ATV

Category: Sport

  • Bernardo Silva drejt largimit nga Manchester City

    Bernardo Silva drejt largimit nga Manchester City

    Mesfushori portugez Bernardo Silva, një prej shtyllave kryesore të Manchester Cityt gjatë tetë viteve të fundit, duket se është pranë fundit të aventurës së tij në “Etihad Stadium”.

    Sipas mediave britanike, drejtuesit e klubit nuk kanë në plan t’i ofrojnë rinovim kontrate, e cila skadon në qershor të vitit të ardhshëm. Kjo ka shtyrë Silvën të shqyrtojë mundësitë për një transferim të ri.

    Portugezi pritet të ndjekë shembullin e Kevin De Bruyne, i cili këtë verë u largua nga City pas një dekade si lider i skuadrës dhe nënshkroi me kampionët e Italisë, Napolin.

    Gjatë qëndrimit në Manchester, Silva ka lënë gjurmë të pashlyeshme: 72 gola, 74 asistime, gjashtë tituj të Premier League, dy FA Cup dhe, mbi të gjitha, triumfin historik në Ligën e Kampionëve në vitin 2023.

    Aktualisht, ai është lojtari i dytë më i paguar i klubit, me një pagë vjetore prej 18 milionë eurosh, pas Erling Haaland që fiton rreth 32 milionë euro në sezon.

    Sa i përket të ardhmes së tij, më së shumti përmendet një rikthim te Benfica – klubi ku Silva hodhi hapat e parë si 13-vjeçar – ndërkohë që edhe Juventusi është në garë, duke e konsideruar atë një përforcim të madh për mesfushën.

    Vera e ardhshme pritet të sjellë një kthesë të rëndësishme në karrierën e portugezit që ka fituar gjithçka në futbollin anglez. /ATVLIVE.TV

  • Luis Enrique i bindur se do ta fitojnë sërish Ligën e Kampionëve

    Luis Enrique i bindur se do ta fitojnë sërish Ligën e Kampionëve

    Trajneri i PSG-së Luis Enrique ka folur para ndeshjes së parë të Ligës së Kampionëve,të cilën skuadra e tij e zhvillon kundër Atalantës të mërkurën.

    Enrique ka deklaruar se objektivi kryesor është fitimi i trofeut prestigjioz edhe këtë sezon,dhe se skuadra ka besim më shumë se në edicionin e kaluar.

    “Tani kemi më shumë besim në Ligën e Kampionëve sesa kishim vitin e kaluar. Pasi fituam titullin evropian, qëllimi ynë, dhe gjithashtu qëllimi i klubit, i qytetit dhe i tifozëve tanë është të bëjmë histori përsëri dhe të fitojmë Ligën e Kampionëve për herë të dytë radhazi”.

    Përndryshe Enrique shton se ka entuziazëm për të bërë përmirësime në skuadër,dhe se dëshiron t’ua bëj të qartë lojtarëve se nuk ka relaksim dhe ambicia është normale.

    Kujtojmë që PSG takohet kundër Atalantës në ndeshjen e parë në Champions me fillim nga ora 21:00.

  • Fenerbahçe synon të nënshkruaj me David Alaban verën e ardhshme

    Fenerbahçe synon të nënshkruaj me David Alaban verën e ardhshme

    Qendërmbrojtësi austriak David Alaba,pritet të luaj sezonin e fundit tek Real Madrid.

    Mediat turke raportojnë se gjiganti i mirënjohur Fenerbahçe po synon transferimin e Alabas,dhe kalimi i tij mund të ndodhë në verën e ardhshme.

    Përndryshe tek klubi nga Stambolli Alaba shihet si një lider në mbrojtje,dhe ndër lojtarët kyç që mund të sjellë suksese si në garat vendore ashtu edhe në Evropë.

    Në anën tjetër largimi i Alabas shihet si opsion i pashmangshëm,ngase tek “Los Blancos”po punojnë që të afrojnë sa më shumë lojtarë të rinj në repartin e mbrojtjes,dhe vetë ylli austriak po e konsideron largimin nga Santiago Bernabeu.

    Kujtojmë që David Alaba është transferuar tek Real Madrid para 4 vitesh nga Bayern Munich,por 33 vjeçari nuk ka pasur edhe aq shumë momente të mira tek madrilienët duke u përballur me lëndime të shpeshta,si dhe me konkurrencën e madhe mbrenda skuadrës.

  • Ronald Araujo në radarin e gjigantit anglez Liverpool

    Ronald Araujo në radarin e gjigantit anglez Liverpool

    Gjiganti anglez Liverpool,po synon të përforcohet në repartin e mbrojtjes për sezonin e ardhshëm.

    Sipas raportimeve “The Reds”i ka vënë syrin qendërmnrojtësit uruguajan të Barcelonës Ronald Araujo,i cili shihet si pasardhës i Ibrahima Konates ku ky i fundit pritet të largohet tek rivali i katalunasve Real Madrid.

    Përndryshe Araujo nuk ka pasur periudhë aq të mirë tek Barca,duke përfshirë lëndimet si dhe konkurrencën me Pau Cubarsin dhe Eric Garcia të cilët janë titullarë në ndeshjet e mëdha.

    Ndërkohë Barcelona kërkon 50 milionë euro për shërbimet e Araujos,shumë të cilën do ta ndihmonte gjigantin katalunas në aspektin financiar.

    Kujtojmë që Ronald Araujo ka bërë vetëm 2 paraqitje në sezonin e ri për Barcelonënn në La Liga,ndërkohë ishte ndër lojtarët më të kritikuar sezonin e kaluar për eliminimin e blaugaranasve në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Inter.

     

  • Edon Zhegrova është përfshirë për herë të parë në listën e Juventusit

    Edon Zhegrova është përfshirë për herë të parë në listën e Juventusit

    Trajneri Igor Tudor e ka grumbulluar yllin kosovar, Edon Zhegrova, për ndeshjen e sotme ndaj Borussia Dortmundit, në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

    Kjo ftesë erdhi si surprizë, pasi Zhegrova, ish-futbollist i Baselit dhe Lille, po stërvitej për t’u përgatitur për sfidën e fundjavës në Serie A.

    Mirëpo ai është ftuar për herë të parë nga trajneri Tudor që nga transferimi i tij dhe do të ketë mundësinë të bëjë debutimin e tij me “Bianconerët”, ndonëse 26-vjeçari pritet të jetë në stol.

    Sfida Juventus – Borussia Dortmund zhvillohet sonte në Torino, me fillim në orën 21:00.

  • Lautaro Martinez në dyshim për ndeshjen kundër Ajax-it

    Lautaro Martinez në dyshim për ndeshjen kundër Ajax-it

    Ylli argjentinas Lautaro Martinez,është në dyshim për ndeshjen të cilën Inter e zhvillon kundër Ajax-it në udhëtim.

    Martinez pësoi një lëndim në shpinë,duke mos paraqitur në stërvitjen e skuadrës ,dhe përveç kësaj argjentinasi ka stërvitur i vetëm në palestër.

    Përndryshe Martinez përkundër kësaj udhëtoi në Amsterdam,teksa në orët në vazhdim pritet të konfirmohet se nëse 28 vjeçari do të jetë i gatshëm të luaj,apo në vend të tij do të luaj francezi Ange-Yoan Bonny që do të formonte një dyshe me Marcus Thuram.

    Kujtojmë që Lautaro Martinez në 3 ndeshjet e para ka shënuar 1 gol e bëri një asistim për Interin në sezonin e ri,ku neuroazzurët nuk e nisën mirë pasi kanë dy humbje e 1 fitore.

  • Armand Duka: Zhvendosja e ndeshjes Serbi-Shqipëri është një vendim i drejtë

    Armand Duka: Zhvendosja e ndeshjes Serbi-Shqipëri është një vendim i drejtë

    FIFA ka miratuar kërkesën e Federatës Serbe të Futbollit për të zhvendosur ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë nga Beogradi në Leskovc.

    Liderët e futbollit serb, duke përfshirë edhe presidentin Aleksander Vuçiç, e shohin Leskovcin si një vend më të qetë dhe më të sigurt për ndeshjen, krahasuar me Beogradin, i cili së fundmi ka qenë vend i incidenteve, përfshirë ato gjatë ndeshjes me Anglinë.

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një intervistë në “Opinion” në Klan, komentoi zhvendosjen.

    “Ndeshjet e eliminatoreve të Botërorit vendosen nga FIFA, e cila përcakton edhe stadiumet. Federata Serbe kishte zgjedhur stadiumin e Crvena Zvezda në Beograd, por pas tensioneve dhe incidenteve të fundit, kërkuan nga ne dhe FIFA që të zhvendosim ndeshjen në Leskovc.”

    “Ne e pranuam këtë kërkesë. Stadiumi aty është i vogël, me rreth 8 mijë vende, por më i kontrolluar dhe më i përshtatshëm për organizimin. Nëse situata do të ishte ndryshe, do të insistonim që ndeshja të zhvillohej në Beograd.”

    Sa i përket trajnerit Sylvinho nëse Kuqezinjtë nuk do të arrijnë të nxjerrin rezultat pozitiv në Serbi?

    “Nëse ne do të kualifikohemi në Botëror, Sylvinho padyshim që do të jetë trajneri ynë në të ardhmen. Nëse nuk do të kualifikohemi në Botëror, kjo gjë diskutohet shumë”, u shpreh kreu i futbollit shqipta

    Ndeshja Serbia-Shqipëri do të zhvillohet më 11 tetor në Leskovc, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.

    Shqipëria aktualisht renditet e dyta me tetë pikë pas pesë ndeshjeve të para dhe synon të qëndrojë në garë për një vend në play-off. Ndërsa Serbia, me një ndeshje më pak, ka grumbulluar shtatë pikë dhe kërkon të shfrytëzojë fushën e saj për të kaluar kuqezinjtë në renditje. /ATVLIVE.TV

  • KF Vushtrria dhe Daut Maxhuni ndëshkohen!

    KF Vushtrria dhe Daut Maxhuni ndëshkohen!

    Komisioni Disiplinor ka ndëshkuar KF Vushtrrinë me gjobë prej 2000 eurosh për shkak të lëshimeve në organizimin e ndeshjes ndaj KF Lirisë. Tifozët vushtrrias hodhën mjete piroteknike, shishe plastike, gurë dhe sende të forta në fushë, duke rrezikuar lojtarët, stafin teknik dhe gjyqtarët, si dhe duke shkaktuar ndërprerje të lojës.

    Pas ndeshjes, situata u përshkallëzua edhe më tej, me hedhje të shisheve të mbushura me zall e sende të tjera të rrezikshme drejt lojtarëve e gjyqtarëve, të cilët u detyruan të qëndrojnë në fushë për rreth 20 minuta.

    Përveç gjobës, Vushtrria ka marrë edhe vërejtjen e fundit para se të suspendohet terreni i saj.

    edhe Daut Maxhuni është dënuar me dy ndeshje pezullim dhe 850 euro gjobë.

    Nga ana tjetër, edhe lojtari i KF Vushtrria, Daut Maxhuni (fanella nr. 20), është ndëshkuar nga Komisioni Disiplinor me dy ndeshje moslojë dhe 850 euro gjobë. Në incidentin e ndodhur pas ndeshjes me KF Lirinë, ku ai goditi dhe dëmtoi mikrofonin qendror të produksionit televiziv. /ATVLIVe.TV

  • Adam Wharton preferon kalimin tek Liverpool

    Adam Wharton preferon kalimin tek Liverpool

    Mesfushori anglez Adam Wharton,ka deklaruar se për cilën skuadër dëshiron të luaj sezonin tjetër.

    Wharton ka bërë të ditur se dëshiron të transferohet tek Liverpool,duke hedhur poshtë mundësinë për një kalim tek Real Madrid.

    Përndryshe Crystal Palace po kërkon rreth 60 deri në 70 milionë funte për Wharton,dhe nëse Liverpool ose ndojnë skuadër tjetër e paguan këtë shumë atëherë mund të konsiderohet si një ndër marrëveshjet më të mëdha në vitin 2026.

    Kujtojmë që Adam Wharton sezonin e kaluar ka qenë një ndër lojtarët kyç tek Crystal Palace,ku me ekipin londinez fitoi trofeun e FA Cup në finale kundër Manchester City-it.

  • Shitet San Siro! Milan dhe Inter marrin kontrollin – UEFA vendos afate

    Shitet San Siro! Milan dhe Inter marrin kontrollin – UEFA vendos afate

    Kryetari i Bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala, ka bërë të ditur se klubet AC Milan dhe Inter kanë arritur një marrëveshje për blerjen e zonës së San Siros, përfshirë edhe stadiumin historik “Giuseppe Meazza”.

    Në një intervistë për RTL 102.5, Sala konfirmoi se marrëveshja është finalizuar dhe se të mërkurën do të paraqitet në Këshillin Bashkiak për miratim:

    “Kemi arritur një marrëveshje me klubet. Tani do të paraqesim rezolutën për shitjen e San Siros në këshill.”

    Ai gjithashtu theksoi presionin e kohës nga UEFA, e cila kërkon që stadiumi i ri të jetë funksional deri në vitin 2031:

    “Nëse San Siro mbetet në gjendjen aktuale, UEFA nuk do të marrë parasysh Milanin si mikpritës për Euro 2032.”

    Procesi i mëtejshëm përfshin diskutimin dhe votimin në Këshillin e Qytetit, me një vendim që pritet brenda fundit të muajit:

    “Unë do ta mbështes rezolutën, por vendimi përfundimtar i takon këshillit,” shtoi kryebashkiaku. /ATVLIVE.TV