ATV

Category: Sport

  • Arsenali me mbrojtje të hekurt – 8 ndeshje pa pësuar gol në vetëm 11 takime këtë sezon në të gjitha garat!

    Arsenali me mbrojtje të hekurt – 8 ndeshje pa pësuar gol në vetëm 11 takime këtë sezon në të gjitha garat!

    Skuadra e Arsenalit po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon, sidomos në mbrojtje. Ekipi i drejtuar nga Mikel Arteta ka arritur të mbajë portën e paprekur në 8 nga 11 ndeshjet e para në të gjitha kompeticionet – një statistikë që tregon forcën dhe organizimin e jashtëzakonshëm të londinezëve.

    Portieri David Raya dhe mbrojtësit William Saliba, Gabriel Magalhães dhe Ben White kanë qenë ndër më të merituarit për këtë sukses, duke ndërtuar një “mur” që ka ndalur pothuajse çdo kundërshtar.

    Arteta është shprehur i kënaqur me qëndrueshmërinë e ekipit, duke theksuar se ky është hapi i parë drejt objektivit madhor – fitimit të trofeve.

    “Një skuadër e fortë fillon nga një mbrojtje e fortë. Djemtë kanë treguar disiplinë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm,” – tha trajneri spanjoll pas ndeshjes së fundit.

    Arsenali po e dëshmon se nuk është vetëm një skuadër që luan bukur, por edhe një ekip që di të fitojë me pjekuri dhe efikasitet. Fansat tashmë shpresojnë që kjo formë mbrojtëse t’i çojë “Topçinjtë” drejt suksesit në Premier League dhe Champions League.

  • Drita shpallet kampione e Kosovës në Superligën e femrave, ndërsa Liria fiton derbin ndaj Pripingut

    Drita shpallet kampione e Kosovës në Superligën e femrave, ndërsa Liria fiton derbin ndaj Pripingut

    Të shtunën, është zhvilluar java e fundit e garave ekipore të Superligës së femrave.

    Drita e Gjilanit ka arritur që ta ruajë primatin dhe të mbetet kampion në fuqi edhe për një sezon tjetër. Gjilanaset rivalin kryesor e kishin Prishtinën dhe në ndeshjen e fundit arritën fitore me rezultat 4:1 dhe me plot meritë e fituan titullin. Prishtina doli e dyta, kurse Ahmet Hoxha u rendit e treta. Këto tri skuadra e dominuan Superligën, kurse Gjilani F në sezonën e pare në Superligë u rendit në mesin e tabelës. Juniku dhe Shpresa nuk arritën ta ruajnë statusin në Superligë andaj vitin e ardhshëm do të garojnë në Ligën e Parë.

    Në Superligën e meshkujve Liria, si mysafire, e ka mundur Pripingun me 4:2 dhe mbetet shoqëruesi i vetëm i Lidhjes së Prizrenit në garën për vendin e parë.
    Në derbin për vendin e 6-të, Shkolla Prizreni e ka mposhtur Vushtrrinë me 4:3 dhe u’a ka komplikuar situatën vushtrriasve në garën për ta rujtur statusin e Superligës. /ATVLIVE.TV

  • Genc e Getoar Bujupi ndanë drejtësi në Kupën Evropiane të hendbollit

    Genc e Getoar Bujupi ndanë drejtësi në Kupën Evropiane të hendbollit

    Dy gjyqtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Genc Bujupi e Getoar Bujupi kishin angazhim të rëndësishëm evropian në fundjavë.

    Dyshja e gjyqtarëve me thirrje të EHF-së e drejtoi në Itali ndeshjen mes skuadrave Cassano Magnago dhe KRAS/Volendam (Holandë).

    Ndeshja përfundoi 29:29, ndërsa u vendos fare në fund. Në raundin e tretë të Kupës Evropiane për hendbollsitë avancoi Cassano Magnago (Itali) që në Holandë kishte fituar 29:28.

    Genc e Getoar Bujupi tashmë kanë prezentim të rregullt në skenën evropiane të hendbollit. /ATVLIVE.TV

  • “Ligji i Wenger-it”: Një revolucion në rregullin e pozicionit jashtë loje po afron

    “Ligji i Wenger-it”: Një revolucion në rregullin e pozicionit jashtë loje po afron

    Arsène Wenger, ish-trajneri legjendar i Arsenalit dhe aktualisht drejtues i zhvillimit global të futbollit në FIFA, ka propozuar një ndryshim revolucionar në rregulloren e futbollit, që tashmë është rikthyer në tryezën e IFAB-it – organi që miraton çdo ndryshim zyrtar të rregullave të lojës.

    Propozimi i njohur si “Ligji i Wenger-it” synon të transformojë mënyrën se si interpretohet pozicioni jashtë loje. Ai u paraqit për herë të parë dy vite më parë, por u shty për shqyrtim të mëvonshëm. Sot, ky rregull është rikthyer fuqishëm dhe ka gjasa të sjellë një ndryshim të thellë në futbollin modern, shkruan gazeta AS nën titullin: “Ligji i Wenger-it po zihet. Futbolli po dridhet.”

    Sipas ndryshimit të sugjeruar nga Wenger, një sulmues nuk do të konsiderohet më jashtë loje nëse ndonjë pjesë e trupit të tij është në vijë me mbrojtësin. Ai do të quhej jashtë loje vetëm nëse i gjithë trupi i tij është përpara mbrojtësit të fundit. Ky rregull do të reduktonte ndjeshëm rastet e diskutueshme ku milimetra të padukshëm për syrin e lirë bëjnë diferencën në anulimin e golave.

    Me ndihmën e teknologjisë së avancuar – përfshirë topa me çipa të integruar dhe kamera të sofistikuara në stadiume – do të bëhet e mundur identifikimi i saktë i pozicionit të lojtarëve në çdo moment.

    Rregulli është ri-paraqitur në IFAB pas një pauze dyvjeçare. Ish-gjyqtari ndërkombëtar Iturralde González, në një intervistë për emisionin Carrusel Deportivo, shpjegoi se propozimi do të shqyrtohet nga një komitet prej 23 lojtarësh dhe 11 gjyqtarësh, i kryesuar nga vetë Wenger.

    Nëse miratohet nga ky grup, rregulli do të kalojë në mbledhjen e përgjithshme të IFAB-it që është planifikuar të mbahet në shkurt. Sipas González, “zakonisht miratohen rreth 95% e propozimeve që arrijnë në këtë fazë”.

    Qëllimi kryesor i rregullit është rritja e numrit të golave dhe reduktimi i polemikave që lidhen me pozicionet jashtë loje me diferenca minimale. Megjithatë, jo të gjithë në botën e futbollit janë entuziastë, pasi ndryshimi do të ndikonte ndjeshëm në taktikat mbrojtëse dhe organizimin e skuadrave.

    Në fillim, rregulli do të testohet në kompeticione më të vogla. Megjithatë, ka shqetësime se mund të jetë tepër herët për ta zbatuar në nivele të larta, siç është Kupa e Botës e ardhshme. AS komenton: “Frika më e madhe është që rregulli nuk do të zbatohet në Kupën e Botës verën e ardhshme, pasi ndryshimi radikal sjell pasiguri dhe shqetësim mes lojtarëve, trajnerëve dhe federatave”. /ATVLIVE.TV

  • Granit Dervisholli dhe Feronikeli – ndajnë rrugët

    Granit Dervisholli dhe Feronikeli – ndajnë rrugët

    Granit Dervisholli nuk do të jetë më trajner i Feronikelit në Ligën e Parë. Ndarja e palëve vjen pas një periudhe shumë të suksesshme, ku skuadra nën drejtimin e tij regjistroi 23 pikë, duke qenë vetëm një më pak se vendi i dytë dhe dy më pak se vendi i parë.

    Feronikeli nën drejtimin e Dervishollit në dy ndeshjet e fundit ka pësuar humbje, 1-0 ndaj Vushtrrisë dhe 3-2 ndaj Trepçës 89′.

    Megjithatë, pavarësisht rezultateve pozitive, Dervisholli dhe klubi kanë vendosur të ndajnë rrugët, duke i dhënë fund një kapitulli të suksesshëm për Feronikelin në Ligën e Parë. /ATVLIVE.TV

  • Zyrtare së shpejti? Endrick pritet të largohet nga Real Madridi në janar – drejt huazimit për më shumë minuta loje!

    Zyrtare së shpejti? Endrick pritet të largohet nga Real Madridi në janar – drejt huazimit për më shumë minuta loje!

    Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, talenti brazilian Endrick është shumë pranë largimit nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit, në formë huazimi.

    Burime të afërta me klubin zbulojnë se ekziston tashmë një plan i qartë për ta huazuar 18-vjeçarin, në mënyrë që ai të marrë më shumë minuta në fushë dhe të përgatitet për objektiva madhorë, si Botërori 2026.

    “Real Madrid është gati t’i japë dritën jeshile brazilianit për të provuar një kapitull të ri në karrierën e tij, për t’u forcuar dhe për t’u rikthyer më i pjekur,” – raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

    Endrick ka më shumë se 150 ditë pa luajtur një ndeshje zyrtare, gjë që ka ngritur shqetësime rreth ritmit të tij kompetitiv. Edhe pse ai shihet si një prej talenteve më premtues në botë, konkurrenca e madhe në skuadrën e Carlo Ancelottit ka kufizuar mundësitë e tij.

    Disa klube evropiane janë tashmë në gatishmëri për të siguruar shërbimet e tij në formë huazimi. Ndër kandidatët e mundshëm përmenden Girona, Borussia Dortmund dhe Real Sociedad.

    Endrick u bashkua me Real Madridin këtë verë, pas transferimit nga Palmeiras, dhe konsiderohet si “pasardhësi natyral” i Vinicius Jr., por duket se aventura e tij në “Santiago Bernabéu” do të ketë një ndalesë të përkohshme për t’i dhënë hapësirën që meriton.

  • FC Bayern ‘blindon’ Vincent Kompanyn deri në vitin 2029

    FC Bayern ‘blindon’ Vincent Kompanyn deri në vitin 2029

    Trajneri, Vincent Kompany, do të vazhdojë të jetë trajner i Bayern Munich.

    Belgu, sot nënshkroi kontratën e re me kampionët gjermanë që i dhanë mbështetjen e plotë projektit të tij.

    39 vjeçari, ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë te Bayerni, deri në qershor të vitit 2029.

    Që nga ardhja e tij në vitin 2024, Kompany arriti të fitonte titullin e Bundesligas si edhe Superkupën gjermane. /ATVLIVE.TV

  • Jurgen Klopp habit me deklaratën e tij për merkaton e Liverpoolit: “Askush nuk më ka thënë kurrë se mund të shpenzojmë kështu…”

    Jurgen Klopp habit me deklaratën e tij për merkaton e Liverpoolit: “Askush nuk më ka thënë kurrë se mund të shpenzojmë kështu…”

    Trajneri legjendar i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka komentuar për herë të parë mënyrën se si klubi ka vepruar në merkaton e verës. Në një deklaratë që ka bërë bujë, gjermani tha:

    “Askush nuk më ka thënë kurrë se është e mundur që ne të shpenzojmë në këtë mënyrë…”

    Klopp, i njohur për stilin e tij të kujdesshëm në përzgjedhjen e futbollistëve dhe për ndërtimin e skuadrës me buxhet të balancuar, duket se u befasua nga qasja e klubit këtë verë. Liverpool ka bërë disa afrime të rëndësishme, duke forcuar ndjeshëm ekipin në disa reparte kyçe.

    Megjithatë, Klopp nënvizoi se qëllimi nuk është vetëm të shpenzohet, por të ndërtohet një skuadër konkurruese me një projekt afatgjatë:

    “Nuk është fjala për paratë, por për mënyrën si e përdorim çdo mundësi për ta bërë Liverpoolin më të fortë.”

    Kjo deklaratë vjen në një moment kur “The Reds” po kalojnë një fazë të re pas ndryshimeve në drejtim dhe strategjinë e klubit, me synimin për t’u rikthyer fuqishëm në garën për titullin e Premier League.

  • Frenkie de Jong zbulon prapaskenat: “Ishte një moment ku disa njerëz në Barcelonë donin të më shisnin për të bërë para”

    Frenkie de Jong zbulon prapaskenat: “Ishte një moment ku disa njerëz në Barcelonë donin të më shisnin për të bërë para”

    Mesfushori holandez i Barcelonës, Frenkie de Jong, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me periudhën e tij të vështirë te katalanasit, duke zbuluar se në një moment klubi kishte menduar ta shiste për arsye financiare.

    “Në një moment kishte njerëz në klub që donin të më shisnin vetëm për të marrë pak para. Por unë gjithmonë kam dashur të qëndroj te Barça, ky është klubi im i ëndrrave,” tha De Jong për mediat spanjolle.

    Holandezi theksoi se pavarësisht presioneve të brendshme, ai nuk e ka menduar kurrë largimin nga “Camp Nou”, duke theksuar lidhjen e tij të fortë me klubin dhe tifozët.

    Kujtojmë se De Jong iu bashkua Barcelonës në vitin 2019 nga Ajax, dhe prej asaj kohe është bërë një nga shtyllat kryesore të mesfushës blaugrana, megjithëse shpesh ka qenë në qendër të spekulimeve për një transferim të mundshëm drejt Manchester United apo klubeve të tjera të mëdha evropiane.

  • 2 Korriku U19 udhëton drejt Skocisë për sfidën historike ndaj Hibernian në UEFA Youth League

    2 Korriku U19 udhëton drejt Skocisë për sfidën historike ndaj Hibernian në UEFA Youth League

    Klubi kosovar i të rinjve, 2 Korriku U19, ka nisur një nga aventurat më të rëndësishme në historinë e tij duke udhëtuar drejt Skocisë, ku do të përballet me Hibernian U19 në ndeshjes e parë të raundit të dytë në UEFA Youth League, kompeticionit më të rëndësishëm evropian për ekipet e moshave të reja.

    Skuadra tashmë ka mbërritur në Edinburgh, ku sot do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në prag të sfidës që mund t’i dërgojë drejt finales së madhe të rrugës së kampionëve në UEFA Youth League.

    Përfaqësues të klubit kanë theksuar se skuadra është në gjendje të mirë fizike dhe psikologjike, me atmosferë pozitive dhe fokus maksimal për ndeshjen. Mbështetja nga Kosova është e madhe – qoftë nga federata, tifozët, apo vetë komuniteti sportiv, që e sheh këtë si një mundësi të rrallë.

    Ndeshja do të luhet nesër mbrëma, më 22 tetor, në stadiumin legjendar Easter Road të Hibernianit, me fillim nga ora 20:45 sipas kohës lokale.

    Stadiumi, që ka përjetuar dhjetëra ndeshje të mëdha në futbollin skocez, tani do të jetë skena e një tjetër sfide të veçantë — këtë herë me një klub nga Kosova që kërkon të lërë gjurmë në arenën evropiane. /ATVLIVE.TV