ATV

Category: Sport

  • Sot në histori: Legjenda Pele do të festonte ditëlindjen e tij

    Sot në histori: Legjenda Pele do të festonte ditëlindjen e tij

    Më 23 tetor 1940, në qytetin Tres Corações të Brazilit, lindi një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave – Edson Arantes do Nascimento, i njohur në mbarë botën si Pele.

    Sot, futbolli kujton me respekt dhe dashuri njeriun që ndryshoi përgjithmonë historinë e lojës. Pele është dhe do të mbetet i vetmi futbollist në histori që ka fituar 3 Kupa të Botës (1958, 1962 dhe 1970) – një arritje që askush tjetër nuk e ka përsëritur.

    Gjatë karrierës së tij madhështore me Brazilin dhe klubin Santos, Pele shënoi mbi 1,000 gola, duke magjepsur botën me teknikën, elegancën dhe inteligjencën e tij në fushë. Ai nuk ishte vetëm një futbollist – ishte simbol i gëzimit, pasionit dhe artit brazilian të futbollit.

    Pas lamtumirës nga jeta në dhjetor të vitit 2022, trashëgimia e tij vazhdon të frymëzojë miliona njerëz në mbarë botën. Nga gjenerata e Maradonës e deri te ajo e Messit e Ronaldos, të gjithë e kanë njohur Pelen si “Mbretin e Futbollit”.

    Sot, bota e futbollit përkulet para një emri që nuk do të shuhet kurrë: Pele – Legjenda e përjetshme e lojës.

  • ZYRTARE: UEFA publikon “Ekipin e Javës” për Champions League xhiroja e tretë

    ZYRTARE: UEFA publikon “Ekipin e Javës” për Champions League xhiroja e tretë

    UEFA ka publikuar formacionin zyrtar të “Team of the Week” për xhiron e tretë të fazës së grupeve në Champions League, duke përzgjedhur futbollistët që spikatin me paraqitje të jashtëzakonshme në ndeshjet e fundit të garës më prestigjioze evropiane.

    Në këtë javë të mbushur me gola, kthesa dramatike dhe surpriza të mëdha, UEFA ka vlerësuar 11 yje që shkëlqyen në fushë me ndikimin e tyre vendimtar për skuadrat respektive.

    Formacioni i javës sipas UEFA-s përfshin:
    Portier: Vicario (Tottenham).
    Mbrojtës: Dumfries (Inter), Van Dijk (Liverpool), Gabriel (Arsenal), Mendes (PSG).
    Mesfushorë: Karl (Salzburg), Nmecha (Borussia Dortmund), Fermin Lopez (Barcelona).
    Sulmues: Man (Porto), Guruzeta (Athletic Bilbao), Gordon (Newcastle).

    Këta futbollistë dhanë spektakël në mbrëmjet e Championsit — me gola, asistime dhe paraqitje që bënë diferencën.
    • Fermin Lopez vazhdon të mahnitë te Barcelona me një tjetër ndeshje të shkëlqyer, duke treguar se është një nga talentet më premtues të klubit katalanas.
    • Gordon i Neëcastle ishte i pandalshëm në krah, duke shkaktuar probleme të mëdha për mbrojtjet kundërshtare.
    • Guruzeta nga Athletic Bilbao i dha ekipit të tij ritmin e duhur me efikasitetin para portës, ndërsa Man konfirmoi formën e tij të lartë te Porto.
    • Në mesfushë, Nmecha dhe Karl kontrolluan lojën me inteligjencë dhe saktësi, ndërsa Van Dijk dhe Gabriel u dalluan për dominim dhe siguri në prapavijë.

    UEFA ka publikuar këtë formacion në faqet zyrtare, duke ndezur debat mes tifozëve nëse zgjedhjet ishin të drejta apo nëse disa emra të mëdhenj janë lënë jashtë.

  • Neymar mund të kalojë në MLS tek Inter Miami

    Neymar mund të kalojë në MLS tek Inter Miami

    Ylli brazilian Neymar,mund të largohet nga gjiganti i mirënjohur Santos.

    Sipas raportimeve të mediave Neymar mund të kalojë në MLS tek Inter Miami,që do të thotë se mund të ribashkohet me yje si Lionel Messi dhe Luis Suarez.

    Përndryshe Neymar kishte shprehur dëshirën që një ditë të rikthehet në Evropë,edhe pse deri më tani nuk ka pasur interesim nga klubet e ndryshme evropiane.

    Ndërkohë në anën tjetër Kupa e Botës vetëm po afrohet,dhe Neymar dëshiron të tregojë se e meriton një vend në Kombëtaren e Brazilit,teksa mbetet të shihet se nëse do të rikthehtet në elitën e futbollit evropian apo do të kalojë në MLS.

    Kujtojmë që Neymar ka kontratë deri më 31 dhjetor të këtij viti,teksa skuadra e tij Santos aktualisht po lufton për mbijetesë në kampionatin brazilian.

  • Messi rinovon kontratën me Inter Miamin deri në vitin 2028

    Messi rinovon kontratën me Inter Miamin deri në vitin 2028

    Sulmuesi argjentinas Lionel Messi ka vazhduar kontratën me Inter Miamin edhe për tre vite të tjera.

    Pavarësisht spekulimeve të shumta për një rikthim të mundshëm në Argjentinë, Messi i ka hedhur poshtë ato zëra duke firmosur marrëveshjen e re me klubin amerikan.

    Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, marrëveshja ishte arritur që javën e kaluar, ndërsa tani është zyrtarizuar pas aprovimit nga MLS.

    “Lionel Messi nënshkruan kontratën e re me Inter Miamin e vlefshme deri në dhjetorin e vitit 2028”. “Messi qëndron edhe për tre vite tjera te Inter Miami”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

    Me këtë rinovim, Messi siguron qëndrimin e tij në futbollin amerikan deri pas Kupës së Botës 2026 — çka nënkupton se ai pritet të përfaqësojë edhe një herë Argjentinën në turneun më të madh botëror. /ATVLIVE.TV

  • Kombëtarja U20 mbajti grumbullim njëditor, gati për sfidat me Katarin

    Kombëtarja U20 mbajti grumbullim njëditor, gati për sfidat me Katarin

    Kombëtarja U20 e Kosovës ka zhvilluar sot një grumbullim njëditor seleksionues me futbollistë nga kampionati vendor, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojë në fillim të muajit nëntor kundër Kombëtares U20 të Katarit, më 2 e 5 nëntor.

    Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Bekim Isufi, së bashku me ndihmësit Sunaj Keçi dhe Erdin Hashani, kanë vëzhguar futbollistët në një ndeshje testuese, me qëllim të evidentimit të formës dhe potencialit të secilit prej tyre.

    Grumbullimi i radhës i Kombëtares U20 është planifikuar për 30 tetor, ku krahas futbollistëve nga kampionati vendor do të ftohen edhe lojtarët që luajnë në kampionate evropiane, për të krijuar një pasqyrë më të plotë të kësaj gjenerate dhe për t’u përgatitur për dy sfidat ndaj Katarit.

    Pas përfundimit të grumbullimit, përzgjedhësi Bekim Isufi deklaroi: “Kemi një gjeneratë që premton, me futbollistë të lindur në vitet 2006, 2007 dhe 2008. Vërehet dallimi tek ata që kanë pasur paraqitje të rregullta, sidomos në Ligën e Parë. Shpresojmë që me ardhjen e lojtarëve nga kampionatet evropiane të krijojmë një ekip konkurrues. Ky ishte vetëm një grumbullim njëditor, prandaj nuk mund të japim vlerësim të plotë për këta djem, pasi ende nuk e njohin mirë lojën e njëri-tjetrit. Megjithatë, do të vazhdojmë me grumbullime të tjera, në mënyrë që të kemi një pasqyrë më reale për secilin prej tyre”. /ATVLIVE.TV

  • Ardon Jashari gati për rikthim – mund të jetë i gatshëm kundër Kosovës

    Ardon Jashari gati për rikthim – mund të jetë i gatshëm kundër Kosovës

    Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Ardon Jashari, është rikthyer në disa seanca të lehta stërvitore dhe po përgatitet për t’u kthyer në fushën e gjelbër.

    Mesfushori, i cili gjatë afatit kalimtar të verës u transferua te Milani, pritet të jetë në stolin e “kuqezinjve” për ndeshjen kundër Parmës më 8 nëntor.

    Megjithatë, gjithçka varet nga trajneri Murat Yakin – nëse ai e fton, atëherë Jashari pritet të jetë i gatshëm edhe për sfidën ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Kujtojmë se Jashari pësoi një lëndim në fillim të sezonit, që e mbajti jashtë fushave për më shumë se gjashtë javë. /ATVLIVE.TV

  • Kosova pret nesër Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, hyrja falas

    Kosova pret nesër Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, hyrja falas

    Kosova do të zhvillojë nesër një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij cikli në kuadër të Ligës së Kombeve. Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanet” do të përballen me kombëtaren e Turqisë në fazën e “play-offit”, ku në dy ndeshje do të vendoset se cila kombëtare do të garojë edicionin e ardhshëm në Ligën B. Për vajzat e Kosovës, kjo përballje është vendimtare dhe me peshë të madhe sportive.

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Sami Sermaxhaj, nuk e konsideron të lehtë sfidën e së premtes, por shpreson dhe beson në përkushtimin maksimal të lojtareve:

    “Ne presim që planifikimet që i kemi bërë, si në aspektin e përgjithshëm ashtu edhe në atë specifik, të shihen brenda vijave të fushës dhe të na sjellin rezultat pozitiv. Kemi bërë një analizë të detajuar të kundërshtarit, si unë ashtu edhe futbollistet. Synimi ynë është të jemi sa më sulmues, të krijojmë më shumë raste dhe të jemi efektive në finalizim. Kemi vendosur një plan të qartë për t’iu kundërvënë Turqisë, si në momentet kur ata e kanë topin, ashtu edhe kur ne jemi në fazën e sulmit. Pres përkushtim maksimal dhe fokus 100%. Vajzat janë të vetëdijshme për rëndësinë e lojës dhe shpresoj që si produkt i punës sonë të dalim nesër fitues”, deklaroi Sermaxhaj.

    Kapitenia e Kosovës, Erëleta Memeti, foli për pikat e forta të kundërshtarit dhe për përgatitjet që Kosova ka bërë gjatë këtyre ditëve:

    “Me Turqinë kemi luajtur në vitin 2019, ishte edhe ndeshja ime e parë zyrtare për Kosovën. Janë pothuajse të njëjtat lojtare nga ajo kohë. Ne kemi disa vajza që luajnë në ligën turke, i njohim mirë kundërshtaret. E dimë që janë të forta në duele dhe kanë kundërsulme të shpejta, por besoj se jemi përgatitur mirë për këtë përballje”, tha Mehmeti.

    Një ndër lojtaret që e njeh më mirë futbollin turk është Kaltrina Biqkaj, e cila aktualisht luan në kampionatin e Turqisë. Për të, ky takim është edhe më emocionues, pasi do të përballet me disa nga bashkëlojtaret e saj të klubit: “Është një ndeshje e vështirë, duke ditur se bëhet fjalë për ‘play-off’, ku vendoset kush qëndron në Ligën B dhe kush bie në Ligën C. Të gjitha futbollistet janë të gatshme dhe kemi cilësinë e duhur. Kemi punuar shumë gjatë gjithë javës dhe kemi ndërtuar një plan për të dalë fitimtare. Çdo paraqitje më ndihmon të rritem si futbolliste, por ndeshja e nesërme është e veçantë, duke pasur parasysh që unë luaj në ligën turke. Kemi dy bashkëlojtare që përfaqësojnë Turqinë, por nuk kemi komunikuar para ndeshjes”, tha Biqkaj me buzëqeshje.

    Futbollistet e Kombëtares së Kosovës i kanë bërë thirrje tifozëve “Dardanët” që t’i mbështesin sa më masivisht në ndeshjen e nesërme, pasi, siç theksojnë ato, prania dhe përkrahja e tifozëve janë gjithmonë një shtytje e madhe drejt rezultateve pozitive.

    Ndeshja zhvillohet nga ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe hyrja për të gjithë tifozët është falas. /ATVLIVE.TV

  • Orari i xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës

    Orari i xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës

    Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin për xhiron e 10-të në Albi Mall Superligë, ku në fundjavë do të zhvillohen të pesë ndeshjet.

    Ndeshjet do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën, me vëmendjen kryesore të përqendruar në Suharekë.

    Ballkani do të presë Gjilanin të shtunën, me fillim nga ora 13:00, ndërsa në të njëjtën orë do të luhet edhe përballja mes Prishtinës së Re dhe Malishevës.

    Në orën 18:30 të së shtunës, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, zhvillohet ndeshja mes Prishtinës dhe Dukagjinit.

    Të dielën, nga ora 13:00, kampioni aktual Drita do të presë Ferizajn në Gjilan, ndërsa në të njëjtën kohë do të luhet edhe takimi mes Llapit dhe Drenicës. /ATVLIVE.TV

  • Real Sociedad synon huazimin e Endrick nga Real Madrid

    Real Sociedad synon huazimin e Endrick nga Real Madrid

    Sulmuesi brazilian Endrick,duket se është gjithnjë e më larg klubit mbretëror spanjoll Real Madrid.

    Sipas raportimeve Real Sociedad po monitoron situatën e 19 vjeçarit,dhe synon që të marrë në formë huazimi Endrickun.

    Përndryshe interesim për brazilianin kanë shprehur interesim edhe shumë klube në Evropë,duke përfshirë këtu klube si: Olympique Marseille, Manchester United, Newcastle  United, Brighton, Aston Villa, West Ham United, Juventus dhe Valencia.

    Ndërkohë që një huazim tek ekipi bask është gjithnjë i mundur,duke marrë parasysh që drejtuesit e klubit bask kanë marrëdhënie të mira me Real Sociedadin,ku më parë janë huazuar lojtarë si: Martin Odegaard, Alvaro Odriozola, Asier Illarramendi dhe Takefusa Kubo.

    Kujtojmë që Endrick ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2030,dhe në tregun e transferimeve braziliani vlen deri në 35 milionë euro.

  • Skuadrat angleze te pandalshme në Ligën e Kampionëve, pesë prej tyre fituan me rezultate bindëse

    Skuadrat angleze te pandalshme në Ligën e Kampionëve, pesë prej tyre fituan me rezultate bindëse

    Në xhiron e tretë të Ligës së Kampionëve, klubet angleze kanë dhuruar spektakël të vërtetë në fushë, duke dominuar kundërshtarët e tyre me rezultate bindëse.

    Arsenali tregoi forcë të jashtëzakonshme në “Emirates Stadium”, duke e shkatërruar Atletico Madridin me rezultat të thellë 4:0. Skuadra e Artetës po dëshmon se është ndër më të fortat aktualisht në Evropë.

    Në Gjermani, Liverpooli i Jurgen Kloppit zhvilloi një ndeshje perfekte, duke triumfuar 1:5 ndaj Eintracht Frankfurt. Sulmi i “The Reds” ishte thjesht i papërmbajtshëm.

    Në Londër, Chelsea gjithashtu bëri festë të madhe përballë Ajaxit, duke fituar me rezultat 5:1, në një ndeshje ku londinezët dominuan në çdo aspekt të lojës.

    Ndërkohë, Newcastle United vazhdon surprizat pozitive në Evropë – fitorja e pastër 3:0 ndaj Benficas konfirmon se “magpies” janë bërë një forcë serioze.

    Kurse Manchester City fitoi 0:2 përballë Villarreal në Spanjë.

    I vetmi ekip që nuk arriti të triumfojë ishte Tottenham Hotspur, që barazoi pa gola 0:0 në fushën e Monacos.

    Në total, skuadrat angleze kanë regjistruar 5 fitore të mëdha, 1 barazim dhe asnjë humbje – një sinjal i qartë se Premier League është Liga më skuadrat më të mira në Botë./ATVSPORT