ATV

Category: Sport

  • Jose Mourinho rikthehet në Portugali si trajner i Benficës

    Jose Mourinho rikthehet në Portugali si trajner i Benficës

    Pas largimit nga Fenerbahçe, Jose Mourinho nuk ka humbur kohë dhe është bërë me një skuadër të re në një kthesë surprizuese në karrierën e tij. Trajneri me famë botërore, i njohur si “Special One”, është rikthyer në Portugali pas disa viteve larg vendit të tij.

    Mourinho është zyrtarizuar si trajneri i ri i Benficës, një nga klubet më të mëdha dhe më të suksesshme në Portugali. Kjo lëvizje vjen në një moment kur Benfica kërkon të forcojë pozitat e saj dhe të rikthehet në garat më të rëndësishme europiane, duke përfituar nga përvoja dhe karizma e Mourinhos.

    Trajneri portugez ka fituar trofe të shumtë gjatë karrierës së tij, duke përfshirë tituj në Premier League, La Liga dhe Serie A, si dhe dy Champions League. Rikthimi i tij në Portugali konsiderohet një sfidë e madhe, pasi do të përballet me pritshmëri të mëdha nga tifozët dhe drejtuesit e klubit.

    Me këtë lëvizje, Mourinho synon të rikthejë Benficën në majat e futbollit europian dhe të ndërtojë një skuadër konkurruese dhe të fortë, duke shfrytëzuar talentin vendas dhe përvojën ndërkombëtare që ka fituar gjatë karrierës së tij. /ATVLIVE.TV

  • Lionel Messi afër rinovimit me Inter Miamin

    Lionel Messi afër rinovimit me Inter Miamin

    Ylli argjentinas Lionel Messi,pritet të nënshkruaj një marrëveshje me klubin e MLS Inter Miami.

    Klubi amerikan është duke punuar në finalizimin e kontratës me Messin përtej vitit 2026,që do t’i mundësonte të luante në botërorin e vitit 2026 në SHBA,Meksikë dhe Kanada.

    Përndryshe ka pasur zëra të shumtë lidhur me një largim të Messit nga Inter Miamit,ku shumë klube në Evropë dhe në Arabinë Saudite kanë shprehur interesim për të trasnferuar 8 herë fituesin e Topit të Artë.

    Megjithatë Messi është i vendosur që të qëndrojë tek Inter Miami,dhe se po shijon momente mjaft të mira.

    Kujtojmë që Lionel Messi në 25 ndeshje ka shënuar 22 gola e dhuroi 11 asistime për Inter Miamin

  • Numërimi mbrapsht ka filluar: Parisi pret Topin e Artë 2025

    Numërimi mbrapsht ka filluar: Parisi pret Topin e Artë 2025

    Më 22 shtator, Parisi do të jetë epiqendra e futbollit botëror. Në Teatrin e famshëm “Châtelet” do të mbahet ceremonia e 69-të e Topit të Artë, një prej çmimeve më prestigjioze individuale në botën e sportit.

    Ceremonia nis në orën 15:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në mbarë botën. Miliona tifozë do të ndjekin me emocione shpalljen e futbollistit më të mirë në botë për vitin 2025.

    Edicioni i këtij viti pritet të jetë ndër më konkurruesit. 30 kandidatë nga ligat më të mëdha evropiane – nga yje të njohur botërorë deri te emra të rinj që po shkëlqejnë – janë në garë për trofeun.

    Kandidatët për Topin e Artë 2025

    Jude Bellingham (Angli, Real Madrid)

    Kylian Mbappé (Francë, Real Madrid)

    Erling Haaland (Norvegji, Manchester City)

    Vinícius Júnior (Brazil, Real Madrid)

    Mohamed Salah (Egjipt, Liverpool)

    Harry Kane (Angli, Bayern Munich)

    Virgil van Dijk (Holandë, Liverpool)

    Robert Lewandowski (Poloni, Barcelona)

    Pedri, Lamine Yamal, Raphinha (Spanjë/Brazil, Barcelona)

    Alexis Mac Allister, Declan Rice, Cole Palmer (Argjentinë/Angli, Premier League)

    Florian Wirtz (Gjermani, Leverkusen/Liverpool)

    Khvicha Kvaratskhelia, Scott McTominay (Gjeorgji/Skoci, Napoli)

    Në mesin e tyre ka emra nga klubet më të mëdha evropiane: Real Madrid, Barcelona, Liverpool, PSG, Bayern, Chelsea, Inter, Arsenal, dhe Borussia Dortmund.

    Topi i Artë 2025 pritet të jetë një festë e vërtetë e futbollit, ku emocionet, talenti dhe sukseset individuale do të jenë në qendër të vëmendjes. Sytë e botës janë nga Parisi — ku do të kurorëzohen më të mirët e këtij viti dhe do të vendosen standarde të reja për vlerësimin e arritjeve në sportin më të ndjekur në planet. /ATVLIVE.TV

  • Luka Modric këshillon Livakovic: Portieri transferohet te Girona

    Luka Modric këshillon Livakovic: Portieri transferohet te Girona

    Dominik Livakovic, portieri i Kombëtares së Kroacisë, ka gjetur një skuadër të re. Ai është transferuar te Girona në La Liga.

    30-vjeçari është huazuar nga klubi i tij, Fenerbahçe, deri në fund të sezonit te ekipi spanjoll.

    Luka Modric, ylli kroat që tani luan për Milanin, duket se e ka këshilluar Livakovic që të bëjë këtë lëvizje.

    “Modric më tha që të vija këtu. Unë flas shpesh me të dhe ai më ndihmoi duke më sugjeruar këtë hap,” tha Livakovic në konferencën e tij të parë me klubin e ri. /ATVLIVE.TV

  • 25 shtatori – Afati i fundit për licencimin e klubeve

    25 shtatori – Afati i fundit për licencimin e klubeve

    Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka vendosur që afati i fundit për licencimin e klubeve në basketboll është deri më 25 shtator.

    Vendim i Bordit të FBK-së i datës 18 shtator për procesin e licencimit të klubeve për sezonin 2025/26:

    Ky vendim ka për qëllim përcaktimin e afatit të fundit për përmbushjen e kritereve të licencimit nga klubet anëtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), në kuadër të përgatitjes për sezonin e ri garues 2025/26.

    Duke u bazuar në propozimin e Sekretares së Përgjithshme, znj. Elvira Dushku dhe pas shqyrtimit nga anëtarët e Bordit të FBK-së,

    BORDI VENDOSI:

    Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit

    1. Të gjitha klubet që deri më sot nuk e kanë përmbushur dokumentacionin e kërkuar për licencim obligohen që të dorëzojnë dokumentet brenda një afati 5 ditë pune nga data e këtij vendimi (25.09.2025).

    2. Pas këtij afati, klubet që ende nuk i kanë plotësuar kriteret nuk do të kenë mundësi të marrin licencën dhe, si rrjedhojë, nuk do të përfshihen në garat e sezonit 2025/26.

    Parimet e vendimit

    Ky vendim bazohet në parimet e:

    • Barazisë dhe korrektësisë, duke trajtuar në mënyrë të barabartë të gjitha klubet;

    • Transparencës, duke ofruar afat të qartë dhe të fundit për përmbushjen e kritereve;

    • Integritetit të garës, duke siguruar që vetëm klubet që i plotësojnë standardet minimale të marrin pjesë në kampionate.

    Zbatimi

    1. Zbatimin e këtij vendimi e bën Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së.

    2. Vendimi hyn në fuqi ditën e miratimit nga Bordi i FBK-së.

  • Miftar Rama merr drejtimin e FC Besa Pejës

    Miftar Rama merr drejtimin e FC Besa Pejës

    Pas shkarkimit të djeshëm të trajnerëve Astrit Imami dhe Fisnik Papuqi, ekipi FC Besa Peja ka zyrtarizuar trajnerin e ri.

    Miftar Rama, ka marr drejtimin e klubit Pejan të cilët bëjnë gara në Ligën e Parë, kurse në shtatë ndeshjet e para të sezonit të ri kanë grumbulluar vetëm shtatë pikë. Duke u pozicionuar në vendin e 14-të dhe duke rrezikuar rënien nga liga. /ATVLIVE.TV

  • Erling Haaland në radarin e gjigantit katalunas Barcelona

    Erling Haaland në radarin e gjigantit katalunas Barcelona

    Sulmuesi i Manchester City-it Erling Haaland,është përfshirë në radarin e gjigantit katalunas Barcelona.

    Mediat spanjolle bëjnë të ditur se blaugransit po synojnë të transferojnë norvegjezin në Camp Nou vitin e ardhshëm,dhe për këtë gjë janë të vetëdijshëm edhe në Angli.

    Përndryshe Sky Sports raporton se presidenti i Barcelonës Juan Laporta e dëshiron transferimin e Haaland,të cilin e konsideron si pasardhës të Robert Lewandovskit i cili mund t’i jap fund karrierës ku në vitin e ardhshëm pritet t’i mbushë 38 vjeç.

    Kujtojmë që Erling Haaland po kalon formë fantastike në fillim të këtij sezoni,ku në 4 ndeshje në Premierligë shënoi 5 gola.

     

  • Manuel Neuer i lumtur pas fitores kundër Chelsea-it

    Manuel Neuer i lumtur pas fitores kundër Chelsea-it

    Portieri gjerman Manuel Neuer,ka folur për ndeshjen të cilën Bayern Munich e fitoi kundër Chelsea-it në ndeshjen e parë në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.

    Neuer u shpreh tejet i lumtur pas fitores kundër Bluve të Londrës,duke thënë se paraqitja përballë kampionëve të botës ishte tejet e mirë,dhe mënyra sesi luajti skuadra ishte perfekte.

    “Më pëlqeu shumë mënyra si luajtëm. Fitoren e arritëm kundër kampionit aktual të Kupës së Botës për Klube, një kundërshtar vërtet i vështirë,”

    Përndryshe Neuer shton se nuk ishte një detyrë e vogël ndaj Chelsea-it,dhe se ky sezon pritet të jeë mjaft shpresëdhënës për bavarezët.

    Kujtojmë që Manuel Neuer arriti fitoren e 100-të në Ligën e Kampionëve,duke iu bashkuar legjendave si Cristiano Ronaldo,Iker Casillas dhe Iker Casillas

  • Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon me xhiron e pestë këtë të diel

    Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon me xhiron e pestë këtë të diel

    Superliga e Kosovës në futboll, e sponsorizuar nga Albi Mall, do të vazhdojë të dielën me ndeshjet e xhiros së pestë. Ashtu si në javët e kaluara, Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur që të gjitha ndeshjet të zhvillohen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë.

    Pesë duelet e kësaj jave do të luhen të dielën, duke filluar nga ora 15:00.

    Pa dyshim, vëmendja kryesore do të jetë në Podujevë, ku Llapi – që ende nuk ka shënuar fitore këtë sezon – do të përballet me kampionin aktual, Ballkanin.

    Ndërkohë, Drita, një tjetër ekip me ambicie për titull, pret Prishtinën e Re në Gjilan dhe do të kërkojë fitoren e parë pas një fillimi të vështirë në kampionat.

    Ndeshje mjaft interesante pritet të jetë ajo mes Ferizajt dhe Gjilanit, ndërsa Malisheva do të përballet me Prishtinën.

    Kurse lideri aktual i kampionatit, Dukagjini, do të udhëtojë për t’u përballur me Drenicën, në përpjekje për të ruajtur pozitën e parë në tabelë. /ATVLIVE.TV

  • Kosova shënon ngritje historike në ranglistën e FIFA-s

    Kosova shënon ngritje historike në ranglistën e FIFA-s

    FIFA ka publikuar ranglistën më të fundit të kombëtareve dhe Kosova ka regjistruar një sukses të madh.

    “Dardanët” janë ngritur për katër pozita, duke kaluar për herë të parë edhe kombëtaren e Kinës. Me këtë progres, Kosova tani renditet në vendin e 91-të në botë – pozita më e lartë në historinë e saj.

    Ky përmirësim vjen pas ndeshjeve të shtatorit, ku Kosova humbi ndaj Zvicrës, por arriti një fitore të madhe kundër Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Në tetor, Kosova do të përballet edhe me dy kundërshtarë të rëndësishëm në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 – Slloveninë dhe sërish Suedinë.

    Ndërkohë, përparim në këtë renditje pati edhe Kombëtarja shqiptare, e cila u ngrit për dy pozita.

    Trupa e trajnerit Sylvinho tash e sheh veten në vendin e 66-të në krahasim me atë të 68-të sa ishte në muajin e kaluar.

    Shqipëria e mposhti Gjibraltarin në miqësore, me rezultat 1:0 dhe më pas edhe Letoninë me rezultat të njëjtë në ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2026. /ATVLIVE.TV