ATV

Category: Sport

  • Real Madridi merr një lajm të mirë para ndeshjes sonte me Juventus dhe “El Clásico”-s, por edhe një mungesë të rëndësishme!

    Real Madridi merr një lajm të mirë para ndeshjes sonte me Juventus dhe “El Clásico”-s, por edhe një mungesë të rëndësishme!

    Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Juventusit, dhe lajmi i madh është rikthimi i Ferland Mendy-t, i cili më në fund është rikuperuar dhe do të jetë i gatshëm si për këtë sfidë, ashtu edhe për “El Clásico”-n ndaj Barcelonës.

    Mendy ka munguar për disa javë për shkak të një lëndimi muskulor, por rikthimi i tij pritet t’i japë stabilitet mbrojtjes së majtë të Ancelottit, në një moment kur ndeshjet e mëdha po afrohen.

    Nga ana tjetër, Trent Alexander-Arnold nuk do të jetë pjesë e skuadrës përballë Juventusit, pasi ende nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi. Megjithatë, raportimet nga kampi madrilen tregojnë se objektivi kryesor mbetet rikthimi i tij pikërisht për “El Clásico”, që do të zhvillohet fundjavën e ardhshme.

    Real Madridi, që po kalon një formë të lartë, do të kërkojë të vazhdojë serinë pozitive edhe ndaj “Zonjës së Vjetër”, ndërsa të gjithë sytë tashmë janë drejt supersfidës me Barcelonën.

  • Goditet fusha ku stërviten Baton Zabërgja dhe Ermir Rashica

    Goditet fusha ku stërviten Baton Zabërgja dhe Ermir Rashica

    Një sulm ajror nga Rusia ka ndodhur sot në Ukrainë, ku objektivi kryesor ishte fusha e futbollit ku stërvitet skuadra e Metalist 1925.

    Sipas faqes zyrtare të klubit ukrainas, sulmi është kryer me dron rreth orës gjashtë të mëngjesit.

    Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, megjithatë janë shkaktuar dëme materiale.

    Vlen të përmendet se në radhët e Metalist 1925 luajnë edhe dy futbollistë shqiptarë: Baton Zabërgja dhe Ermir Rashica.

    Njoftimi zyrtar i klubit:

    Sot, rreth orës gjashtë të mëngjesit, gjatë bombardimeve të natës, armike të Ukrainës, Akademia “Metalista 1925” është goditur. Droni “Shahed” ra në fushën stërvitore.
    Si pasojë e kësaj, një zjarr shumë shpejt u eliminua.
    Të gjithë nxënësit e Akademisë Metalist 1925, të cilët tani janë mirë, studiojnë dhe stërviten në Kyiv – dhe kjo është rreth 120 futbollistë të rinj – ishin fshehur gjatë shqetësimit, kështu që askush nuk u lëndua.
    Për momentin, Metalisti 1925, së bashku me menaxhmentin e kolegjit, po vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga bombardimi dhe tashmë po planifikojnë të rikthejnë sa më parë fushën e futbollit.
    Procesi stërvitor dhe garues i nxënësve të Akademisë “Metalista 1925” do të zhvillohet sipas planit – në terrene të tjera
    . /ATVLIVE.TV

  • Nuk ka fitues në Prizren, Vushtrria marshon drejt vendit të parë në Ligën e Parë

    Nuk ka fitues në Prizren, Vushtrria marshon drejt vendit të parë në Ligën e Parë

    Janë mbyllur ndeshjet e xhiros së 13-të në Ligën e Parë, ku nuk kishte fitues në Prizren dhe Vushtrria marshon drejt vendit të parë me 28 pikë.

    Rezultatet:

    Tefik Çanga 0 – 1 Ramiz Sadiku

    Vushtrria 1 – 0 Istogu

    Liria 0 – 0 Vëllaznimi

    Dinamo 2 – 0 Kika

    Suhareka 1 – 1 Trepça ’89

    Vjosa 1 – 2 Trepça

    Rilindja 1 – 0 Besa Peja

    KEK-u 1 – 1 Prizreni

    Feronikelk ’74 – 2 Korriku (e shtyrë). /ATVLIVE.TV

  • Hakim Ziyech rikthehet në atdhe – zyrtarizohet te Wydad Casablanca

    Hakim Ziyech rikthehet në atdhe – zyrtarizohet te Wydad Casablanca

    Pas një periudhe të vështirë me lëndime dhe mungesë të vazhdimësisë në nivele të larta, ylli i kombëtares së Marokut, Hakim Ziyech, ka vendosur të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij.

    Mesfushori ofensiv është zyrtarizuar si përforcimi më i ri i klubit Wydad Casablanca, një prej emrave më të mëdhenj në futbollin maroken dhe afrikan.

    Ziyech, i cili më parë ka luajtur për klube të njohura si Ajax, Chelsea dhe së fundmi Al-Duhail në Katar, ka zgjedhur të rikthehet në vendlindje për të vazhduar karrierën si lojtar i lirë, pasi përfundoi kontratën me klubin katariot.

    Marrëveshja mes lojtarit dhe klubit maroken është arritur gjatë ditës së sotme, dhe pritet që prezantimi zyrtar të bëhet në një ceremoni speciale në Casablanca, ku tifozët e Wydad-it presin me entuziazëm ardhjen e një prej figurave më të njohura të futbollit maroken në vitet e fundit.

    Ky transferim shënon për herë të parë që Ziyech do të luajë në kampionatin e vendit të tij, pavarësisht se karriera e tij ndërkombëtare ka nisur dhe është zhvilluar jashtë Marokut. Ai e nisi ngritjen e tij në Holandë me Heerenveen, më pas shpërtheu me Ajaxin, për të kaluar te Chelsea në Premier League, ku fitoi edhe Ligën e Kampionëve.

    Gjatë qëndrimit të tij te Al-Duhail, Ziyech u përball me disa probleme fizike dhe nuk arriti të lërë gjurmë, duke u paraqitur vetëm në 9 ndeshje dhe duke shënuar një gol.

    Tani, në moshën 32-vjeçare, ai kërkon të rigjejë formën e tij më të mirë dhe të ndihmojë Wydad-in në garat vendore dhe kontinentale. Për vetë klubin, ardhja e Ziyech shihet si një goditje e madhe në merkato dhe një sinjal i qartë për synimet e larta në sezonin e ri. /ATVLIVE.TV

  • Jurgen Klopp zbulon si i disiplinonte lojtarët që “shpërthenin” në rrjete sociale

    Jurgen Klopp zbulon si i disiplinonte lojtarët që “shpërthenin” në rrjete sociale

    Ish-trajneri legjendar i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka treguar një anë tjetër të stilit të tij drejtues – atë të disiplinës dhe transparencës absolute në dhomën e zhveshjes.

    Në një rrëfim interesant, Klopp pranoi se gjatë viteve të tij në “Anfield” kishte momente kur disa lojtarë ndiheshin të zhgënjyer nga vendimet e tij, dhe këtë e shprehnin publikisht në rrjete sociale.

    “Kishte raste kur ndonjë lojtar ndihej i mërzitur me zgjedhjet e mia dhe postonte diçka në rrjete sociale, për ta fshirë më vonë,” – tregoi Klopp.
    “Por ditën tjetër, në dhomën e zhveshjes, para të gjithëve, unë i thoja: ‘Mirë, tani na shpjego pse e postove atë mesazh të vogël.’”

    Sipas tij, kjo metodë ishte mënyra më efikase për të vendosur rregulla dhe respekt mes lojtarëve:
    “E bëja që të tjerët ta kuptonin se nëse guxonin të bënin të njëjtën gjë, do të duhej të përballeshin me të gjithë grupin.”

    Një mënyrë tipike “Klopp”, e drejtpërdrejtë, pa frikë dhe me mesazh të qartë: askush nuk është mbi ekipin.

  • Çfarë po ndodh me Emir Sahitin?

    Çfarë po ndodh me Emir Sahitin?

    Mesfushori kosovar, Emir Sahiti, ka bërë vetëm tri paraqitje – 174 minuta në total – për HSV Hamburg këtë sezon, duke luajtur për herë të fundit më 4 shtator, ndërsa në 4 ndeshjet e fundit as nuk është ftuar.

    Sezonin e kaluar, Sahiti ishte më aktiv, me 22 ndeshje (1,264 minuta), ku shënoi tre gola dhe kontriboi me dy asistime për HSV, atëherë një ekip i divizionit të dytë që siguroi ngritjen në Bundesligë dhe tani qëndron në vendin e 11-të në tabelë.

    Për shkak të mungesës së minutave dhe rolit të reduktuar në skuadër, ai po kërkon mundësi të reja për të vazhduar karrierën. Gazetarët gjermanë raportojnë se një rikthim te Hajduku i Splitit, klubi ku u rrit, është një mundësi reale.

    26 vjeçari ishte pjesë e Hajdukut nga viti 2018 deri në vitin 2024, ku zhvilloi 121 ndeshje, shënoi 18 gola, dha 16 asistime dhe fitoi dy herë Kupën e Kroacisë.

    Hajduku e shiti Sahitin vitin e kaluar për 1.2 milionë euro, ku 20% e shumës shkuan për ish-klubin e tij, Rabotnicki nga Maqedonia e Veriut. Gjithashtu, Hajduku ka të drejtën për 15-20% të tarifës së transferimit të ardhshëm të lojtarit.

    Sipas gazetës gjermane Mapo, situata aktuale është sfiduese për Sahitin: “Ai luajti për herë të fundit në Bundesligë në një humbje 0-2 ndaj St. Pauli në fund të gushtit dhe nuk është përfshirë në pesë ndeshjet pas kësaj. Është një periudhë jashtëzakonisht e vështirë për sulmuesin e frustruar, i cili duket se ka marrë vendimin për t’u larguar në dimër.” /ATVLIVE.TV

  • Lajme të mira për Barcelonën

    Lajme të mira për Barcelonën

    Jemi edhe 4 ditë larg ndeshjes më të shikuar në mbarë globin.

    “El Clasico”- ja spanjolle, në mes të Real Madridit dhe Barcelonës, mbledh para vetes miliona shikues dhe premton spektakël sa herë që zhvillohet.

    Një lajm i mirë ka arritur për Barçën, pasiqë ylli brazilian, Raphinha është rikthyer nga lëndimi.

    28 vjeçari, u rikthye në stërvitje me skuadrën gjatë ditës së sotme, ku me shumë gjasë mund të startojë në “Santiago Bernabeu”, këtë të dielë.

    Kujtojmë se “El Clasico”, zhvillohet të dielën nga ora 16:15. /ATVLIVE.TV

  • Arsim e Erdoan Vitaku drejtuan ndeshje në Ligën e Evropës

    Arsim e Erdoan Vitaku drejtuan ndeshje në Ligën e Evropës

    Dyshja e gjyqtarëve të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Arsim Vitaku dhe Erdoan Vitaku, ka drejtuar ndeshje të rëndësishme evropiane të martën.

    Çifti Vitaku u delegua nga Federata Evropiane e Hendbollit për ndeshje të xhiros së dytë të fazës grupore në Ligën e Evropës për meshkuj. Liga e Evropës është niveli i dytë i garave kontinentale për klube të hendbollit.

    Arsim e Erdoan Vitaku e drejtuan ndeshjen e luajtur në Hannover të Gjermanisë. Skuadra Recken-TSV Hannover-Burgdorf fitoi 40:28 ndaj skuadrës së njohur sllovake, Tatran Preshov.

    Dyshja Vitaku delegohet rregullisht për ndeshje evropiane. /ATVLIVE.TV

  • Zyrtare: Hansi Flick i pezulluar për El Clasicon – apeli i Barcelonës refuzohet

    Zyrtare: Hansi Flick i pezulluar për El Clasicon – apeli i Barcelonës refuzohet

    Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, do të mungojë në El Clasicon e shumëpritur kundër Real Madridit, që zhvillohet këtë të diel, më 26 tetor, pasi Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka refuzuar ankesën e klubit katalanas për anulimin e kartonit të kuq të marrë ndaj Girona-s.

    Trajneri gjerman u përjashtua nga loja pas dy kartonëve të verdhë të marrë gjatë një ndeshjeje të tensionuar dhe emocionuese që përfundoi me fitoren e ngushtë 2-1 për Barcelonën. Gjyqtari Gil Manzano, i cili e drejtoi takimin, e ndëshkoi Flick për protesta të vazhdueshme ndaj vendimeve arbitrale në pjesën e dytë të ndeshjes.

    Pavarësisht përpjekjeve të klubit për të anuluar ndëshkimin, RFEF e hodhi poshtë kërkesën, duke konfirmuar se Hansi Flick do të vuajë një pezullim një ndeshjeje, duke e lënë kështu jashtë bankinës në sfidën më të madhe të sezonit.

    Në deklaratën zyrtare të federatës thuhej:

    “Është e përshtatshme të rrëzohet kërkesa për anulimin e ndëshkimit të dyfishtë që është objekt i kësaj ankese. Rrjedhimisht, vendoset të mbështeten pasojat disiplinore që rrjedhin nga përjashtimi i z. Hans-Dieter Flick, duke vazhduar me vendosjen e një pezullimi prej një ndeshjeje siç parashikohet në nenin 120 të Kodit Disiplinor të RFEF, së bashku me gjobat shtesë përkatëse në përputhje me nenin 52.”

    Kjo është një goditje për Katalunasit, të cilët do të përballen me rivalin historik Real Madridin në një përballje kyçe për luftën në kreun e La Ligës. Mungesa e trajnerit Flick në bankinë pritet të ndikojë në aspektin taktik dhe motivues të skuadrës në një ndeshje që gjithmonë sjell tension dhe spektakël të madh.

    Ndihmësit e tij do të udhëheqin ekipin nga zona teknike, ndërsa Flick do të detyrohet ta ndjekë takimin nga tribuna. /ATVLIVE.TV

  • 2 Korriku përballet me Hibernian në UEFA Youth League

    2 Korriku përballet me Hibernian në UEFA Youth League

    Skuadra e të rinjve e klubit 2 Korriku nga Prishtina do të zbresë sonte në fushë kundër ekipit skocez Hibernian, në kuadër të raundit të parë të UEFA Youth League, garës më prestigjioze evropiane për grupmoshat e reja.

    Ky përfaqësim ka një rëndësi të veçantë, pasi është hera e dytë në histori që një klub nga Kosova, në kategorinë e të rinjve, merr pjesë në këtë kompeticion të organizuar nga UEFA. Kurorëzimi i

    2 Korrikut si përfaqësues i vendit në këtë ligë vjen si rezultat i paraqitjeve të shkëlqyera dhe punës së palodhur me talentët e rinj në futbollin kosovar.

    2 Korriku, një emër i njohur në futbollin vendor për zhvillimin e lojtarëve të rinj, do të kërkojë një rezultat pozitiv në përballjen e parë jashtë vendit, e cila do të zhvillohet në stadiumin
    “Easter Road” në Edinburg të Skocisë. Përballja me Hibernian, një klub me traditë në zhvillimin e futbollistëve të rinj, paraqet një sfidë të madhe, por edhe një mundësi të artë për të treguar potencialin që ekziston në futbollin e të rinjve në Kosovë.

    Takimi do të fillojë në orën 20:45, dhe pritet me interes të madh nga opinioni sportiv në Kosovë, i cili mbështet fuqishëm suksesin e ekipeve vendore në arenën ndërkombëtare. /ATVLIVE.TV