ATV

Category: Sport

  • Van Basten shpërthen ndaj La Ligës: “Barcelona – Villarreal në SHBA? Një komedi e vërtetë!”

    Van Basten shpërthen ndaj La Ligës: “Barcelona – Villarreal në SHBA? Një komedi e vërtetë!”

    Legjenda e futbollit holandez, Marco van Basten, ka reaguar ashpër pas lajmeve se ndeshja ndërmjet Villarreal dhe Barcelonës do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ish-ylli i Milanit e ka cilësuar këtë vendim si “të pakuptimtë dhe tallje me futbollin”, duke kritikuar ashpër drejtuesit e La Ligës.

    “Pse luhet Villarreal – Barcelona në SHBA? Çfarë po bëjmë këtu? Është një komedi e pastër!”, deklaroi Van Basten.
    “Është plotësisht qesharake, madje një formë mashtrimi. Për mua, kjo tregon falimentimin e plotë të La Ligës.”

    Vendimi për ta zhvilluar ndeshjen jashtë Spanjës ka shkaktuar shumë debat në botën e futbollit, me shumë figura që ndajnë mendimin e Van Bastenit, duke e parë si një tentativë për përfitime financiare në kurriz të traditës sportive.

    La Liga pritet të japë një sqarim zyrtar mbi arsyet e këtij vendimi në ditët në vijim.

  • Në hendboll – xhiroja e tretë fillon të premten e përfundon të hënën

    Në hendboll – xhiroja e tretë fillon të premten e përfundon të hënën

    Me ndeshjen Samadrexha – Ulpiana fillon xhiroja e tretë e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

    Kjo ndeshje zhvillohet të premten (nesër) nga ora 19:00 në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë.

    Të shtunën janë dy ndeshje tjera.

    Nga ora 15:00 në Junik takohen Shqiponja e Gjakovës dhe Kastrioti i Ferizaj. Nga ora 16:00 në Shtime luhet ndeshja mes Ferizajt e Prishtinës.

    Xhiroja e tretë mbyllet me ndeshjen Istogu – Besa, që në program është të hënën nga ora 19:00. Kjo ndeshje zhvillohet në palestrën “Dresha” në Banjë. /ATVLIVE.TV

  • Dyshim për El Clasicon: Joan Garcia mund të mungojë kundër Real Madridit!

    Dyshim për El Clasicon: Joan Garcia mund të mungojë kundër Real Madridit!

    Barcelona mund të përballet me një mungesë të rëndësishme në ndeshjen më të madhe të sezonit, El Clasicon ndaj Real Madridit, pasi portieri Joan Garcia është në dyshim për shkak të një problemi fizik.

    Sipas raportimeve të Mundo Deportivo, stafi mjekësor i Barcelonës po vlerëson me kujdes gjendjen e tij dhe nuk dëshiron të marrë asnjë rrezik që mund të përkeqësojë dëmtimin.

    Garcia ka treguar formë të shkëlqyer këtë sezon dhe është bërë një prej pikave më të forta të skuadrës, ndaj mungesa e tij do të ishte një goditje për blaugranat në duelin kundër rivalit historik.

    Vendimi përfundimtar pritet të merret në ditët në vijim, në varësi të ecurisë së rikuperimit.

    Të gjithë sytë tani janë te rikthimi i mundshëm i Garcia-s – a do të jetë gati për El Clasico?

  • Eder Militao rrëfen momentet e errëta: “Mendova të tërhiqesha nga futbolli pas dëmtimit të dytë”

    Eder Militao rrëfen momentet e errëta: “Mendova të tërhiqesha nga futbolli pas dëmtimit të dytë”

    Mbrojtësi brazilian i Real Madridit, Éder Militao, ka ndarë një rrëfim prekës për periudhën më të vështirë të karrierës së tij, kur pësoi për herë të dytë dëmtimin e rëndë në ligamentet e gjurit (ACL).

    Në një intervistë emocionale, Militao pranoi se gjatë rikuperimit të dytë e kishte vënë seriozisht në dyshim të ardhmen e tij në futboll.

    “Me dëmtimin e dytë të gjurit, shumë gjëra më kaluan nëpër mend… madje edhe mendimi për t’u tërhequr nga futbolli,” – tregoi ai.

    Futbollisti 27-vjeçar theksoi se përballja me dy dëmtime të njëpasnjëshme të ligamentit ishte një sfidë jashtëzakonisht e vështirë, por mbështetja e familjes dhe shokëve të skuadrës e ndihmoi të mos dorëzohej.

    “Nuk është e lehtë të luftosh pas dy dëmtimeve të tilla në një kohë të shkurtër. Por falë gruas, vajzës dhe bashkëlojtarëve të mi, ja ku jam sot – gati të luaj dhe të jap maksimumin,” – shtoi Militao.

    Pas muajsh rehabilitimi të gjatë, braziliani është rikthyer në formacionin e Real Madridit, duke treguar forcë, vendosmëri dhe një histori frymëzuese për këdo që përballet me sfida në karrierë.

  • Federata e Futbollit të Kosovës publikon orarin e ndeshjeve të Ligës së Parë

    Federata e Futbollit të Kosovës publikon orarin e ndeshjeve të Ligës së Parë

    Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin e ndeshjeve të Raiffeisen Ligës së Parë në xhiron e 11.

    Ndeshjet do të luhen të premten dhe të shtunën nga ora 15:00.

    Ndërsa në transmetim televiziv do të jenë ndeshjet:

    Vushtrria – Feronikeli 74

    Liria – Trepça. /ATVLIVE.TV

  • Panik në Madrid: Shtëpia e Vinicius Junior përfshihet nga zjarri, fatmirësisht pa lëndime

    Panik në Madrid: Shtëpia e Vinicius Junior përfshihet nga zjarri, fatmirësisht pa lëndime

    Një incident i frikshëm ka ndodhur në shtëpinë e yllit të Real Madridit, Vinicius Junior, pasi një zjarr shpërtheu në bodrumin e banesës së tij, raportoi “Marca”.

    Sipas burimeve të para, zjarri ka nisur nga sauna e vendosur në bodrum, e cila është djegur plotësisht, ndërsa flakët janë vënë nën kontroll në kohë nga shërbimet zjarrfikëse. Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar, pasi askush nuk ndodhej në zonën e prekur në momentin e incidentit.

    Vinicius ndodhej jashtë shtëpisë në kohën kur ndodhi zjarri dhe është informuar menjëherë nga stafi i sigurisë për situatën.

    Autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të zjarrit, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme në pjesën e poshtme të banesës.

    Ky është një lajm që ka tronditur fansat e futbollistit brazilian, i cili ndodhet në një formë të shkëlqyer këtë sezon me Real Madridin.

    Fatmirësisht, askush nuk është lënduar dhe gjithçka është nën kontroll.

  • Rahoveci e kërkon në Luksemburg suksesin evropian

    Rahoveci e kërkon në Luksemburg suksesin evropian

    Kampioni i Kosovës në hendboll, Rahoveci, do të luajë në Luksemburg në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë.

    Rahoveci përballet me skuadrën nga Luksemburgu, Dudelange.

    Ndeshja e parë është të premten (nesër) nga ora 20:00, ndërsa e dyta të shtunën nga ora 20:30 dhe të dy ndeshjet zhvillohen në Dudelange.

    “Vreshtarët” janë pajtuar që dy ndeshjet t’i luajnë në udhëtim, pasi palestra e tyre është e zënë për shkak të zgjedhjeve lokale, por Rahoveci e kërkon suksesin e radhës evropian.

    Kjo skuadër debutoi në gara evropiane në edicionin 2022/2023.

    Vjet në raundin e dytë të Kupës Evropiane e eliminoi Bocholtin belg. Në raundin e tretë u ndal nga skuadra rumune, Minaur Baia Mare. /ATVLIVE.TV

  • Goditje për Anglinë dhe Chelsea-n: Cole Palmer rrezikon mungesë deri në nëntor

    Goditje për Anglinë dhe Chelsea-n: Cole Palmer rrezikon mungesë deri në nëntor

    Sulmuesi anglez i Chelseat, Cole Palmer, pritet të qëndrojë jashtë fushave deri në nëntor për shkak të një lëndimi në ijë, raportoi BBC.

    Sipas raportimeve, stafi mjekësor i klubit londinez ka zhvilluar një takim urgjent për të vlerësuar gjendjen e 22-vjeçarit, i cili ka pasur shqetësime të vazhdueshme në këtë zonë gjatë javëve të fundit. Vendimi përfundimtar është që të mos rrezikohet rikthimi i tij, në mënyrë që të shmanget një dëmtim më serioz.

    Palmer, që ka qenë ndër lojtarët më të spikatur të Chelseat këtë sezon, ka kontribuar me gola dhe asistime vendimtare, duke u bërë një figurë kyçe për trajnerin Enzo Maresca.
    Mungesa e tij vjen në një moment të ndjeshëm për “Blutë”, të cilët po kërkojnë stabilitet në Premier League.

    Në të njëjtën kohë, edhe Kombëtarja e Anglisë mund të ndjejë mungesën e tij, pasi Palmer ishte pjesë e planeve të trajnerit Gareth Southgate për ndeshjet e tetorit.

    Chelsea shpreson ta rikthejë yllin e saj në stërvitje në fillim të nëntorit, në varësi të ecurisë së rikuperimit.

  • Peja 03 debuton me fitore në EuroCup Women

    Peja 03 debuton me fitore në EuroCup Women

    KBF Peja 03 e nisi me fitore aventurën historike në FIBA EuroCup Women 2025/26, duke triumfuar në udhëtim ndaj Levharti Chomutov 🇨🇿 me rezultat 65:73 (19:16, 19:12, 10:19, 17:26).

    Kjo ishte fitorja e parë për një skuadër nga Kosova në këtë garë prestigjioze për basketbollin evropian të femrave.

    Vajzat e Pejës treguan lojë të disiplinuar dhe me shumë energji, duke u rikthyer fuqishëm në pjesën e dytë për fitoren e parë evropiane.

    Te Peja 03 u dalluan disa prej lojtareve kryesore me paraqitje të shkëlqyera në të dyja anët e parketit ishin Eve Wembanyama me 27 pikë e gjashtë kërcime dhe Jacairan Allen me 18 pikë e 12 kërcime.

    Kjo ishte ndeshja e parë për Pejën në fazën e grupeve të EuroCup Women, ndërsa vajzat do të vazhdojnë rrugëtimin me synimin për të përfaqësuar me krenari Kosovën në arenën ndërkombëtare. /ATVLIVE.TV

  • Marc Casado në radarin e Chelsea-it dhe Arsenal-it

    Marc Casado në radarin e Chelsea-it dhe Arsenal-it

    Mesfushori spanjoll Marc Casado,karrierën mund ta vazhdojë karrierën në Premierligën angleze.

    Sipas mediumit Fichajes dy gjigantët e mirënjohur Chelsea dhe Arsenal janë të interesuar për shërbimet e Casados,dhe pritet të jetë një garë tejet e fortë në mes tyre për 22 vjeçarin.

    Përndryshe Arsenali thuhet se po e konsideron lojtarin e Barcelonës si një mundësi për të forcuar mesfushën tashmë të mbushur me lojtarë që përfshijnë Declan Rice, Martin Zubimendi dhe Christian Norgaard.

    Ndërkohë pavarësisht se Moises Caicedo në fakt vazhdoi nga vendi ku e la sezonin e kaluar, Chelsea gjithashtu mund të marrë në konsideratë një transferim për lojtarin e Barçës, pasi thuhet se po kërkojnë një profil të ndryshëm të mesfushorit në treg.

    Kujtojmë që Marc Casado është duke luftuar për një vend në formacionin bazë të Barcelonës,duke luajtur vetëm 7 ndeshje në të gjitha garat.