ATV

Category: Sport

  • Dembele rikthehet pas lëndimit, Enrique: Nuk kthehet Topi i Artë, por energjia e tij

    Dembele rikthehet pas lëndimit, Enrique: Nuk kthehet Topi i Artë, por energjia e tij

    Pas disa javësh mungesë për shkak të lëndimit, Ousmane Dembele është rikthyer në dispozicion të Paris Saint-Germain. Sulmuesi francez është përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidën e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Bayer Leverkusen.

    Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri Luis Enrique theksoi rëndësinë e rikthimit të Dembele, duke u fokusuar më shumë te ndikimi i tij në atmosferën e skuadrës sesa te suksesi individual.

    “Nuk është Topi i Artë që po kthehet, është Ousmane Dembele – personi që sjell energjinë e tij në ekip. Topi i Artë është kapitull i mbyllur,” u shpreh Enrique.

    Ai theksoi se për PSG-në, më e rëndësishme është harmonia dhe kontributi në grup, jo arritjet personale.

    “Jam më i lumtur që kemi rikthyer njeriun dhe energjinë e tij, sesa Topin e Artë. Ne po punojmë për të fituar ndeshjen e tretë në Ligën e Kampionëve,” shtoi ai.

    Paris Saint-Germain do të kërkojë fitoren e tretë radhazi në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, me shpresën se rikthimi i Dembele do të sjellë një shtysë të re në sulm. /ATVLIVE.TV

  • Lewandowski drejt Arabisë Saudite? Ronaldo shtyn për transferimin te Al Nassr

    Lewandowski drejt Arabisë Saudite? Ronaldo shtyn për transferimin te Al Nassr

    Robert Lewandowski po kalon një periudhë përcaktuese në karrierën e tij. Pas një sezoni ku ishte thelbësor për Barcelonën, këtë vit situata ka ndryshuar. Me ardhjen e Hansi Flick dhe stilin e tij më të shpejtë e të lëvizshëm në fazën sulmuese, roli i një “numri 9” klasik si Lewandowski është venitur.

    Në këtë sfond, një mundësi e re po hapet nga Arabia Saudite. Al Nassr, nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Cristiano Ronaldos, ka shprehur interes konkret për ta sjellë Lewandowskin në Riad.
    Portugezi kërkon një partner elitar në sulm dhe e sheh polakun si përforcimin ideal.

    Lewandowski, me eksperiencën dhe instinktin e tij për gol, do të sillte jo vetëm cilësi në fushë, por edhe peshë mediatike për projektin e Al Nassr, që synon të rivalizojë në skenën
    ndërkombëtare. Prania e ish-shokut të skuadrës, Íñigo Martínez, tashmë në klub, mund ta lehtësojë adaptimin e tij në Arabinë Saudite.

    Nga ana tjetër, Barcelona nuk e përjashton largimin e tij, sidomos nëse paraqitet një ofertë e vlefshme. Me një kontratë që zgjat deri në 2026 dhe një pagë të konsiderueshme, klubi po analizon nëse Lewandowski përshtatet ende me drejtimin e ri taktik.

    Një vit më parë, 37 vjeçari refuzoi ofertat nga Arabia, por tani rrethanat janë ndryshe. Mosha, stili i ri i Barcelonës dhe tundimi për një sfidë të fundit të madhe mund të shtyjnë drejt largimit.

    Nëse ky transferim realizohet, do të ishte një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së verës — dhe një tjetër dëshmi e ambicies së Arabisë Saudite për të qenë pjesë qendrore e futbollit botëror. /ATVLIVE.TV

  • Sa u shit fanella e Rey Manaj nga ndeshja me Serbinë?

    Sa u shit fanella e Rey Manaj nga ndeshja me Serbinë?

    Fanella që Rey Manaj veshi në sfidën historike të Shqipërisë ndaj Serbisë më 11 tetor në Leskovc është kthyer në një objekt shumë i kërkuar për koleksionistët.

    Në ankandin ndërkombëtar të organizuar nga MatchWornShirt, me të cilin bashkëpunon zyrtarisht FSHF-ja, fanella u shitet për 3,100 euro. Oferta fituese erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku blerësi, i vendosur për ta pasur këtë kujtim të veçantë, e rriti çmimin nga 378 euro në mbi tri mijë, duke e ngritur çmimin plot 11 herë.

    Fanella mban firmën e Manajt dhe është simbol i një momenti të paharrueshëm, pasi ai shënoi golin vendimtar që siguroi fitoren historike të Shqipërisë ndaj Serbisë, një moment që do të mbahet mend gjatë nga tifozët kuqezi.

    Kjo është fanella e dytë më e shtrenjtë e Kombëtares shqiptare që është shitur në ankand. Rekordin e mban fanella e Nedim Bajramit, e veshur në ndeshjen ndaj Italisë në Euro 2024, ku ai realizoi golin më të shpejtë në historinë e Kampionateve Europiane, vetëm pas 23 sekondash. Ajo fanellë u shit për 5,792 euro. /ATVLIVE.TV

  • Federata Sllovene e Futbollit vendos masa të reja për ndeshjen ndaj Kosovës

    Federata Sllovene e Futbollit vendos masa të reja për ndeshjen ndaj Kosovës

    Pas vendimit të diskutueshëm për të ndalur shitjen e biletave, nga frika se ato po përfundonin në duart e tifozëve jo-sllovenë, Federata Sllovene e Futbollit ka vendosur një tjetër rregull për të gjithë ata që do të ndjekin nga stadiumi ndeshjen ndaj Kosovës, më 15 nëntor.

    Pasi njoftoi se janë shitur të gjitha biletat — plot 16.038, sa është kapaciteti i stadiumit “Stožice” — Federata sqaroi se, përveç sektorit të tifozëve miq, që përfaqëson 5% të kapacitetit total, të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në stadium duhet të jenë të pajisur me një simbol të kombëtares ose shtetit slloven, si formë identifikimi. Kjo masë është marrë pasi janë sinjalizuar raste të shtetasve kosovarë që kanë blerë bileta jashtë sektorit të përcaktuar për ta.

    “Më pak se një muaj nga ndeshja e fundit e kombëtares sllovene në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, të gjitha biletat për përballjen me Kosovën janë shitur”, njofton federata.

    Stadiumi “Stožice” pritet të jetë i mbushur më 15 nëntor, ndërsa federata u bën thirrje të gjithë tifozëve të sillen në mënyrë sportive dhe korrekte gjatë gjithë ndeshjes.

    “Hyrja në stadium (përveç sektorit të tifozëve mysafirë) do të jetë e mundur vetëm për personat që mbajnë simbole të Sllovenisë dhe të kombëtares sllovene”, përfundon deklarata.

    Kujtojmë se për Kosovën kjo ndeshje është jetike. Me vetëm një pikë të fituar ndaj Sllovenisë, “Dardanët” do ta siguronin matematikisht pjesëmarrjen në fazën play-off. Nëse arrijnë fitoren dhe njëkohësisht Suedia ndal Zvicrën, atëherë Kosova do të mbetet në garë për vendin e parë, që siguron kualifikimin direkt në fazën e grupeve të Botërorit 2026. /ATVLIVE.TV

  • Miliona për Botërorin – Arabia Saudite shpërblen kombëtaren

    Miliona për Botërorin – Arabia Saudite shpërblen kombëtaren

    Qeveria e Arabisë Saudite ka vendosur të shpërblejë bujarisht futbollistët dhe stafin teknik të kombëtares, pas kualifikimit historik në Kupën e Botës 2026.

    Ministri i Sportit, Abdulaziz bin Turki Al-Faisal, njoftoi se secili lojtar dhe anëtar i stafit do të përfitojë nga 5 milionë rialë sauditë – rreth 1.15 milionë euro – si shpërblim për suksesin.

    Arabia Saudite siguroi pjesëmarrjen në turneun më të madh të futbollit pas një barazimi pa gola ndaj Irakut, rezultat që mjaftoi për të përmbyllur me sukses fazën përfundimtare të eliminatoreve aziatike.

    Ky është kualifikimi i tretë radhazi i “Jeshilëve” në një Kupë Bote, një tregues i qartë i përparimit të ndjeshëm të futbollit saudit në vitet e fundit.

    Ministri Al-Faisal theksoi se pagesa e shpërblimeve do të bëhet brenda 30 ditëve nga përfundimi i eliminatoreve, duke e cilësuar këtë vendim si një nxitje shtesë për paraqitje të denjë në Botërorin që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

    Ky veprim konfirmon edhe një herë angazhimin e Arabisë Saudite për zhvillimin e sportit dhe përfshirjen e futbollit në strategjitë kombëtare të zhvillimit, si pjesë e vizionit të saj sportiv për të ardhmen.

    Skuadra saudite tashmë ka nisur përgatitjet për fazën finale të turneut, me objektivin për të kaluar fazën e grupeve dhe për të përsëritur suksesin e Botërorit 2022 në Katar, ku tronditi botën e futbollit duke mposhtur kampionët e ardhshëm, Argjentinën. /ATVLIVE.TV

  • Sean Dyche rikthehet te Nottingham Forest, këtë herë si trajner kryesor

    Sean Dyche rikthehet te Nottingham Forest, këtë herë si trajner kryesor

    Sean Dyche është zyrtarisht trajneri i ri i Nottingham Forest. 54-vjeçari, i cili në rininë e tij ishte pjesë e akademisë së klubit, ka firmosur një kontratë që do ta mbajë në “City Ground” deri në verën e vitit 2027. Ai pritet të debutojë në pankinë që të enjten, në ndeshjen kundër FC Porto në Ligën e Evropës.

    Dyche merr vendin e Ange Postecoglou, i cili u shkarkua pas një serie zhgënjyese prej tetë ndeshjesh pa fitore në krye të ekipit.

    Emërimi i tij vjen pas një procesi të përshpejtuar rekrutimi të udhëhequr nga Drejtori Global i Futbollit, Edu Gaspar, dhe Drejtori Teknik Global, George Syrianos. Ndër kandidatët e konsideruar ishin edhe Roberto Mancini dhe Marco Silva, por në fund drejtuesit vendosën për eksperiencën dhe profilin e Dyche.

    “Nottingham Forest ka kënaqësinë të konfirmojë emërimin e Sean Dyche si trajnerin e ri të ekipit të parë, pas një procesi të plotë rekrutimi të udhëhequr nga Edu Gaspar dhe George Syrianos,” thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

    I njohur për disiplinën taktike, qëndrueshmërinë dhe organizimin mbrojtës, Dyche do të ketë në staf dy bashkëpunëtorët e tij të besuar: Ian Woan dhe Steve Stone – legjenda të Forest me mbi 400 paraqitje për klubin gjatë viteve ’90.

    Me një dekadë të suksesshme te Burnley dhe një periudhë stabilizuese te Everton, Dyche është konsideruar si një nga trajnerët më të respektuar në futbollin anglez.

    Tani, ai kthehet te klubi ku filloi rrugëtimin e tij si futbollist, me misionin për të nxjerrë Forest nga zona e rënies dhe për të rikthyer identitetin dhe stabilitetin në skuadër. /ATVLIVE.TV

  • Sonte – nëntë ndeshje në program të Ligës së kampionëve

    Sonte – nëntë ndeshje në program të Ligës së kampionëve

    Pas 20 ditëve, rikthehet sonte xhiroja e tretë në Ligën e Kampionëve, ku ballafaqon 18 skuadra, në nëntë ndeshje, ku më interesantja prej tyre do të luhet në Londër mes Arsenalit dhe Atletico Madridit.

    Do të jetë një duel midis skuadrave që kanë luajtur shkëlqyeshëm kohët e fundit. Londinezët kanë fituar pesë ndeshje radhazi në të gjitha garat, ndërsa Atletico ka fituar katër nga pesë ndeshjet e tyre të fundit.

    Është një garanci për ndeshje të mira dhe të hapura ku mysafirët do të kenë një motiv më të madh sepse, ndryshe nga Arsenali, i cili fitoi të dyja ndeshjet në Ligën e Kampionëve, lojtarët e Atleticos kanë një fitore dhe një humbje.

    Në ndeshjet tjera, Bayer Leverkuseni e pret Paris Saint-Germain në BayArena, Manchester City luan në udhëtim te Villarreali, teksa Interi është mysafir i Royale Union SG.

    Përballje interesante pritet të jenë edhe ato mes PSV Eindhoven-Napoli, Newcastle-Benfica dhe Copenhagen-Dortmund.

    Fokusi do të jetë gjithashtu edhe te dy ekipet që luajnë për herë të parë këtë sezon: Kairat Almaty dhe Pafos, që sëbashku me ndeshjen në mes të Barcelonës dhe Olympiacosit luhen nga ora 18:45, ndërsa të gjitha përballjet tjera fillojnë nga ora 21:00. /ATVLIVE.TV

  • Janë shitur biletat për ndeshjen Slloveni-Kosovë

    Janë shitur biletat për ndeshjen Slloveni-Kosovë

    Federata Sllovene e Futbollit ka njoftuar se biletat për ndeshjen Slloveni-Kosovë janë shitur.

    Sipas një njoftimi të bërë Federata Sllovene ka bërë të ditur se më pak se për një muaj,dhe se asnjë biletë më nuk ka mbetur asnjë në dispozicion.

    Përndryshe më tutje Federata Sllovene njoftoi se hyrja e tifozëve duhet të jetë me simbole dhe flamuj sllovenë,teksa përjashtim bën tribuna ku do të vendosen tifozët dardanë.

    Kujtojmë që ndeshja Slloveni-Kosovë pritet të zhvillohet më 15 tetor,ndeshje e vlefshme për kualifikimet e botërorit të vitit 2026 në grupin B.

  • Jannik Sinner fitoi rreth 7 milionë dollarë në turneun “Six Kings Slam” në Riad të Arabisë Saudite

    Jannik Sinner fitoi rreth 7 milionë dollarë në turneun “Six Kings Slam” në Riad të Arabisë Saudite

    Tenisti italian Jannik Sinner po vazhdon të korrë suksese gjatë këtij viti në tenis.

    Sinner triumfoi në turneun “Six Kings Slam”në Riad të Arabisë Saudite,ku mundi rivalin e tij Carlos Alcaraz në finale me rezultat 2-6, 4-6.

    Përndryshe Sinner fitoi rreth 7 milionë dollarënga turneu,që do të thotë 1.5 milionë dollarë si dhe 6 milionë dollarë për fitimin e këtij turneu,dhe deri më tani italiani arriti shifrën prej 20 milionë dollarë përfshirë edhe 12 milionë dollar nga garat e ATP-së.

    Ndërkohë Sinner në këtë turne fitoi edhe  çmimin “raketa e artë”,të cilën e kishte fituar edhe Rafael Nadal më herët,teksa çmimin e dorëzoi Turki Al Sheikh, ministri i argëtimit në Arabinë Saudite.

  • Paolo Di Canio:Transferimi i Edon Zhegrovës nuk ishte e qëlluar

    Paolo Di Canio:Transferimi i Edon Zhegrovës nuk ishte e qëlluar

    Ish lojtari i Lazios Paolo Di Canio ka dhënë komente për transferimet e Juventusit në afatin kalimtar.

    Duke folur për Sky Sport Italia Di Canio ka deklaruar se transferimet ishin jo të qëlluara,duke përfshirë këtu edhe atë të Edon Zhegrovës.

    “E kuptoj që në Itali nuk ka shumë, dhe kur ndodh diçka duket sikur është e madhe, por… Openda nuk ka shënuar kurrë kaq shumë gola. Po Zhegrova? Bukur për t’u parë, por duhet ta kthejmë gjithçka në dimensionin ndërkombëtar. Këtu shohim Orsolinin dhe Politanon dhe ndihet sikur po shikojmë Robbenin”

    Përndryshe Di Canio shton se partneriteti Zhegrova-Openda nuk është sulm fenomenal për tu parë,dhe se nuk ka mirëkuptim për shumë persona që e konsiderojnë në këtë mënyrë.

    Kujtojmë që Edon Zhegrova nuk po gjen minuta të mjaftueshme tek Juventus,ku së fundmi nuk luajti në humbjen 0:2 ndaj Comos