ATV

Category: Sport

  • Ostlund shpall listën e Kosovës në hendboll për ndeshjet me Britaninë e Madhe

    Ostlund shpall listën e Kosovës në hendboll për ndeshjet me Britaninë e Madhe

    Suedezi Jesper Ostlund më 2 shtator është zyrtarizuar në postin e përzgjedhësit të Kosovës në hendboll, ndërsa të martën e ka shpallur listën e parë të tij.

    Selektori i ri ka ftuar 18 hendbollistë për ndeshjet me Britaninë e Madhe, që i takojnë fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027.

    Ostlund do të debutojë të mërkurën e javës së ardhshme, më 29 tetor, në ndeshjen në Derby të Anglisë. Ndeshja Kosovë – Britani e Madhe zhvillohet të dielën, më 2 nëntor, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe synimi është kualifikimi në raundin e dytë.

    Te Kosova ka mungesa të rëndësishme, por edhe emra të rinjë. Mungojnë kapiteni Valon Dedaj, kapiteni i dytë, Kastriot Jupa, si dhe lojtarë të tjerë të rëndësishëm. Ndërkohë në listë është Gzim Salihi, lojtari që bën karrierë në Suedi.

    Për herë të parë janë ftuar edhe pivotët Ardit Tafilaj e Muhamet Durmishi. Tafilaj luan për Rahovecin, ndërsa Durmishi bënë karrierë në Gjermani.

    Kombëtarja jonë grumbullohet të dielën, më 26 tetor në Prishtinë. Stërvitja e parë është po të dielën nga ora 18:00 në palestrën në Lipjan.

    Të hënën janë dy stërvitje, ndërsa të martën është udhëtimi për në Britani të Madhe.

    Selektori Ostlund do të asistohet nga Jasmin Zhuta. /ATVLIVE.TV

  • NBA-ja thyen rekorde pagash: Curry dhe yjet e tjerë në krye të listës

    NBA-ja thyen rekorde pagash: Curry dhe yjet e tjerë në krye të listës

    NBA është kampionati më i fortë, më i bukur dhe më i pasur në basketbollin botëror. Edhe para se të shënohet koha e parë e sezonit të ri, liga ka thyer rekorde pagash për lojtarët.

    Në 10 vitet e fundit, buxheti për kontratat është trefishuar, dhe kjo pasqyrohet në listën e basketbollistëve më të paguar. Në krye qëndron Stephen Curry i Golden State, me rreth 59 milionë dollarë në sezon.

    Pas tij vijnë dy yje të mëdhenj: Nikola Jokiç nga Denver dhe Joel Embiid nga Philadelphia, të cilët fitojnë nga 55.2 milionë dollarë secili.

    Kevin Durant, tani me Houston, renditet i katërti me 54.7 milionë dollarë, duke lënë pas veteranin Jimmy Butler të Golden State, që fiton 54.1 milionë.

    Në dhjetëshen e parë janë gjithashtu Anthony Davis, Jason Tatum, Janis Antetokounmpo, Karl-Anthony Towns dhe Jaylen Brown.

    Ndërsa LeBron James i Lakers renditet i 12-ti me 52.6 milionë dollarë, Luka Donçiç është i 22-ti me rreth 46 milionë.

    Sipas mediave amerikane, Donçiç pritet të rinovojë kontratën në fund të sezonit me një shifër rekord për historinë e NBA-së. /ATVLIVE.TV

  • Xabi Alonso konfirmon mungesat para përballjes me Juventusin

    Xabi Alonso konfirmon mungesat para përballjes me Juventusin

    Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka konfirmuar se asnjëri nga pesë mbrojtësit e lënduar nuk do të jetë gati për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit, që zhvillohet të mërkurën mbrëma në “Santiago Bernabeu”.

    Megjithëse përballja me italianët është e një rëndësie të madhe, “Los Blancos” po mendojnë edhe për “El Clasico”-n ndaj Barcelonës të dielën.

    Trent Alexander-Arnold, Dani Carvajal dhe Dean Huijsen thuhet se janë pranë rikthimit të plotë fizik dhe sipas raportimeve të fundit, pritet të jenë në dispozicion për ndeshjen kundër katalanasve.

    Sidoqoftë, Alonso ka hedhur poshtë mundësinë që ata të luajnë qysh në sfidën ndaj Juventusit.

    “Duke parë për nesër, nuk besoj se Huijsen, Trent apo Carvajal do të jenë të gatshëm. Raportin përfundimtar do t’ua jap të shtunën,” deklaroi Alonso.

    Duke folur për përballjen ndaj Juventusit, trajneri spanjoll shtoi:

    “Është një klasike evropiane. Ata janë përballur shpesh me Real Madridin, dhe unë vetë kam qenë pjesë e disa prej atyre ndeshjeve. Ndihemi shumë të përgatitur.”

    Alonso mbylli konferencën me një mesazh për tifozët:

    “Synojmë fitoren tonë të tretë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve. Dhe për një fillim të fortë, kemi nevojë për mbështetjen e plotë të stadiumit.” /ATVLIVE.TV

  • Rob Harvey nga Irlanda do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Drita – Omonia

    Rob Harvey nga Irlanda do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Drita – Omonia

    UEFA ka caktuar gjyqtarin kryesor dhe asistentët e tij për ndeshjen mes Dritës dhe klubit nga Qipro, Omonia.

    Gjyqtari kryesor do të jetë Rob Harvey nga Irlanda ndërsa asistentë janë Robert Clarke dhe Wayne McDonnell po ashtu nga Irlanda.

    Në VAR do të jetë skocezi Kevin Clancy.

    Ndeshja mes Dritës dhe Omonia luhet të enjten me fillim nga ora 18:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës së Conference League.

    Në xhiron e parë Drita barazoi me KuPS – kurse Omonia humbi nga Mainz. /ATVLIVE.TV

  • Mirlind Daku dhe Vesa Vllasaliu zyrtarizojnë lidhjen e tyre

    Mirlind Daku dhe Vesa Vllasaliu zyrtarizojnë lidhjen e tyre

    Sulmuesi i Kombetarës së Shqipërisë, Mirlind Daku dhe modelja Vesa Vllasaliu, kanë bërë zyrtare lidhjen e tyre.

    Ishte vetë Vesa që ka ndarë me ndjekësit disa fotografi në kuadër të përvjetorit të lidhjes me futbollistin nga Gjilani.

    Çifti ka preferuar që marrëdhënien e tyre ta mbajnë larg vëmendjes publike, ndonëse për lidhjen e tyre është përfolur prej kohësh në media dhe rrjete sociale.

    Vesa është treguar një mbështetëse e madhe e partnerit të saj, duke u parë shpesh në stadiume për ta përkrahur nga afër 27 vjeçarin. /ATVLIVE.TV

  • Goditje për Realin: Alaba humbet “El Clasicon” dhe ndeshjen ndaj Juventusit

    Goditje për Realin: Alaba humbet “El Clasicon” dhe ndeshjen ndaj Juventusit

    David Alaba pritet të mungojë në dy sfidat e rëndësishme të Real Madridit, për shkak të një tërheqjeje muskulore në këmbën e djathtë.

    Mbrojtësi austriak u largua nga fusha gjatë ndeshjes kundër Getafes të dielën e kaluar dhe sipas mediumit spanjoll COPE, ai nuk do të jetë në dispozicion për takimin ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve këtë të mërkurë, si dhe për përballjen e shumëpritur “El Clasico” kundër Barcelonës të dielën.

    Që nga transferimi i tij në Madrid në verën e vitit 2021, Alaba ka hasur vështirësi për të gjetur vazhdimësi për shkak të dëmtimeve të shpeshta. Pavarësisht përvojës së pasur dhe 111 ndeshjeve me përfaqësuesen e Austrisë, forma e tij fizike dhe niveli i paraqitjeve kanë pësuar rënie.

    I njohur për fleksibilitetin në mbrojtje — si qendërmbrojtës, mbrojtës i majtë apo mesfushor defensiv — Alaba mund të jetë duke kaluar muajt e fundit me fanellën e Realit. Drejtuesit e klubit thuhet se po shqyrtojnë mundësinë për të rinovuar repartin defensiv, ndërsa largimi i austriakut në fund të sezonit nuk përjashtohet.

    Ende nuk ka një datë të saktë për rikthimin e tij në fushë, dhe klubi madrilen duket i vendosur të mos rrezikojë duke e aktivizuar përpara se të jetë plotësisht i gatshëm. /ATVLIVE.TV

  • Busti i Skënderbeut, në faqen zyrtare të Aston Villës

    Busti i Skënderbeut, në faqen zyrtare të Aston Villës

    Klubi i njohur anglez, Aston Villa, ka publikuar në faqen zyrtare në Facebook një fotografi të bustit të Skënderbeut, që është simbol i historisë dhe krenarisë shqiptare.

    Ky gjest vjen përpara ndeshjes së sotme që ekipi U19 i Aston Villës do të zhvillojë në Korçë kundër bashkëmoshatarëve të Skënderbeut.

    Takimi pritet të nisë në orën 15:00. /ATVLIVE.TV

  • Atletico Madrid bën ankesë zyrtare në UEFA pas një incidenti në “Emirates”

    Atletico Madrid bën ankesë zyrtare në UEFA pas një incidenti në “Emirates”

    Skuadra e Atletico Madrid ka depozituar një ankesë zyrtare pranë UEFA-s, pas një incidenti të pazakontë që ndodhi pas stërvitjes së fundit në stadiumin “Emirates” në Londër.

    Sipas mediave spanjolle, lojtarët e ekipit të Diego Simeones nuk kanë mundur të përdorin dushet në dhomat e zhveshjes, për shkak të mungesës së ujit të ngrohtë.

    Zyrtarët e klubit madrilen e kanë njoftuar menjëherë stafin e Arsenalit për problemin, por ndërhyrja për zgjidhjen e situatës ka ardhur me vonesë. Në atë moment, trajneri Simeone kishte urdhëruar që skuadra të largohej menjëherë nga stadiumi, pa pritur rregullimin e çështjes.

    Ky incident është përfshirë në një raport zyrtar të dërguar në UEFA, ku Atletico kërkon sqarime lidhur me standardet e pritjes së ekipeve mysafire në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

    Ngjarja ka ndodhur një ditë para supersfidës Arsenal – Atletico Madrid, që zhvillohet sonte në Londër nga ora 21:00. /ATVLIVE.TV

  • Arlind Ajeti shkëlqen sërish në kampionatin turk

    Arlind Ajeti shkëlqen sërish në kampionatin turk

    Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare po konfirmohet si një nga lojtarët kyç të skuadrës Bodrumspor, ku ka marrë rolin e liderit në repartin defensiv.

    Në ndeshjen kundër Erokspor, që përfundoi me rezultatin 1-1, Ajeti ishte ndër më të mirët në fushë. Ai u tregua i pakalueshëm në mbrojtje, duke fituar thuajse çdo duel ndaj sulmuesve kundërshtarë.

    Për paraqitjen e tij, Ajeti është vlerësuar me notën 7.7 dhe ka siguruar një vend në formacionin e javës në Turqi. /ATVLIVE.TV

  • Zidane zbulon “lojtarin perfekt” sipas tij – por a mungon dikush?

    Zidane zbulon “lojtarin perfekt” sipas tij – por a mungon dikush?

    Legjenda franceze Zinedine Zidane ka ndarë versionin e tij të “lojtarit perfekt”, duke kombinuar cilësitë më të mira të disa prej futbollistëve më të mëdhenj në histori. Megjithatë, fansat kanë vënë re menjëherë një mungesë të madhe në listë… Lionel Messi-n! 😮

    Sipas Zidane, lojtari ideal do të kishte:
    • Këmbën e majtë: Zidane
    • Këmbën e djathtë: Zidane
    • Goditjet me kokë: Zidane
    • Forcën fizike: Ibrahimović
    • Driblimet: Del Piero
    • Instinktin për gola: Ronaldo ose Cristiano Ronaldo
    • Vizionin në lojë: Zidane
    • Goditjet nga distanca: Luka Modrić
    • Goditjet e dënimit: Del Piero, Platini, Pirlo
    • Duelët: Thuram
    • Lidershipin: Toni Kroos

    Zidane ka bashkuar elegancën, forcën dhe inteligjencën në fushë për të krijuar një “superlojtar” unik – por shumë tifozë mendojnë se pa Messi-n, lista nuk mund të quhet vërtet perfekte.

    “Zizou, si mund të kesh driblimet e Del Pieros dhe jo të Messit?” – kanë komentuar me humor fansat në rrjete sociale.