar Milla dhe Fernandez.

    Në minutën e 65-të, djali nga Prizreni realizoi sërish, këtë herë me një goditje me kokë, duke barazuar rezultatin në 2-2 dhe duke rikthyer shpresat për Mallorcën.

    Megjithatë, në minutën e 83-të, Garcia realizoi nga penalltia për Espanyolin, duke vulosur fitoren e vendasve dhe lënë ekipin ishullor pa pikë nga kjo ndeshje.

    Pas katër xhirove të para, Mallorca mbetet me vetëm një pikë, ndërsa Espanyoli ngjitet përkohësisht në vendin e tretë me 10 pikë, dy më pak se lideri Real Madrid. /ATVLIVE.TV