ATV

Category: Sport

  • Katër futbollistë shqiptarë përfshihen në formacionin e javës në Zvicër

    Katër futbollistë shqiptarë përfshihen në formacionin e javës në Zvicër

    Futbollistët shqiptarë po vazhdojnë të kenë fjalën në elitën e futbollit zvicran.

    4 futbollistë janë përfshirë në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës,duke u vlerësuar me nota të larta nga faqja e njohur Sofascore.

    Në mbrotje Kreshnik Hajrizi bëri paraqitje fantastike me Sionin,ku u vlerësua me notën 7.6.

    Në repartin e mesfushës Kastriot Imeri shënoi gol me Thunin duke marrë notën 7.9,teksa Xherdan Shaqiri vazhdon të shkëlqejë me Baselin ku u vlerësua me notën 8.9 pasi shënoi një gold dhe asistoi kundër Winterthur-it.

    Teksa në qendër të sulmit është Rilind Nivokazi i cili me golin e shënuar ia siguroi fitoren Sionit kundër Grasshoper-it,dhe nga faqja e njohur Sofascore u vlerësua me notën 7.7.

  • Ousmane Dembele rikthehet nga lëndimi-pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Bayer Leverkusen

    Ousmane Dembele rikthehet nga lëndimi-pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Bayer Leverkusen

    Ylli i PSG-së Ousmane Dembele,pritet të rikthehet në fushë pas lëndimit që e pësoi në fillim të muajit shtator.

    Mediumi francez Le Parisien bën të ditur se Dembele do të jetë në dispoziocion për takimin kundër Bayer Leverkusen,ndeshje e cila i takon xhiros së 3-të të fazës e ligës në Ligën e Kampionëve.

    Përndryshe trajneri Luis Enrique synon ta inkuadrajë në mënyrë graduale Dembelen,në mënyrë që të mos e rrezikoj sërish një lëndim e cila mund ta lë për një kohë të gjatë fituesin e “Topit të Artë”.

    Kujtojmë që Ousmane Dembele ka luajtur vetëm 4 ndeshje këtë sezon,duke arritur të shënoj vetëm 2 gola e dhuroi 1 asistim.

  • Jurgen Klopp mbron Florian Wirtz nga kritikat e fundit

    Jurgen Klopp mbron Florian Wirtz nga kritikat e fundit

    Tekniku gjerman Jurgen Klopp,i ka dalur në mbrojtje yllit gjerman Florian Wirtz.

    Klopp ka thënë se kritikat për Wirtz nuk janë me vend,dhe thotë se ai është një talent i jashtëzakonshëm.

    “Ju të gjithë do t’i hani fjalët tuaja nëse përdorni fjalët e gabuara me Florian wirtz. Ai është një talent i jashtëzakonshëm”

    Përndryshe Klopp se përshtatja e Wirtz në Premierligë kërkon kohë,dhe se është o bindur se gjermani me paraqitje tejet të mira do ta fitoj besimin tek “The Reds”.

    Kujtojmë që Florian Wirtz në 10 ndeshje të zhvilluara nuk ka arritur të shënoj asnjë gol,si dhe nuk arriti asnjë asistim për

  • Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave publikon listën për ndeshjet me Turqinë

    Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave publikon listën për ndeshjet me Turqinë

    Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave,ka bërë publike listën e futbolisteve për ndeshjet e fazës së play-offit të Ligës së Kombeve kundër Turqisë.

    Selektori Sami Sermaxhaj ka ftuar 23 futbolliste  për këtë grumbullim,ku synon që nga këto dy përballje të marrë fitore për të mbetur në Ligën B.

    Përndryshe Kosova mbeti në vendin e dytë në grupin e 6-të në ligën B me 7 pikë,ku lider në këtë grup përfundoi Letonia me 8 pikë.

    Kujtojmë që Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e zhvillon ndeshjen e parë kundër Turqisë do të luaj në Prishtinë më 24 tetor,teksa atë të kthimit e zhvillon më 28 tetor në Izmir.

  • Almir Kryeziu shpallet “Ylli I Javës”në Albi Mall Superligë

    Almir Kryeziu shpallet “Ylli I Javës”në Albi Mall Superligë

    Futbollisti i Ballkanit Almir Kryeziu është shpallur ylli i javës për xhiron e 9-të në Albi Mall Superligë.

    Kryeziu ishte protagonist në ndeshjen kundër Dukagjinit,në të cilën shnëoi dy gola në fitoren e ekipit suharekas.

    Përndryshe Kryeziu u shpreh i lumtur për fitimin e këtij çmimi,duke thënë se pushimi i ndeshjeve të kombëtareve ka ndikuar mjaft mirë.

    “Ka qenë një ndeshje e vështirë, por pushimi që e kishim për ndeshjet e Kombëtares na ka ndihmuar që të punojmë dhe të analizojmë mirë kundërshtarin. Jam i lumtur, në aspektin individual, që kam shënuar dy gola dhe që po arrij ta ndihmoj ekipin. I falënderoj bashkëlojtarët dhe shtabin teknik për besimin dhe bashkëpunimin”

    Kujtojmë që Ballkani ka fituar me rezultat 2:0 kundër Dukagjinit,dhe gjendet në pozitën e dytë me 18 pikë 4 pmë pak se lideri Prishtina.

  • Humbja nga Kosova i la me pasoja, Suedia zyrtarisht emëron përzgjedhësin e ri​

    Humbja nga Kosova i la me pasoja, Suedia zyrtarisht emëron përzgjedhësin e ri​

    Graham Potter është zyrtarisht përzgjedhësi i ri i ekipit kombëtar të Suedisë. Objektivi i tij kryesor është të rikthejë ekipin në Kupën e Botës që do të zhvillohet në verën e vitit 2026.

    Emërimi i tij vjen pas fillimit zhgënjyes në kualifikueset e Botërorit, ku Suedia mori vetëm një pikë në katër ndeshje.

    Si pasojë, federata vendosi të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin e mëparshëm, Jon Dahl Tomasson pas humbjes së dytë nga Kosova 0-1.

    Potter do të marrë drejtimin e skuadrës nga e hëna, më 20 tetor. Marrëveshja e tij mbulon fazën aktuale kualifikuese dhe do të zgjatet automatikisht nëse Suedia arrin të kualifikohet në Kupën e Botës.

  • Prizrenasit me fitore të vështirë ndaj Vreshtarëve

    Prizrenasit me fitore të vështirë ndaj Vreshtarëve

    Bashkimi arriti fitoren e dytë këtë edicion të ProCredit Superligës. Edhe pse nuk e patën aspak lehtë, prizrenasit fituan ndaj Rahoveci 029 me rezultat 82:74 (30:22, 20:22, 14:16, 18:14), në takimin e zhvilluar në Therandë.

    Lejson Zeqiri kishte 17 pikë e dhjetë kërcime për Bashkimin, ndërsa Isaiah Cousins kishte 18 pikë e tetë kërcime, kurse Jan Palokaj shtoi 16 pikë e pesë kërcime, ndërkohë Isiah Umipig shënoi 27 pikë për Rahoveci 029.

    Kjo ishte fitorja e dytë për Bashkimin nga dy ndeshje, kurse Rahoveci 029 ka një fitore e një humbje. /ATVLIVE.TV

  • Trepça merr fitoren e parë në Superligë

    Trepça merr fitoren e parë në Superligë

    Trepça ka shënuar fitoren e parë këtë edicion. Kampionët fituan ndaj Vëllaznimit me rezultat 85:105 (20:35, 22:26, 16:21, 27:23), në javën e dytë të ProCredit Superligës, sfidë që u zhvillua në Mitrovicë.

    Mitrovicasit ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes, për të shënuar fitore të merituar.

    Marques Warrick u dallua te Vëllaznimi me 19 pikë, ndërsa te Trepça pesë basketbollistë kishin pikë dyshifrore, ku u dalluan Batin Tuna me 24 pikë, dhjetë pikë e gjashtë asistime dhe Mustapha Amzil me 22 pikë e shtatë kërcime.

    Kjo ishte fitorja e parë për Trepçën, derisa humbja e dytë për skuadrën kuqezi. /ATVLIVE.TV

  • Besa Famgas barazon, por eliminohet nga Kupa Evropiane

    Besa Famgas barazon, por eliminohet nga Kupa Evropiane

    Besa Famgas ka barazuar me kampionin e Bosnjë-Hercegovinës, Izvigjaçin. Ndeshja e së dielës mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, përfundoi 32:32.

    Ky rezultat megjithatë nuk i mjaftoi ekipit pejan për të avancuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane.

    Izvigjaçi e fitoi bindshëm ndeshjen e parë, 40:19, dhe avancon tutje.

    Ndeshja e së dielës ishte interesante, kurse mysafirët kishin epërsi prej katër golave pas pjesës së parë.

    Elion Vokshi i shënoi nëntë gola për Besën. Tetë i kishte Deniz Terziqi, ndërsa pesë Abdulah Zayan. Olt Kabashi i bëri tetë pritje.

    Besa në ndeshjen e parë në Bosnjë-Hercegovinë ishte paraqitur pa dy egjiptianët, ndërsa pati telashe të mëdha për pajisje me viza.

    Në raundin e parë të Kupës Evropiane, Besa e eliminoi skuadrën turke, Depsas Enerji. /ATVLIVE.TV

  • Kosova mposhtet nga Kroacia në hendboll

    Kosova mposhtet nga Kroacia në hendboll

    Kombëtarja e Kosovës në hendboll për femra e ka zhvilluar të dielën mbrëma ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2026.

    Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në praninë e një numri të konsiderueshëm shikuesish, Kombëtarja jonë pësoi 32:22 nga Kroacia.

    Kroacia ishte favorite e madhe, ndërsa fitoren e siguroi vetëm në pjesën e dytë.

    Në pjesën e parë vajzat tona shfaqën lojë shumë të mirë. Krijuan epërsi në shumë raste prej dy golash, ndërsa lëshuan raste të arta për t’u shkëputur në tri gola. Pjesa e parë përfundoi 14:13 në të mirë të kroateve.

    Lojtaret me përvojë nga Kroacia dominuan në pjesën e dytë, ndërsa mbajtën epërsi në tërë kohën.

    Megjithatë paraqitja e Kombëtares sonë jep shpresë për të ardhmen, përkatësisht për ndeshjet vendimtare me Finlandën që janë në mars të vitit të ardhshëm. Në Kombëtare ka shumë vajza të reja, ndërsa ky grup për herë të parë luajti së bashku. Ka pasur edhe mungesa të shumta.

    Ka ndikuar mungesa e përvojës, fondi jo shumë i madh i lojtareve e në raste edhe dëshira e madhe për përfundim të duhur të aksioneve.

    Merlinda Qorraj ishte më efikasja me gjashtë gola. Nga tri i shënuan Mirjeta Bytyqi, Tina Hetemi, Arona Krasniqi e Elvina Qorraj. Dy gola i kishte Suzana Ujkiq. Pesë pritje i bëri Aurora Kryeziu, por të gjitha vajzat kanë dhënë maksimumin. /ATVLIVE.TV