ATV

Category: Sport

  • Leao rrëfen: “Zgjodha Milanin, jo Interin – midis tyre, Milan njëqind herë”

    Leao rrëfen: “Zgjodha Milanin, jo Interin – midis tyre, Milan njëqind herë”

    Rafael Leao, i cili aktualisht mungon për shkak të një dëmtimi muskulor, ka bërë një rrëfim interesant rreth transferimit të tij në Itali dhe zgjedhjes që e lidhi me Milanin.

    Në një intervistë për podkastin Say Less, sulmuesi portugez ka zbuluar se në verën e vitit 2019 ishte shumë afër kalimit te Interi, por në fund vendosi të refuzojë ofertën.
    “Isha gati të shkoja te Interi, ishte çmenduri. Drejtori sportiv i Lille më tha: ‘Rafa, jemi gati të të shesim atje’. Por unë thashë jo. Doja të qëndroja edhe një vit për t’u përmirësuar dhe për të fituar më shumë vetëbesim. Ata këmbëngulën se ishte një mundësi e shkëlqyer, por unë nuk doja Interin,” tha Leão.

    Pikërisht në atë moment u shfaq Milani dhe gjithçka ndryshoi:
    “Pas disa javësh, drejtori sportiv më tha se Milani ishte i interesuar. Unë menjëherë pranova. Kur më telefonoi Maldini dhe më tha ‘duhet të vish, jemi gati të të marrim’, nuk mund të thosha jo.”

    Në fund, Leão dha një mesazh që ka gëzuar tifozët kuqezinj:
    “Midis Milanit dhe Interit, Milan njëqind herë.”

    Kjo deklaratë e portugezit shihet si një tjetër shenjë e lidhjes së fortë që ai ka krijuar me klubin ku ka fituar dashurinë e tifozëve dhe është shndërruar në një nga liderët e skuadrës.

  • Babai i Lamine Yamal shpërthen pas humbjes për Topin e Artë: ‘Diçka shumë e çuditshme ka ndodhur’”

    Babai i Lamine Yamal shpërthen pas humbjes për Topin e Artë: ‘Diçka shumë e çuditshme ka ndodhur’”

    Babai i yllit të Barcelonës, Lamine Yamal, ka reaguar me tone të ashpra pas shpalljes së Ousmane Dembélé fitues të Topit të Artë 2025.

    Mounir Nasroui, i pranishëm në Paris gjatë ceremonisë, fillimisht dha një koment të shkurtër për gazetarët:
    “Viti tjetër është i yni”, u shpreh ai, duke treguar qartë se nuk ishte i kënaqur me rezultatin.

    Megjithatë, zhgënjimi i tij u thellua pas ceremonisë dhe ai shpërtheu në një lidhje me programin spanjoll El Chiringuito, ku deklaroi:
    “Është dëmi moral më i madh për një qenie njerëzore. Nuk dua ta quaj grabitje, por kjo ishte e padrejtë.”

    Nasroui theksoi se sipas tij, i biri ishte lojtari më i mirë në botë dhe meritonte trofeun:
    “Lamine Yamal është lojtari më i mirë në botë me diferencë të madhe. Nuk e them sepse është djali im, por sepse nuk ka rivalë. Ai është unik.”

    Duke ngritur dyshime për procesin e votimit, ai shtoi:
    “Lamine është Lamine Yamal. Duhet të themi se diçka shumë e çuditshme ka ndodhur këtu.”

    Në fund, ai përsëriti bindjen e tij se e ardhmja i takon talentit spanjoll:
    “Topi i Artë i vitit të ardhshëm do të jetë spanjoll.”

  • Ousmane Dembele një mysliman i devotshëm, gruaja e tij është e mbuluar

    Ousmane Dembele një mysliman i devotshëm, gruaja e tij është e mbuluar

    Futbollisti francez Ousmane Dembélé është shpallur fituesi i “Topit të artë” 2025. Ndërsa ai festoi në skenë, gruaja e tij Rima Edbouche ndau një mesazh të shkurtër, por domethënës, në mediat sociale.

    Dembélé është i martuar me Rima Edbouche, një franceze me prejardhje marokene. Çifti u martua në dhjetor 2021 në një ceremoni tradicionale marokene dhe në shtator 2022 ata patën fëmijën e tyre të parë, një vajzë.

    Dasma thuhet se ishte një surprizë për botën e futbollit, pasi edhe shokët e tij të ekipit në atë kohë në Barcelonë nuk ishin në dijeni të lidhjes derisa u shfaqsn fotot pas dasmës.

    Rima ka markën e saj Razalae, e cila promovon veshje të qëndrueshme dhe miqësore me islamin.

  • Ky ishte reagimi dëshpërues i Yamal kur Ronaldinho përmendi Dembelén si fitues të Topit të Artë

    Ky ishte reagimi dëshpërues i Yamal kur Ronaldinho përmendi Dembelén si fitues të Topit të Artë

    Lamine Yamal fitoi Trofeun Kopa për të dytin vit radhazi, por shprehja e tij në ceremoninë e Topit të Artë zbuloi dorëheqjen: ai dukej se e dinte që Ousmane Dembele do të ishte fituesi.

    “Théâtre du Châtelet” dëshmoi dy momente kyçe për Lamine Yamal. Së pari, lojtari i ri i Barcelonës festoi fitimin e Trofeut Kopa për të dytin vit radhazi, duke e njohur atë si lojtarin më të mirë nën 21 vjeç në botë. Megjithatë, gëzimi i tij u shndërrua në dorëheqje kur Dembele u shpall fituesi i ri i Topit të Artë.

    Fytyra e Yamalit u kap nga kamerat pikërisht në momentin kur u zbulua emri i fituesit. Shumë përdorues të mediave sociale e interpretuan shprehjen e tij si një përzierje pranimi dhe frustrimi. Nuk kishte gjeste befasuese: dukej sikur i riu e dinte tashmë se çfarë do të ndodhte.

    Sulmuesi i PSG-së e fitoi çmimin pas një sezoni historik: 35 gola, 16 asistime, tituj në të gjitha garat dhe njohje si ‘Lojtari më i Mirë’ në Ligën e Kampionëve. Për shumë votues, ky edicion ishte mundësia e përsosur për të kurorëzuar pjekurinë futbollistike të Dembeles.

    Rezultati dërgon gjithashtu një mesazh se si vlerësohen qëndrueshmëria dhe pesha e titujve kolektivë në përzgjedhjen e Topit të Artë. Edhe pse Yamal shkëlqeu me performanca individuale të paharrueshme, Dembele ishte lideri i një ekipi Paris Saint-Germain që fitoi gjithçka.
    Ajo që i bëri njerëzit të flisnin më shumë ishte reagimi i Lamines. Gjatë ceremonisë, buzëqeshja e tij kur mori Trofeun Kopa ishte në kontrast me fytyrën e tij serioze kur u shpall Topi i Artë.

     

  • Dembele pasi fitoi Topin e Artë: Tani dua edhe Botërorin me Francën

    Dembele pasi fitoi Topin e Artë: Tani dua edhe Botërorin me Francën

    Parisi dhe Franca kanë një arsye të fortë për të festuar, Ousmane Dembele është fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2025. Ylli i PSG triumfoi në finale duke lënë pas Lamine Yamal, një tjetër kandidat potencial, por në fund edhe një herë diferencën e bërë Champions League, me Dembele që ishte protagonist absolut i këtij edicioni me PSG, jo vetëm për triumfin në Champions, por ky ishte një sezon ku Dembele me shokë fituan 5 trofe.

    Në podiumin e lojtarëve më të votuar ishte dhe Vitinha. Kjo është hera e 6-të që një lojtar francez fiton “Topin e Artë”, duke e bërë Francën vendin me lojtarët që kanë fituar më shumë këtë trofe, e ndjekur nga Italia dhe Gjermania. Pasi mori trofeun e artë nga një legjendë si Ronaldinho, Dembele nuk e fshehu gëzimin për këtë sukses, por nuk dëshiron të ndalet këtu, tani kërkon edhe Botërorin:

    “Kjo që sapo ndodhi është e jashtëzakonshme. Nuk kam fjalë. Të fitosh këtë trofe dhe ta marrësh nga duart e një legjende si Ronaldinho është diçka e pabesueshme. Jam krenar për gjithçka kam bërë gjatë karrierës time. Fillimisht më duhet të falënderoj Paris sen Zhërmen, presidentin Al Khelaifi, Luis Enriquen dhe trajnerin Didier Deschamps, i cili ka besuar gjithnjë tek unë, në të mirë dhe në të keq. Tani shpresoj që së bashku me të të fitojmë edhe Botërorin”, u shpreh Dembele me “Topin e Artë” në duar.

  • “Faleminderit PSG-së, nënës dhe Messit që më mësuan të ëndërroj” – fjalët e Dembeles pasi fitoi Topin e Artë

    “Faleminderit PSG-së, nënës dhe Messit që më mësuan të ëndërroj” – fjalët e Dembeles pasi fitoi Topin e Artë

    Ousmane Dembele është kurorëzuar me Topin e Artë, duke hyrë në mesin e emrave më të mëdhenj të futbollit botëror.

    Sulmuesi i PSG-së pranoi çmimin nga legjenda braziliane Ronaldinho, në një mbrëmje magjike ku emocionet e tij nuk munguan.

    “Faleminderit të gjithëve. Është e pabesueshme ajo që më ndodhi. Jam pa fjalë. Ka qenë një sezon i jashtëzakonshëm me PSG-në dhe kam përjetuar gjëra të mrekullueshme. Të fitosh këtë trofe dhe që Ronaldinho të ma dhurojë është diçka e jashtëzakonshme”, u shpreh Dembele.

    Ai vlerësoi në veçanti klubin parisien dhe trajnerin Luis Enrique, pasi ka arritur kulmin me PSG-në

    “Dua të falënderoj PSG-në, që më mori në vitin 2023. Presidentin, të gjithë ekipin dhe stafin që janë si një familje e mrekullueshme. Luis Enrique është bërë si një baba për mua, ai ka qenë shumë i rëndësishëm për karrierën time. Faleminderit edhe të gjithë shokëve të skuadrës, sepse ky është një çmim individual, por në fakt e fitojmë të gjithë si ekip”, deklaroi francezi.

    Dembele nuk harroi as etapat e tjera të karrierës së tij, duke i falënderuar edhe klubet ku ka luajtur.

    “Faleminderit Rennes, Dortmundit dhe Barcelonës, klubit që gjithmonë kam ëndërruar të luaj. Aty pata mundësinë të mësoja nga lojtarë si Messi dhe Iniesta. Kam punuar gjithmonë për ekipin për të fituar trofe të mëdhenj, si Liga e Kampionëve dhe Ligue 1. Tani, ta çoj në shtëpi këtë trofe është e pabesueshme”, nënvizoi ai.

    Francezi e përmbylli fjalimin me një mesazh të ngrohtë për njerëzit më të afërt.

    “Faleminderit familjes sime, nënës sime, agjentit tim dhe shokut tim më të mirë që ka qenë gjithmonë pranë meje. Ky trofe është edhe i tyre”, përfundoi ai.

    Ky triumf i Dembeles vjen pas një sezoni të madh me PSG-në, ku ai ishte vendimtar në sukseset vendore dhe evropiane të klubit.

  • Ousmane Dembélé fiton Ballon d’Or 2025 pas triumfit në Champions League me PSG

    Ousmane Dembélé fiton Ballon d’Or 2025 pas triumfit në Champions League me PSG

    Sulmuesi francez, Ousmane Dembélé, është shpallur fitues i Ballon d’Or 2025, pas një sezoni fantastik me Paris Saint-Germain, ku skuadra fitoi Champions League.

    Dembélé shkëlqeu me gola dhe asistime vendimtare, duke qenë një nga figurat kryesore të suksesit historik të PSG-së në Evropë. Në fjalimin e tij, ai falënderoi bashkëlojtarët, trajnerët dhe tifozët për mbështetjen dhe theksoi se ky çmim është rezultat i punës së përbashkët.

    Ky sukses e vendos Dembélé në majat e futbollit botëror dhe konfirmon statusin e tij si një nga sulmuesit më të mëdhenj të kohës së tij.

  • Aitana Bonmatí shpallet fituese e tretë radhazi e Ballon d’Or 2025 për femra

    Aitana Bonmatí shpallet fituese e tretë radhazi e Ballon d’Or 2025 për femra

    Mes emocioneve dhe pritshmërive të mëdha, Aitana Bonmatí ka arritur një arritje historike në ceremoninë e Ballon d’Or 2025, duke u shpallur fituese e tretë radhazi e këtij çmimi prestigjioz për femra. Kjo e bën atë lojtaren e parë në histori që arrin një seri të tillë suksesi.

    Në sezonin 2024–25, Bonmatí vazhdoi të shkëlqente me FC Barcelona, duke udhëhequr skuadrën drejt një triplete të dytë kontinentalë, përfshirë një fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve. Ajo shënoi 6 gola dhe dha 6 asiste në këtë garë, duke u shpallur edhe MVP e turneut. Përveç suksesit me klubin, ajo luajti një rol kyç në Kampionatin Evropian të Femrave 2025, duke kontribuar në arritjen e Spanjës në fazat e avancuara të turneut.

    Ky çmim e vendos Bonmatí mes legjendave të futbollit, duke e forcuar statusin e saj si një nga mesfushoret më të mëdha të të gjitha kohërave. Në fjalimin e saj emocionues pas marrjes së çmimit, ajo falënderoi bashkëlojtarët, stafin dhe tifozët për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se ky sukses është rezultat i punës së përbashkët dhe pasionit për futbollin.

    Me këtë fitore, Aitana Bonmatí jo vetëm që vazhdon të shkruajë historinë e futbollit, por gjithashtu tregon se pasioni dhe përkushtimi mund të çojnë në arritje të jashtëzakonshme.

  • Paris Saint-Germain shpallet skuadra më e mirë në “Ballon d’Or 2025”

    Paris Saint-Germain shpallet skuadra më e mirë në “Ballon d’Or 2025”

    Paris Saint-Germain ka marrë një tjetër vlerësim të madh në futbollin botëror, duke u shpallur skuadra më e mirë e vitit në ceremoninë e Ballon d’Or 2025.

    Nën drejtimin e trajnerit Luis Enrique, PSG dominoi në Francë dhe tregoi forcë edhe në arenën evropiane, duke fituar trofe të rëndësishëm dhe duke dhuruar paraqitje spektakolare. Me lojtarë si Gianluigi Donnarumma (fitues i Trofeut Lev Yashin), Marquinhos, Vitinha, Warren Zaïre-Emery dhe Ousmane Dembélé, parizienët ndërtuan një skuadër solide që diti të kombinojë talentin e ri me përvojën.

    Ky çmim i jep PSG-së një tjetër kurorë prestigjioze dhe tregon se projekti i klubit francez po jep rezultatet e pritshme. Drejtuesit e klubit e cilësuan këtë sukses si fryt të punës së përbashkët mes lojtarëve, stafit teknik dhe tifozëve që e kanë mbështetur vazhdimisht ekipin.

  • Viktor Gyökeres shpallet sulmuesi më i mirë në “Ballon d’Or 2025”

    Viktor Gyökeres shpallet sulmuesi më i mirë në “Ballon d’Or 2025”

    Sulmuesi suedez i Sporting Lisbonës, Viktor Gyökeres, është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Gerard Müller Trophy”, që i jepet golashënuesit më të mirë në botë gjatë ceremonisë së Ballon d’Or 2025.

    Gyökeres e fitoi këtë trofe pas një sezoni spektakolar me klubin portugez, ku shënoi plot 54 gola në 52 ndeshje, duke u bërë një prej sulmuesve më të frikshëm dhe më produktivë në futbollin evropian.

    Në momentin e marrjes së çmimit, 27-vjeçari u shpreh se ky ishte një shpërblim i madh për punën dhe përkushtimin e tij, duke falënderuar Sportingun, shokët e skuadrës dhe tifozët për mbështetjen e vazhdueshme.

    Ky sukses e vendos Gyökeres në elitën e futbollit botëror, duke e radhitur përkrah emrave të mëdhenj që kanë fituar më herët këtë trofe, dhe konfirmon statusin e tij si një prej sulmuesve më të rrezikshëm të gjeneratës aktuale.