ATV

Category: Sport

  • Diego Simeone: Jam trajner, por edhe njeri – reagimi im ishte pasojë e provokimeve

    Diego Simeone: Jam trajner, por edhe njeri – reagimi im ishte pasojë e provokimeve

    Pas disfatës dramatike 3:2 ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka reaguar në lidhje me incidentin që ndodhi, ku u përball me një tifoz në shkallët e stadiumit dhe për pasojë u përjashtua nga zyrtarët e ndeshjes.

    Trajneri argjentinas, i njohur për pasionin dhe intensitetin që e karakterizon, e pranoi se reagimi i tij nuk ishte i duhuri, por theksoi se ishte një përgjigje njerëzore ndaj abuzimit të vazhdueshëm që thotë se ka përjetuar gjatë gjithë ndeshjes.

    “Kur të ofendojnë për 90 minuta pa pushim dhe ti nuk ke të drejtë të thuash asgjë vetëm sepse je në pankinë… e pranoj, reagimi im nuk ishte i justifikueshëm, por ishte njerëzor. Nuk e di si do të reagonin të tjerët në vendin tim,” tha Simeone pas ndeshjes.

    I pyetur për natyrën e fyerjeve që pretendon se ka dëgjuar nga tifozët, Simeone vendosi të mos japë detaje.

    “Nuk jam unë ai që do të zgjidhë problemet e shoqërisë në një konferencë për shtyp,” u përgjigj shkurt trajneri, duke e lënë të hapur debatin mbi sjelljen e tifozëve dhe kufirin midis tolerancës dhe mbrojtjes personale.

    Ky incident ka hapur diskutime mbi presionin emocional që përjetojnë trajnerët dhe kufijtë e sjelljes së pranueshme si në fushë ashtu edhe jashtë saj, veçanërisht në ndeshje të tensionuara si ato të Ligës së Kampionëve. /ATVLIVE.TV

  • Henry “godet” Artetën: “Mjaft më me justifikime – tani është koha për trofe!”

    Henry “godet” Artetën: “Mjaft më me justifikime – tani është koha për trofe!”

    Ish-ylli i Arsenalit, Thierry Henry, ka komentuar presionin që po përjeton trajneri Mikel Arteta, duke thënë se sezoni aktual është vendimtar për të dhe për klubin.

    Henry thekson se koha e ndërtimit dhe e durimit ka kaluar – tani, sipas tij, është momenti që skuadra të tregojë rezultate konkrete dhe të fitojë trofe.

    “Si tifoz, unë e mbështes gjithmonë ekipin. Por duhet të jemi realistë – ky sezon është i domosdoshëm, nuk ka më justifikime,” tha Henry.

    Ai vlerësoi përpjekjet e Artetës për të menaxhuar skuadrën dhe rotacionin e lojtarëve, por theksoi se prioriteti kryesor duhet të jetë fitimi i titullit ose ndonjë tjetër trofe madhor.

    “Nuk po flas për emra të caktuar, por nëse je pjesë e kësaj skuadre, këtë vit duhet të fitosh diçka. Nëse do të isha në dhomën e zhveshjes, qëllimi im do të ishte titulli,” shtoi francezi.

    Henry e bëri të qartë se një skuadër që pretendon titullin nuk duhet të luajë me frikën e humbjes, por me mentalitetin për të fituar ndaj çdo kundërshtari.

    “Nuk luaj për të shmangur humbjen. Nëse do të mundësh Liverpoolin apo Cityn, duhet të hysh në ndeshje me qëllimin për t’i mposhtur – jo për të pranuar barazim.”

    “Në kohën time, nëse doje titullin, duhej të fitoje ndaj Manchester United. Nuk hyje në fushë me mendimin ‘le të shohim çfarë do të ndodhë’,” përfundoi ai. /ATVLIVE.TV

  • Liga e Kampionëve vazhdon sot me gjashtë përballjet e fundit të xhiros së parë në fazën e ligës

    Liga e Kampionëve vazhdon sot me gjashtë përballjet e fundit të xhiros së parë në fazën e ligës

    Pas dy netëve emocionuese të futbollit evropian, sytë janë tashmë nga ndeshjet që do të luhen këtë të enjte, ku priten përballje mjaft interesante.

    Të gjashta ndeshjet e ditës së sotme do të zhvillohen në dy termine të ndara:

    Ora 18:45: Club Brugge – Monaco dhe Copenhagen – Bayer Leverkusen

    Ora 21:00: Manchester City – Napoli, Newcastle United – Barcelona, Eintracht Frankfurt – Galatasaray dhe Sporting Lisbona – Kairat Almaty

    Përballja ndërmjet Manchester Cityt dhe Napolit në “Etihad Stadium” vlerësohet si kryendeshja e mbrëmjes, por as përballja në “St. James’ Park” mes Newcastle United dhe Barcelonës nuk pritet të zhgënjejë, duke u cilësuar si një ndeshje me shumë tension dhe ritëm të lartë.

    Ndërkohë, përballjet Frankfurt – Galatasaray dhe Sporting – Kairat Almaty shtojnë rivalitetin dhe interesin e mbrëmjes në këtë edicion të ri të Ligës së Kampionëve. /ATVLIVE.TV

  • Kriza e Dritës vazhdon – pa fitore pas katër javësh

    Kriza e Dritës vazhdon – pa fitore pas katër javësh

    Drita po kalon një fillim zhgënjyes në edicionin e ri të Superligës së Kosovës, pasi as pas katër xhirove nuk ka arritur të shijojë fitoren e parë.

    Në ndeshjen e mbetur të javës së dytë, e zhvilluar sot kundër Drenicës, skuadra gjilanase pësoi humbje me rezultat 0-1.

    Golin vendimtar për mysafirët e realizoi Altin Vojvoda në minutën e 40-të, duke vulosur fatin e ndeshjes.

    Fitorja e sotme e çon Drenicën në kuotën e shtatë pikëve, pas katër ndeshjesh dhe e ngjit atë në pozitën e katërt të klasifikimit.

    Në krahun tjetër, Drita mbetet në fund të tabelës me vetëm dy pikë, së bashku me Llapin, pas dy barazimeve dhe dy humbjeve radhazi. /ATVLIVE.TV

  • Në fundjavë fillon gara në Superligën e Hendbollit

    Në fundjavë fillon gara në Superligën e Hendbollit

    Turneu i Superkupës së Kosovës në hendboll i lë vend garës kampionale.

    Në fundjavë fillon gara në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve dhe atë të femrave.

    Ndeshjet e para janë të shtunën ku pritet garë interesante, ndonëse disa skuadra po përballen me sfida të ndryshme.

    Shumica e klubeve kanë nisur me kohë përgatitjet për edicionin e ri garues dhe të gatshme e presin fillimin e kampionatit.

    Superkupa u zhvillua të shtunën në Ferizaj. Te hendbollistet, Istogu fitoi ndaj Ferizajt, ndërsa te hendbollistët Rahoveci e fitoi ndeshjen dramatike ndaj Kastriotit, që u zhvillua në praninë e afro 2500 shikuesve.

    Shtatë prej skuadrave pos sfidave kampionale i kanë edhe ato evropiane, përkatësisht të Kupës Evropiane (EHF European Cup).

    Por, momentalisht i gjithë fokusi është te fillimi i mbarë i kampionatit dhe gara kryesore, ajo për titull të kampionit. /ATVLIVE.TV

  • Lamine Yamal nuk ftohet nga Hansi Flick për takimin kundër Newcastle United shkaku i lëndimit

    Lamine Yamal nuk ftohet nga Hansi Flick për takimin kundër Newcastle United shkaku i lëndimit

    Gjiganti katalunas Barcelona mund të mos llogarisë në shërbimet e Lamine Yamal,dhe atë në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Newcastle United.

    Yamal nuk iu bashkua kampit të katalunasve për shkak të një lëndimi që pësoi kohë më parë,dhe për këtë arsye mbeti në Barcelonë për të mos rrezikuar në përballjen kundër ekipit anglez.

    Përndryshe lojtarët tjerë si:Lewandovski,Pedri,Raphinha,Dani Olmo janë pjesë e skuadrës,teksa ishte rikthyer edhe holandezi Frenkie De Jong i cili pritet të ketë minutazhë ndaj Newcastle United.

    Kujtojmë që Barcelona do të takohet kundër Neëcastle United në xhiron e parë të fazës së ligës në Ligën eKampionëve,takim i cili pritet të zhvillohet në “St James Park”me fillim nga ora 21:00.

  • Pep Guardiola nuk e sheh Manchester City-in si favorit për Ligën e Kampionëve

    Pep Guardiola nuk e sheh Manchester City-in si favorit për Ligën e Kampionëve

    Trajneri i Manchester City-it Pep Guardiola,ka folur para ndeshjes të cilën City do të takohet kundër Napolit në Ligën e Kampionëve.

    Guardiola në një konferencë të mbajtur për shtyp ka folur për shanset e City-it për të triumfuar në Champions,duke thënë se skuadra e tij nuk është favorite për të fituar trofeun prestigjioz.

    “Natyrisht, ne nuk jemi kandidatë për titull. Thjesht do të përpiqemi të shijojmë momentin. Jemi të lumtur që jemi këtu, pas gjithë sfidave që kemi kaluar, kështu që fokusi ynë është vetëm tek ndeshja e nesërme, fillimi i mirë i këtij turneu”

    Përndryshe Guardiola shton se është tejet e rëndësishme që sezoni të nis mirë,dhe thotë se në rast të startit të dobët atëherë edhe rrjedhja e sezonit do të jetë e njëjtë.

    Kujtojmë që Man.City e nis aventurën në Ligën e Kampionëve në Etihad Stadium kundër Napolit,ndeshje e cila pritet të zhvillohet të ejnten me fillim nga ora 21:00.

  • Trajner i ri i PSG-së Luis Enrique kërkon transferimin e Dani Olmos

    Trajner i ri i PSG-së Luis Enrique kërkon transferimin e Dani Olmos

    Trajneri i kampionit të Evropës PSG Luis Enrique,po synon që të nënshkruajë me një futbollist të ri.

    Enrique dëshiron transferimin e Dani Olmos në Parkun e Princave,dhe pritet që të ofroj gjigantit katalunas Barcelona rreth 70 milionë euro.

    Përndryshe tek Barcelona Olmo konsiderohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm,edhe përkundër që nuk e nisi mjaft mirë këtë sezon në La Liga.

    Megjithatë mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat,se nëse një transferim tek PSG mund të ndodhë verën e ardhshme.

    Kujtojmë që Dani Olmo deri më tani ka bërë 4 paraqitje në La Liga,por deri më tani nuk ka shënuar asnjë gol e nuk dhuroi ndonjë asistim.

  • Probleme për Real Madridin, Alexander-Arnold mungon në muajin e ardhshëm

    Probleme për Real Madridin, Alexander-Arnold mungon në muajin e ardhshëm

    Trent Alexander-Arnold u detyrua të largohej nga loja pas vetëm katër minutash në përballjen e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Olympique Marseille, e cila përfundoi me rezultat 2:1.

    Mbrojtësi i djathtë ndjeu një dhimbje të fortë në muskulin e këmbës së majtë gjatë një kontrolli të topit, gjë që e detyroi trajnerin Xabi Alonso ta zëvendësonte menjëherë me Dani Carvajal.

    Trajneri spanjoll u përpoq të qetësonte situatën duke deklaruar: “Nuk është aq serioze sa menduam fillimisht, por duhet të presim.”

    Megjithatë, ekzaminimet mjekësore konfirmuan një tërheqje muskulore në këmbën e majtë, e cila do ta mbajë jashtë fushave për një periudhë prej tre deri në katër javë.

    Ky lëndim vjen në një moment delikat për Real Madridin, që ndodhet përballë një kalendari të ngarkuar mes ndeshjeve të Ligës së Kampionëve dhe La Ligas.

    Mungesa e Alexander-Arnold pritet ta shtojë presionin mbi krahun e djathtë të mbrojtjes, me Carvajal që do të marrë rolin e titullarit.

    Duke pasur parasysh moshën dhe historikun e lëndimeve të veteranit spanjoll, trajneri Alonso mund të marrë në konsideratë edhe alternativa të tjera si Fede Valverde apo Raúl Asencio, në përpjekje për të menaxhuar në mënyrën më efikase të mundshme rotacionet në skuadër. /ATVLIVE.TV

  • FC Drenica: Jemi 100% pas trajnerit Bylbyl Sokoli

    FC Drenica: Jemi 100% pas trajnerit Bylbyl Sokoli

    Klubi FC Drenica ka reaguar pas deklaratave të disa tifozëve për shkarkimin e trajnerit, Bylbyl Sokoli, duke treguar se janë 100% pas trajnerit dhe lojtarëve të tyre. Për herë të parë, klubi nga Skenderaj ka një kryesi të fortë, me vendime që nuk lejojnë ndërhyrje nga jashtë.

    Njoftimi i plotë i klubit:

    “Deklarata e publikuar nga një grup i caktuar brenda klubit të tifozësh është tendencioze, dashakeqe dhe aspak e rastësishme. Qëllimi i saj është i qartë: të dëmtojë klubin në prag të ndeshjeve të rëndësishme që na presin.

    Kryesia, Kryetari dhe Zëvendëskryetari i klubit janë 100% pas trajnerit Bylbyl Sokoli dhe lojtarëve tanë. Për herë të parë, FC Drenica ka një kryesi të fortë, me vendime që nuk lejojnë ndërhyrje nga jashtë. Pikërisht kjo nuk i pëlqen disa personave të caktuar, të cilët mund të kenë synime të këqija.

    Ne e bëjmë të qartë se nuk i marrim për bazë reagime të orkestruara, të cilat nuk përfaqësojnë vullnetin e tifozëve të vërtetë të Drenicës. Klubi vazhdon rrugëtimin e tij me unitet, përkushtim dhe besim të plotë në stafin dhe futbollistët tanë.”