ATV

Category: Sport

  • Muric shkëlqen ndaj Interit, pavarësisht humbjes së Sassuolos

    Muric shkëlqen ndaj Interit, pavarësisht humbjes së Sassuolos

    Arijanet Muric zhvilloi një paraqitje të madhe në përballjen kundër Interit, edhe pse Sassuolo u mposht me rezultat 2-1.

    Portieri i Kosovës ishte një nga lojtarët më të spikatur në fushë, duke realizuar disa pritje vendimtare ndaj yjeve zikaltër.

    Sipas vlerësimit të SofaScore, Muric mori notën 7.6 – më i miri për skuadrën e tij dhe i dyti në ndeshje, pas Federico Dimarcos.

    Gardiani i portës realizoi pesë pritje brenda kuadratit, duke parandaluar që rezultati të thellohej edhe më shumë.

    Aksionet e tij më të bukura u shpërndanë në rrjetet sociale, ku morën vlerësime pozitive dhe komente të shumta nga tifozët.

    Muric mbetet portieri i parë i Kosovës dhe në tetor pritet të jetë sërish forcë brenda kuadratit për Dardanët.

  • Sonte ceremonia e ndarjes së Topit të Artë 2025

    Sonte ceremonia e ndarjes së Topit të Artë 2025

    Sonte në Theatre du Chatelet në Paris pritet të mbahet ceremonia e ndarjes së Topit të Artë për vitin 2025,që është një ndër çmimet më prestigjioze në futboll.

    30 futbollistë janë në garë për të fituar këtë çmim,ku vetëm njëri nga ta do ta fitoj në fund,teksa dy favoritët kryesorë janë Ousmanne Dembele dhe Lamine Yamal.

    Përndryshe Dembele fitoi të gjitha trofetë sezonin e kaluar me PSG-në,ku fitoi titullin e kampionit në Francë,Kupën e Francës,Ligën e Kampionëve,ndërkohë Yamal shkëlqeu me Barcelonën ku fitoi titullin e La Ligës dhe Kupën e Mbretit.

    Këtë vit Topi i Artë do të ndahet vetëm në bazë të performancës mbrenda një sezoni, teksa elementët kolektivë dhe trofetë janë në plan të dytë.

    Kujtojmë që ceremonia e Topit të Artë pritet të nis nga ora 20:00.

  • Ferizaj e fiton ndeshjen interesante me Terezën

    Ferizaj e fiton ndeshjen interesante me Terezën

    Ndeshja e së dielës në palestrën “Adem Jashari” në Obiliq, i takoi xhiros së parë të Superligës së Kosovës në hendboll ku Ferizaj fitoi me rezultatin 36:33.

    Pjesa e parë përfundoi 16:12 në të mirë të ferizajaseve. Ndërsa në pjesën e dytë epërsia e mysafireve shkoi deri në dhjetë gola, 27:17, por Tereza ia doli të afrohet në tri gola në fund.

    Ndonëse Ferizaj ishte në epërsi gjithë kohën, hendbollistet obiliqase nuk ndalën përpjekjet për barazim.

    Sevdanur Ozkan i shënoi 11 gola për Ferizajn. Nëntë i kishte Lorena Matarova e shtatë Shkurte Mehmeti.

    Tamara Christiny Aragon i shënoi 13 gola për Terezën. Kaltrina Paci i realizoi shtatë, ndërsa Arjeta Imeraj gjashtë. /ATVLIVE.TV

  • Aro Muric titullar, Sassuolo përballet sot me Interin në një sfidë të vështirë

    Aro Muric titullar, Sassuolo përballet sot me Interin në një sfidë të vështirë

    Sassuolo përballet sot me Interin dhe përkundër historisë të dyja ekipet në tre xhirot e para kanë grumbulluar vetëm tri pikë dhe kjo e bën sfidën më tërheqëse për tifozët.

    Lajmi më i veçantë është se Aro Muric, futbollist me prejardhje nga Kosova, është pjesë e titullarëve për Sassuolon. Ky është një arritje e rëndësishme për të, pasi tregon se trajneri beson tek cilësitë e tij dhe ai është në gjendje të kontribuojë në një ndeshje me presion të madh si kjo kundër një ekipi të fortë si Interi.

    Për Sassuolon, ky është një moment për të treguar se “të vegjlit” mund të bëjnë dallimin.

    Interi nga ana tjetër do të kërkojë dominim në posedim, kontrollin e mesfushës dhe krijimin e gjasave nga e majta dhe e djathta, duke shpresuar se do t’i përdorë hapësirat që mund t’i jepen kur Sassuolo të jetë i detyruar të largohet nga mbrojtja.

  • Asist magjik i Granit Xhakës, ndihmon Sunderlandin të barazoj ndaj Aston Villas

    Asist magjik i Granit Xhakës, ndihmon Sunderlandin të barazoj ndaj Aston Villas

    Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka dhuruar një asistim të shkëlqyer për Sunderlandin në përballjen kundër Aston Villas.

    Në minutën e 76-të, Xhaka realizoi një pasim perfekt me kokë, duke e vendosur Wilson Isidorin përballë portierit mysafir. Sulmuesi francez nuk e pati të vështirë ta finalizonte aksionin, duke e kthyer në gol rastin e krijuar nga shqiptari.

    Ky ishte asistimi i parë i Xhakës pas rikthimit të tij në Ligën Premier, ndërsa më herët ai kishte shënuar edhe një gol ndaj Brentfordit.

    Ndeshja mes Sunderland dhe Aston Villës përfundoi në barazim 1-1. /ATVLIVE.TV

  • Muriqi shënon në minutat e fundit, Mallorca ndan pikët me Atletico Madridin

    Muriqi shënon në minutat e fundit, Mallorca ndan pikët me Atletico Madridin

    Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, po vazhdon të tregojë formë të lartë në La Liga, pavarësisht se Mallorca po kalon një periudhë të vështirë me rezultatet.

    Skuadra e tij barazoi 1-1 ndaj Atletico Madridit në stadiumin “San Moix”. Muriqi shënoi golin e barazimit në minutën e 85-të, pas golit të Conor Gallagher që kishte kaluar ekipin mysafir në avantazh vetëm gjashtë minuta më parë.

    Ky është goli i katërt i Muriqit në këtë sezon të La Ligës, vetëm një më pak se Kylian Mbappe, i cili kryeson listën e golashënuesve. Më herët, sulmuesi kosovar kishte gjetur rrjetën edhe kundër Real Madridit. /ATVLIVE.TV

  • Arsenal dhe Manchester City ndajnë pikët në derbin e javës në Premierligë

    Arsenal dhe Manchester City ndajnë pikët në derbin e javës në Premierligë

    Arsenal dhe Manchester City kanë ndarë pikët duke barazuar 1:1,në derbin e xhiros së 5-të në Premierligën angleze.

    “Citizens”e nisën mjaft mirë këtë takim,ku qysh në minutën e 9-të Erling Haaland shënoi golin e epërsisë për City-in në 1:0.

    Arsenal pas pësimit të golit bënin përpjekje për të gjetur golin e barazimit,ku Madueke tentoi por Donnarumma priti goditjen e tij,dhe kështu pjesa e parë përfundoi me epërsinë e Man.City-it në 1:0.

    Në pjesën e dytë Arsenal u hodh në sulm për të barazuar rezultatin,dhe në minutat e fundit Gabriel Martinelli barazoi shifrat në 1:1,që në fund doli të jetë rezultati përfundimtar.

    Arsenal pas kësaj xhiroje në Premierligë ka 10 pikë në pozitën e dytë,teksa Man.City ka 7 pikë në pozitën e 9-të.

  • Drita shënon fitoren e parë në Albi Mall Superligë,Prishtina i rikthehet fitoreve

    Drita shënon fitoren e parë në Albi Mall Superligë,Prishtina i rikthehet fitoreve

    Janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 5-të në Albi Mall Superligë,ku ka pasur pasur rezultate interesante.

    Kampioni Drita më në fund shënoi fitore në Superligë,ku në shtëpi mund Prishtinën e Re me rezultat 2:1.

    Golat për Dritën i realizaun Veton Tusha në minutën e 32-të dhe Arb Manaj në të 63-tën,kurse për Prishtinën e Re shënoi Patrick Eze në minutën e 63-të.

    Prishtina iu rikthye fitoreve pas dy xhirove,duke mundur Malishevën në udhëtim 3:1.

    Ardian Muja,Ardian Limani dhe Valmir Veliu ishin goalshënuesit për Prishtinën,teksa golin e vëtëm për Malishevën e realizoi Samuel Opeh.

    Nënkampioni Ballkani barazoi 2:2 kundër Llapit si mysafir,ku Valentin Serebe shënoi dy golat për suharekasit kurse për ekipin nga Podujeva shënuan Arbnor Ramadani dhe Hasan Hyseni.

    Kurse në takimet e tjera Drenica dhe Dukagjini barazuan 1:1,kurse Ferizaj humbi para shikuesve të vet nga Gjilani me rezultat 0:1.

  • Shtyhet derbi Olympique Marseille-PSG për shkak të motit të ligë

    Shtyhet derbi Olympique Marseille-PSG për shkak të motit të ligë

    Derbi i fundjavës në kampionatin francez ndërmjet Olympique Marseille dhe PSG nuk do të luhet të dielën mbrëma,duke bërë që ndeshja të shtyhet datën 22 shtator .

    Vendimi u morrë nga autoritetet franceze,kjo pasi rajoni i Marsejës po përballet me mot të keq,dhe është paralajmëruar që ky mot do të vazhdojë edhe në ditët e tjera.

    Përndryshe pas konsultimeve të bëra u konfirmua shtyrja e kësaj ndeshjeje,duke marrë parasysh edhe rrezikun që mund të jetë për tifozët edhe sfidat logjistike që mund të sjellë zhvillimi i ndeshjes në kushtet ekstreme.

    Kjo shtyrje e ndeshjes e ka ndërlikuar më shumë kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve në mes dy rivalëve,por siguria e shikuesve është më e rëndësishme.

  • UEFA po konsideron suspendimin e Izraelit nga garat

    UEFA po konsideron suspendimin e Izraelit nga garat

    Shtëpia evropiane e futbollit UEFA,po mendon që të suspendojë Izrealit nga garat e kombëtareve dhe ato të klubeve.

    Sipas Israel Hayom, Katari luan një rol kyç në shtyrjen përpara të iniciativës, duke pasur presion të shtuar mbi anëtarët e UEFA-s pas sulmit të dështuar të Izraelit në Doha, dhe po lobon në mënyrë aktive për përjashtimin e Izraelit,teksa shumica e vendeve e mbështesin këtë veprim me vetëm dy ose tre që e kundërshtojnë atë.

    Përndryshe Federata Izraelite e Futbollit është e shqetësuar nga kjo situatë,dhe është duke punuar që një gjë e tillë të shmanget më votimin që mund të ndodhë të martën.

    Në rast se Izraeli suspenndohet atëherë kombëtarja e këtij shteti nuk do të mund të luaj ndeshjet e mbetura në kualifikimet për botëror,si dhe Maccabi Tel Aviv nuk do të paraqitet në Europa League këtë edicion.

    Kujtojmë që së fundmi Spanja kishte paralajmëruar bojkotimin e botërorit të vitit të ardhshëm,në rast të kualifikimit të Kombëtares së Izraelit.