ATV

Category: Sport

  • Ylli i Bournemouth, Justin Kluivert, vendos rekord unik në futbollin botëror

    Ylli i Bournemouth, Justin Kluivert, vendos rekord unik në futbollin botëror

    Ylli i Bournemouth, Justin Kluivert, ka hyrë në librin e rekordeve botërore.

    Sulmuesi holandez bëri histori sezonin e kaluar, kur realizoi një hat-trick vetëm nga penalltitë ndaj Wolves, një arritje unike në futbollin elitar.

    Para sfidës së sotme kundër Newcastle, atij iu dorëzua zyrtarisht çertifikata e Guinnessit, duke e bërë pjesë të listës së futbollistëve që kanë shënuar rekorde të pazakonta në këtë sport.

    Në sezonin e kaluar, Kluivert u paraqit 39 herë në të gjitha garat dhe shënoi gjithsej 13 gola. /ATVLIVE.TV

  • Shpati Zekaj në garë për medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për Seniorë në Shkup!

    Shpati Zekaj në garë për medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për Seniorë në Shkup!

    Xhudisti kosovar, Shpati Zekaj, do të luftojë për medaljen e bronztë pas një paraqitjeje të shkëlqyer në Kupën Evropiane për Seniorë që po zhvillohet në Shkup.

    Në repasazh, Zekaj tregoi vendosmëri duke arritur dy fitore të rëndësishme. Fillimisht mposhti garuesin kolumbian Francisco Balanta, ndërsa më pas triumfoi ndaj gjermanit Tim Shmidt.

    Edhe në fazat e mëhershme, Shpati tregoi formë të lartë. Në ndeshjen e parë ai fitoi ndaj rumunit Alexandru Sibisan me dy “Yuko”, ndërsa në duelin vijues arriti “Ippon” ndaj italianit Daniele Accogli. Megjithatë, në gjysmëfinale u ndal nga serbi Vidak Maljevic. /ATVLIVE.TV

  • Roma fiton derbin e kryeqytetit, Gasperini shijon suksesin e parë ndaj Lazios

    Roma fiton derbin e kryeqytetit, Gasperini shijon suksesin e parë ndaj Lazios

    Roma e Gian Piero Gasperinit doli fituese 1-0 në derbin e kryeqytetit kundër Lazios në “Stadio Olimpico”.

    Takimi i 136-të në Serie A mes rivalëve u zhvillua në një atmosferë të zjarrtë dhe me ndërhyrje të forta, ku rastet e para erdhën nga Pedro dhe Zaccagni për bardhekaltrit. Megjithatë, në minutën e 38-të, Lorenzo Pellegrini shënoi golin vendimtar pas një aksioni të shpejtë me Soulé dhe Rensch, duke i dhënë avantazh Romës.

    Në pjesën e dytë, verdhekuqtë rrezikuan sërish me Angeliñon, ndërsa Lazio kishte dy raste të arta me Dia dhe Castellanos, por pa sukses.

    Në minutën e 85-të, Belahyane u përjashtua me të kuq për një faull të ashpër, duke e vështirësuar edhe më shumë misionin e Lazios. Pavarësisht presionit të madh në fund dhe një goditjeje të Cataldit që u përplas në traversë, Roma rezistoi dhe siguroi fitoren e tretë në katër përballjet e fundit me rivalët e qytetit. /ATVLIVE.TV

  • Tetë gola në nëntë ndeshje – Daku vendimtar për Rubin Kazanin

    Tetë gola në nëntë ndeshje – Daku vendimtar për Rubin Kazanin

    Sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku, ishte protagonist në barazimin 2-2 që Rubin Kazani arriti ndaj Akron Togliattit të shtunën, në kuadër të xhiros së nëntë të Premier Ligës Ruse.

    Akroni e mbylli pjesën e parë në epërsi 2-0, ndërsa trajneri i Rubinit, Rashid Rakhimov, zbuloi pas ndeshjes se nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e Dakut në pjesën e parë.

    “Nuk kisha ndërmend ta zëvendësoja, por sigurisht pati kritika të ashpra ndaj tij,” u shpreh Rakhimov për MatchTV.ru.

    Ai shtoi më tej: “Është një çështje e brendshme e ekipit. Kishim pritshmëri më të mëdha prej tij. Por më pas ai reagoi siç duhet dhe e shfrytëzoi rastin. Daku duhet ta kuptojë se është një nga liderët e skuadrës dhe ka nevojë të jetë më i qëndrueshëm.”

    Gjatë konferencës për shtyp, trajneri Rakhimov u pyet edhe për gjendjen emocionale të sulmuesit, pas humbjes së gjyshit të tij javën e kaluar.

    “Çdo gjë është në rregull. Diçka pozitive ka ndodhur për të. Është martuar, ka nënshkruar kontratë martese dhe ndoshta kjo e ka bërë pak të shpërqendruar,” shtoi trajneri me një buzëqeshje.

    Me këtë gol, Daku ka shënuar tetë herë në nëntë ndeshje kampionale, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e tij për skuadrën e Rubin Kazanit këtë sezon. /ATVLIVE.TV

  • Bayerni vazhdon serinë e fitoreve në Bundesligë,mund Hoffenheimin e Fisnik Asllanit,Leon Avdullahut dhe Albian Hajdarit

    Bayerni vazhdon serinë e fitoreve në Bundesligë,mund Hoffenheimin e Fisnik Asllanit,Leon Avdullahut dhe Albian Hajdarit

    Bayern Munich ka vazhduar bilancin e fitoreve në Bundesligë,ku mposhti në udhëtim Hoffenheimin me rezultat 4:1.

    Në pjesën e parë Hoffenheim pati disa raste për shënim,ku vlen të përmendet ai i Fisnik Asllanit i cili  në minutën e 15-të qëlloi shtyllën e portës së Manuel Neuer.

    Mysafirët arritën të realizonin  në fund të pjesës së parë,ku sulmuesi në topformë Harry Kane shënoi për epërsinë e bavarezëve në 1:0.

    Në fillim të pjesës së dytë Bayerni fitoi një penallti,të cilën në gol e konvertoi kush tjetër pos Harry Kane për 2:0.

    Edhe në minutën e 75-të kampionët e Gjermanisë fituan një tjetër pënallti ,ku Kane kompletoi hattrikun për epërsinë prej 3:0.

    Hoffenheim arriti të shënoj golin e nderit në minutën e 82-të përmes Vladimir Coufal në 3:1,kurse në fund Serge Gnabry vulosi fitoren e Bayern-it në 4:1 që ishte edhe rezultati përfundimtar i këtij takimi.

    Bayern vazhdon të jetë lider në Bundesligën gjermane me 12 pikë,teksa Hoffenheim mbetet në kuotën 6 pikëve.

     

  • Liverpool shënon fitoren e rradhës në Premierligë kundër Evertonit

    Liverpool shënon fitoren e rradhës në Premierligë kundër Evertonit

    Skuadra e Liverpool-it ka shënuar fitoren e 5-të në po aq xhiro në Premierligë,ku mundi rivalin lokal Everton me rezultat 2:1.

    Pjesa e parë u karakterizua me dominim të “The Reds”të cilët kaluan në epërsi nëpërmjet Ryan Graverberch në minutën e 10-të për 1:0,teksa Hugo Ekitike dyfishoi epërsinë në 29-të në minutën e 29-të dhe me epërsinë e Liverpool-it prej 2 golash përfunduan 45 minutat e parë.

    Në pjesën e dytë mysafirët u hodhën në sulm për të rikthyer rezultatin,dhe në minutën e 58-të të takimit Idrissa Gueye ngushtoi epërsinë e “The Reds”në 2:1.

    Deri në minutat e fundit Everton tentoi të gjente golin e barazimit,por në fund ata që festuan ishin vendasit që morrën 3 pikët e rradhës.

    Liverpool mbetet lider në tabelën e Premierligës me 15 pikë,teksa Everton mbetet në kuotën e 7 pikëve.

  • Gent Hyseni fiton titullin e nënkampionit të Evropës në Kickboks

    Gent Hyseni fiton titullin e nënkampionit të Evropës në Kickboks

    Kickboksieri kosovar Gent Hyseni është shpallur nënkampion i Evropës në kategorinë deri në 71 kg.

    Në finale Hyseni humbi ndaj ukrainasit Danylo Yakovenko me pikë,dhe kështu siguron medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian  të Kickbox-it që është mbajtur në Itali.

    Përndryshe paraqitja e Hysenit në evropianin e Kickboksit është vlerësuar mjaft pozitive,duke vënë në pah punën e palodhsme të anëtarit të “Prishtina Fight Club”.

    Kujtojmë që Kampionati Evropian i Kickboskit në Itali u mbajt nga data 12 e deri më 21 shtator,ku kanë marrë pjesë talentë të shumtë në këtë sport.

     

  • Marc Guehi preferon një transferim tek Real Madrid

    Marc Guehi preferon një transferim tek Real Madrid

    Mbrojtësi anglez Marc Guehi,ka konfirmuar se për cilën skuadër do të luaj sezonin tjetër.

    Guehi ka deklaruar se dëshira e tij është të luaj tek Real Madrid,dhe kjo për shkak të deshtimit të transferimit tek Liverpool këtë verë.

    Përndryshe Mirror Sport bën të ditur se 25-vjeçari mund të kalojë në Santiago Bernabeu,duke marrë parasysh që nuk do të kërkohet një tarifë transferimi verën e ardhshme.

    Ndërkohë mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat,se nëse kalimi i Guehit në Real Madrid do të realizohet apo jo,por drejtuesit e “Los Blancos”mund të nënshkruajnë një parakontratë në janar.

    Kujtojmë që Marc Guehi ka kontratë me Crystal Palace deri në qershor të vitit të ardhshëm ,teksa vlera e anglezit në tregun e transferimeve arrin deri në 45 milionë euro.

  • Presidenti i Fenerbahçes:Me Jose Mourinhon lojtarët u përkeqësuan

    Presidenti i Fenerbahçes:Me Jose Mourinhon lojtarët u përkeqësuan

    Lufta në mes teknikut portugez Jose Mourinhos dhe gjigantit turk Fenerbahçe nuk njeh fund.

    Së fundmi Mourinho u zyrtarizua si trajner i gjigantit portugez Benfica,dhe portugezi deklaroi se shkuarja tek Fenerbahçe ishte gabimi i jetës.

    Përndryshe kjo deklaratë e Mourinhos nuk u pritë mirë nga tifozët e Fener-it,dhe për më tepër presidenti i klubit Ali Koç ka akuzuar teknikun portugez duke thënë se më të lojtarët u përkeqësuan më shumë.

    “Largimi i Murinjos ishte i vështirë, pasi ishte si një anëtar i familjes. Por të thotë që ardhja këtu ishte gabim, është një deklaratë që zhvlerëson një trajner të këtij niveli.Të gjithë lojtarët tanë që kishin shkëlqyer në sezonin e 99 pikëve, regjistruan rënie. Kerem Aktyrkoglu shënoi golin vendimtar, humbja jonë nuk është faji i tij”

    Kujtojmë që së fundmi Jose Mourinho u emërua trajner i Benficës,klub i cili Fenerbahçen nga Liga e Kampionëve në të cilën tekniku portugez ishte trajner për vetëm një sezon.

  • Mauricio Pochettino shihet si pasardhës i Ruben Amorim tek Man United

    Mauricio Pochettino shihet si pasardhës i Ruben Amorim tek Man United

    E ardhmja e Ruben Amorim në stolin e Manchester United është gjithnjë në rrezik,marrë parasysh edhe rezultatet e dobëta në ndeshjet e fundit.

    Një prej emrave që mund të jetë pasues i Amorim tek “Djajtë e Kuq” është Mauricio Pochettino,i cili për momentin është selektor i Kombëtares së SHBA-së në futboll.

    Përndryshe në ditët dhe javët në vazhdim pritet të definohet e ardhmja e Amorim tek United,duke marrë parasysh edhe rezultatet në ndeshjet e rradhës në të gjitha garat.

    Në rast se Man United humb pikë në ndeshjet e rradhës atëherë shkarkimi i Amorim është i pashmangshëm,dhe do t’i hapte rrugë Pochettnos për tu bërë trajner i gjigantit anglez,por mbetet të shihet se nëse Federata Amerikane e Futbollit do ta lë të lirë teknikun argjentinas.

    Kujtojmë që më parë Mauricio Pochettino më parë në Premierligë ka stërvitur skuadrën e Tottenhamit,me të cilën arriti në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2019.