ATV

Category: Sport

  • Lorik Cana flet për ndeshjen Serbi–Shqipëri: “Avantazh për ta, por çdo gjë është e mundur”

    Lorik Cana flet për ndeshjen Serbi–Shqipëri: “Avantazh për ta, por çdo gjë është e mundur”

    Kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka ndarë mendimin e tij përballë përballjes së shumëpritur Serbi – Shqipëri, që do të zhvillohet sonte në stadiumin “Dubocica” të Leskovcit, me fillim nga ora 20:45.

    Në një prononcim për “Sport News”, Cana ka theksuar se përkundër barazisë në letër, Serbia ka një përparësi të vogël për shkak të kontekstit të grupit.

    “Serbia nuk është në ditën më të vështirë, por as në formën më të mirë. Ndeshja është e hapur, 50 me 50. E shoh një avantazh për ta sepse luajnë për dy rezultate, ndërsa ne kemi gabuar ndaj Letonisë,” – u shpreh ish-mbrojtësi kuqezi.

    Sipas Canës, dëshira për fitore është e barabartë në të dy kampet, por rrethanat mund të ndikojnë në ecurinë e ndeshjes.

    Cana ka komentuar edhe mbi të ardhmen e trajnerit Sylvinho, duke theksuar se nuk duhet të nxirren përfundime të nxituara bazuar vetëm në këtë ndeshje.

    “Nuk besoj se do të ketë ndryshime në krye të ekipit kombëtar. Duhet parë se si do të përfundojë ky edicion për të marrë një vendim. Ndeshja e parë me Serbinë nuk kishte ndonjë tension të madh, por duhet parë nga një këndvështrim tjetër,” – shtoi ai.

    Shqipëria dhe Serbia janë përballur më herët në kuadër të këtyre kualifikimeve, më 7 qershor 2025, në “Air Albania”. Ajo ndeshje përfundoi me rezultatin 0-0, pa fitues pas 90 minutash. /ATVLIVE.TV

  • Kosova me besim përballë Suedisë: Hoxha dhe Saipi synojnë rezultat pozitiv në udhëtim

    Kosova me besim përballë Suedisë: Hoxha dhe Saipi synojnë rezultat pozitiv në udhëtim

    Mesfushori Veldin Hoxha dhe portieri Amir Saipi janë të bindur se Kosova mund ta befasojë Suedinë në ndeshjen e rëndësishme që do të zhvillohet të hënën në mbrëmje.

    Kosova do të jetë mysafire në Suedi, ndërsa edhe një pikë nga kjo përballje do t’i ndihmonte ndjeshëm “Dardanëve” në garën për një vend në play-off.

    Optimizmi brenda skuadrës është i lartë, gjë që u konfirmua edhe nga deklaratat e Hoxhës dhe Saipit për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

    Hoxha: E dimë si të luajmë ndaj Suedisë

    Ylli i Rubin Kazanit, Veldin Hoxha, falënderoi tifozët për mbështetjen e madhe në barazimin 0-0 ndaj Sllovenisë të premten në “Fadil Vokrri”.

    “Luajtëm barazim ndaj Sllovenisë, që është një ekip shumë i mirë. Kishim raste për të shënuar, por mendoj se rezultati ishte i drejtë. Atmosfera në stadium ishte fantastike, tifozët na përkrahën shumë,” – tha Hoxha.

    Ai beson se Kosova mund të përsërisë suksesin ndaj Suedisë:

    “Ndeshja në Suedi do të jetë shumë e vështirë, por ne i kemi mposhtur në përballjen e parë dhe e dimë si të luajmë ndaj tyre. Do të përgatitemi maksimalisht për të marrë një rezultat pozitiv.”

    Saipi: Nëse luajmë si ndaj Sllovenisë, marrim pikë

    Portieri Amir Saipi është po ashtu optimist para sfidës në tokën suedeze. Ai vlerëson se Kosova ka potencial të marrë të paktën një pikë.

    “Sigurisht që na mungoi goli në ndeshjen e fundit, por jam optimist se kundër Suedisë do të shkojë më mirë. Ata kanë presion më të madh se ne, ndërsa ne luajmë më të lirë,” – tha ai.

    “Nëse japim 100% dhe luajmë si ndaj Sllovenisë, besoj se mund të marrim pikë – pse jo edhe fitoren,” – shtoi portieri.

    Ndeshja Suedi – Kosovë zhvillohet të hënën, më 13 tetor, nga ora 21:00 dhe është vendimtare për kualifikimet drejt Kampionatit Botëror 2026. /ATVLIVE.TV

  • Pas tensioneve, flamuri kuqezi valon në Leskovc

    Pas tensioneve, flamuri kuqezi valon në Leskovc

    Gjatë ditës së djeshme, gjatë stërvitjes zyrtare të kombëtares shqiptare në stadiumin “Dubocica” në Leskovc, nuk ishte vendosur flamuri kombëtar i Shqipërisë nga Federata e Futbollit të Serbisë.

    Sipas raportimit të “Top Channel”, përfaqësues të Federatës Serbe kanë deklaruar se mungesa e flamurit ishte një masë për të shmangur incidente të mundshme.

    Megjithatë, më pak se 24 orë më vonë, flamuri kuqezi është vendosur dhe po valon në stadium.

    Takimi ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë konsiderohet me “rrezikshmëri të lartë”, dhe pritet që edhe sonte të zhvillohet në një atmosferë të ngarkuar.

    Për garantimin e rendit dhe sigurisë janë angazhuar rreth pesë mijë forca policore.

    Ndeshja nis në orën 20:45 dhe është pjesë e fazës kualifikuese për Kampionatin Botëror “FIFA 2026”. /ATVLIVE.TV

  • Drilon Islami i jep fund kontratës me CFR Cluj

    Mesfushori Drilon Islami nuk është më lojtar i klubit rumun CFR Cluj.

    Islami ka shkëputur kontratën me ekipin rumun,dhe shumë shpejtë pritet t’i bashkohet nënkampionit të Kosovës Ballkani.

    Përndryshe Islami u transferua këtë verë tek CFR Cluj nga Ferizaj,megjithatë nuk arriti të ambientohej në kampionatin rumun ku nuk luajti pothuajse asnjë ndeshje zyrtare,dhe një fakt tjetër është edhe mungesa e minutave dhe raportet jo të mira me drejtuesit e klubit.

    Kujtojmë që Drilon Islami më parë në Superligë ka luajtur për shumë klube,ku së fundmi ishte pjesë e Prishtinës me të cilën fitoi Kupën e Kosovës edicionin e kaluar.

  • Shqipëria sonte kërkon fitore në përballjen me Serbinë

    Shqipëria sonte kërkon fitore në përballjen me Serbinë

    Kombëtarja shqiptare sot përballet me Serbinë në Leskovac, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

    Sfida e cila nis nga ora 20:45, konsiderohet një “finale” për vendin e dytë, pozicion që siguron një biletë për në fazën play-off të Botërorit.

    Shqipëria ndodhet aktualisht në vend të dytë me tetë pikë, një më shumë se Serbia, e cila ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

    Kjo përballje është klasifikuar me rrezikshmëri të lartë nga FIFA, e cila ka dërguar dy oficerë sigurie në Serbi. Federata Serbe nuk ka nxjerrë asnjë biletë në shitje, ndërsa të gjithë 6 mijë e 500 tifozët që do të jenë në stadium janë me ftesa të përzgjedhura, përfshirë të rinj nga akademitë e futbollit.

  • Rodrygo feston me shqiponjë në fitoren e Brazilit ndaj Koresë së Jugut

    Rodrygo feston me shqiponjë në fitoren e Brazilit ndaj Koresë së Jugut

    Kombëtarja e Brazilit ka zhvilluar ndeshje miqësore kundër Koresë së Jugut,të cilën e deklasoi me rezultat 5:0.

    Dy golat e Estevaos,dy të Rodrygos dhe një gol i realizuar nga Vinicius Jr,i kanë dhuruar fitoren kariokëve të cilët tashmë kanë siguruar kualifikimin në botëror të vitit të ardhshëm.

    Përndryshe ajo çka ka rënë në sy është festimi me shqiponjë e yllit të Real Madrid,të cilën e bëri në njërin nga golat e shënuar në pjesën e parë.

    Kujtojmë që Brazili ndeshjen e rradhës e luan ndaj Japonisë në Ajinomoto Stadium në Tokio ditën e martë.

  • Ekipi shqiptar zbarkon në Serbi, qindra forca policore presin skuadrën kuqezi në Nish

    Ekipi shqiptar zbarkon në Serbi, qindra forca policore presin skuadrën kuqezi në Nish

    Ekipi shqiptar ka zbarkuar në Nish, ku do të akomodohet në hotel e më pas do të niset për në stadiumin “Duboçiça”, ku do të zhvillojë dhe seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes të së shtunës.

    Nga pamjet e mundësuara nga Top Channel, skuadra kuqezi u prit nga qindra forca policie në stadium, të cilat mundësuan që rruga e ekipit shqiptar nga pista e uljes direkte në hotel të ishte pa probleme, duke shmangur kontrollin në aeroport.

    Në orën 16:30, trajneri Sylvinho do të dalë përpara mediave në konferencë, ndërsa në 17:30 do të zhvillohet dhe seanca e fundit stërvitore.

    Sfida do të luhet në orën 20:45, më 11 tetor dhe do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

  • Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Sllovenisë

    Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Sllovenisë

    Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndaj Sllovenisë, ndeshjen e rëndësishme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

    Franco Foda është duke e përgatitur formacionin “shkatërrues” për sonte, shkruan Indeksonline

    Raportohet se trajneri gjerman mund të luajë njëjtë sikur në ndeshjen ndaj Suedisë muajin e kaluar, përveç mungesës së Lumbardh Dellovës në mbrojtje.

    Megjithatë, ka gjasa të startojë edhe Edon Zhegrova, por gjithçka varet nëse Foda dëshiron të ndryshojë skemë për sonte.

    Nga 5-4-1, që mund të shëndërrohet gjatë ndeshjes në 4-3-3, me Vojvodën si mesfushor, ky është formacioni i mundshëm për sonte:

  • ​Kosovë – Slloveni, “Fadil Vokrri” i stërmbushur sonte për Dardanët

    ​Kosovë – Slloveni, “Fadil Vokrri” i stërmbushur sonte për Dardanët

    Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte një ndeshje tepër të rëndësishme kundër Sllovenisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026. Takimi zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.

    Interesimi i tifozëve ka qenë i jashtëzakonshëm dhe të gjitha biletat janë shitur, duke garantuar një atmosferë elektrizuese në tribuna. Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë i stërmbushur, ndërsa “Dardanët” do të kenë përkrahjen e plotë të publikut në kërkim të një fitoreje të madhe.

    Pas dy ndeshjeve të para në Grupin B, Kosova renditet në vendin e dytë me 3 pikë, pas Zvicrës që kryeson me 6 pikë të plota. “Dardanët” kanë një fitore dhe një humbje (me golavarazh 2:4), ndërsa Sllovenia ndodhet në vendin e katërt me vetëm një pikë pas dy takimeve të para.

    Skuadra e trajnerit Franco Foda kërkon fitoren e dytë në grup për të qëndruar në garë për vendet e para që sigurojnë pjesëmarrjen në Botërorin 2026. Atmosfera në ekip është pozitive dhe motivuese, ndërsa përballja e sontme pritet të sjellë spektakël në kryeqytet.

    Në Grupin B bëjnë pjesë gjithashtu Zvicra dhe Suedia, të cilat po garojnë për kualifikim në fazën finale të turneut më të madh të futbollit botëror.

  • Ambasada e Gjermanisë në Kosovë i uron dardanëve fat për ndeshjen ndaj Sllovenisë

    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë i uron dardanëve fat për ndeshjen ndaj Sllovenisë

    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë i ka uruar Kombëtaren e Kosovës fat të mbarë në ndeshjen e sotme kundër Sllovenisë.

    Në këtë kontekst, Shefi i Misionit, z. Christian Böttcher, pati kënaqësinë të takohej me trajnerin e Kombëtares së Kosovës, z. Foda, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Weidner.

    Të dy sjellin përvojën dhe përkushtimin e tyre nga Gjermania, dhe me ta si pjesë e ekipit, Kosova gëzon mbështetje të plotë nga Gjermania.

    KosovaPress