ATV

Category: Sport

  • Përgatitjet për Euro U-21 2027: UEFA inspekton infrastrukturën në Shqipëri

    Përgatitjet për Euro U-21 2027: UEFA inspekton infrastrukturën në Shqipëri

    Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Kampionatit Europian U-21 2027, një grup pune i UEFA-s zhvilloi një vizitë inspektuese në Shqipëri në datat 8–12 shtator.

    Qëllimi i kësaj vizite ishte vlerësimi i infrastrukturës që do të përdoret gjatë turneut, përfshirë stadiumet, terrenet stërvitore dhe objektet akomoduese për ekipet pjesëmarrëse. Të shoqëruar nga përfaqësues të FSHF-së, zyrtarët e UEFA-s inspektuan stadiumet që do të mirëpresin këtë ngjarje të rëndësishme sportive.

    Vlerësimi i përgjithshëm i inspektorëve të UEFA-s ishte pozitiv. Gjatë vizitës u inspektuan gjithashtu 28 hotele dhe 21 qendra stërvitore, të cilat do të konsiderohen për përfshirje në katalogun zyrtar të “Team Base Camp”-eve që do t’u ofrohet skuadrave finaliste.

    Vizita e radhës e UEFA-s është planifikuar për marsin e vitit 2026, me qëllim monitorimin e progresit të përgatitjeve.

    Vendimi për të përfshirë Shqipërinë si një nga vendet organizatore të Kampionatit Europian U-21 2027 u mor nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në shkurt të këtij viti. Turneu do të zhvillohet në qershor 2027 dhe do të përfshijë 16 ekipe, duke sjellë në Shqipëri disa nga talentet më premtuese të futbollit europian. /ATVLIVE.TV

  • China Open pa Sabalenkën, kampionia e US Open mungon për shkak dëmtimi

    China Open pa Sabalenkën, kampionia e US Open mungon për shkak dëmtimi

    Aryna Sabalenka u tërhoq nga China Open për shkak të një dëmtimi të pësuar gjatë fushatës së saj fituese në Flushing Meadows, njoftuan organizatorët të mërkurën.

    Bjellorusja, e cila mposhti Amanda Anisimovan për të fituar titullin e dytë rradhazi në US Open dhe çmimin e katërt Grand Slam këtë muaj, kishte arritur deri në çerekfinalet e turneut WTA 1000 në Pekin vitin e kaluar.

    “Me shumë keqardhje njoftoj se do të tërhiqem nga China Open këtë vit, për shkak të një dëmtimi të lehtë që pësova pas US Open,” tha Sabalenka në një deklaratë të publikuar nga organizatorët.

    “Do të fokusohem që të jem 100% e shëndetshme për pjesën tjetër të sezonit,” shtoi ajo.

    Amerikania Coco Gauff është kampionia aktuale e Turneut të Hapur të Kinës, i cili do të mbahet në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Pekin nga 24 shtatori deri më 5 tetor. /ATVLIVE.TV

  • Kylian Mbappe i Lumtur pas fitores kundër Olympique Marseille

    Kylian Mbappe i Lumtur pas fitores kundër Olympique Marseille

    Ylli francez Kylian Mbappe është shprehur pas fitores të cilën Real Madrid e shënoi kundër Olympique Marseille,ku Mbappe shënoi dy gola nga penalltia për të siguruar 3 pikëshin në Champions ekipit të Xabi Alonsos.

    Mbappe ka folur pas ndeshjes duke thënë se dëshiron të jap gola sa më shumë,dhe se nuk e ka ndërmend t’i jap kufij në arritjen e qëllimeve.

    “Sa më shumë që të jetë e mundur. Nuk i vendos kufij vetes. Dua vetëm të ndihmoj skuadrën, nëse kjo nënkupton të shënoj, atëherë do të shënoj”.

    Përndryshe Mbappe shton se nëse është nevoja të bëjë presion do ta bëj,dhe se do ta jap maksimumin në ndeshjet e rëndësishme.

    Kujtojmë që Kylian Mbappe ka realizuar 6 gola në 5 ndeshje për Real Madridin në të gjitha garat,teksa ka dhuruar edhe 1 asistim.

  • Amir Rrahmani, pritet të rikthehet në fushë gjatë javës së ardhshme.

    Amir Rrahmani, pritet të rikthehet në fushë gjatë javës së ardhshme.

    Amir Rrahmani u lëndua në ndeshjen ndaj Zvicrës, ku Kosova pësoi humbje të thellë 4:0 në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.

    Pas lëndimit, ai u kthye menjëherë në Napoli për testet mjekësore, ku u konstatua një dëmtim muskular që sipas parashikimeve do ta mbajë jashtë fushës për më shumë se katër javë.

    Megjithatë, mediat në Napoli raportojnë se mbrojtësi “dardan” mund të rikthehet më herët, duke qenë i gatshëm për ndeshjen e Serie A ndaj Pisa-s, e cila do të zhvillohet më 22 shtator, ditën e hënë.

    Derisa Rrahmani ka munguar vetëm në një ndeshje të Napolit në Serie A, ai gjithashtu nuk ka qenë prezent në sfidën ndaj Manchester Cityt në UEFA Champions League. /ATVLIVE.TV

  • Spanja po e shqyrton mundësinë për mospjesëmarrje në Kupën e Botës të vitit 2026

    Spanja po e shqyrton mundësinë për mospjesëmarrje në Kupën e Botës të vitit 2026

    Kombëtarja e Spanjës mund të mos marrë pjesë në botërorin e vitit 2026,dhe kjo për arsye të një kualifikimi të mundshëm të Kombëtares së Izraelit.

    Disa liderë politikë spanjollë kanë bërë deklarata lidhur me tërheqjen e mundshme të Spanjës nga botërori,kjo për shkak edhe të luftës në Gaza në të cilën Izraeli akuzohet për kryerjen e agresionit në atë rajon.

    Përndryshe zëdhënësja e Partisë Socialiste në kongresin spanjoll Patxi Lopez ka deklaruar se Spanja po e shqyrton këtë gjë,dhe se kjo varet edhe nga ecuria e kombëtares së Izraelit në kualifikimet për botëror.

    Në anën tjetër janë bërë thirrje për përjashtimin e Izraelit nga organizatat sportive,njëjtë sikurse që u bë edhe me Rusinë që ishte përjashtuar për shkak të agresionit ndaj Ukrainës.

    Kujtojmë që Spanja është lidere në grupin E në kualifikimet e botërorit 2026 me 6 pikë,teksa Izraeli gjendet në grupin I me 9 pikë aq sa ka edhe Italia me të cilën humbi me rezultat 5:4.

  • Jose Mourinho mund të marrë drejtimin e gjigantit portugez Benfica

    Jose Mourinho mund të marrë drejtimin e gjigantit portugez Benfica

    Tekniku portugez Jose Mourinho,mund të marrë sërish drejtimin e një skuadreje në Evropë.

    Benfica shkarkoi trajnerin Bruno Lages pas humbjes turpëruese ndaj Qarabag,dhe Jose Mourinho pritet të jetë ndër emrat që mund të marrë drejtimin e dy herë kampionëve të Evropës.

    Përndryshe shkarkimi i Lages u konfirmua edhe nga presidenti i Benficës Rui Costa,teksa mbetet të shihet se nëse Mourinho mund ta rikthejë Benficën tek rezultatet pozitive.

    Kujtojmë që Jose Mourinho mbeti pa punë pas shkarkimit nga posti i trajnerit të gjigantit turk Fenerbahçe,dhe atë pas eliminimit në fazën play-off të Ligës së Kampionëve pikërisht nga Benfica.

     

  • Këto janë të gjitha përballjet e sotme në Ligën e Kampionëve

    Këto janë të gjitha përballjet e sotme në Ligën e Kampionëve

    Vazhdojnë edhe sot emocionet e garës më të rëndësishme në kontinent.

    Gara e Ligës së Kampionëve rikthehet me ndeshje interesante përsëri, pas një fillimi të zjarrtë mbrëmë.

    Sonte priten të zhvillohen fillimisht ndeshjes si Olympiacos-Pafos dhe Slavia Praga-Bodo/Glimt, që fillojnë në 18:45.

    Ndërsa vëmendja do të jetë në mbrëmje me 4 ndeshje spektakolare si Ajax-Inter, Bayern-Chelsea, Liverpool-Atletico Madrid dhe PSG-Atalanta, ku do të zhvillohen në orën 21:00.

     

     

  • Ja çfarë shkruan faqja zyrtare e Juventusit pas debutimit të Zhegrovës

    Ja çfarë shkruan faqja zyrtare e Juventusit pas debutimit të Zhegrovës

    Skuadra e Juventusit barazoi 4:4 ndaj Borussia Dortmundit në ndeshjen e parë të sezonit 2025/26 në UEFA Champions League.

    Edon Zhegrova debutoi me fanellën e “Zonjës së Vjetër” dhe pati një ndikim të lartë në barazimin 4:4 në minutat e fundit, shkruan Indeksonline

    Faqja zyrtare e klubit italian ka shkruar disa fjalë për debutimin e “luanit” të Kosovës: “Debutimi i tij është i vështirë për t’u harruar”

    Futbollisti kosovar u fut në lojë në minutat e fundit kur rezultati ishte 2:4 në të mirë të klubit gjerman.

    Impakti i tij ishte i dukshëm, pasi skuadra italiane barazoi rezultatin me dy gola në minutat e fundit.

    Kujtojmë që kjo ishte ndeshja e parë e Zhegrovës me fanellën e Juventusit pas transferimit nga Lille.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Juventus (@juventus)

  • Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte me super ndeshje

    Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte me super ndeshje

    Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte me disa super ndeshje.

    Vëmendja e të gjithëve do të jetë në ‘Allianz Arena’, atje ku Bayern Munich dhe Chelsea, do të përballen me fillim nga ora 21:00.

    Përballje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo në ‘Anfield’, me Liverpoolin që do t’i bëjë ‘konak’ Atletico Madridit.

    Këto janë të gjitha ndeshjet e ditës:

  • Drejtori i PSG-së Luis Campos:Donnaruma u largua shkaku i pagës vjetore

    Drejtori i PSG-së Luis Campos:Donnaruma u largua shkaku i pagës vjetore

    Drejtori sportiv i PSG-së Luis Campos,ka përmendur arsyet se pse portieri Gianluigi Donnarumma u largua nga “Parku i Princave”.

    Campos në një intervistë për RMC Sport ka deklaruar se janë disa arsye se pse Donnarumma u largua,dhe thotë se ishte paga e lartë që kërkonte gardiani italian.

    “Klubi është më i rëndësishëm se kushdo. Kjo ka ndryshuar te PSG-ja. Rasti i Donnarummas ishte një sërë rrethanash që sollën këtë vendim, pasi ai kërkoi një pagë në nivelin e PSG-së së vjetër, jo atë aktual. Politika e pagave vlen për të gjithë.”

    Përndryshe Campos shton se klubi është për të gjithë,dhe se nuk do të ndryshoj politika e klubit për shkak të një futbollisti të caktuar.

    Kujtojmë që Gianluigi Donnarumma u largua nga PSG në drejtim të Manchester City-it,kurse në vend të tij kampioni i Francës dhe i Evropës transferoj Lucas Chevalier nga Lille.