ATV

Category: Sport

  • Spektakli europian rikthehet – Ja kush luan sot në Ligën e Evropës

    Spektakli europian rikthehet – Ja kush luan sot në Ligën e Evropës

    Sot (e mërkurë) nis zyrtarisht edicioni 2025/26 i Ligës së Evropës, me nëntë ndeshje që zhvillohen gjatë ditës, ndërsa nëntë të tjera janë parashikuar për nesër (e enjte), në kuadër të xhiros së parë të fazës së ligës.

    Pas emocioneve dhe spektaklit që solli java e parë e Ligës së Kampionëve, tani vëmendja zhvendoset tek gara e dytë më prestigjioze evropiane për klube, e cila pritet të sjellë duele po aq interesante.

    Edhe këtë sezon, ndeshjet do të zhvillohen në dy termine të ndryshme: ato të para nga ora 18:45 dhe ndeshjet e mbrëmjes nga ora 21:00.

    Përballjet kryesore të ditës së sotme përfshijnë:

    Dinamo Zagreb – Fenerbahce

    Braga – Feyenoord

    Real Betis – Nottingham Forest

    Ndërkohë, edhe takimet tjera nuk mungojnë në intensitet:

    Nice vs Roma

    Malmo vs Ludogorets

    Freiburg vs Basel

    Crvena Zvezda vs Celtic

    PAOK vs Maccabi Tel Aviv

    Midtjylland vs Sturm Graz

    Vlen të përmendet se fituesi i edicionit të kaluar ishte Tottenham Hotspur, i cili në finale mposhti Manchester Unitedin, duke siguruar kështu një biletë për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve për sezonin aktual. /ATVLIVE.TV

  • Barcelona konfirmon: Gavi jashtë fushave për 5-6 muaj pas operacionit

    Barcelona konfirmon: Gavi jashtë fushave për 5-6 muaj pas operacionit

    Klubi i Barcelonës ka bërë të ditur se mesfushori 21-vjeçar, Gavi, do të mungojë për një periudhë prej pesë deri në gjashtë muaj, pas operacionit të suksesshëm që iu nënshtrua sot.

    Lojtari pësoi një dëmtim serioz gjatë një seance stërvitore në fillim të këtij muaji, duke e përjashtuar çdo mundësi për rikthim në fushë para vitit 2025.

    Ky nuk është dëmtimi i parë për yllin e ri të Barcelonës. Gavi ka vuajtur edhe më parë nga probleme fizike, përfshirë një dëmtim të rëndë në gju që e mbajti jashtë fushave për pjesën më të madhe të sezonit të kaluar. Rehabilitimi i gjatë ka qenë një sfidë për të dhe klubin.

    Nën drejtimin e trajnerit të ri, Hansi Flick, Gavi pritej të luante një rol kyç këtë sezon, si një nga elementët më të rëndësishëm në ndërtimin e projektit të ri të Barcelonës.

    Tani, katalanasit do të duhet të rindërtojnë mesfushën pa të, duke u mbështetur te alternativa të tjera për të ruajtur konkurrencën në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

    Pavarësisht dëmtimit, klubi mbetet optimist. Barcelona shpreson që procesi i rehabilitimit do ta rikthejë Gavi-n në formën më të mirë, në mënyrë që ai të jetë i gatshëm për fazën e dytë të sezonit dhe të japë kontributin e tij në muajt vendimtarë të garave. /ATVLIVE.TV

  • Shënoi, festoi duke hequr fanellën, u ndëshkua me të kuq

    Shënoi, festoi duke hequr fanellën, u ndëshkua me të kuq

    Sulmuesi i Liverpoolit Hugo Ekitike nuk do ta kujtojë me kënaqësi ndeshjen kundër Southamptonit, në kuadër të 1/16 të Kupës Carabao.

    Sulmuesi francez arriti të shënojë një gol, por entuziazmi i tij i kushtoi shtrenjtë. Vetëm pak sekonda pas festimit, ai u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për heqjen e fanellës, duke e lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak.

    Kartonin e parë të verdhë e kishte marr në minutën e 53’ dhe ai i minutës 86’ i kushtoi me dalje nga fusha.

    Pas ndeshjes, trajneri Arne Slot u shpreh i zhgënjyer me vendimin e lojtarit të tij.

    “Ishte e panevojshme dhe po, ishte budallallëk. Duhet të dish si t’i kontrollosh emocionet, veçanërisht në një ligë si Premier League. Mbrojtësit janë agresivë dhe shpesh e ke të vështirë si sulmues, por kjo nuk është justifikim,” tha Slot.

    Trajneri kujtoi edhe një moment personal, kur ishte ndëshkuar me karton të kuq ndaj Evertonit, duke theksuar se emocionet duhet të menaxhohen më mirë.

    “Ka mënyra të tjera për të festuar. Nëse një veprim të çon te një karton i verdhë apo i kuq, nuk ia vlen. Edhe nëse do të kishte qenë një gol në finalen e Champions-it, do të ishte ndryshe. Por ky nuk ishte rasti. E pranoj, ishte një veprim i pamatur.”

  • Joao Neves në radarët e Manchester City: Ofertë e madhe për talentin portugez

    Joao Neves në radarët e Manchester City: Ofertë e madhe për talentin portugez

    Joao Neves, mesfushori portugez vetëm 20-vjeçar, ka shpërthyer në skenë dhe tashmë konsiderohet një nga lojtarët më të mirë në botë në pozicionin e tij. Në “Parc des Princes”, ai ka fituar respektin e shokëve të skuadrës dhe tifozëve, duke u shndërruar në një element kyç të organizimit të lojës, përtej yjeve si Vitinha dhe Fabián Ruiz.

    Maturia dhe qartësia në lojë e Neves e bëjnë atë një pjesë të pazëvendësueshme për projektin afatgjatë të PSG-së. Vlera e tij në treg llogaritet rreth 80 milionë euro, ndërsa interesat nga klubet e mëdha europiane, përfshirë Manchester City-n, janë në rritje.

    Pep Guardiola e konsideron Neves përforcimin ideal për mesfushën e tij dhe ka kërkuar që të bëhet një ofertë serioze, e cila pritet të jetë rreth 120 milionë euro. Megjithatë, PSG është i vendosur ta mbajë xhevahirin e tij dhe refuzon largimin e mesfushorit, duke e parë atë si një gur themeli të skuadrës.

    Në Ligue 1, Joao Neves ka treguar aftësi të jashtëzakonshme për të kontrolluar ritmin e lojës dhe për të dhënë zgjidhje në momentet kyçe, duke u shndërruar në një lider të heshtur të PSG-së. Shtypi anglez dhe Guardiola janë të bindur se ai do të përshtatej në mënyrë perfekte në Premier League dhe do të ndihmonte Manchester City-n të ruante dominimin e tij.

    Tifozët francezë e duan dhe shpresojnë që klubi ta mbajë atë për shumë vite në “Parc des Princes”, duke i rezistuar ofertave të mëdha nga Premier League. /ATVLIVE.TV

  • Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës pret në takim Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës

    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës pret në takim Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës

    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur sot në takim Presidentin e Federatës se Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi.

    Fillimisht KOMFSK i uroi mirëseardhje Presidentit të FFK-së dhe në të njëjtën kohë e falënderoi për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe FFK-së, bazuar në memorandumin në fuqi, ku u
    vlerësua lartë performanca përbashkëta e treguar nga pjesëmarrësit gjatë aktivitetet sportive të realizuara.

    Gjithashtu, Gjeneral Jashari dhe z. Ademi diskutuan edhe për rëndësinë e aktiviteteve sportive në kuadër të Forcës, si një prej shtyllave kryesore të përgatitjes fizike dhe morale.

    Për më tepër, u vlerësua që mbështetja reciproke dhe thellimi i bashkëpunimit në gara të ndryshme, do të ishin në dobi të përbashkët të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Federatës se Futbollit të Kosovës.

    Në fund të dy palët u pajtuan për një bashkëpunim te vazhdueshëm edhe në të ardhmen. /ATVLIVE.TV

  • Kosova në qendër të basketbollit evropian!

    Kosova në qendër të basketbollit evropian!

    Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), në bashkëpunim me FIBA Evropën, do të sjellë në Prishtinë dy nga ngjarjet më prestigjioze të basketbollit evropian, duke vendosur vendin tonë në një skenë të lartë ndërkombëtare – jo vetëm sportive, por edhe diplomatike.

    Më 17–19 tetor 2025, vendi ynë do të mirëpresë:

    FIBA Europe U14 Get-Together – një ngjarje përvitshme ku rreth 80 trajnerë nga i gjithë kontinenti do të marrin pjesë në ligjërata e sesione praktike nga ekspertë të njohur të basketbollit evropian. Ky aktivitet është një investim i madh në edukimin e trajnerëve dhe fuqizimin e gjeneratave të reja të basketbollistëve.

    Takimin e Komisionit të të Rinjve të FIBA Evropës – ku do të mblidhen figurat më të larta të basketbollit evropian:

    Z. Jorge Garbajosa, Kryetar i FIBA Evropës,

    Z. Kamil Novak, Drejtor Ekzekutiv i FIBA Evropës,

    dhe shumë drejtues të federatave evropiane.

    Kryetari i FBK-së, z. Arben Fetahu – njëkohësisht edhe Nënkryetar i këtij Komisioni – do të jetë nikoqir i kësaj ngjarje madhore, duke përfaqësuar Kosovën me dinjitet në këtë Forum Ndërkombëtar.

    Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, thekson:

    “Ky organizim është shumë më tepër sesa një aktivitet sportiv. Është një mesazh i fuqishëm se Kosova është pjesë aktive e familjes evropiane të basketbollit dhe se sporti ynë po bëhet një urë e rëndësishme diplomatike me botën. Përmes këtyre ngjarjeve, jo vetëm që fuqizojmë trajnerët dhe të rinjtë tanë, por edhe forcojmë imazhin e Kosovës si vend mikpritës dhe partner i denjë në arenën ndërkombëtare.”

    Organizimi i këtyre dy ngjarjeve të rëndësishme është dëshmi e qartë e përkushtimit të FBK-së për ta ngritur basketbollin kosovar në një nivel të ri dhe për ta përdorur sportin si një platformë të fuqishme të diplomacisë dhe integrimit ndërkombëtar. Kosova, përmes FBK-së, po tregon se është gati të jetë nikoqire e ngjarjeve të mëdha dhe një faktor i respektuar në basketbollin evropian. /ATVLIVE.TV

  • Më 6 tetor vazhdon shkollimi i trajnerëve sipas RINCK Konventës

    Më 6 tetor vazhdon shkollimi i trajnerëve sipas RINCK Konventës

    Më 6 tetor vazhdon shkollimi i trajnerëve të hendbollit kosovar sipas RINCK Konventës. Shkollimin e trajnerëve e bën Federata e Hendbollit e Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës.

    Prej 6 deri më 11 tetor do të mbahet moduli i dytë i nivelit të dytë të shkollimit që bëhet sipas konventës së Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF).

    Pjesë të këtij moduli janë 78 njësi mësimore, që kanë të bëjnë me hendbollin dhe shkencat e lidhura me sportin.

    Për trajnerët kosovarë do të ligjërojnë ekspertë të njohur të hendbollit evropian, kroati Nenad Shoshtariq dhe slloveni Jure Shterbucl, pos tyre do të ligjërojnë edhe ekspertë të tjerë.

    Federata e Hendbollit e Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Trajnerëve është e përkushtuar për shkollim të kuadrit që punon në klubet tona të hendbollit.

  • Lamine Yamal: “Urime Dembélé për një sezon të jashtëzakonshëm”

    Lamine Yamal: “Urime Dembélé për një sezon të jashtëzakonshëm”

    Pas një nate të mbushur me emocione në ceremoninë e Topit të Artë 2025 në Paris, Lamine Yamal ka reaguar publikisht ndaj triumfit të Ousmane Dembélé, duke lënë pas tensionet e së kaluarës dhe duke dhënë një shembull sportiviteti.

    Dembélé shkroi histori, duke u bërë lojtari i parë i PSG-së që fiton çmimin më prestigjioz individual në botën e futbollit, falë 35 golave dhe 16 asistimeve në sezonin e kaluar. Ai triumfoi bindshëm përballë Yamalit, ndërsa bashkëlojtari i tij Vitinha zuri vendin e tretë në renditje.

    “Ky çmim është meritë e ekipit. Faleminderit shokëve të skuadrës dhe qytetit tim të lindjes, Eure. Ata më kanë dhënë forcë të jem ky që jam sot,” deklaroi Dembélé gjatë marrjes së çmimit.

    Ndërkohë, edhe pse nuk arriti të bëhej fituesi më i ri i Topit të Artë, Lamine Yamal nuk mbeti pa trofe. Ai rrëmbeu për herë të dytë Trofeun Kopa, që i jepet lojtarit më të mirë të ri në botë.

    Në një postim në Instagram, Yamal shkroi:
    “Plani i Zotit është perfekt. Duhet të ngjitesh për të arritur në majë. I lumtur për Trofeun Kopa për herë të dytë – dhe urime Dembélés për çmimin dhe sezonin fantastik që pati.”

    Ky mesazh erdhi pak muaj pasi ai kishte kritikuar francezin në prag të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.

    Në fjalimin e tij për çmimin Kopa, Yamal pranoi me humor:
    “Nuk e di nëse jam gati për trofeun e madh… ndoshta shihemi vitin tjetër.”

    Megjithatë, vendi i dytë i siguruar nga ai në këtë edicion mbetet historik – asnjë lojtar më i ri në moshë nuk ka arritur ndonjëherë këtë pozicion, duke thyer rekordin e legjendës Ronaldo Nazario, i cili ishte 20 vjeç kur përfundoi i dyti në vitin 1996. /ATVLIVE.TV

  • Matteo Politano rinovon me Napolin deri në vitin 2028

    Matteo Politano rinovon me Napolin deri në vitin 2028

    Matteo Politano do të vazhdojë të jetë pjesë e Napolit edhe për tre sezone të tjera. Klubi kampion i Italisë ka zyrtarizuar sot rinovimin e kontratës së sulmuesit anësor që do ta mbaj në Itali deri më 30 qershor 2028.

    Ky lajm vjen pas një tjetër paraqitjeje të shkëlqyer të 32-vjeçarit në fitoren ndaj Pizës, ku ai konfirmoi rëndësinë e tij si në repartin ofensiv, ashtu edhe në atë mbrojtës. Politano iu bashkua Napolit në shkurt të vitit 2020, pas eksperiencës me Interin dhe që atëherë është kthyer në një nga lojtarët më të qëndrueshëm të skuadrës.

    Gjatë pesë viteve e gjysmë me fanellën blu, ai ka zhvilluar 238 ndeshje në të gjitha kompeticionet, me 34 gola dhe 35 asistime. Këto shifra e bëjnë Napolin klubin ku ka lënë gjurmën më të thellë në karrierën e tij.

    Politano ka qenë protagonist në dy tituj kampion të fituar nga Napoli në tri vitet e fundit, si dhe në suksesin në Kupën e Italisë. Në komunikatën zyrtare, klubi ka përmendur momentet më të rëndësishme të tij, përfshirë debutimin kundër Sampdorias, golin e parë ndaj Udineses dhe realizimin historik në Champions League kundër Rangers.

    “Përgëzime, Matteo!”, përfundon njoftimi i klubit, ndërsa në rrjetet sociale lajmi është shoqëruar me sloganin: “Historia vazhdon”, duke marrë reagime të shumta pozitive nga tifozët, që e konsiderojnë Politanon një nga shtyllat e ekipit të Antonio Contes. /ATVLIVE.TV

  • Pa tifozë mysafirë në “Maradona”: Napoli merr masa drastike sigurie

    Pa tifozë mysafirë në “Maradona”: Napoli merr masa drastike sigurie

    Klubi i Napolit ka marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Eintracht Frankfurt, e cila do të zhvillohet më 4 nëntor në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

    Sipas një deklarate zyrtare të Prefekturës së Napolit, është vendosur që për këtë ndeshje nuk do të lejohen tifozët mysafirë. Vendimi është marrë për arsye sigurie, për shkak të rrezikut të lartë për rendin publik.

    “Në dritën e rrezikut të lartë për rendin dhe sigurinë publike që lidhet me këtë ngjarje, si pasojë e rivalitetit midis grupeve të tifozëve, i cili kishte çuar tashmë në incidente serioze gjatë ndeshjes së zhvilluar më 14 mars 2023 në këtë qytet,” thuhet në deklaratë.

    Ndeshja e vitit të kaluar u shoqërua me përleshje të dhunshme mes tifozëve, duke e kthyer qendrën e Napolit në një skenë kaotike të përleshjeve urbane. Pamjet e trazirave bënë xhiron e rrjetit, duke theksuar rrezikun e përsëritjes së dhunës në rast të rikthimit të tifozëve gjermanë në qytet.

    Përballja mes Napolit dhe Eintracht Frankfurtit pritet të zhvillohet më 4 nëntor, por këtë herë pa praninë e tifozëve vizitorë. /ATVLIVE.TV