ATV

Category: Sport

  • “Nata evropiane” për klubet e Kosovës!

    “Nata evropiane” për klubet e Kosovës!

    Sonte tri klubet e Kosovës do të kenë ndeshjet e rëndësishme në garat evropiane.

    Kampionia e Kosovës, Trepça e pret Anwil-in, në përballjen që zhvillohet në “Minatori” të Mitrovicës nga ora 18:30 në kuadër të Grupit J të FIBA Europe Cup.

    Të dy skuadrat do të kërkojnë fitoren e parë, pasi në dy ndeshjet e para kanë pësuar humbje, nga PAOK dhe Braunschweig.

    ‘Xehetarët’ kërkojnë fitoren e parë në shtëpi në këtë edicion në garat evropiane dhe do të mundohen të paraqiten sa më mirë. Ndërkohë, kujtojmë që Anwil-i për të qenë pjesë e grupeve në FIBA Europe Cup kishte eliminuar Bashkimin pas dy ndeshjeve, pasi sfidën e parë e kishte humbur në Prizren.

    Bashkimi përballet me skuadrën e njohur franceze, Dijon. Të dy skuadrat kërkojnë fitoren e parë këtë edicion në Grupin J të FIBA Europe Cup. Takimi zhvillohet nga ora 19:00.

    Portokallezinjtë që garojnë për herë të parë në këtë garë evropiane duan fitoren e parë, pasi në dy takimet e para pësuan nga Cibona dhe Pallacanestro Reggiana.

    Sigal Prishtina do të ketë ndeshjen e tretë në Ligën ENLB, ku njëkohësisht është në kërkim të fitores së tretë. Bardhekaltrit janë mysafirë Slovan Bratislava, në ndeshjen që zhvillohet nga ora 19:00. Slovan Bratislava ka një fitore e dy humbje.

    Kryeqytetasit fituan ndaj Brussels Basketball 80:75 dhe Gimle Basket 90:79. /ATVLIVE.TV

  • Kevin De Bruyne i nënshtrohet operacionit, rikthimi pritet në janar 2026

    Kevin De Bruyne i nënshtrohet operacionit, rikthimi pritet në janar 2026

    Kevin De Bruyne, u dëmtua në ndeshjen kundër Interit dhe i’u nënshtrua sot një operacioni në Antwerp për të trajtuar një dëmtim të rëndë në bicepsin femoral të kofshës së djathtë.

    Sipas fizioterapistit të tij të besuar, Lieven Maesschalck, ndërhyrja “shkoi shumë mirë, madje shkëlqyeshëm”.

    Megjithatë, mesfushori belg pritet të mungojë për rreth 3-4 muaj, me synimin për t’u rikthyer në fund të janarit 2026.

    Kjo është një humbje e madhe për Napolin dhe trajnerin Conte, i cili humb një nga lojtarët me më shumë cilësi dhe një alternativë të rëndësishme taktike. Sipas mediave italiane, Conte mund të rikthehet te formacioni 4-3-3 për të kompensuar mungesën e tij.

    De Bruyne do të nisë që nesër fazën e parë të rikuperimit në Belgjikë, nën kujdesin e stafit mjekësor të Napolit, me qëllim rikthimin në formë për pjesën e fundit të sezonit dhe Botërorin 2026. /ATVLIVE.TV

  • 100.8 kilometra: Xhaka dhe nisja e jashtëzakonshme e sezonit

    100.8 kilometra: Xhaka dhe nisja e jashtëzakonshme e sezonit

    Mesfushori shqiptar i Sunderland, Granit Xhaka, po përjeton një nisje sezoni të jashtëzakonshme me “Macet e Zeza” në Ligën Premier.

    Vendimi i tij i befasishëm për t’u transferuar gjatë verës nga Bayer Leverkusen te Sunderland ka rezultuar një sukses i vërtetë. Sunderland po rezulton surpriza më e madhe e këtij edicioni, duke grumbulluar 17 pikë në nëntë ndeshje dhe duke zënë vendin e katërt në tabelë.

    Njëri nga meritorët kryesorë për këtë fillim të shkëlqyer është padyshim Xhaka, i cili si kapiten po udhëheq ekipin dhe ka regjistruar gjithashtu tre asistime. Përveç kësaj, 33-vjeçari është futbollisti që ka vrapuar më shumë kilometra në kampionat gjatë nëntë javëve të para.

    Sipas faqes zyrtare të Ligës Premier, Xhaka ka kaluar 100.8 kilometra në total, me një mesatare mbi 11 kilometra për ndeshje. Pas tij renditet bashkëlojtari i tij Noah Sadiki me 100.1 km, ndërsa Elliot Anderson (Nottingham) me 99.9 km, Daniel Munoz (Crystal Palace) me 99.2 km dhe Sander Berge (Fulham) me 98.5 km kompletojnë pesëshen më të vrapuar. /ATVLIVE.TV

  • Janë bërë të ditura detajet e vilës luksoze të re të Lamine Yamal – shtëpia që dikur ishte e Piqué dhe Shakirës!

    Janë bërë të ditura detajet e vilës luksoze të re të Lamine Yamal – shtëpia që dikur ishte e Piqué dhe Shakirës!

    Superylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, ka blerë zyrtarisht vilën e tij të parë luksoze, dhe jo cilëndo — por shtëpinë që dikur i përkiste Gerard Piqué dhe Shakirës, raporton Diario Sport.

    Procesi i blerjes ka zgjatur rreth 3 deri në 4 muaj, dhe tashmë gjithçka është finalizuar. Vila ndodhet në lagjen ekskluzive “Ciutat Diagonal” në Barcelonë, një nga zonat më të shtrenjta dhe më të sigurta të qytetit.

    Detajet e pronës:
    • Sipërfaqe totale prej 1,240 metrash katrorë, e përbërë nga dy shtëpi të lidhura me njëra-tjetrën.
    • Vetëm 10 kilometra larg qendrës stërvitore të Barcelonës.
    • Pranë shtëpive të Ronald Araújo, Alejandro Balde dhe Andres Iniesta.
    • Përfshin 6 dhoma gjumi, 2 pishina (të brendshme dhe të jashtme), palestër, bibliotekë dhe një studio muzikore, e përdorur dikur nga Shakira – që tani mund ta shfrytëzojë Nicky Nicole.

    Sipas burimeve, vila do t’i nënshtrohet një rindërtimi të plotë, për t’u përshtatur me jetesën e një futbollisti profesionist.
    Projekti përfshin:Një fushë të vogël futbolli, një palestër private, dhomë fizioterapie, sistem sigurie të avancuar për privatësi maksimale, dhe një fushë padeli.

    Vetëm 17 vjeç, Yamal po tregon se është gati jo vetëm për futbollin e madh, por edhe për një jetë të nivelit më të lartë në Barcelonë — në një shtëpi që mbart histori yjesh.

  • Surprizë në Paris: Alcaraz eliminohet nga Norrie

    Surprizë në Paris: Alcaraz eliminohet nga Norrie

    Një surprizë e madhe tronditi turneun Masters 1000 që nisi këtë javë në Paris.

    Spanjolli Carlos Alcaraz u eliminua që në raundin e dytë, duke humbur në ndeshjen e tij të parë ndaj britanikut Cameron Norrie.

    Norrie fitoi 2-1 (4-6, 6-3, 6-4) pas një përballjeje që zgjati 2 orë e 25 minuta. Kjo humbje mund të ndikojë seriozisht tek Alcaraz, i cili mund të humbasë kreun e renditjes botërore nëse italiani Jannik Sinner fiton këtë turne.

    Sinner, numri 2 në botë, është më pak se 800 pikë pas Alcaraz, dhe një fitore në Paris mund t’i sigurojë 1000 pikë, duke e çuar përpara spanjollin. Alcaraz shfaqi një nivel të dobët, me shumë gabime ndaj Norrie.

    Spanjolli vinte pas një serie prej 18 fitoreve radhazi dhe këtë vit do të marrë pjesë edhe në Finalet ATP në Torino dhe në Kupën Davis. Megjithatë, rivaliteti me Sinner për të mbyllur vitin si “numri 1” do të mbetet i hapur deri në momentin e fundit.

    Sinner sot do të ketë përball belgun Berges, në ndeshjen që fillon nga ora 15:00. /ATVLIVE.TV

  • Bukayo Saka drejt rinovimit! Bisedimet me Arsenalin po ecin drejt marrëveshjes përfundimtare

    Bukayo Saka drejt rinovimit! Bisedimet me Arsenalin po ecin drejt marrëveshjes përfundimtare

    Lajme të mira për tifozët e Arsenalit! Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, bisedimet për rinovimin e kontratës së Bukayo Saka me klubin londinez po përparojnë me sukses dhe palët janë shumë afër një marrëveshjeje të re.

    Saka, një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe më të dashur të “Topçinjve”, pritet të nënshkruajë një kontratë afatgjatë, që do ta mbajë atë në “Emirates Stadium” për disa vite të tjera.

    Burime të afërta me klubin konfirmojnë se negociatat po zhvillohen në atmosferë shumë pozitive, dhe se detajet përfundimtare po diskutohen — përfshirë rritjen e ndjeshme të pagës së lojtarit, që do ta bëjë atë një nga më të paguarit në skuadër.

    Saka, 23-vjeçar, ka qenë thelbësor në projektin e Mikel Artetës, duke kontribuar me gola, asistime dhe liderizëm në fushë. Arsenal e sheh atë si “shtyllën kryesore” për të ardhmen e klubit.

    Zyrtarizimi i marrëveshjes së re pritet të vijë së shpejti, nëse gjithçka shkon sipas planit.

    “Gjithqka po ecën mirë,” – raportoi Romano, duke konfirmuar se tifozët e Arsenalit mund të qetësohen, pasi ylli i tyre është shumë afër firmës së madhe me klubin.

  • Real Madrid merr vendimin për Vinicius Jr — çdo gjë në duart e Xabi Alonsos!

    Real Madrid merr vendimin për Vinicius Jr — çdo gjë në duart e Xabi Alonsos!

    Sipas raporteve më të fundit nga Spanja, Real Madrid ka vendosur që nuk do të vendosë asnjë gjobë apo sanksion disiplinor ndaj Vinicius Junior pas ngjarjeve të fundit që kanë tërhequr vëmendjen e mediave.

    Megjithatë, situata e tij nuk është mbyllur ende plotësisht — pasi klubi madrilen ka vendosur që çdo masë e mundshme disiplinore ose vendim i brendshëm të merret vetëm nga një person: Xabi Alonso.

    Burimet afër klubit bëjnë të ditur se presidenti Florentino Pérez ka besim të plotë tek Alonso, duke ia lënë atij drejtimin e çështjeve të brendshme të ekipit dhe menaxhimin e marrëdhënieve me lojtarët.

    Ky vendim shihet si një dëshmi e respektit dhe autoritetit që Alonso ka tashmë brenda klubit, sidomos në pritje të rolit të tij të ardhshëm si trajner i Real Madridit.

    Vinicius, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes për disa reagime të tij gjatë ndeshjeve të fundit, pritet të ketë një bisedë direkte me Alonson, për të zgjidhur çdo keqkuptim brenda ekipit.

    Ky zhvillim tregon qartë se Real Madrid po ndjek një qasje të qetë dhe strategjike, duke shmangur tensionet publike dhe duke ruajtur unitetin brenda skuadrës.

  • Në “Derby Arena” sot kërkohet fitore

    Në “Derby Arena” sot kërkohet fitore

    Kombëtarja e Koosvës në hendboll sot do të kërkojë fitore në palestrën “Derby Arena” të Anglisë, kundër Britanisë së Madhe.

    Në arenën e bukur multisportive, të martën mbrëma Kombëtarja zhvilloi stërvitjen e fundit para ndeshjes së re me britanikët.

    Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:00, në kuadër të fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2027.

    Vetëm shtatë lojtarë që ishin paraqitur më 13 janar 2024, janë pjesë e Kombëtares aktualisht.

    Selektori Jesper Ostlund në stërvitjen e fundit është fokusuar në aspekte taktike të lojës në mbrojtje dhe sulm, ndërsa synimi i vetëm i tyre sonte është fitorja. /ATVLIVE.TV

  • Lajm i mirë për Arsenalin: Declan Rice rikthehet sot, gati për aksion!

    Lajm i mirë për Arsenalin: Declan Rice rikthehet sot, gati për aksion!

    Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka konfirmuar lajmin e madh për “topçinjtë” – Declan Rice është rikuperuar plotësisht dhe është gati për lojë që sot!

    Mesfushori anglez, i cili mungoi në ndeshjen e fundit për shkak të një shqetësimi muskulor, është stërvitur normalisht me skuadrën dhe pritet të jetë në dispozicion për përballjen e sotme.

    Arteta tha në konferencë:
    “Declan është kthyer dhe ndihet shumë mirë. Ai është gati të luajë që sot nëse është e nevojshme.”

    Ky është një lajm shumë i rëndësishëm për Arsenal-in, i cili kërkon të mbajë hapin me liderët në Premier League dhe të rikthehet te fitoret pas rezultateve jo të qëndrueshme në javët e fundit.

    Rice, që ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës që nga transferimi i tij nga West Ham, pritet të rikthejë ekuilibrin në mesfushën londineze.

    Arsenal luan sot një ndeshje tejet të rëndësishme, dhe rikthimi i Rice vjen në momentin ideal për skuadrën e Artetës.

  • NBA – Bucks shkëlqejnë sërish, Giannis i pandalshëm! Fitore bindëse ndaj Knicks

    NBA – Bucks shkëlqejnë sërish, Giannis i pandalshëm! Fitore bindëse ndaj Knicks

    Milwaukee Bucks vazhdojnë formën e lartë në fillim të sezonit të NBA-së, duke mposhtur New York Knicks me rezultat 121:111.
    Superylli Giannis Antetokounmpo shkëlqeu me 37 pikë, 8 kërcime dhe 7 asistime, duke udhëhequr skuadrën drejt fitores së tretë këtë sezon. Përkrah tij, Rollins shtoi 25 pikë.
    Te Knicks, Jalen Brunson ishte më i miri me 36 pikë, por pa mundur ta shmangte humbjen.
    Pas një pjese të parë të barabartë, Bucks përmbysën gjithçka në çerekun e tretë dhe kontrolluan plotësisht lojën në fund.
    Pas kësaj fitoreje, Bucks renditen në vendin e pestë të Konferencës së Lindjes, ndërsa Knicks janë në vendin e shtatë.

    Nga ana tjetër, Ëashington Ëizards humbi në shtëpi nga Philadelphia 76ers me rezultat 134:139.
    Kjo ndeshje ishte e mbushur me pikë, ku Joel Embiid udhëhoqi 76ers me 41 pikë dhe 12 kërcime, ndërsa Tyrese Maxey shtoi 29.
    Te Ëizards, Jordan Poole realizoi 33 pikë, por pa rezultat pozitiv.
    76ers ngjiten në vendin e dytë të Lindjes me bilanc 4-1.

    Fantastik në këtë natë ishin edhe Miami Heat të cilët deklasuan Charlotte Hornets me rezultat të thellë 144:117
    Dominim total I Jimmy Butler në “Kaseya Center”, që realizoi 35 pikë, ndërsa Tyler Herro shtoi 28.
    Te Hornets, LaMelo Ball ishte i vetmi me 24 pikë.
    Heat tani ngjiten në vendin e katërt në Lindje.

    Oklahoma City Thunder ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Sacramento Kings me shifrar 107:101.
    Një përballje shumë e luftuar, e cila u vendos në minutat e fundit nga Shai Gilgeous-Alexander, që regjistroi 32 pikë dhe 9 asistime.
    Te Kings, De’Aaron Fox shënoi 27 pikë.
    Thunder renditen të tretët në Perëndim me 4 fitore dhe 1 humbje.

    Në ndeshjen e fundit por jo për nga rëndësia, Golden State warriors triumfo ndaj Los Angeles Clippers me rezultat 98:79
    Warriors dominuan në mbrojtje dhe ndalën totalisht Clippers, ku Stephen Curry realizoi 26 pikë, ndërsa Klay Thompson shtoi 18.
    Te Clippers, Kawhi Leonard u ndal në vetëm 14 pikë.
    Ëarriors qëndrojnë në vendin e dytë të Perëndimit me bilanc 4-1.