ATV

Category: Sport

  • Asllani shkëlqen, Hoffenheim fiton bindshëm ndaj Heidenheim

    Asllani shkëlqen, Hoffenheim fiton bindshëm ndaj Heidenheim

    Ekipi gjerman, Hoffenheim, ka regjistruar fitore të rëndësishme këtë të shtunë, duke mposhtur Heidenheimin me rezultat 3–1 në ndeshjen e javës së tetë të Bundesligës.

    Një nga protagonistët kryesorë të fitores ishte sulmuesi kosovar Fisnik Asllani, i cili realizoi një gol të mrekullueshëm në minutën e 18-të, duke i dhënë epërsinë 1–0 ekipit të tij.

    Nga minuta e parë në këtë ndeshje u aktivizuan gjithashtu Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu, të cilët dhanë kontribut të rëndësishëm në performancën e skuadrës.

    Asllani dhe Hajdari u renditën në mesin e më të mirëve të takimit, sipas vlerësimeve të “SofaScore”.

    Sulmuesi dardan mori notën 8.7 për golin dhe paraqitjen e tij të shkëlqyer, ndërsa mbrojtësi Hajdari u vlerësua me 7.3 për sigurinë e treguar në prapavijë.

    Pas kësaj fitoreje, Hoffenheimi ngjitet në vendin e shtatë të tabelës, ndërsa në javën e ardhshme do të përballet në udhëtim me Wolfsburgun. /ATVLIVE.TV

  • Karakter si Xhaka — Sunderland triumfon ndaj Chelseat

    Karakter si Xhaka — Sunderland triumfon ndaj Chelseat

    Sunderland ka arritur një fitore të madhe si mysafir ndaj Chelseat, në kuadër të javës së nëntë të Premier Ligës.

    “Blutë” ishin skuadra më dominuese në pjesën më të madhe të ndeshjes, megjithatë Sunderland arriti të marrë tri pikë të plota me rezultat 1–2.

    Ndeshja nisi furishëm dhe pas vetëm katër minutash lojë, Alejandro Garnacho shënoi nga afërsia pas një asistimi të Pedro Netos.

    Megjithatë, në minutën e 22-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Wilson Isidor realizoi nga afërsia për ta barazuar rezultatin në 1–1.

    Pjesa e dytë u zhvillua me më pak intensitet dhe raste të pastra. Kur dukej se ndeshja do të përfundonte në barazim, Sunderland realizoi një kundërsulm perfekt: Chemsdine Talbi shënoi një supergol në minutat shtesë (90+3’), pas një asistimi të Brobbey.

    Pas kësaj fitoreje, Sunderland ngjitet në pozitën e dytë të tabelës me 17 pikë, ndërsa Chelsea zbret në vendin e shtatë me 14 pikë. /ATVLIVE.TV

  • Gjilani lëshon fitoren në minutat e fundit ndaj Ballkanit-Malisheva merrë 3 pikë të rëndësishme ndaj Prishtinës së Re.

    Gjilani lëshon fitoren në minutat e fundit ndaj Ballkanit-Malisheva merrë 3 pikë të rëndësishme ndaj Prishtinës së Re.

    Kanë përfunduar dy ndeshjet e orës 13:00 në Albi Mall Superligë,ku solli rezultate të befasishme.
    Nënkampioni Ballkani nuk arritur më shumë se një pikë ndaj Gjilanit,duke barazuar me rezultat 1:1.
    Pjesa e parë nuk u shënua gol nga njëra apo skuadra tjetër,kurse në pjesën e dytë u shënuan dy të tillë.
    Edi Basa kaloi në epërsi Gjilanin në minutën e 69-të për 1;0,por suharekasit barazuan rezultatin në 1:1 përmes Giovannit që realizoi me kokë.
    Në ndeshjen tjetër Malisheva arriti të shënoj fitore të rëndësishme,ku mposhti Prishtinën e Re me rezultat 2:0.
    Altin Aliu ishte lojtari më i mirë në këtë ndeshje,ku realizoi dy gola në minutat 10 dhe 40-të.

  • Basketbollisti kosovar në zi-Ndërron jetë ish-basketbollisti Arben Fondaj

    Basketbollisti kosovar në zi-Ndërron jetë ish-basketbollisti Arben Fondaj

    Ka ndërruar jetë ish-basketbollisti i Golden Eagle Yllit dhe njëherësh ish-anëtari i bordit të FBK-së Arben Fondaj.

    Klubi nga Suhareka ka njoftuar vdekjen e Fondaj nëpërmjet një komunikate zyrtare,duke e kujtuar si një ndër njerëzit që ndihmoi në zhvillimin e klubit.

    “Arbeni do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e klubit tonë dhe për dashurinë e sinqertë që kishte ndaj basketbollit dhe qytetit të Suharekës.”

    Përndryshe në fund KB Golden Ylli në fund shprehu ngushëllime për familjarët e Fondajt,dhe njëkohëshit edhe të gjithë tifozëve ,klubit, lojtarëve dhe stafit.

     

  • Man United ofron 100 Milionë euro për Rafael Leao

    Man United ofron 100 Milionë euro për Rafael Leao

    Sulmuesi portugez Rafael Leao,mund të vazhdojë karrierën në Premierligën angleze.

    Mediat në Angli raportojnë se Leao është vënë në radarin e gjigantit anglez Manchester United,dhe thuhet se janë të gatshëm që të paguajnë rreth 100 milionë për sulmuesin e Milianit.

    Përndryshe Milan po mendojnë që ta lënë të lirë Leaon,por me vetëm një kusht që të kenë një balance për largimet e futbollistëve në mënyrë që të konkurrojnë me klube të tjera.

    Mbetet se nëse portugezi do të largohet në drejtim të “Old Trafford”,apo do të mbesë në San Siro përtej këtij sezoni.

    Kujtojmë që Rafael Leao në 5 ndeshjet e fundit ka arritur të shënoj 4 gola për Milanin në të gjitha garat.

  • Julian Alvarez pritet të mbesë tek Atletico Madrid

    Julian Alvarez pritet të mbesë tek Atletico Madrid

    Sulmuesi argjentinas Julian Alvarez,mund të mbetet tek klubi madrilen Atletico Madrid.

    Argjentinasi është përmendur kohëve të fundit për një kalim tek Barcelona,i cili është përmendur si zëvendësues i Robert Lewandosvkit në sezonin e ri.

    Përndryshe këto lajme janë hedhur poshtë nga agjenti i Alvarez Fernando Hidalgo,duke thënë se këto janë vetëm hipoteza imagjinative.

    “Asgjë që po shkruhet nuk është e vërtetë. Ato janë vetëm hipoteza imagjinative për momentin”

    Kujtojmë që Julian Alvarez ka shënuar 7 gola në 11 paraqitje për Atletico Madridin në të gjitha garat,si dhe duke përfshirë këtu edhe 3 asistime

  • Visar Bekaj me paraqitje të mira për Hatayspor-Pret penalltinë në ndeshjen kundër Sivasspor

    Visar Bekaj me paraqitje të mira për Hatayspor-Pret penalltinë në ndeshjen kundër Sivasspor

    Portieri i Kombëtares së Kosovës Visar Bekaj,ka treguar paraqitje të mira me skuadrën e Hatayspor në ligën e parë të Turqisë.

    Në ndeshjen kundër Sivasspor Bekaj ishte më meritori në barazimin 1:1,ku madje priti penalltinë e Daniel Avramovski në minutën e 83-të.

    Natyrisht se këto paraqitje mund të japin motiv për Bekajn,i cili potencialisht mund të jetë titullar për ndeshjen e Kombëtares së Kosovës kundër Sllovenisë,kjo për faktin se Aro Muric nuk do të luaj për shkak të suspendimit.

    Kujtojmë që Visar Bekaj deri më tani ka bërë 11 paraqitje,duke zhvilluar gjithsej 990 minuta në total.

  • Liverpool në garë me Real Madridin për Khephren Thuram

    Liverpool në garë me Real Madridin për Khephren Thuram

    Mesfushori Khephren Thuram,është një prej futbollistëve kyç të gjigantit italian Juventus.
    Paraqitjet e mira me “Zonjën e Vjetër”kanë bërë që shumë klube në Evropë të shprehin interesim për francezin,dhe për këtë gjë janë të vetëdijshëm për këtë gjë.
    Përndryshe gjiganti anglez Liverpool ka hyrë në garë për shërbimet e Thuram,dhe për të transferuar 24 vjeçarin duhet ta mposhtë Real Madridin e cila ka kohë që po e monitoron francezin.
    Ndërkohë tek Juventus nuk e kanë ndërmend ta vë në shtije Thuramin,por mund ta lë të lirë vetëm nëse vije një ofertë e përshtatshme që i plotëson kriteret që kërkon “Zonja e Vjetër”.
    Kujtojmë që Khephren Thuram në 13 ndeshje për Juven këtë sezon ka arritur të shënoj 1 gol e bëri 3 asistime,teksa vlera e tij në tregun e transferimeve arrin deri në 40 milionë euro

  • LA Lakers mund Minnesota Timberwolves-Luka Doncic shënon 49 pikë

    LA Lakers mund Minnesota Timberwolves-Luka Doncic shënon 49 pikë

    Los Angeles Lakers ka arritur të shënoj fitore në shtëpi kundër Minnesota Timberëolves,duke mundur me rezultat 128-110.

    Ndër basketbollistët më të dalluar ishte ylli slloven Luka Doncic,i cili arriti të shënoj 49 pikë në këtë ndeshje duke shtuar këtu 11 kërcime e 8 asistime.

    Përndryshe Doncic shkroi histori në NBA,duke u bërë lojtari i parë që në sy ndeshje rradhazi arrin të shënoj 40 pikë,10 kërcime e 5 asistime,ku konfirmon edhe njëherë formën e lartë që po e kalon slloveni.

    Kujtojmë që Los Angeles Lakers ndeshjen e rradhës në NBA e zhvillon kundër Sacramento Kings të martën në orën e 2 të mëngjesit sipas kohës lokale.

  • Milan barazon me Pisan-Saelemaekers lëshon mundësinë në minutat e fundit

    Milan barazon me Pisan-Saelemaekers lëshon mundësinë në minutat e fundit

    Milan nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Pisas me rezultat 2:2,në kuadër të xhiros së 8-të në Serie A.

    Rossonerët e nisë mirë ndeshjen ku në minutën e 7-të Rafael Leao shënoi për 1:0,dhe më epërsinë e Milanit përfundoi pjesa e parë.

    Në pjesën e dytë mysafirët u hodhën në sulm për të barazuar,dhe këtë e arritën në  minutën e 60-të Juan Cuadrado shënoi nga penalltia për 1:1.

    Në minutën e 86-të M’Bala Nzola kaloi në epërsi Pusan në 2:1,por Milan barazoi në minutat shtesë përmes Athekames në 2:2.

    Krejt në fund Saelemakers lëshoi mundësinë për të shënuar golin e futures,dhe kështu Milan nuk nxjerrë më shumë se një pikë ndaj Pisa’s.