ATV

Category: Sport

  • Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave pëson humbje nga  Turqia

    Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave pëson humbje nga Turqia

    Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave pësuan humbje nga Turqia me rezultat 0:4,në kuadër të play-off-it të Ligës B së Ligës së Kombeve.

    Pjesa e parë u dominos nga vashat turke ku shënuan 3 gola,dhe qysh pas 4 minutave Kader Hancer shënoi për 1:0 teksa 6 minuta më vonë e njëjta realizoi për 2:0,kurse në minutën e 23 Melike Pekel shënoi për 3:0.

    Në pjesën e dytë Turqia shënoi edhe golin e katërt,ku Busem Şeker vulosi fitoren e kësaj kombëtarjeje në 4:0.

    Kujtojmë që ndeshja e kthimit në mes dy ekipeve zhvillohet më 28 tetor në Izmir

  • Inteligjenca Artificiale:Real Madrid fituese e La Ligës

    Inteligjenca Artificiale:Real Madrid fituese e La Ligës

    Intelegjenca Artificiale ka bërë parashikimin se kush do ta fitoj titullin e La Ligës në fund të sezonit.

    Sipas analizës së bërë Real Madrid pritet të jetë kampion i Spanjës me 84.87 pikë të mundshme ,dhe atë me gjasa prej 57.44 për qind gjasa.

    Përndryshe Barcelona ka ka 81.96 pikë të pritshme dhe vetëm 37.44 për qind mundësi që në fund të sezonit të shpallet kampion,për dallim nga sezoni i kaluar ku katalunasit fituan titullin.

    Natyrisht se këto parashikime vijnë para El Classicos të së dielës,ku Real Madrid e pret në “Santiago Bernabeu”rivalin e përbetuar me fillim nga ora 16:15.

  • Tifozët e Bashkimit ndalohen në Mal të Zi – njëri dënohet me 10 ditë burgim, reagon klubi dhe tifogrupi “Arpagjikët”

    Tifozët e Bashkimit ndalohen në Mal të Zi – njëri dënohet me 10 ditë burgim, reagon klubi dhe tifogrupi “Arpagjikët”

    Një nga tifozët e klubit Bashkimi nga Prizreni është dënuar me 10 ditë burgim në Mal të Zi, pas incidentit të ndodhur në qytetin Herceg Novi, ku policia ndaloi autobusin e tifozëve të njohur si “Arpagjikët”. Arsyeja e ndalimit, sipas mediave malazeze, ishte një grafiti me mbishkrimin “UÇK”, që autoritetet malazeze e konsideruan shkelje të ligjit për simbole publike.

    Sipas raportimeve të mediumeve “Vijesti” dhe “RTHN”, ngjarja ka ndodhur të enjten në mbrëmje, gjatë kthimit të tifozëve nga Italia, ku Bashkimi kishte zhvilluar ndeshjen e dytë në FIBA Europe Cup kundër skuadrës italiane Pallacanestro Reggiana. Dy tifozë u shoqëruan në stacionin policor të Herceg Novit, ndërsa njëri prej tyre u dënua me burgim të shkurtër nga gjykata lokale.

    Pas këtij rasti ka reaguar fuqishëm klubi prizrenas Bashkimi, i cili e ka quajtur ndalimin të padrejtë dhe të papranueshëm, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tifozëve.
    Në reagimin e klubit thuhet se “Arpagjikët nuk kanë kryer asnjë krim dhe po mbahen pa arsye”, ndërsa i është bërë thirrje ambasadës së Kosovës në Mal të Zi që të angazhohet për mbrojtjen e qytetarëve të Kosovës dhe kthimin e tyre të sigurt në vend.

    Ndërkohë, edhe tifogrupi “Arpagjikët” ka reaguar në rrjete sociale. Ata kanë njoftuar se tifozët janë liruar dhe po vazhdojnë rrugën për në Prizren, ndërsa kanë theksuar se tri shkronjat “UÇK” janë simbol i lirisë dhe krenarisë kombëtare shqiptare.
    Në reagimin e tyre thuhet se: “UÇK-ja është dhe do të mbetet krenaria më e madhe jonë. Para se të shkruhet në mure, tri shkronjat e arta janë të skalitura në zemrat tona.”

    Megjithë reagimet e shumta nga klubi dhe tifozët, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) deri tani nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar lidhur me këtë rast që ka ngjallur shqetësim në opinionin sportiv dhe qytetar.

  • Federico Chiesa mund të vihet në shitje nga Liverpool

    Federico Chiesa mund të vihet në shitje nga Liverpool

    Ylli italian Federico Chiesa,mund të largohet nga gjiganti anglez Liverpool.

    Chiesa nuk po gjen minutazhë tek skuadra e Arne Slot,dhe shumë shpejtë mund të ndodhë një largim i italianit nga Anfield.

    Përndryshe edhe pse luajti 8 ndeshje këtë sezon,sa i përket statistikave ka bërë paraqitje mjaft të mira ku madje ishte vendimtar edhe në disa ndeshje.

    Megjithëkëtë Chiesa nuk e ka fituar besimin e teknikut holandez,dhe se italiani mund të rikthehet në Serie A apo do të bëjë një lëvizje në ndonjë ligë tjetër në Evropë.

    Kujtojmë që Federico Chiesa ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2028,dhe vlera e tij në tregun e transferimeve llogaritet të jetë rreth 18 milionë euro.

  • Ndeshje interesante këtë fundjavë në Bundesligë

    Ndeshje interesante këtë fundjavë në Bundesligë

    Bundesliga gjermane pritet të sjellë xhiron e 8-të këtë fundjavë.

    Kampioni aktual Bayern Munich do të luaj në udhëtim kundër Borussia Monchengladbach,ku bavarezët synojnë fitoren e rradhës në të gjitha garat ndaj skuadrës e cila nuk ka ende fitore në Bundesligë.

    Ndërkohë Borussia Dortmund e pret skuadrën e Kolnit,ku verdhëezinjët do të synojnë të iu rikthehen fitoreve pas humbjes në “Der Klassiker”,teksa Kolni të mbetet në garë për një vend në top4-she.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Gjermani Bayer Leverkusen e pret në shtëpi skuadrën e Freiburgut ku synon të këndellet nga humbja e thellë nga PSG në Ligën e Kampionëve,teksa Eintracht Frankfurt e pret në shtëpi ekipin e pozitës së 14-të në tabelë St.Pauli.

  • Napoli-Inter dhe Lazio-Juventus ndeshjet kryesore të fundjavës në Serie A

    Napoli-Inter dhe Lazio-Juventus ndeshjet kryesore të fundjavës në Serie A

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 8-të në Serien A italiane.

    Vëmendja pritet të jetë në dy ndeshje,ku kampioni Napoli e pret nënkampionin Inter kurse Juventus i shkon në udhëtim skuadrës së Lazios.

    Në ndeshjen Napoli-Inter kampionët aktualë synojnë që të fitojnë këtë derbi në mënyrë që të vazhdojë të mbetet në hap me Milanin në renditjen tabelare,teksa në anën tjetër neuroazzurët do të tentojnë që të marrin pikët e plota për të mbetur në garë për pozitën e parë.

    Në anën tjetër në takimin Lazio-Juventus bianconerët do të tentojnë nga seria e gjatë pa fitore në Serie A,dhe të marrë një fitore e cila e rikthen në garë për top4-she kurse Lazio synon pikë për të mbetur në garë për pozitat e larta.

    Në ndeshjte e tjera që do të zhvillohen në Itali Milan do e presë në San Siro skuadrën e Pisas,kurse Roma do të luaj në udhëtim ndaj Sassuolos së Aro Muric.

  • Ndeshje mjaft interesante këtë fundjavë në Premierligë

    Ndeshje mjaft interesante këtë fundjavë në Premierligë

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 9-të në Premierligën angleze.

    Kampioni aktual Liverpool pritet të takohet kundër Brentfordit në udhëtim,ku “The Reds”synojnë t’i japin fund serisë prej 3 ndeshjeve pa fitore,ndërkohë në anën tjetër Brentford synon që të shkaktojë befasi.

    Arsenal në anën tjetër do e presë në shtëpi skuadrën e Crystal Palace,ku topçinjët dëshirojnë që me fitore të mbesin edhe më tutje lider në Premiership.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Angli Manchester City luan në udhëtim kundër Aston Villa,kurse Chelsea në Stamford Bridge e pret Sunderlandin e Granit Xhakës.

    Manchester United e pret Brightonin,kurse Newcastle United i bën konak Fulhamit.

  • Trepça-Bashkimi kryendeshja e javës në Procredit Superligë

    Trepça-Bashkimi kryendeshja e javës në Procredit Superligë

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 3-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll,ku në program pritet të zhvillohen ndeshje mjaft interesante.
    Ndeshja kryesore pritet të zhvillohet në palestrën “Minatori”,ku kampioni aktual Trepça e pret skuadrën e Bashkimit.
    Mitrovicasit në dy ndeshje kanë nga 1 fitore dhe 1 humbje, dhe në këtë takim synojnë që para publikut të vet të shënojnë fitore.
    Në anën tjetër prizrenasit synojnë që të vazhdojnë serinë e fitoreve,dhe të mbesin lider në tabelë.
    Takimi Trepça-Bashkimi pritet të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 19:00.
    Të shtunën dhe të dielën pritet të zhvillohen pritet të zhvillohen edhe tre takime të tjera ,ku Sigal Prishtina i shkon në udhëtim Rahovecit 029 kurse Bora e pret skuadrën e Pejës,teksa të dielën zhvillohet edhe ndeshja ndërmjet Golden Eagle Yllit.

  • “Ishte një ëndërr, tani një realitet”, Messi flet pas rinovimit me Inter Miami

    “Ishte një ëndërr, tani një realitet”, Messi flet pas rinovimit me Inter Miami

    Fansat e futbollit, mbi të gjithë ato të Leo Messi-t, kanë një arsye të fortë për të festuar. “Pleshti” jo vetëm që nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli, por së fundmi legjenda argjentinase rinovoi kontratën e tij me Inter Miami deri në 2028. Me këtë firmë Messi vërtetoi se do të qëndrojë në futbollin aktiv të paktën edhe 3 vite të tjera, minimaliosht do të luajë futboll deri në moshën 41-vjeçare. Messi nuk e fshehu gëzimin për këtë firmë të re me klubin nga Los Angelos:

    “Jam me të vërtetë i lumtur që do të vijojë të jem pjesë e këtij projekti, fillimisht ishte një ëndërr, por tani është bërë një realitet i bukur. Që kur kam ardhur në Miami, kam qenë shumë i lumtur, pra jam i kënaqur që do të vijoj të luaj këtu”, u shpreh Lionel Messi.

    Ylli argjentinas është kthyer në një embleme jo vetëm për klubin e Inter Miami ku në 82 ndeshje ka shënuar 71 gola dhe ka dhuruar 37 asiste, por ka rritur jashtëzakonisht shumë edhe imazhin e MLS.

    I lumtur për rinovimin me Leo Messin u shfaq edhe David Beckham, CEO dhe pronari i Inter Miami: “Ideja jonë ka qenë ajo që të sillnim në skuadër dhe në qytet lojtarin më të mirë në botë, dhe bëmë pikërisht këtë. Jam i lumtur që Messi do të vijojë të jetë pjesë e ekipit tonë”, u shpreh Beckham.

  • ZYRTARE: Fermin López shpallet “Lojtari i Javës” në Champions League!

    ZYRTARE: Fermin López shpallet “Lojtari i Javës” në Champions League!

    UEFA ka konfirmuar zyrtarisht se Fermin López është shpallur “Lojtari i Javës” në Champions League, pas një performance spektakolare në ndeshjen e Barcelonës kundër Olympiacos.

    Mesfushori i ri katalanas ishte protagonist absolut i mbrëmjes evropiane, duke realizuar një hat-trick të jashtëzakonshëm që i dha Barcelonës një fitore të madhe dhe emocionuese.

    Ky është një tjetër moment historik për talentin 20-vjeçar, i cili po fiton gjithnjë e më shumë zemrat e tifozëve dhe besimin e trajnerit Xavi.
    Fermin tregoi pjekuri, teknikë dhe instinkt golashënues që rrallë shihen në këtë moshë — duke konfirmuar se është një nga zbulimet më të mëdha të sezonit për klubin katalanas.

    Pas ndeshjes, rrjetet sociale u mbushën me reagime dhe lavdata për yllin e ri të Barcelonës, me shumë tifozë që e krahasojnë stilin e tij me legjendat e dikurshme të mesfushës “blaugrana”.

    Me këtë shpërblim, Fermin López i bashkohet listës së yjeve që kanë ndriçuar mbrëmjet e Championsit dhe tregon se e ardhmja e Barcelonës është në duar të sigurta.

    Një mbrëmje për t’u kujtuar — dhe ndoshta, fillimi i një legjende të re në “Camp Nou”.