ATV

Category: Sport

  • Goditje për Liverpoolin – Jeremie Frimpong jashtë fushave për disa javë!

    Goditje për Liverpoolin – Jeremie Frimpong jashtë fushave për disa javë!

    Liverpooli ka marrë një lajm të keq në prag të ndeshjeve të rëndësishme. Trajneri Arne Slot ka konfirmuar se mbrojtësi anësor Jeremie Frimpong do të mungojë për disa javë për shkak të një lëndimi të ri.

    Frimpong, i cili ka qenë një nga lojtarët më të shpejtë dhe më dinamikë në sistemin e Slot, tashmë do të detyrohet të qëndrojë jashtë për një periudhë të papërcaktuar, ndërsa stafi mjekësor po punon për rikuperimin e tij.

    Mungesa e tij përbën një goditje të madhe për “The Reds”, pasi ai ka qenë thelbësor në lojën ofensive dhe tranzicionet e shpejta. Slot shpreson ta rikthejë mbrojtësin sa më shpejt, ndërsa Liverpooli do të duhet të gjejë zgjidhje alternative në krahun e djathtë për ndeshjet e ardhshme.

  • Real Madridi fluturon nën drejtimin e Xabi Alonsos — një “masterclass” që po mahnit Evropën!

    Real Madridi fluturon nën drejtimin e Xabi Alonsos — një “masterclass” që po mahnit Evropën!

    Real Madridi po përjeton një fillim sezoni të jashtëzakonshëm, duke dëshmuar se nën drejtimin e Xabi Alonsos është kthyer në një makineri fituese. “Los Blancos” kanë zhvilluar 12 ndeshje këtë sezon dhe kanë arritur 11 fitore, me 6 ndeshje pa pësuar gol dhe një golaverazh mbresëlënës prej +18.

    Skuadra po shkëlqen në çdo repart: mbrojtja është më e qëndrueshme se kurrë, mesfusha po kontrollon çdo ritëm loje, ndërsa sulmi po tregon efikasitet dhe kreativitet të jashtëzakonshëm. Filozofia e qartë taktike e Alonsos, e bazuar në disiplinë, presion të lartë dhe ndërtim të qetë të aksioneve nga prapa, ka transformuar mënyrën se si Reali luan.

    Tifozët dhe analistët janë të mahnitur, duke e cilësuar këtë periudhë si një epokë të re “të artë” për klubin mbretëror. Me këtë formë të frikshme, Real Madridi duket më i vendosur se kurrë për të pushtuar si La Ligën, ashtu edhe Champions League-n.

  • Alarm te Barcelona: Frenkie de Jong largohet nga stërvitja!

    Alarm te Barcelona: Frenkie de Jong largohet nga stërvitja!

    Barcelona ka marrë një lajm shqetësues para ndeshjeve të ardhshme. Mesfushori holandez Frenkie de Jong nuk është ndier mirë dhe nuk ka marrë pjesë në seancën stërvitore me pjesën tjetër të skuadrës.

    Sipas “Diario Sport”, lojtari e ka lënë qendrën sportive të Barcelonës pasi nuk ishte në gjendje optimale shëndetësore. Klubi pritet të publikojë detaje të reja mbi gjendjen e tij gjatë orëve në vijim.

    Kjo situatë vjen në një moment delikat për katalanasit, të cilët tashmë po përballen me disa mungesa në mesfushë dhe shpresojnë që De Jong të rikuperohet në kohë për sfidat e radhës.

  • Robert Lewandovski në radarin e tre klubeve të mëdha

    Robert Lewandovski në radarin e tre klubeve të mëdha

    Sulmuesi polak Robert Lewandovski,tashmë ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën.

    Kjo do t’i vë në lëvizje shumë klube të mëdha,të cilët dëshirojnë të transferojnë polakun verën e ardhshme.

    Përndryshe tre klube të mëdha si Al Nassr, Atletico Madrid dhe AC Milan janë të interesuara për shërbimet e 37 vjeçarit,duke marrë parasysh faktin se klubet në fjalë dëshirojnë një sulmues me përvojë.

    Kujtojmë që Robert Lewandovski në 9 ndeshje të zhvilluara për Barcelonën ka shënuar 4 gola në të gjitha garat.

  • 7 ndeshje pa fitore për Juventusin-Një rekord i zi prej 17 vitesh

    7 ndeshje pa fitore për Juventusin-Një rekord i zi prej 17 vitesh

    Gjiganti italian Juventus po kalon momente të vështira këtë sezon.

    Bianconerët pësuan si mysafir tek Real Madrid në Ligën e Kampionëve me rezultat 1:0,duke e dërguar në 7 numrin e ndeshjeve pa fitore të Juves në të gjitha që prej 16 vitesh.

    Përndryshe kjo seri e dobët nisi qysh në ndeshjen kundër Borussia Dortmund,duke vazhduar me 4 barazime të tjera kundër Veronës,Atalantës,Villarealit,Milanit,si dhe dy humbjet kundër Comos dhe Real Madridit.

    Natyrisht se këto rezultate mund të vendosin fatin e trajnerit Igor Tudor,i cili nëse vazhdon me këtë seri atëherë shkarkimi është shumë afër.

    Kujtojmë që Juventus ndeshjen e rradhës e ka në Serie A,ku në xhiron e 8-të i shkon në udhëtim Lazios.

  • Spektakël në NBA: Wembanyama shkëlqen, debutim historik në Philadelphia dhe fitore dramatike për Suns

    Spektakël në NBA: Wembanyama shkëlqen, debutim historik në Philadelphia dhe fitore dramatike për Suns

    NBA dhuroi një natë spektakolare me 12 përballje plot emocione, por tre ndeshje morën vëmendjen e gjithë botës së basketbollit: rikthimi madhështor i Victor Ëembanyama-s, debutimi historik i VJ Edgecombe dhe dueli epik mes Suns dhe Kings.

    Dallas Mavericks u mposhtë në shtëpi nga San Antonio Spurs me rezultat 92 – 125.
    Kthim në stil për yllin francez Victor Wembanyama, i cili shpërtheu me 40 pikë, 15 kërcime dhe 0 topa të humbur, duke udhëhequr Spurs drejt një fitoreje të madhe ndaj Dallasit.
    I gjatë 226 cm, Wembanyama dominoi çdo aspekt të lojës, me bllokime, fintet dhe një “dunk” spektakolar pas shpine që ndezi publikun.
    Ai u bë lojtari i parë në historinë e NBA që arrin 40+ pikë dhe 15+ kërcime me mbi 70% saktësi nga fusha dhe asnjë gabim teknik.
    Për Spurs ndihmuan edhe Stephon Castle me 22 pikë dhe Dylan Harper me 15 pikë radhazi, ndërsa për Dallasin më efikasi ishte Anthony Davis me 22 pikë e 13 kërcime.
    Me këtë fitore, Spurs ngjiten në vendet e mesme të Konferencës Perëndimore, duke paralajmëruar një sezon të fuqishëm.

    Nga ana tjetër Philadelphia 76ers fitoi me vetëm një pikë diferencë 117 – 116 ndaj Boston Celtics.
    Një thriller deri në sekondat e fundit!
    Debutuesi VJ Edgecombe shkroi histori, duke realizuar 34 pikë në ndeshjen e tij të parë në NBA – debutimi më i mirë që nga viti 1959, kur Ëilt Chamberlain kishte shënuar 43.
    Në këtë fitore dramatike, Tyrese Maxey ishte po ashtu fantastik me 40 pikë, duke mbajtur 76ers të pamposhtur në fillim të sezonit.
    Bostonit nuk i mjaftuan Jaylen Broën dhe Derrick Ëhite me nga 25 pikë secili.
    Pas kësaj fitoreje, Philadelphia ngjitet në krye të Konferencës Lindore, duke treguar se është gati për titull.

    Një tjetër ndeshje elektrizuese erdhi nga Arizona, ku Phoenix Suns triumfuan ndaj Sacramento Kings me rezultat 120-116, pas një përmbysjeje të vonë.
    Kevin Durant udhëhoqi skuadrën me 32 pikë dhe 8 kërcime, ndërsa Devin Booker shtoi 27 pikë e 6 asistime.
    Në anën tjetër, De’Aaron Fox ishte i pandalshëm për Kings me 35 pikë, por mungesa e efikasitetit në fund i kushtoi skuadrës kaliforniane.
    Me këtë fitore, Suns qëndrojnë në tre vendet e para të Konferencës Perëndimore, duke treguar stabilitet që në start të sezonit.

    Një natë që do të mbahet mend në NBA — rikthime, rekorde dhe adrenalinë në maksimum.

  • Europa League rikthehet sot, me 18 ndeshje në program

    Europa League rikthehet sot, me 18 ndeshje në program

    Pas emocioneve të Ligës së Kampionëve, sot rikthehet Liga e Evropës, e cila në program ka plot 18 ndeshje, të vlefshme për fazën e tretë të grupeve. Nëntë ndeshje zhvillohen nga ora 18:45 dhe nëntë të tjera nga ora 21:00.

    Orari i ndeshjeve:

    16:30 | Feyenoord – Panathinaikos

    18:45 | Braga – Crvena Zvezda

    18:45 | Brann – Rangers

    18:45 | FCSB – Bologna

    18:45 | Fenerbahçe – Stuttgart

    18:45 | G.A.Eagles – Aston Villa

    18:45 | Genk – Betis

    18:45 | Lyon – Basel

    18:45 | Salzburg – Ferencavros

    21:00 | AS Roma – Plzen

    21:00 | Celta Vigo – Nice

    21:00 | Celtic – Sturm Graz

    21:00 | Freiburg – Ultrecht

    21:00 | Lille – PAOK

    21:00 | Maccabi Tel Aviv – Midtjylland

    21:00 | Malmo – D. Zagreb

    21:00 | Nottingham – FC Porto

    21:00 | Young Boys – Ludogorets

  • Sulmuesi i Bayernit shkrin rekordet, Harry Kane tejkalon legjendat

    Sulmuesi i Bayernit shkrin rekordet, Harry Kane tejkalon legjendat

    Harry Kane po kalon një formë të jashtëzakonshme me Bayern Munich këtë sezon, duke vendosur një rekord që as Cristiano Ronaldo e as Lionel Messi nuk kanë arritur ndonjëherë në karrierat e tyre madhështore.

    Para ndeshjes së Ligës së Kampionëve të së mërkurës kundër Club Brugge, ylli anglez kishte regjistruar 19 gola në 11 ndeshje në të gjitha garat. Dhe iu deshën vetëm 14 minuta për të realizuar golin e tij të 20-të të sezonit, duke e dyfishuar epërsinë e bavarezëve me një goditje të saktë nga afërsia.

    Ky ishte goli i tij i 20-të në vetëm 12 ndeshje, një arritje që nuk e ka realizuar asnjë lojtar tjetër në futbollin modern që nga fillimi i sezonit, sipas të dhënave të Opta.

    Për krahasim, Lionel Messi ka arritur kuotën e 20 golave më shpejt pas 17 paraqitjesh – në tre sezone të ndryshme gjatë karrierës së tij. Ndërsa Cristiano Ronaldo e ka bërë këtë pas 13 ndeshjeve, në sezonin 2014/15.

    Kane, i cili ka shënuar në tetë ndeshje radhazi për herë të parë në karrierë, ka përforcuar statusin e tij si sulmuesi më vdekjeprurës në Evropë. Ai është gjithashtu lojtari i parë në dhjetë ligat kryesore evropiane që arrin kuotën e 20 golave këtë edicion.

    Për krahasim, “makineria e golave” Erling Haaland i Manchester Cityt, aktualisht ka 15 gola këtë sezon — pesë më pak se sulmuesi i Bayernit. /ATVLIVE.TV

  • ‘Numri 20 nuk do të harrohet kurrë’ — Homazh për Diogo Jotën

    ‘Numri 20 nuk do të harrohet kurrë’ — Homazh për Diogo Jotën

    Në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve midis Eintracht Frankfurtit dhe Liverpoolit, organizatorët bënë një gjest prekës për të nderuar kujtimin e lojtarit të ndjerë Diogo Jota.

    Futbollisti portugez, një nga lojtarët më të dashur të Liverpoolit, humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Spanjë në fillim të korrikut, duke tronditur gjithë botën e futbollit.

    Mbrëmë, drejtuesit e Eintrachtit u siguruan që Jota të mos harrohej. Gjatë prezantimit të skuadrave, në ekranin gjigant të stadiumit u shfaq formacioni i Liverpoolit me 11 lojtarë rezervë, ndonëse trajneri Arne Slot kishte futur në stol vetëm 10.

    Emrat e dhjetë lojtarëve ishin të shkruar me të bardha, ndërsa emri i Jotës dhe numri 20 u paraqitën me ngjyrë dhe stil dallues, si shenjë respekti për ish-sulmuesin e Reds.

    Gjatë leximit të formacioneve, spikeri zyrtar i stadiumit ndali për një moment dhe tha me emocion:

    “Përgjithmonë numri 20 — Diogo Jota.”

    Ky moment u shoqërua me duartrokitje të gjata nga tifozët e të dyja skuadrave.

    Në fund, Liverpooli e mbylli ndeshjen me fitore bindëse, duke triumfuar ndaj Eintracht Frankfurt me rezultat 1–5. /ATVLIVE.TV

  • Bashkimi pëson humbje të thellë në Itali ndaj Reggiana-s

    Bashkimi pëson humbje të thellë në Itali ndaj Reggiana-s

    Skuadra e Bashkimit është mundur në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në FIBA Europe Cup, duke u mposhtur nga Pallacanestro Reggiana në Itali me rezultat të thellë 100:65 (31:17, 21:21, 29:13, 19:14).

    Vendasit e nisën furishëm takimin, duke fituar çerekun e parë 31:17, ndërsa periudha e dytë ishte e barabartë 21:21, me italianët që shkuan në pushim me epërsi 52:38.

    Në pjesën e dytë, Reggiana vazhdoi dominimin, duke fituar çerekun e tretë 29:13 dhe duke e mbyllur ndeshjen pa asnjë dilemë me shifrat 100:65.

    Te Portokallezinjtë, më efikas ishte Isaiah Cousins me 19 pikë, i ndjekur nga Lejson Zeqiri me 14 dhe De’Quon Lake me 13 pikë.

    Kjo ishte humbja e dytë rresht për Bashkimin në grupet e Europe Cup, ndërsa Pallacanestro Reggiana regjistroi fitoren e dytë.

    Nënkampioni i Kosovës do të kërkojë rikthimin në formë në ndeshjen e ardhshme ndaj Dijon-it, që zhvillohet më 29 nëntor në palestrën e tyre në Prizren. /ATVLIVE.TV