ATV

Category: Sport

  • Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në “Ballon d’Or 2025”

    Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në “Ballon d’Or 2025”

    Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, është vlerësuar me çmimin e trajnerit më të mirë të vitit në ceremoninë prestigjioze të Ballon d’Or 2025.

    Spanjolli arriti të udhëheqë PSG-në drejt një sezoni të suksesshëm, duke menaxhuar në mënyrë perfekte një skuadër plot yje dhe duke vendosur një stil loje atraktiv që u shpërblye me rezultate të mëdha. Përveç sukseseve në arenën vendore, Enrique ka fituar vlerësime të larta edhe për paraqitjet e ekipit të tij në Ligën e Kampionëve.

    Në momentin e marrjes së çmimit, Luis Enrique u shpreh se ky vlerësim është meritë e gjithë stafit dhe futbollistëve të tij, duke theksuar se futbolli është gjithmonë një punë ekipore.

    Ky triumf e vendos ish-trajnerin e Spanjës dhe Barcelonës mes emrave më të mëdhenj të futbollit modern, duke konfirmuar reputacionin e tij si një ndër strategët më të suksesshëm të dekadës së fundit.

  • Gianluigi Donnarumma shpallet portieri më i mirë në “Ballon d’Or 2025”

    Gianluigi Donnarumma shpallet portieri më i mirë në “Ballon d’Or 2025”

    Portieri i Paris Saint-Germain dhe i Kombëtares së Italisë, Gianluigi Donnarumma, është vlerësuar me çmimin Lev Yashin Trophy, që i jepet portierit më të mirë në botë gjatë ceremonisë së Ballon d’Or 2025.

    Donnarumma shkëlqeu gjatë sezonit me PSG-në, duke qenë një prej figurave kyçe në sukseset e klubit francez, si dhe me paraqitjet e tij vendimtare në portën e Italisë. Performancat e tij konstante dhe pritjet vendimtare e kanë bërë atë të spikasë mbi rivalët, duke siguruar trofeun prestigjioz për herë të dytë në karrierë.

    Pas marrjes së çmimit, 26-vjeçari u shpreh i nderuar dhe falënderoi bashkëlojtarët, trajnerët dhe tifozët për mbështetjen e vazhdueshme, duke premtuar se do të vazhdojë të japë maksimumin në çdo ndeshje.

    Ky sukses e forcon edhe më shumë pozitën e Donnarummas si një prej portierëve më të mirë të gjeneratës së tij dhe një figurë që pritet të lërë gjurmë të mëdha në historinë e futbollit.

  • Lamine Yamal fiton trofeun “Kopa” në ceremoninë e Topit të Artë 2025

    Lamine Yamal fiton trofeun “Kopa” në ceremoninë e Topit të Artë 2025

    Talenti spanjoll i Barcelonës, Lamine Yamal, është shpallur fitues i trofeut Kopa, një çmim që ndahet për futbollistin më të mirë nën 21 vjeç në botë, në ceremoninë madhështore të Ballon d’Or 2025.

    Ky është çmimi i dytë radhazi për Yamal, duke e vendosur atë në mesin e talenteve më të mëdhenj të futbollit modern. Me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme si me Barcelonën ashtu edhe me Kombëtaren e Spanjës, 18-vjeçari ka fituar zemrat e tifozëve dhe respektin e ekspertëve të futbollit.

    Në fjalimin e tij pas marrjes së çmimit, Yamal falënderoi klubin katalanas, kombëtaren spanjolle dhe familjen e tij, duke theksuar se ky sukses është rezultat i punës së përbashkët dhe mbështetjes së vazhdueshme.

    Me këtë arritje, Lamine Yamal jo vetëm që konfirmon potencialin e tij të jashtëzakonshëm, por gjithashtu shihet si një kandidat i ardhshëm për trofeun më të madh individual në futboll – Topin e Artë.

  • Edon Zhegrova:Dëshiroj të lë gjurmë tek Juventus

    Edon Zhegrova:Dëshiroj të lë gjurmë tek Juventus

    Ylli i Kombëtares së Kosovës Edon Zhegrova ka bërë debutimin në Serie A,dhe atë në barazimin 1:1 kundër Hellas Veronës.

    Zhegrova bën me dije se dëshiroj të lë gjurmë tek gjiganti italian,dhe me bianconerët synon të jap më të mirën.

    Përndryshe edhe pse paraqitjet ishin tejet të shkurta,kjo nuk e deinkurajoj Zhegrovën i cili është duke u rikuperuar nga lëndimi që e la jashtë fushave,dhe në ndeshjet e rradhës do të jetë një ndër armët e “Zonjës së Vjetër”.

    Kujtojmë që Edon Zhegrova u transferua tek Juventus në afatin kalimtar veror për 15 milionë euro,duke përfshirë këtu 3 milionë euro bonuse.

  • Chelsea rikthen interesimin për Mike Maignan

    Chelsea rikthen interesimin për Mike Maignan

    Gjiganti londinez Chelsea është duke kërkuar një portier të ri,kjo pas paraqitjeve jo të mira të Robert Sanchez në ndeshjet e fundit.

    Blutë e Londrës i janë rikthyer garës për shërbimet e gardianit të Milanit Mike Maignan,i cili ka kontratë me rossonerët deri në qershor të vitit të ardhshëm.

    Përndryshe Maignan ishte shumë afër kalimit në Stamford Bridge në afatin kalimtar veror,por emërimi i Masimiliano Allegrit në stolin e Milanit bëri që francezi të qëndrojë në San Siro kjo për faktin se Allegri e konsideron Maignan si pjesë të rëndësishme të skuadrës për këtë sezon.

    Ndërkohë Roberto Sanchez nuk ka pasur momente të mira kohëve të fundit,ku madje në ndeshjen kundër Man United në fundjavë u ndëshkua me karton të kuq.

     

     

  • Real Madridi do të mungoj sërish në galanë e “Topit të Artë 2025”

    Real Madridi do të mungoj sërish në galanë e “Topit të Artë 2025”

    Real Madridi ka vendosur të mos marrë pjesë as këtë vit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Topi i Artë”, që mbahet sonte në Teatrin du Châtelet në Paris. Ky është bojkoti i dytë radhazi i klubit madrilen, i cili vazhdon të jetë në përplasje me organizatorët e ngjarjes prestigjioze.

    Sipas mediave ndërkombëtare, presidenti Florentino Perez ka qëndruar i palëkundur në vendimin e tij për të mos dërguar përfaqësues të klubit, duke e konsideruar vitin e kaluar si një mungesë respekti ndaj lojtarëve të Realit, në veçanti ndaj Vinícius Jr. Ky i fundit nuk fitoi çmimin kryesor, pavarësisht pritshmërive të larta, ndërsa trofeu iu dha Rodrit.

    Edhe këtë herë, pavarësisht nominimeve të rëndësishme, Real Madridi nuk do të ketë prani në sallë. Në listën e kandidatëve për çmime janë Vinícius Jr., Jude Bellingham dhe Kylian Mbappé për “Topin e Artë”, Thibaut Courtois për trofeun Yachine dhe Dean Huijsen për çmimin Kopa.

    Burime pranë klubit theksojnë se tensionet me organizatorët e “France Football” dhe dyshimet mbi ndikimin e UEFA-s për shkak të mbështetjes së Realit ndaj Superligës Evropiane kanë qenë vendimtare në këtë vendim.

    Ceremonia e “Topit të Artë 2025” fillon sonte nga ora 20:00 në kryeqytetin francez, ku pritet të shpallen më të mirët e futbollit botëror.

  • Erling Haaland barazon rekoridin e golave të Ole Gunnar Solskjaer në Premierligë

    Erling Haaland barazon rekoridin e golave të Ole Gunnar Solskjaer në Premierligë

    Sulmuesi Erling Haaland po vazhdon me formë fantastike tek Manchester City.

    Me golin e shënuar ndaj Arsenalit Haaland arrin shifrën e 91 golave në Premierlligë,duke barazuar me bashkëkombasin e tij Ole Gunnar Solskjaer i cili poashtu ka 91 gola.

    Përndryshe ish sulmuesi legjendar i Manchester United ishte lojtari i vetëm norvegjez me së shumti gola të shënuar në Premiership,të cilën e arriti përgjatë 11 viteve në “Old Trafford”.

    Ndërkohë Haaland me formën që po e kalon aktualisht mund të parakalojë Solskjaer sa i përket numrit të golave,dhe njëherësh mund të shkruajë një faqe të re në futbollin anglez.

    Kujtojmë që Erling Haaland ka shënuar 7 gola në të gjitha garat me Manchester City-in këtë sezon.

  • Trepça nis kualfikimet për Ligën e Kampionëve në basketboll

    Trepça nis kualfikimet për Ligën e Kampionëve në basketboll

    Kampioni i Kosovës në basketboll Trepça sonte do të luaj ndeshjen e parë  çerekfinale në kualifikimet e Ligës së Kampionëve,ku do të takohet kundër kampionit të Holandës Heroes Den Bosch.

    Ndeshja pritet të zhvillohet në Samokov të Bullgarisë,ku skuadra mitrovicase pritet të ketë përkrahjen e tifozërisë “Torcida”në përballje kundër holandezëve.

    Përndryshe në rast se Trepça arrin të kalojë kampionët e Holandës,atëherë në gjysmëfinale do të takohet me Bakken Bears nga Danimarka apo Kutaisi nga Gjeorgjia.

    Në edicionin e kaluar Trepça arriti në gjysmëfinale të kualifikimeve së Ligës së Kampionëve,ku u eliminua nga ekipi çek Nymburk

    Kujtojmë që ndeshja Trepça-Heroes Den Bosch pritet të nis nga ora 20:00.

  • Robert Rrahmani shpallet “Ylli i Javës” në Superligë pas golit vendimtar ndaj Ferizajt

    Robert Rrahmani shpallet “Ylli i Javës” në Superligë pas golit vendimtar ndaj Ferizajt

    Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka vazhduar me ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, që u dedikohet futbollistëve më të dalluar në elitën e futbollit kosovar.

    Për javën e pestë të këtij edicioni, çmimi i është ndarë futbollistit të SC Gjilanit, Robert Rrahmani, i cili shkëlqeu me paraqitjen e tij në fitoren e rëndësishme kundër Ferizajt (0:1). Ai realizoi golin e vetëm të ndeshjes, duke i siguruar gjilanasve tri pikë të vlefshme.

    Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i përbërë nga Blerim Haxholli, Isuf Llumnica dhe Denis Isaja.

    Pas pranimit të çmimit, Rrahmani u shpreh i lumtur për këtë vlerësim, duke theksuar se skuadra kishte hyrë në fushë vetëm me një objektiv – fitoren. “Nuk kemi pasur si synim as lojën e bukur, as të dalim nga detyrat tona. Trajneri na e ka bërë të qartë që duhet të luftojmë vetëm për tri pikë”, tha ai.

    Ai shtoi se konkurrenca brenda skuadrës është e madhe dhe e shëndoshë, ndaj gabimet nuk kanë më vend. Në fund, Rrahmani falënderoi FFK-në për çmimin dhe ia dedikoi këtë vlerësim bashkëlojtarëve për angazhimin e treguar.

  • Hansi Flick:Ne u fokusuam tek loja jo tek kundërshtari

    Hansi Flick:Ne u fokusuam tek loja jo tek kundërshtari

    Trajneri i Barcelonës Hansi Flick,është shprehur i kënaqur pas fitores së ekipit të tij ndaj Getafes.

    Flick u ndal tek loja e skuadrës duke thënë se duhet fokusuar më shumë në këtë pjesë,dhe se nuk dëshiron të flas për kundërshtarin.

    “Duhet të fokusohemi te loja jonë. Shënuam tre gola dhe nuk është gjithmonë e lehtë të shënosh kaq ndaj një skuadre të fortë. Nuk dua të flas për kundërshtarin, por për ekipin tim. Fokusi ynë është te loja dhe plani ynë”.

    Përndryshe Flick iu përgjigj edhe pyetjeve për mosparaqitjen e Rashford,duke thënë se për anglezin është normale të mos luaj çdo ndeshje,teksa foli edhe për Fermin Lopez që luajti shumë minuta, dhe poashtu edhe zëvendësimin e Raphinas që ka karton nga ndeshjet e kaluara.

    Kujtojmë që Barcelona fitoi kundër Getafes me rezultat 3:0,ku ka 13 pikë dy më pak se lideri Real Madrid.