ATV

Category: Sport

  • Kosovë – Slloveni, “Fadil Vokrri” hap dyert sonte për Dardanët

    Kosovë – Slloveni, “Fadil Vokrri” hap dyert sonte për Dardanët

    Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte një ndeshje tepër të rëndësishme kundër Sllovenisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026. Takimi zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.

    Pas dy ndeshjeve të para në Grupin B, Kosova renditet në vendin e dytë me 3 pikë, pas Zvicrës që kryeson me 6 pikë të plota. “Dardanët” kanë një fitore dhe një humbje (2:4 golavarazh), ndërsa Sllovenia ndodhet në vendin e katërt me vetëm një pikë të fituar pas dy takimeve të para.

    Skuadra e trajnerit Franco Foda kërkon fitoren e dytë në grup për të qëndruar në garë për vendet e para që sigurojnë pjesëmarrjen në Botërorin 2026. Atmosfera në ekip është pozitive, ndërsa stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë i mbushur me tifozë për të përkrahur Kosovën drejt një rezultati të madh.

    Në grupin B bëjnë pjesë gjithashtu Zvicra dhe Suedia, të cilat po ashtu garojnë për kualifikim në fazën finale të turneut më të madh të futbollit botëror.

  • Nëna e Mbappé: “Djali im nuk mund të ecë më as në rrugë, kjo më trishton”

    Nëna e Mbappé: “Djali im nuk mund të ecë më as në rrugë, kjo më trishton”

    Fayza Lamari, nëna e superyllit francez Kylian Mbappé, ka rrëfyer anën e ndjeshme të jetës së djalit të saj jashtë fushës së futbollit.

    Në një intervistë prekëse, ajo ka treguar se si fama e jashtëzakonshme e Kylianit i ka marrë atij thjeshtësinë e jetës së përditshme.

    “Ndonjëherë ngisja makinën time Peugeot 206 vetëm për të ndjerë si ishte jeta normale,” – ka rrëfyer Fayza.
    “Kylian nuk mund të ecë më as në rrugë. Kjo më trishton shumë,” – shtoi ajo me emocione.

    Ylli i Real Madridit është sot një nga futbollistët më të njohur dhe më të kërkuar në botë, por siç duket, fama e ka bërë jetën e tij të përditshme pothuajse të pamundur jashtë fushës së blertë.

  • Kosova bëhet qendra e basketbollit evropian: Prishtina pret FIBA Europe U14 Get-Together

    Kosova bëhet qendra e basketbollit evropian: Prishtina pret FIBA Europe U14 Get-Together

    Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe në bashkëpunim me FIBA Europe, do të jetë nikoqire e ngjarjes prestigjioze FIBA Europe U14 Get-Together, që do të mbahet në Prishtinë nga 17 deri më 19 tetor 2025.

    Ky aktivitet vjetor i FIBA Europe ka për qëllim edukimin e trajnerëve të rinj dhe zhvillimin e gjeneratave të ardhshme të basketbollistëve, duke e vendosur Kosovën në hartën e ngjarjeve të rëndësishme ndërkombëtare të sportit.

    Në këtë event do të marrin pjesë rreth 80 trajnerë nga i gjithë kontinenti, të cilët do të ndjekin ligjërata dhe trajnime profesionale nga ekspertë të njohur të basketbollit evropian.

    Ndërkohë, më 18 tetor 2025, aktiviteti do të jetë i hapur për trajnerët e rinj nga Kosova, të cilët do të kenë mundësinë të përfitojnë nga përvoja dhe njohuritë e profesionistëve më të mirë të kontinentit.

  • Mbappé i përgjigjet thashethemeve për Vinicius: “Kur të kem problem me të, do t’ia them vetë!”

    Mbappé i përgjigjet thashethemeve për Vinicius: “Kur të kem problem me të, do t’ia them vetë!”

    Kylian Mbappé ka reaguar ndaj zërave që qarkullojnë në media për një konflikt të mundshëm me bashkëlojtarin e tij te Real Madridi, Vinicius Junior.

    Në një deklaratë të shkurtër për gazetarët, ylli francez mohoi çdo tension mes tyre, duke theksuar se marrëdhënia me brazilianin është e mirë dhe profesionale.

    “Thashethemet që kam problem me Vinín? Kur të kem një problem serioz, do t’ia them vetë,” — ka thënë Mbappé me ton të prerë.

    Kjo deklaratë vjen pas disa raportimeve se dyshja nuk po kanë marrëdhënie të ngushta jashtë fushe, ndonëse janë dy nga figurat më të rëndësishme të Real Madridit këtë sezon.

    Megjithatë, burime pranë klubit kanë theksuar se atmosfera në skuadër është pozitive dhe se Mbappé e Vinicius po punojnë në harmoni për objektivat e përbashkëta të ekipit.

  • Manuel Neuer:Rikthehem tek Gjermania vetëm nëse kam kontakt personal me Julian Nagelsmann

    Manuel Neuer:Rikthehem tek Gjermania vetëm nëse kam kontakt personal me Julian Nagelsmann

    Portieri i Bayern Munich Manuel Neuer,ka përmendur një mundësi për një rikthim në Kombëtaren e Gjermanisë.

    Neuer ka deklaruar se është i hapur për tu rikthyer tek ekipi kombëtar me vetëm një kusht,dhe atë vetmë nëse kontakton personalisht me selektorin Julian Nagelsmann.

    Përndryshe situate me portierët aktual tek Gjermania para Kupës së Botës 2026,ku Marc Andre Ter Stegen është duke punuar për tu rikthyer nga lëndimi teksa nuk dihet se portieri i Hoffenheimt Oliver Baumann do të mbesë zgjedhja e parë apo jo.

    Mbetet të shihet se nëse Neuer do të rikthehet tek Gjermania apo jo,dhe kjo varet edhe nëse Marc Andre Ter Stegen do të rikthehet nga lëndimi.

    Kujtojmë që Manuel Neuer u tërhoq nga Kombëtarja e Gjermanisë pas EURO 2024,ku kjo kombëtare u eliminua nga Spanja në çerekfinale.

  • Moment prekës te Sevilla: Marcao fton të dashurën në stërvitje pas përballjes me kancerin

    Moment prekës te Sevilla: Marcao fton të dashurën në stërvitje pas përballjes me kancerin

    Futbollisti i Sevillas, Marcao, ka bërë një veprim të bukur duke ftuar të dashurën e tij në stërvitjen e fundit të klubit spanjoll, pas një beteje të vështirë me kancerin.

    Së bashku me bashkëlojtarët e tij, Marcao i dhuroi një fanellë speciale, për të festuar rikuperimin e saj dhe momentin e rëndësishëm që përfaqëson një fitore mbi sëmundjen. Një moment i tillë është bërë shembull i forcës dhe mbështetjes së afërt familjare dhe miqësore.

    Në reagimin zyrtar të Sevillas në Facebook, klubi shkruante:

    “Best win all season” – Një fitore e jashtëzakonshme që shënon forcën dhe kurajon e familjes së Marcao-s. Të gjithë në klub jemi krenarë për këtë moment të veçantë!”

    Ky moment ka prekur fansat dhe komunitetin e futbollit, duke treguar se loja dhe jeta personale shpesh bashkohen për të krijuar histori të paharrueshme.

  • Ibrahima Konate në dyshim për ndeshjen Francë-Azerbajxhan për shkak të një shqetësimi fizik

    Ibrahima Konate në dyshim për ndeshjen Francë-Azerbajxhan për shkak të një shqetësimi fizik

    Mediat franceze raportojnë se mbrojtësi i Liverpool-it, Ibrahima Konate, po vazhdon të menaxhojë një problem fizik gjatë grumbullimit me përfaqësuesen e Francës.

    Qendërmbrojtësi është parë duke u stërvitur i ndarë nga pjesa tjetër e skuadrës në qendrën e Clairefontaine, ku ka kryer një vrapim të lehtë përkrah yllit të ekipit, Kylian Mbappe.

    Fillimisht, Konate dhe Mbappe nisën seancën me grupin pa shfaqur shqetësime të dukshme, por mbrojtësi francez po vijon me një program të personalizuar stërvitjeje, që tregon se stafi mjekësor po vepron me kujdes për të shmangur përkeqësimin e gjendjes së tij.

    Megjithëse prania e tij në kamp sugjeron se bëhet fjalë për një shqetësim të lehtë, 26-vjeçari konsiderohet i dyshimtë për të luajtur në ndeshjen e së premtes ndaj Azerbajxhanit, në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2026.

    Në Anfield, stafi mjekësor dhe trajneri Jurgen Klopp po ndjekin me vëmendje situatën, pasi Konate është një nga shtyllat e prapavijës së Liverpool-it dhe forma e tij është vendimtare për ndeshjet e ardhshme në Premier League.

  • Frenkie de Jong shpreh kundërshtinë ndaj zhvillimit të ndeshjes Barcelona – Villarreal në Miami

    Frenkie de Jong shpreh kundërshtinë ndaj zhvillimit të ndeshjes Barcelona – Villarreal në Miami

    Kapiteni i Barcelonës, Frenkie de Jong, ka shprehur hapur kundërshtinë ndaj vendimit të La Liga-s për të zhvilluar ndeshjen e 20 dhjetorit 2025 kundër Villarreal në Miami, SHBA.

    Në një intervistë për mediat holandeze gjatë grumbullimit me kombëtaren, de Jong e cilësoi këtë vendim si të padrejtë për konkurrencën dhe të dëmshëm për lojtarët. Ai theksoi se ndeshja në një terren neutral është e padrejtë për skuadrën që luan si mysafir dhe se udhëtimi i gjatë është i lodhshëm për lojtarët.

    “Klubet do të paguhen për këtë, por nuk jam dakord të luajmë një ndeshje kampionati në Miami. E kuptoj që edhe klube të tjera nuk janë dakord”, deklaroi de Jong.

    Presidenti i klubit, Joan Laporta, ka pranuar shqetësimet e De Jong, por ka theksuar se Barcelona duhet të respektojë vendimet e La Liga-s dhe se si kapiten, de Jong është i detyruar të ndjekë direktivat e ligës.

    Vendimi ka shkaktuar reagime të ndryshme në botën e futbollit. Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, ka mbrojtur zhvillimin e ndeshjes në SHBA si një mundësi për të rritur praninë e futbollit spanjoll në tregun ndërkombëtar. Nga ana tjetër, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka shprehur shqetësim për ndikimin që ky vendim mund të ketë mbi integritetin e ligave kombëtare.

    Ndeshja Barcelona – Villarreal në Miami është planifikuar të zhvillohet më 20 dhjetor 2025 dhe do të shënojë herën e parë që një ndeshje e La Liga-s zhvillohet jashtë Spanjës, pjesë e strategjisë së ligës për të zgjeruar praninë në tregjet ndërkombëtare, veçanërisht në SHBA, përpara Kampionatit Botëror 2026.

    Ky zhvillim ka nxitur debat mbi balancën midis përfitimeve komerciale dhe ruajtjes së integritetit të futbollit si sport me lidhje të forta me komunitetet lokale.

  • Barcelona vazhdon të mbajë borxhe të konsiderueshme për transferimet e fundit

    Barcelona vazhdon të mbajë borxhe të konsiderueshme për transferimet e fundit

    Sipas raportit financiar të sezonit 2024–25 të FC Barcelona, klubi katalanas ende ka borxhe të konsiderueshme për transferimet e kryera në vitet e fundit. Në fund të periudhës së përfunduar më 30 qershor 2025, Barcelona kishte borxhe totale prej 159 milionë eurosh ndaj klubeve të ndryshme, duke përfshirë transferimet e Raphinha-s, Robert Lewandowski-t dhe Jules Koundé-së.

    Nga ana tjetër, Barcelona priste të merrte rreth 64 milionë euro nga shitjet e lojtarëve, një rritje e ndjeshme krahasuar me sezonin e kaluar. Këto të dhëna tregojnë se, megjithë përpjekjet për të ulur shpenzimet, klubi ende përballet me borxhe të konsiderueshme lidhur me transferimet e mëparshme.

    Raporti financiar tregon gjithashtu se Barcelona ka arritur një fitim të vogël prej 2 milionë eurosh nga aktivitetet e zakonshme, por ka regjistruar një humbje neto prej 17 milionë eurosh pas shpenzimeve të jashtme dhe gjobës prej 15 milionë eurosh nga UEFA për shkelje të rregullave të Fair Play-t financiar.

    Megjithatë, klubi ka arritur të ulë borxhin total në 469 milionë euro, një rënie prej 90 milionë eurosh krahasuar me vitin e kaluar.

    Pavarësisht këtyre përmirësimeve, raporti dëshmon se Barcelona vazhdon të përballet me sfida të konsiderueshme financiare, duke kërkuar stabilitet afatgjatë në menaxhimin e borxheve dhe të ardhurat nga transferimet.

  • Harry Kane nuk do të luaj për Anglinë në miqësoren kundër Uellsit

    Harry Kane nuk do të luaj për Anglinë në miqësoren kundër Uellsit

    Sulmuesi anglez në topformë Harry Kane,nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë Anglisë në miqësore kundër Uellsit.

    Kane pësoi një goditje në fundjavën e kaluar në ndeshjen Frankfurt-Bayern,dhe këtë e konfirmoi edhe selektori Thomas Tuchel.

    Përndryshe Tuchel ka deklaruar se nëse Kane do të aktivizohej kundër Uellsit,atëherë do të ekzistonte rreziku më i madh që të pësonte një lëndim të rëndë.

    “Ndjen dhimbje në momentin kur godet topin. Është me rrezik nëse e aktivizojmë tani, pasi mund të marrë ndonjë goditje tjetër. Ne i dhamë atij një mundësi të rikuperohet, por kemi besim se mund ta kemi në dispozicion për takimit kundër Letonisë”

    Kujtojmë që Harry Kane është ndër sulmuesit më në formë këtë sezon në të gjitha garat,ku në 10 ndeshje ka shënuar 18 gola për Bayern Munich.