ATV

Category: Sport

  • Trepça mposhtet nga ekipi gjerman Braunschweig në “Minatori”

    Trepça mposhtet nga ekipi gjerman Braunschweig në “Minatori”

    Ekipi gjerman Basketball Löwen Braunschweig ka dalë fitues në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë, duke e mposhtur Trepçën me rezultat 84:70 (14:18, 20:14, 24:24, 26:14), në kuadër të xhiros së dytë të FIBA Europe Cup.

    Pavarësisht formës jo të mirë në Bundesliga, ku nga katër ndeshje kanë po aq humbje, gjermanët mbrëmë treguan karakter dhe nuk lejuan befasi në Mitrovicë.

    Xehetarët e nisën më mirë ndeshjen, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 18:14, falë një loje të disiplinuar në mbrojtje dhe efikasiteti në sulm.

    Megjithatë, në çerekun e dytë, Braunschweig përmirësoi lojën, duke e përmbysur epërsinë dhe duke shkuar në pushim me rezultat 32:34 në favor të tyre.

    Çereku i tretë ishte tejet i baraspeshuar — në fund të tij rezultati në semafor shënonte 56:58 për mysafirët.

    Në dhjetë minutat e fundit, ekipi gjerman dominoi plotësisht, duke krijuar shkëputje prej 13 pikësh në minutën e 35-të (73:58) dhe duke e ruajtur avantazhin deri në fund për fitoren 84:70.

    Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Trepçën në fazën e grupeve të Kupës Evropiane.

    Në radhët e mitrovicasve u dalluan Adnan Arslanagiq me 18 pikë dhe Chad Brown me 16, ndërsa te skuadra gjermane spikatën Grant Sherfield me 21 pikë, Luka Scuka me 18, si dhe Barra Njie po ashtu me 18 pikë. /ATVLIVE.TV

  • Drita gati për Ligën e Konferencës, luan sonte me Omonian

    Drita gati për Ligën e Konferencës, luan sonte me Omonian

    Skuadra kosovare, Drita, sonte zhvillon ndeshjen e saj të dytë në UEFA Conference League, ku përballë do të ketë ekipin qipriot Omonia.

    Përballja fillon nga ora 18:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku kampioni aktual i Superligës së Kosovës do të kërkojë një rezultat pozitiv kundër një kundërshtari me përvojë evropiane.

    Omonia është një nga klubet më të suksesshme në Qipro, me 21 tituj kampioni, 16 Kupa të Qipros dhe 17 Superkupa.

    Sipas faqes së njohur Transfermarkt, vlera e skuadrës arrin në rreth 16.6 milionë euro. Ndërsa ajo e ‘Intelektualëve’ në 6.58 milionë euro.

    Futbollisti më i njohur i Omonias është Stevan Jovetiq, megjithatë pjesëmarrja e tij në këtë takim mbetet në dyshim për shkak të një lëndimi.

    Ndërsa trajneri Ramadani, përveç Veton Tushës që është i lënduar, të gjithë lojtarët e tjerë i ka në dispozicion. /ATVLIVE.TV

  • Barcelona pranon vendimin e La Ligës: Anulohet ndeshja kundër Villarrealit në Miami

    Barcelona pranon vendimin e La Ligës: Anulohet ndeshja kundër Villarrealit në Miami

    Barcelona ka konfirmuar se pranon dhe respekton vendimin e La Ligës dhe kompanisë Relevent Sports për të anuluar ndeshjen e planifikuar kundër Villarrealit në Miami, e cila do të ishte ndeshja e parë e historisë së La Ligës që luhej jashtë Spanjës.

    Ndeshja, që ishte parashikuar për më 20 dhjetor, u hoq nga programi pas reagimeve të shumta nga lojtarët, klubet dhe zyrtarët, vetëm disa javë para se biletat të dilnin në shitje.

    Klubi katalanas shprehu zhgënjimin për mundësinë e humbur, por theksoi se e pranon vendimin pas javësh pasigurie dhe polemikash:

    “Barcelona respekton dhe pranon vendimin për të anuluar ndeshjen kundër Villarreal në Miami, ashtu siç ka pranuar dhe respektuar edhe vendimin e mëparshëm për të luajtur në SHBA. Klubi shpreh keqardhjen për mundësinë e humbur për të zgjeruar imazhin e kompeticionit në një treg strategjik me potencial të madh për rritje dhe gjenerim të të ardhurave për të gjithë. Gjithashtu, falenderojmë tifozët tanë në SHBA për mbështetjen e tyre të pakushtëzuar dhe shprehim keqardhjen që ata nuk do të kenë mundësinë të ndjekin një ndeshje zyrtare në vendin e tyre.”

    La Liga gjithashtu publikoi një deklaratë, duke theksuar zhgënjimin për mundësinë e humbur për të zgjeruar futbollin spanjoll në nivel ndërkombëtar, por duke garantuar se vendimi ishte marrë për arsye praktike dhe organizative.

    Ky vendim vjen pas një periudhe të tensionuar dhe reflekton sfidat e organizimit të ndeshjeve jashtë territorit spanjoll, pavarësisht ambicies së La Ligës për të zgjeruar ndikimin ndërkombëtar.

  • Mediat italiane kritikojnë ashpër Igor Tudorin: “Ai është më i keq se Thiago Motta!”

    Mediat italiane kritikojnë ashpër Igor Tudorin: “Ai është më i keq se Thiago Motta!”

    Sezoni i Juventusit po shfaqet më i vështirë se sa pritej, dhe trajneri kroat Igor Tudor po ndodhet nën presion të madh. Pas humbjes së fundit kundër Comos, që ishte e para për këtë sezon pas pesë barazimeve radhazi, mediat dhe komentatorët italianë nuk e kursyen kritikën.

    Gazetari i njohur Enzo Bucchioni deklaroi për mediat:

    “Tudor është më i keq se Thiago Motta, Juventusi i tij është banal, i parashikueshëm, pa shpirt. Vendimet e tij janë të dyshimta dhe tabela e konfirmon këtë.”

    Sezoni filloi me optimizëm, por performanca e ekipit ka rikthyer kujtime nga sezoni i kaluar, ku Juventusi nuk arriti të gjejë identitetin e lojës. Humbja kundër Comos ka ngritur shqetësime brenda klubit, dhe nuk përjashtohet mundësia që drejtuesit të fillojnë të shqyrtojnë pozicionin e Tudorit në pankinë.

    Një vit më parë, “Bianconerët” ishin të tretët në tabelë pas Napolit dhe Interit, ndërsa tani renditen të shtatë me vetëm 12 pikë. Humbja e fundit nxori në pah të gjitha kufizimet dhe mangësitë e ekipit, duke bërë që presioni mbi trajnerin të rritet ndjeshëm.

    Situata e Juventusit duket se po bëhet një test i madh për Tudor, i cili duhet të tregojë se mund të udhëheqë klubin edhe gjatë një sezoni të vështirë.

  • La Gazzetta dello Sport “shigjeton” Napolin: “Pa Rrahmanin, mbrojtja u shemb”

    La Gazzetta dello Sport “shigjeton” Napolin: “Pa Rrahmanin, mbrojtja u shemb”

    Gazeta prestigjioze italiane La Gazzetta dello Sport ka analizuar në detaje humbjen e rëndë të Napolit me rezultat 6-2 ndaj PSV Eindhoven, në kuadër të raundit të tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

    Sipas analizës së publikuar, media italiane ndalet veçanërisht te mungesa e Amir Rrahmanit, duke e cilësuar atë si një faktor vendimtar në katastrofën e mbrojtjes napolitane.

    “Në mbrojtje sot më shumë se kurrë u ndie mungesa e Rrahmanit: mbrojtësi kosovar na dukej si një kolos, kur kthehemi pas te gabimet e Buongiornos dhe Beukemas,” – shkruan La Gazzetta dello Sport.

    Më tej, analiza nënvizon se Rrahmani, së bashku me Lobotkën dhe Højlundin, përbëjnë boshtin e këtij ekipi:

    “Nëse ata do të ishin në fushë, ndeshja nuk do të kishte përfunduar në këtë mënyrë,” shton gazeta.

    Megjithatë, Gazzetta thekson se humbja nuk mund të justifikohet vetëm me mungesat:

    “Rezultati 6-2 nuk mund të arsyetohet vetëm me mungesat, Napoli duhet të tregojë karakter dhe reagim pas këtij turpërimi.”

    Në anën tjetër, brenda klubit mbizotëron optimizmi për rikthimin e Amir Rrahmanit, i cili pritet të jetë gati për ndeshjen e fundjavës kundër Interit.

    Qendërmbrojtësi kosovar u lëndua gjatë detyrës me Kombëtaren e Kosovës në muajin shtator, por duket se rikuperimi i tij po ecën mirë – dhe trajneri Antonio Conte shpreson ta ketë në dispozicion për sfidën e rëndësishme në Serie A.

  • Romano: David Alaba largohet nga Real Madridi në vitin 2026!

    Romano: David Alaba largohet nga Real Madridi në vitin 2026!

    Sipas gazetarit të njohur për lajmet e transferimeve, Fabrizio Romano, mbrojtësi austriak David Alaba do të largohet nga Real Madridi si lojtar i lirë në vitin 2026, përveç nëse ndodh ndonjë surprizë e papritur në momentet e fundit.

    “David Alaba do të largohet nga Real Madrid si lojtar i lirë në 2026, përveç nëse ndodh diçka e papritur.”- shkruante në llogarin zyrtare të Romanos në Facebook.

    Kontrata e Alabës me “Los Blancos” skadon pikërisht në verën e vitit 2026, dhe sipas burimeve të Romano-s, klubi nuk ka ndërmend ta rinovojë në këtë fazë. Vendimi është marrë pas disa diskutimeve të brendshme në klub, teksa Reali po planifikon një ristrukturim gradual të mbrojtjes, duke i hapur rrugë talenteve të rinj që pritet të marrin më shumë hapësirë në vitet në vijim.

    Alaba iu bashkua Real Madridit në vitin 2021 nga Bayern Munich si transfer i lirë dhe që atëherë ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës, duke fituar trofe të shumtë përfshirë La Ligën, Champions League dhe Superkupën Evropiane.

    Në moshën 33-vjeçare, ai pritet të ketë oferta nga disa klube elitare europiane dhe nga MLS, me të ardhmen e tij që tashmë po bëhet një nga temat më të nxehta në tregun e ardhshëm të transferimeve.

  • Skandal në Maqedoinin e Veriut, KB Shkupi përjashtohet nga të gjitha garat

    Skandal në Maqedoinin e Veriut, KB Shkupi përjashtohet nga të gjitha garat

    Një ngjarje e paprecedentë ka tronditur basketbollin në Maqedoninë e Veriut! Klubi i njohur KB Shkupi është përjashtuar nga të gjitha garat, vendim që është konfirmuar nga vetë klubi përmes një reagimi publik.

    Në njoftimin e tyre zyrtar, Shkupi e quan këtë vendim “skandal të madh”, duke fajësuar Federatën e Basketbollit të Maqedonisë së Veriut për trajtim të padrejtë dhe selektiv.

    “Vetëm KB Shkupi suspendohet nga Federata e Basketbollit e Maqedonisë së Veriut. Nga të gjitha ligat… Shkaku është borxhi prej 590.000 denarësh. Arsyeja e vërtetë është mosmarrja e fondeve nga Ministria e Sportit, të cilat klubi kishte të drejtë t’i përfitonte. Madje, një anëtar i bordit nga partia Vlen votoi për suspendim,” – thuhet në reagimin e klubit.

    Për momentin, Federata nuk ka dhënë ende një qëndrim zyrtar, ndërsa në opinion po qarkullojnë akuza për ndikime politike dhe mungesë transparence në procesin e vendimmarrjes.

    Ky përjashtim ka shkaktuar tronditje në komunitetin sportiv, duke ngritur pyetje serioze për mënyrën si po menaxhohen fondet dhe rregullat në basketbollin maqedonas.

    Nëse situata nuk zgjidhet, Shkupi rrezikon të humbasë të gjithë sezonin – një goditje e rëndë për klubin dhe sportin vendor.

  • Ramadani para sfidës me Omonian: ‘Kam mësuar nga Kosova e Fodës’

    Ramadani para sfidës me Omonian: ‘Kam mësuar nga Kosova e Fodës’

    Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, foli të mërkurën në konferencën për shtyp para përballjes së rëndësishme kundër Omonias, duke theksuar se ka përfituar shumë nga mënyra e lojës së Kosovës në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.

    Ai vlerësoi veçanërisht punën e përzgjedhësit Franco Foda, duke e cilësuar si shembull pozitiv për mënyrën se si një skuadër mund të organizohet përballë kundërshtarëve të fortë. Ramadani theksoi se, në rast fitoreje ndaj Omonias, një pjesë e meritës do t’i takonte edhe Fodas.

    “Niveli i futbollit në Qipro është pak më i lartë se ai në kampionatin tonë. Kemi analizuar disa ndeshje të tyre dhe është e qartë se luhet me intensitet të lartë, me tifozë të zjarrtë dhe ritëm që ne e përjetojmë vetëm në ndeshjet evropiane,” deklaroi ai.

    Ai shtoi se ka ndjekur me kujdes tre ndeshjet e fundit të Kosovës, duke nxjerrë mësime të rëndësishme si trajner.

    “Kam parë dhe analizuar ndeshjet jo për debate televizive, por për t’u pasuruar profesionalisht. Nëse arrijmë sukses kundër Omonias, Franco Foda padyshim ka pjesën e tij të meritës,” u shpreh trajneri shkupjan.

    Ndeshja mes Dritës dhe Omonias zhvillohet të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 18:45, në kuadër të raundit të dytë të Ligës së Konferencës. /ATVLIVE.TV

  • Goditje për Real Madridin para Juventusit: mungon Dean Huijsen, objektivi mbetet “El Clásico”

    Goditje për Real Madridin para Juventusit: mungon Dean Huijsen, objektivi mbetet “El Clásico”

    Real Madridi do të duhet të përballet me Juventusin pa një nga mbrojtësit e tij më të rinj dhe më të talentuar, Dean Huijsen. Klubi ka konfirmuar zyrtarisht se 19-vjeçari nuk do të jetë në dispozicion për shkak të një lëndimi që ende nuk është shëruar plotësisht.

    Megjithatë, lajmi pozitiv për tifozët madrilen është se stafi mjekësor po punon intensivisht që Huijsen të rikuperohet në kohë për “El Clásico”, ndeshjen më të madhe të sezonit që i pret fundjavën e ardhshme.

    Huijsen, i cili ka treguar potencial të jashtëzakonshëm në mbrojtje dhe qetësi me topin në këmbë, shihet si një element i rëndësishëm për të ardhmen e Real Madridit.

    Ancelotti do të duhet të bëjë pa të ndaj Juventusit, por plani i madh mbetet rikthimi i tij për duelin e zjarrtë me Barcelonën — aty ku çdo detaj mund të bëjë diferencën.

  • ‘Siguro biletën para se sistemi online të mbyllet’ – Drita me njoftim

    ‘Siguro biletën para se sistemi online të mbyllet’ – Drita me njoftim

    Skuadra nga Gjilani, Drita, zhvillon nesër ndeshjen e dytë të fazës së ligës në Conference League.

    Kampioni i Kosovës, do të jetë nikoqire e skuadrës nga Qipro, Omonia, ndeshje e cila e zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora 18:45.

    FC Drita ka njoftuar tifozët se biletat do të qëndrojnë në shitje deri nesër (e enjte) në ora 12:00.

    ”Biletat për ndeshjen Drita vs Omonia mund të blihen vetëm deri nesër (e enjte) në ora 12:00!Pas kësaj, sistemi i shitjes online mbyllet!

    Siguro biletën TANI dhe bëhu pjesë e historisë! https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do”, thuhet në njoftim. /ATVLIVE.TV