ATV

Category: Sport

  • Superliga “në zjarr” – dy përballje të forta sot në orën 13:00

    Superliga “në zjarr” – dy përballje të forta sot në orën 13:00

    Java e 10-të në Superligën e Kosovës vazhdon edhe sot.

    Dy ndeshje do të luhen në të njëjtën kohë.

    Kampionia në fuqi, Drita, do të presë skuadrën e Ferizajit, në stadiumin me bari artificial të Gjilanit. Gjyqtar kryesor i këtij takimi është Genc Nuza.

    Ndërsa një tjetër përballje interesante do të zhvillohet mes Llapit dhe Drenicës, me të dyja skuadrat që synojnë fitoren. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ të Podujevës. Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë Visar Kastrati.

    Të dy takimet do të fillojnë në orën 13:00.

  • Derbi Trepça – Bashkimi ndez javën në Superligën e Kosovës

    Derbi Trepça – Bashkimi ndez javën në Superligën e Kosovës

    Derbi i javës në Superligën e Kosovës në basketboll zhvillohet sot, ku do të përballen kampionia Trepça dhe nënkampioni Bashkimi.

    Përballjet mes këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë ofruar spektakël, ndërsa edicioni i kaluar solli gjashtë super finale që mbajtën tifozët në ankth deri në momentet e fundit. Në fund, “Xehetarët” triumfuan me 4:2 në seri, duke u shpallur kampionë të Kosovës.

    Sfida mes tyre fillon nga ora 19:00.

    Ndërkohë, të dielën do të përballen edhe Ylli dhe Vëllaznimi, dy skuadra që ende nuk kanë shijuar fitoren në këtë edicion dhe kërkojnë me ngulm pikët e para në kampionat.

    Ndeshja mes tyre zhvillohet nga ora 17:00. /ATVLIVE.TV

  • Real Madrid mbyll çatinë e “Bernabeu”-t për El Clasicon ndaj Barcelonës

    Real Madrid mbyll çatinë e “Bernabeu”-t për El Clasicon ndaj Barcelonës

    Real Madrid mund të ketë fituar një avantazh të rëndësishëm përpara përballjes gjigante të “El Clasicos” ndaj Barcelonës, që do të luhet sot ( e diel) në “Santiago Bernabeu”.

    “Los Blancos” do të presin rivalët e tyre historikë në një nga ndeshjet më të mëdha të futbollit botëror, ku me një fitore mund të shkëputen me pesë pikë epërsi në krye të tabelës së La Ligës.

    Kjo do të jetë El Clasico e parë për Xabi Alonson në rolin e trajnerit të Realit dhe duket se 15-herë kampionët e Evropës janë gati të bëjnë një ndryshim të minutës së fundit.

    Sipas gazetës AS, Real Madrid pritet të mbyllë çatinë e stadiumit të rinovuar “Santiago Bernabeu”, një strukturë me vlerë rreth 1 miliard euro, për ndeshjen e së dielës. Kjo praktikë është përdorur disa herë që prej funksionalizimit të sistemit në vitin 2023.

    Herën e parë çatia u mbyll gjatë ndeshjes kundër Getafes për shkak të kushteve të motit, ndërsa më pas Reali e ka përsëritur këtë veprim në disa përballje të rëndësishme, veçanërisht në ato të Ligës së Kampionëve – për të cilat duhet leje e posaçme nga UEFA.

    Atmosfera para ndeshjes është ndezur edhe më shumë pas komenteve të Lamine Yamal, talentit të ri të Barcelonës, i cili gjatë një transmetimi në Twitch me tifozin e Realit, Ibai Llanos, tha me shaka:

    “Reali vjedh, dhe pastaj ata ankohen.”

    Megjithëse komentet e tij janë marrë me humor, sipas gazetës Marca, ato kanë irrituar kampin madrilen dhe kapiteni Dani Carvajal, bashkëlojtar i Yamalit në kombëtaren e Spanjës, pritet të përballet me të pas ndeshjes. /ATVLIVE.TV

  • Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote në Londër

    Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote në Londër

    Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ka shkruar historinë mbrëmjen e së shtunës në “O2 Arena” të Londrës, duke u shpallur kampion bote në kategorinë IBO për peshën Cruiserweight, pas një fitoreje të pastër ndaj Rolly Lambert.

    Pas përfundimit të ndeshjes, Uldedaj nuk i fshehu emocionet, duke e cilësuar këtë arritje si momentin më të rëndësishëm të jetës së tij dhe një sukses për të gjithë shqiptarët.

    “Sot është dita që kam ëndërruar gjithë jetën time. Pas shumë viteve sakrifice, mundi dhe besimi në Zot, u shpalla Kampion i Botës IBO në peshën cruiser,” – u shpreh Uldedaj.

    “Ky titull nuk është vetëm i imi, është për gjithë shqiptarët kudo që janë. Për ata që besuan tek unë, për ata që më mbështetën, dhe për çdo djalë apo vajzë që ka një ëndërr — asgjë nuk është e pamundur nëse nuk dorëzohesh,” – shtoi kampioni shqiptar. /ATVLIVE.TV

  • Barcelona në garë për Fisnik Asllanin

    Barcelona në garë për Fisnik Asllanin

    Barcelona i është bashkuar garës për të nënshkruar me sulmuesin kosovar Fisnik Asllani, i cili po kalon një sezon mbresëlënës në Bundesliga.

    Ylli 23-vjeçar i Kosovës shkëlqeu sërish fundjavën që lamë pas, duke realizuar golin e pestë në kampionatin gjerman gjatë fitores 3–1 të Hoffenheim ndaj Heidenheim.

    Sipas raportimeve të “Sky Sport”, katalanasit kanë ndjekur prej javësh paraqitjet e Asllanit, por tani në garë janë futur edhe disa nga klubet më të mëdha gjermane.

    Gazetari i njohur Florian Plettenberg ka bërë të ditur se sulmuesi kosovar pritet të largohet nga Hoffenheim në verën e ardhshme, ndërsa interesimi për të po rritet dita-ditës.

    “Fisnik Asllani shënoi golin e pestë këtë sezon në fitoren 3:1 ndaj Heidenheim. 23-vjeçari pritet të largohet këtë verë falë klauzolës së lirimit.
    FC Barcelona, disa klube angleze dhe top klubet gjermane po e ndjekin nga afër”,
    ka shkruar Plettenberg.

    Klauzola e lirimit të Asllanit raportohet të jetë rreth 30 milionë euro, shumë që mund ta bëjë të realizueshëm transferimin e tij drejt një skuadre më të madhe në merkaton e verës. /ATVLIVE.TV

  • Peja dhe Sigal Prishtina shënuan fitore në xhiron e 3-të në Procredit Superligë

    Peja dhe Sigal Prishtina shënuan fitore në xhiron e 3-të në Procredit Superligë

    Janë zhvilluar dy ndeshjet e ditës së shtunë në kuadër të xhiros së tretë në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll,ku skuadrat favorite kanë arritur fitore të pritura.

    Peja në udhëtim ka mposhtur Boran me rezultat 96:94,ku në këtë takim më i miri për Pejën ishte Tajh Green me 22 pikë kurse për Borën Adem Mekic realizoi 23 pikë.

    Në ndeshjen tjetër Sigal Prishtina mposhti Rahovecin 029 me rezultat 77:68,ku në këtë ndeshje Isiah Umipig realizoi 26 pikë për vendasit por ishin të pamjaftueshme,teksa Deondre Burns shënoi 20 pikë.

  • Prishtina vazhdon serinë e fitoreve-mund në Fadil Vokrri Dukagjinin

    Prishtina vazhdon serinë e fitoreve-mund në Fadil Vokrri Dukagjinin

    Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitoren e rradhës në Albi Mall Superligë,duke mposhtur Dukagjinin me rezultat 2:0

    Pjesa e parë u karakterizua me dominion të kryeqytetasve të cilët shënuan përmes Hamdi Namanit në minutën e 33-të në 1:0,kurse 5 minuta para fundit të pjesës së parë Ilievski shënoi për 2:0 rezultat me të cilën përfunduan 45 minutat e parë.

    Në pjesën e dytë Prishtina krijoi raste të tjera për shënon,por deri në fund më gola nuk pati dhe kështu skuadra nga kryeqyteti vazhdon me serinë e fitoreve.

    Prishtina është lidere në tabelë me 25 pikë 6 më shumë se Ballkani,kurse Dukagjini mbetet në pozitën e 4-të me 14 pikë.

  • Djali i Driton Kukës fiton medaljen e bronztë, mposht serbin

    Djali i Driton Kukës fiton medaljen e bronztë, mposht serbin

    Jon Kuka fiton medaljen e bronztën në Kupën Evropiane për Kadet në Kranjska Gora, Slloveni.

    Në xhiron e parë Joni mposhti me Ippon, gjermanin Mortiz Schubert. Kurse në xhiron e dytë ai mposhti me dy yuko austriakin Djamil Kurbanov. Në xhiron tjetër Joni humbi me Wazari ndaj Celil Uyar nga Holanda.

    Joni u ndesh në repasazh ku në luftën e parë mposhti me Ippon Yuval Fuchus nga Izraeli, dhe në luftën e dytë fitoi me tri shido për Ippon kundër Yanis Semadi nga Franca, që i siguroi atij ndeshjen për medalje të bronztë.

    Në ndeshjen vendimtare, Joni mposhti me 2 Yuko, Lazar Bogdanovic nga Serbia. /ATVLIVE.TV

  • Granit Begolli rikthehet në krye të Feronikelit ’74

    Granit Begolli rikthehet në krye të Feronikelit ’74

    Klubi nga Drenasi, Feronikeli ’74, ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Granit Begollit si trajner të ri të ekipit.

    Pas ndarjes me Granit Dervishollin para disa ditësh, drejtuesit e klubit nuk kanë humbur kohë dhe kanë gjetur menjëherë pasuesin e tij – një emër të njohur për tifozët drenicas.

    Bëhet fjalë për Granit Begollin, ish-trajnerin e skuadrës, i cili është rikthyer në bankinën e klubit nga stadiumi “Rexhep Rexhepi”.

    Lajmi është bërë i ditur përmes njoftimit zyrtar të klubit, ku gjithashtu është konfirmuar se Arsim Tërshani do të jetë pjesë e stafit teknik të Begollit.

    Në njoftimin e Feronikelit thuhet:

    “FC Feronikeli ’74 njofton me kënaqësi rikthimin e trajnerit Granit Begolli në krye të ekipit tonë.
    Begolli, trajneri i njohur që na ka udhëhequr drejt inkuadrimit në Superligë, rikthehet sërish në bankinën e klubit tonë për të vazhduar më tej.
    Ai është një emër i dëshmuar në futbollin kosovar, me përvojë te klubet Liria, Vushtrria, Suhareka, Vëllaznimi e të tjera.”

    Më tej, klubi shton:

    “Në të njëjtën kohë, ekipi ynë teknik përforcohet edhe me trajnerin Arsim Tërshani.
    Ky është një hap i rëndësishëm për FC Feronikeli ’74, duke fuqizuar shtabin teknik me profesionalizëm, përvojë dhe vizion për sukses.”

  • “Je legjendë” – Lladrovci emocionon me mesazhin për Granit Xhakën

    “Je legjendë” – Lladrovci emocionon me mesazhin për Granit Xhakën

    Sunderland arriti një fitore të madhe në udhëtim ndaj Chelseat me rezultat 2–1, në kuadër të xhiros së nëntë të Ligës Premier.

    Të udhëhequr nga kapiteni, Granit Xhaka, ekipi që u promovua këtë sezon në elitë arriti të bëjë befasinë e javës, duke siguruar fitoren krejt në fund të takimit.

    Mesfushori shqiptar ishte titullar dhe zhvilloi një ndeshje të plotë me paraqitje pozitive, duke u afruar edhe pranë golit në një rast.

    Në tribunë për ta përkrahur Xhakën ishte i pranishëm edhe Ramiz Lladrovci, i cili pas ndeshjes mori fanellën e tij si kujtim.

    Lladrovci e bëri të ditur këtë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku publikoi një fotografi me fanellën e Xhakës në duar, duke shkruar:

    “Granit, faleminderit, je legjendë. Ky vrap yti, përqafimi dhe dhurata më bëjnë krenar.
    Krenar me edukatën tënde — faleminderit familje Xhaka, faleminderit Ragip, Taulant.
    Respekt Granit, je i paarritshëm kampion.”

    Pas kësaj fitoreje të madhe, ‘Macet e Zeza’ do të rikthehet në aksion të hënën, kur do të presë në shtëpi Evertonin. /ATVLIVE.TV