ATV

Category: Sport

  • Jerome Boateng i jep fund karrierës si futbollist profesionist

    Jerome Boateng i jep fund karrierës si futbollist profesionist

    Qendërmbrojtësi Jerome Boateng ,i ka dhënë fund karrierës si futbollist profesionist.

    Ish-futbollisti i Bayern Munich ka konfirmuar pensionimin e tij në moshën 37 vjeçare,dhe atë nëpërmjet një mesazhi të publikuar së fundmi.

    Përndryshe Boateng së fundmi ishte pjesë e skuadrës austriake LASK Linz,por që nga muaji gusht më nuk luajti asnjë ndeshje dhe pikërisht ishte arsyeja që e mbylli karrierën.

    Kujtojmë që Jerome Boateng kulmin e karrierës e pati me gjigantin gjerman Bayern Munich,ku fitoj trofe të shumtë përfshirë tripletën në vitet 2013 dhe 2020 si dhe me Kombëtaren e Gjermanisë fitoj Kupën e Botës në vitin 2014.

  • Mikel Arteta:Man.City favorit për titull në Premierligë

    Mikel Arteta:Man.City favorit për titull në Premierligë

    Trajneri i Arsenali Mikel Arteta,ka folur për atë se kush është favorit për të fituar titullin e Premierligës

    Arteta thotë se Man.City është favorit për të fituar Premierligën,dhe kjo është për shkak të trajnerit Pep Guardiola.

    “E njoh shumë mirë Pep-in, kërkesat që vendos mbi lojtarët e tij, mentalitetin që ka klubi dhe cilësinë e skuadrës. Ai gjithmonë i vendos fillimisht standarde vetes, pastaj të gjithëve përreth. Vullneti i tij për të fituar, për t’u përmirësuar dhe për t’u zhvilluar është i jashtëzakonshëm”.

    Përndryshe Arteta thotë se Guardiola gjithmonë mëson nga të tjerët,dhe shton se është trajneri më i mirë në botë.

    Kujtojmë që Manchester City ka 2 fitore e 2 humbje në fillim të këtij sezoni,teksa Arsenal ka humbur vetëm një ndeshje kundër Liverpool-it.

  • Kosova bie nga pozita e 76-të në të 85-tën në FIBA

    Kosova bie nga pozita e 76-të në të 85-tën në FIBA

    Kombëtarja e Kosovës në basketboll,ka pësuar rënie në ranglistën e FIBA-së.

    Dardanët në renditjen e publikuar së fundmi ka pësuar rënie drastike,ku nga pozita e 76-të tani pozicionohen në vendin e 85-të.

    Përndryshe Kosova nuk ka zhvilluar ndeshje në kalendarin e FIBA-së që nga shkurti,ku së fundmi zhvilloi dy ndeshje në të cilat shënoi fitore kundër Azerbajxhanit si dhe humbi ndaj Zvicrës në dy ndeshjet e zhvilluara në Prishtinë.

    Kujtojmë që në 10 shen e FIBA-së vendin e parë e zë SHBA-ja,e cila pasohet nga Gjermania që triumfoi në Eurobasket së fundmi,kurse ngritjen më të madhe e pati finalistja e Eurobasket-it Turqia e cila u ngrit për 15 pozita duke zënë vendin e 12-të.

  • Kristjan Asllani:Zgjodha kalimin tek Torino për shkak të projektit serioz që ka

    Kristjan Asllani:Zgjodha kalimin tek Torino për shkak të projektit serioz që ka

    Mesfushori i Kombëtares Shqiptare Kristjan Asllani,ka folur për kalimin e tij tek Torino nga gjiganti i mirënjohur italian Inter.

    Asllani ka deklaruar se e zghodhi Torinon pikërisht për shkak të projektit serioz që ka,dhe shton se ishte zgjidhje e lehtë.

    “Kërkoja një projekt si ky, këtu të gjithë besojnë tek unë: ishte një zgjedhje e lehtë, edhe pse ditët e fundit të merkatos ishin të lodhshme. Kam gjetur një grup të shëndoshë dhe djem të mirë. Më kanë pritur shkëlqyeshëm dhe jam i bindur që së bashku mund të arrijmë gjëra të bukura.Kam cilësinë të godas mirë nga goditjet e dënimit dhe dua të shënoj 3-4 gola për të ndihmuar skuadrën”

    Përndryshe Asllani u ndal edhe tek koha kur luante tek të rinjët e Empolit dhe për transferimin tek Inter,duke thënë se tek Empoli pati një periudhë të mirë teksa për kalimin tek Inter thotë se nuk mundi të mos i rezistojë ofertës së neuroazzurëve.

    Kujtojmë që Kristja Asllani deri më tani ka zhvilluar 2 ndeshje për Torinon,qëkur është huazuar nga Inter.

  • Nora Gjakova nis kapitullin e ri: Debuton si trajnere në Kupën Evropiane

    Nora Gjakova nis kapitullin e ri: Debuton si trajnere në Kupën Evropiane

    Kampionia olimpike, Nora Gjakova, do të debutojë për herë të parë si trajnere në një garë ndërkombëtare – në Kupën Evropiane të Xhudos për seniorë, e cila zhvillohet më 20 dhe 21 shtator 2025 në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

    Lajmin e ka konfirmuar Federata e Xhudos së Kosovës, duke bërë të ditur se në këtë garë do të marrin pjesë rreth 300 garues nga 30 shtete të ndryshme.

    Kosova në këtë turne do të përfaqësohet nga këta tre xhudistë:

    Dardan Cena (-73 kg) – garon më 20 shtator

    Anes Veseli (-90 kg) dhe

    Shpati Zekaj (-100 kg) – garojnë më 21 shtator

  • Shumë klube në Evropë pas Albion Rrahmanit

    Shumë klube në Evropë pas Albion Rrahmanit

    Albion Rrahmani për momentin është një prej sulmuesve më të mirë tek gjiganti çek Sparta Praga.

    Drejtori sportiv i Sparta Pragës Thomas Rosicky ka folur fjalë të mira për Rrahmanin,duke thënë se një ditë sulmuesi dardan mund të luajë në top 5 ligat evropiane.

    “Sezonin e kaluar kemi pritur më shumë nga ai, e kemi parë potencialin, por ai duhet të vazhdojë. Mund ta shohim se klube nga top-pesë ligat janë interesuar për të. Megjithatë, nuk ka pasur asnjëherë debat nga asnjëra palë për largim të tij”

    Përndryshe Rosicky e vlerëson Rrahmanin si një sulmues mjaft të fortë,dhe se ka kaluar në një situatë të rëndësishme gjatë sezonit të kaluar që shumë futbollistë nuk mund të kalojnë.

    Kujtojmë që 25-vjeçari këtë sezon ka zhvilluar 14 paraqitje për Sparta Pragën, duke kontribuar me tetë gola e një asistim

  • Edon Zhegrova mund të jetë titullar për Juventusin ndaj Veronës

    Edon Zhegrova mund të jetë titullar për Juventusin ndaj Veronës

    Ylli i Kombëtares së Kosovës Edon Zhegrova,mund të jetë titullar në ndeshjen kundër Veronës këtë fundjavë në Serie A.

    Trajneri Igor Tudor ishte i kënaqur me paraqitjen e Zhegrovës,dhe një paraqitje e yllit dardan në 11-shen e parë pritet të jetë mjaft e rëndësishme.

    Përndryshe Zhegrova pati një periudhë të vështirë para transferimit tek Zonja e Vjetër,ku reprezentuesi i Kosovës ka pasur problem fizike që prej lëndimit që pësoi në dhjetor të vitit të kaluar.

    Por ajo çfarë është e rëndësishme është që Zhegrova po e merrë veten pas lëndimit,dhe në javët e ardhshme mund të jetë ndër lojtarët që mund të jap kontribut në ndeshjet e ardhshme.

    Kujtojmë që Edon Zhegrova debutoi me Juventusin të mërkurën kundër Borussia Dortmund-it në Champions,ku asistoi në baraziminin 4:4 të Juves kundër ekipit gjerman.

  • Camp Nou nuk është gati, ja ku do të luaj Barcelona kundër PSG

    Camp Nou nuk është gati, ja ku do të luaj Barcelona kundër PSG

    Barcelona ka konfirmuar se ndeshja e tyre në Ligën e Kampionëve kundër Pairs Saint-Germain do të zhvillohet në stadiumin olimpik Lluis Companys.

    Klubi katalunas do ta luajë ndeshjen e radhës në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve ndaj kampionëve aktualë të Evropës.

    Megjithatë, ka pasur diskutime të shumta se ku do t’i zhvillojë Barcelona ndeshjet në këtë fillim sezoni dhe tashmë ka ardhur njoftimi zyrtar.

    “FC Barcelona njofton se ndeshja e dytë e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, të mërkurën, më 1 tetor, në orën 21:00, kundër Paris Saint-Germain, do të luhet në stadiumin olimpik Lluis Companys”.

    “Klubi vazhdon të punojë intensivisht për të marrë lejet e nevojshme administrative për hapjen e Spotify Camp Nou në muajt në vijim”.

    “FC Barcelona dëshiron të falënderojë anëtarët dhe tifozët e saj për mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre gjatë gjithë një procesi kaq kompleks dhe emocionues siç është rikthimi në Spotify Camp Nou të ri”, thuhet në njoftim.

  • Guardiola e krahason Haalandin me Messin dhe Ronaldon

    Guardiola e krahason Haalandin me Messin dhe Ronaldon

    Erling Haaland ka shënuar një gol mbrëmë në fitoren e Manchester Cityt ndaj Napolit, duke thyer një rekord në Ligën e Kampionëve.

    Pep Guardiola pas ndeshjes e çoi në qiell sulmuesin e Kombëtares së Norvegjisë, duke e krahasuar me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

    “Erling Haaland është aty me Messin dhe Ronaldon, sa i përket golave. Ai është i jashtëzakonshëm”, u shpreh Pep Guardiola

    Haaland mbrëmë theu rekordin, duke u bërë lojtari që shënon më së shpejti 50 gola në Champions League (në 49 ndeshje).

  • Eric Cantona:FIFA dhe UEFA duhet të përjashtojnë Izraelin

    Eric Cantona:FIFA dhe UEFA duhet të përjashtojnë Izraelin

    Legjenda franceze e Manchester United Eric Cantona,ka kërkuar përjashtimin e Izraelit nga FIFA dhe UEFA për shkak të luftës në Gaza.

    Cantona u tregua i ashpër me dy shtëpitë e futbollit,duke thënë se po bëjnë standarde të dyfishta në lidhje me Izraelin,teksa shton se Rusia u përjashtua 4 ditë pas agresionit të nisur ndaj Ukrainës.

    “FIFA dhe UEFA e pezulluan Rusinë vetëm katër ditë pasi filloi agresioni kundër Ukrainës. Tani kanë kaluar 716 ditë nga ajo që Amnesty International e quajti gjenocid dhe Izraeli ende lejohet të garojë.Pse ka standarde të dyfishta? FIFA dhe UEFA duhet ta pezullojnë Izraelin dhe të gjitha klubet në botë duhet të refuzojnë të luajnë kundër ekipeve izraelite”

    Përndryshe janë shtuar zërat për një bojkotim të Kampionatit Botëror të vitit 2026 në rast të kualifikimit të Izraelit,ku njëra nga to ishte Spanja e cila e kishte përmendur një mundësi të tillë.