ATV

Category: Sport

  • GO+ Peja fiton derbin verdhezi

    GO+ Peja fiton derbin verdhezi

    Derbin e javës së dytë të ProCredit Superligës, e fitoi GO+ Peja, që mundi Golden Eagle Yllin në Therandë me rezultat 76:71 (21:13, 14:27, 23:19, 18:12).

    Te GO+ Peja u dalluan Alan Herndon me 13 pikë e dhjetë kërcime dhe Malcolm Armstead me 18 pikë e shtatë asistime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Brandon Huffman me 15 pikë e nëntë kërcime dhe Larry Thomas me 17 pikë e tetë kërcime.

    Kjo ishte fitorja e dytë për GO+ Peja dhe humbja e dytë për Golden Eagle Yllin.

    Në ndeshjen e radhës Peja është mysafire e Borës, ndërsa Ylli pret në shtëpi Vëllaznimin. /ATVLIVE.TV

  • Tensione në ndeshjen KBF Prishtina – KBF Peja 03, një lojtare përjashtohet

    Tensione në ndeshjen KBF Prishtina – KBF Peja 03, një lojtare përjashtohet

    Një incident i vogël ndodhi gjatë ndeshjes mes KBF Prishtina dhe KBF Peja 03 në kategorinë e femrave, në kuadër të xhiros së tretë.

    Në çerekun e katërt të ndeshjes, gjatë një aksioni, basketbollistja e Pejës, Arbnore Përquku, goditi me grusht topin që po e mbante në duar lojtarja e Prishtinës, Besjana Martinaj.

    Pas kësaj, Martinaj reagoi duke vrapuar drejt Përqukut, çka çoi në një përleshje të shkurtër mes dy lojtareve, e cila zgjati vetëm disa sekonda.

    Ndeshja u ndërpre për pak minuta derisa situata u qetësua. Si pasojë e incidentit, basketbollistja e KBF Prishtinës, Besjana Martinaj, u përjashtua nga loja.

    Në fund, takimin e fitoi KBF Peja 03 me rezultat bindës, 63:91. /ATVLIVE.TV

  • Rubin Kazan mposhtet në shtëpi, Daku humb penallti

    Rubin Kazan mposhtet në shtëpi, Daku humb penallti

    Skuadra e Rubin Kazanit ka pësuar një humbje të rëndë 0:3 në shtëpi përballë Baltikës, në kuadër të javës së 12-të të kampionatit rus të futbollit.

    Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, pati mundësinë të shënonte për Rubinin nga pika e bardhë, por nuk arriti të konkretizojë. Goditja e tij e fuqishme u ndal në mënyrë të shkëlqyer nga portieri i Baltikës.

    Për performancën e tij në këtë takim, Daku u vlerësua me notën 5.9 nga platforma e njohur “Flashscore”. /ATVLIVE.TV

  • Man United “heshtë”Anfieldin-mund Liverpolin në derbin e fundjavës në Premierligës

    Man United “heshtë”Anfieldin-mund Liverpolin në derbin e fundjavës në Premierligës

    Liverpool nuk po këndellet asesi nga kriza e rezultateve,ku kësaj rradhe pësoi nga Man United me rezultat 2:1.

    Pjesa e parë nisi furishëm për “Djajtë e Kuq”,të cilët kaluan në epërsi në minutën e 2-të përmes Bryan Mbeumo,i cili shënoi golin më të shpejtë në histori të përballjeve në mes ekipeve më të trofeshme në Angli.

    Në pjesën e dytë Liverpool u hodh në sulm për të rikthyer në lojë,dhe këtë e arriti në minutën e 82-të kur Gakpo barazoi në 1:1,por Harry Maguire shuajti shpresat në minutën e 84-të duke shënuar për 2:1,që në fund doli të jetë rezultati i fitores për Man United.

    Liverpool gjendet në pozitën e tretë me 15 pikë,teksa Man United ngjitet në pozitën e 9-të me 13 pikë.

  • Donat Rrudhani shënon gol në fitoren e Sion-it ndaj Grasshoper

    Donat Rrudhani shënon gol në fitoren e Sion-it ndaj Grasshoper

    Mesfushori i Kombëtares së Kosovës Donat Rrudhani po shkëlqen me fanellën e Sionit.

    Rrudhani luajti rol të rëndësishëm në fitoren kundër Grasshoper,ku realizoi nga pika e bardhë për 1:0.

    Përndryshe Rrudhani ka luajtur rreth 70 minuta në këtë ndeshje,ku regjistroi 4 goditje drejt portës,1 herë shtyllën si dhe fitoi dy nga pesë duelet dhe faqja e njohur Sofascore e vlerësoi me notën 7.2.

    Kujtojmë që Donat Rrudhani në 3 ndeshjet e zhvilluara për Sionin në Superligën zvicrane ka realizuar vetëm 1 gol e dhuroi 1 asistim.

  • Lionel Messi afër renovimit me Inter Miamin

    Lionel Messi afër renovimit me Inter Miamin

    Ylli argjentinas Lionel Messi,është shumë afër kontratës së re me Inter Miamin.

    Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano bën të ditur se negociatat për marrëveshjen janë në fazën e fundit,dhe se deri në finalizimin e tyre kanë mbetur edhe disa detaje administrative.

    Përndryshe Messi sipas Romanos është i përqendruar tek projekti i Inter Miamit,dhe se dëshiron të arrijë objektivat me klubin nga MLS.

    Në rast se rinovimi i kontratës do të realizohet,atëherë Messi do të bëhej një nga fytyrat e rëndësishme jo vetëm të Inter Miamit por edhe të futbollit amerikan.

    Kujtojmë që kontrata aktuale e Lionel Messit me Inter Miamin skadon më 31 dhjetor të vitit 2025,dhe ka realizuar 29 gola në 28 ndeshje gjatë këtij viti me ekipin nga MLS.

  • Tifozët e Bayern-it nuk e duan rikthimin e Jerome Boatengut në klub

    Tifozët e Bayern-it nuk e duan rikthimin e Jerome Boatengut në klub

    Rikthimi i mundshëm i Jerome Boateng tek Bayern Munich ka shkaktuar reagime të ashpra tek tifozët bavarezë.

    Dje në ndeshjen kundër Borussia Dortmund tifozët shpaluan një pankartë kundër Boatengut,duke i referuar të kaluarës ligjore të ish-yllit të bavarezëve.

    “Kushdo që i jep hapësirë autorit të krimit ndan fajin e tij. Boateng, largohu. Nuk ka vend për personazhe të këqij në klubin tonë. Nuk ka skenë për autorët e dhunës. Largohu, Boateng.”

    Përndryshe Drejtori i përgjithshëm i Bayernit, Jan-Christian Dreesen ka reaguar lidhur me këtë sitautë,duke deklaruar se çdo person ka të drejtë për rehabilitim ku i referohet situatës së Boateng.

    Kujtojmë që Jerome Boateng ka qenë i akuzuar lidhur me vrasjen Kasia Lenhardt,në të cilën ish reprezentuesi i Gjermanisë dyshhej se kishte pasur gisht në vrasjen e saj.

  • Prishtina kryeson, Dukagjini fiton, Llapi ndalet në barazim nga Ferizaj

    Prishtina kryeson, Dukagjini fiton, Llapi ndalet në barazim nga Ferizaj

    Ka përfunduar xhiroja e tetë në Superligën e Kosovës, ku ekipi i Prishtinës, ka vazhduar formën e shkëlqyer duke regjistruar fitoren e pestë radhazi. Kryeqytetasit mposhtën Drenicën në një përballje dramatike me rezultat 3-4, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu”. Skuadra bardhekaltër e nisi fuqishëm ndeshjen, duke kaluar në epërsi që në minutën e 3-të me golin e Hamdi Namanit, pas një asistimi të bukur nga Mario Ilievski. Vetëm 13 minuta më vonë, Ilievski dhuroi një tjetër asist, këtë herë për Valmir Veliun, i cili dyfishoi epërsinë në 0-2. Dominimi i Prishtinës vazhdoi edhe më tej, dhe në minutën e 36-të talenti Zeqiri shënoi golin e tretë, duke vulosur rezultatin e pjesës së parë në 0-3. Në pjesën e dytë, Prishtina nuk ndali ritmin dhe shënoi golin e katërt përmes Valmir Veliut, i cili realizoi dygolëshin personal. Megjithatë, Drenica nuk u dorëzua dhe nisi rikthimin. Fillimisht Genc Hamiti ngushtoi rezultatin në 1-4, e më pas Jeton Krasniqi shënoi për 2-4, duke rikthyer shpresat për kuqezinjtë. Presioni i vendasve vazhdoi deri në minutat e fundit, kur Igball Jashari realizoi për 3-4, por pa mundur të shmangë humbjen. Me këtë fitore, Prishtina forcon pozitën e saj si lidere e kampionatit, me 22 pikë të grumbulluara. Ndërkohë, Drenica regjistron humbjen e tretë radhazi dhe renditet në vendin e pestë me 11 pikë.

    Fitore morri edhe Ballkani, ndaj Dukagjinit të Ismet Munishit, në Suharekë me rezultat 2-0. Golat për suharekasit i realizoi Kryeziu në minutën e 54-të dhe një autogol nga Margono në minutën e 75-të i dha epilogun e ndeshjes në 2-0. Me këtë fitore Ballkani renditet në vendin e dytë në tabelë me 18 pikë dhe në ndeshjen e radhës do të presë në shtëpi Gjilanin, ndërsa Dukagjini zë vendin e tretë me 14 pikë dhe ndeshjen e ardhshme e luan në transfertë te Prishtina.

    Pikët u ndanë në mes të Llapit dhe Ferizajit, të cilët barazuan në 1-1 në një ndeshje tejet dinamike dhe të luftuar, e cila prodhoi emocione deri në minutat e fundit. Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndonëse të dyja skuadrat krijuan raste të mira për të kaluar në epërsi. Mungoi konkretizimi dhe 45 minutat e para u mbyllën me rezultat të bardhë, 0-0. Pas pushimit, Llapi u tregua më kërkues dhe arriti të zhbllokojë rezultatin në minutën e 60-të, kur Muhamet Hyseni realizoi për 1-0. Megjithatë, reagimi i mysafirëve ishte i menjëhershëm. Vetëm pesë minuta më vonë, Betim Haxhimusa barazoi rezultatin me një gol spektakolar me gërshërë, duke e rikthyer Ferizajn në lojë. Ferizaj pati një rast të artë për ta përmbysur rezultatin me Donart Llabjanin, por portieri Coric reagoi mrekullisht për të shpëtuar Llapin. Në fund, ndeshja u mbyll pa fitues dhe të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë. Aktualisht, Llapi dhe Ferizaj kanë nga 10 pikë në tabelë. /ATVLIVE.TV

  • Humbja e parë për Juventusin në kampionat – Como fiton 2-0

    Humbja e parë për Juventusin në kampionat – Como fiton 2-0

    Juventusi ka pësuar humbjen e parë në këtë edicion të kampionatit, duke u mposhtur nga Como me rezultat 2-0.

    Skuadra vendase e nisi ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer, duke kaluar në epërsi që në minutën e 4-të. Nico Paz asistoi bukur për Marc Oliver Kempf, i cili realizoi nga afërsia për 1-0.

    “Zonja e Vjetër” arriti të gjente rrjetën në minutën e 36-të me Jonathan David, por goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

    Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Comos, 1-0.

    Edhe në pjesën e dytë, vendasit vazhduan me paraqitje të mirë dhe arritën të dyfishojnë rezultatin në minutën e 79-të, kur Nico Paz realizoi për 2-0, duke vulosur fitoren e skuadrës së tij.

    Pavarësisht përpjekjeve në minutat e fundit, Juventusi nuk arriti të shënojë, përballë një mbrojtjeje të ngjeshur dhe të organizuar të Comos.

    Me këtë fitore të rëndësishme, Como ngjitet në vendin e pestë në tabelë, duke barazuar me pikë Juventusin – të dyja skuadrat kanë nga 12 pikë.

    Në xhiron e ardhshme, Como do të përballet me Parmën në udhëtim, ndërsa Juventusi do të kërkojë të rikthehet te fitorja në ndeshjen ndaj Lazios, që do të zhvillohet në “Olimpico”. /ATVLIVE.TV

  • ProCredit Superliga vazhdon me duele interesante në javën e dytë

    ProCredit Superliga vazhdon me duele interesante në javën e dytë

    Java e dytë e ProCredit Superligës sjell përballje mjaft interesante, ku derbi i javës zhvillohet të dielën ndërmjet dy skuadrave verdhezi: GO+ Pejës dhe Golden Eagle Yllit.

    Pejanët e nisën kampionatin me një fitore të madhe në udhëtim ndaj Trepçës, ndërsa Ylli u mposht në shtëpi nga Sigal Prishtina. Përballja do të luhet në Therandë, pasi palestra në Pejë është e zënë për shkak të numërimit të votave nga zgjedhjet Lokale. Në të njëjtën arsye është zhvendosur edhe ndeshja tjetër, Bashkimi – Rahoveci 029.

    Bashkimi, që debutoi me një fitore të bindshme ndaj Vëllaznimit, përballet me Rahovecin 029 – skuadër e re në elitë, por që në xhiron e parë tregoi forcën duke mposhtur Borën.

    Një tjetër ndeshje interesante zhvillohet në ‘Minatori’ të Mitrovicës, ku Vëllaznimi dhe Trepça kërkojnë fitoren e parë të sezonit, pas humbjeve në xhiron hapëse.

    Java përmbyllet të hënën me sfidën prishtinase mes Sigal Prishtinës dhe Borës – një përballje që edhe sezonin e kaluar solli duele të forta dhe emocionuese, dhe e njëjta pritet edhe këtë herë në kryeqytet.

    Orari i ndeshjeve – Java e 2-të

    E diel

    16:00 | GO+ Peja – Golden Eagle Ylli

    19:00 | Bashkimi – Rahoveci 029

    19:00 | Vëllaznimi – Trepça (në Mitrovicë)

    E hënë

    19:00 | Sigal Prishtina – Bora /ATVLIVE.TV