ATV

Category: Sport

  • Sigal Prishtina fiton në udhëtim ndaj Slovan Bratisllavës në ENBL League

    Sigal Prishtina fiton në udhëtim ndaj Slovan Bratisllavës në ENBL League

    Sigal Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme në ENBL League,ku mposhti skuadrën sllovake Slovan Bratislava me rezultat 78:77.

    Çereku i parë i takoi kryeqytetasve të cilët e mbyllën me shifrat 22:15,kurse në të dytën u karakterizua me lojë të barabartë dhe rezultati pas pjesës së parë ishte 42:37 për Sigal Prishtinën.

    Në çerekun e tretë vendasit u rikthyen duke e fituar me shifty 24:16,por Prishtina në fund arriti që të fitoj në atë të fundit,duke triumfuar me rezultat 78:77.

    Më i miri tek Sigal Prishtina ishte Adrio Bailey që shënoi 19 pikë e 8 kërcime,kurse tek vendasit ishte Lester Medford me 21 pikë,7 kërcime e 8 asistime.

    Kjo ishte fitorja e tretë e Sigal Prishtinës në ENBL League,dhe atë pas dy fitoreve kundër BC Gimle dhe Brussels Basketball.

  • Spektakël në UFC, Braziliani e mposht kundërshtarin në 94 sekonda

    Spektakël në UFC, Braziliani e mposht kundërshtarin në 94 sekonda

    Luftëtari brazilian Valter Walker e mposhti kundërshtarin britanik Louie Sutherland vetëm pas 94 sekondash, në eventin UFC 321 të mbajtur në Abu Dhab, me një goditje të fuqishme me thembër që e detyroi këtë të fundit të dorëzohej.

    Por, edhe pse fitorja ishte e shpejtë dhe mbresëlënëse, ajo nuk erdhi pa pasoja për Walkerin. Një shkëmbim i shkurtër në fillim të duelit i kushtoi atij një thyerje të fibulës së majtë, pas një goditjeje të fortë që mori në pulpë nga Sutherland.

    Vetë Walker konfirmoi dëmtimin përmes një postimi, duke zbuluar se do t’i duhet kohë për t’u rikuperuar plotësisht.

    Megjithatë, fitorja e fundit e 27-vjeçarit shënon triumfin e katërt radhazi në raundin e parë në UFC, çdo herë me të njëjtën teknikë – një goditje spektakolare me thembër.

  • Ndryshime te Malisheva: Qatip Osmani drejt largimit, emri i ri në horizont!

    Ndryshime te Malisheva: Qatip Osmani drejt largimit, emri i ri në horizont!

    Skuadra e Malishevës pritet të bëjë ndryshime të rëndësishme në stafin drejtues pas rezultateve të dobëta në fillim të sezonit. Sipas raportimeve të “Telegrafit”, bordi i klubit ka humbur durimin me trajnerin Qatip Osmani, i cili pritet të largohet nga posti i tij në ditët në vijim.

    Malisheva u turpërua në ndeshjen e fundit, duke u mposhtur me rezultat 5-0 në shtëpi nga Ballkani, një disfatë që ka shtuar presionin dhe pakënaqësinë brenda klubit. Pas 11 xhirove të para, ekipi renditet në vendin e shtatë me vetëm 13 pikë, bilanc që nuk i ka kënaqur drejtuesit.

    Në vend të Osmanit, favoriti kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës është Elon Berisha, i cili së fundmi ishte trajner i Prishtinës së Re.

    Kjo do të ishte lëvizja e dytë e madhe për Malishevën këtë sezon, pasi më herët klubi kishte ndërprerë bashkëpunimin edhe me Bekim Isufin pas rezultateve të dobëta në arenën evropiane — një vendim që atëherë solli pikërisht emërimin e Osmanit në krye të ekipit.

    Tani, duket se bordi i klubit është gati për një tjetër “riformatim” të stafit teknik, me shpresën se ndryshimet do të sjellin kthesën e shumëpritur në rezultate.

  • Goditje e re për Barcelonën: Pedri jashtë fushave për katër javë!

    Goditje e re për Barcelonën: Pedri jashtë fushave për katër javë!

    Sipas raportimeve të fundit nga “Diario AS”, mesfushori i Barcelonës, Pedri González, do të mungojë për rreth katër javë të tjera, pasi rikuperimi i tij nga lëndimi muskulor nuk ka shkuar sipas pritjeve.

    Ylli 21-vjeçar, i cili ka qenë një nga talentet më të rëndësishme të katalanasve, është përballur me disa lëndime gjatë dy sezoneve të fundit, duke mos arritur të qëndrojë në formë të plotë për një periudhë të gjatë. Kësaj radhe, stafi mjekësor i Barcelonës ka vendosur të mos rrezikojë dhe t’i japë kohën e nevojshme për t’u rikuperuar plotësisht.

    Pedri pritet të kthehet pas pushimit ndërkombëtar, në fund të muajit nëntor, me synimin që të jetë gati për ndeshjet vendimtare në La Liga dhe Champions League.

    Trajneri Hansi Flick tashmë përballet me një situatë të ndërlikuar në mesfushë, pasi përveç Pedrit, edhe disa lojtarë të tjerë kanë pasur probleme fizike në javët e fundit. Megjithatë, klubi është optimist se pas rikthimit të tij, Pedri do të mund të luajë një rol kyç në pjesën e dytë të sezonit.

  • Tottenham në telashe të mëdha para ndeshjes me Newcastle

    Tottenham në telashe të mëdha para ndeshjes me Newcastle

    Ekipi elitar i Premier Ligës, Tottenham Hotspur, po përballet me një krizë të thellë përpara ndeshjes së sotme kundër Newcastle United, në kuadër të Carabao Cup, raportojnë mediat angleze.

    Skuadra londineze është në një emergjencë të plotë, pasi për këtë përballje do t’i mungojnë plot dhjetë lojtarë të rëndësishëm:

    Romero, Udogie, Solanke, Davies, Drăgușin, Kulusevski, Bissouma, Takai, Maddison, si dhe Archie Gray, i cili është lënduar së fundmi.

    Këto mungesa janë një kokëçarje e madhe për trajnerin Thomas Frank, pasi në total ai do të ketë në dispozicion vetëm 15 futbollistë për ndeshjen në “St James’ Park”.

    Mesfushori 19-vjeçar Archie Gray pritet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën katër javë.

    Kapiteni Cristian Romero është ende në fazë rikuperimi nga një dëmtim muskulor, ndërsa Dominic Solanke, ‘transferimi rekord’ i klubit, mungon për shkak të një problemi në kyçin e këmbës.

    Nga ana tjetër, Destiny Udogie ka humbur tri ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi në gju.

    Në konferencën për shtyp, trajneri Thomas Frank deklaroi se disa lojtarë janë rikthyer në stërvitje, por ende nuk janë gati për lojë.

    Ndeshja mes Tottenhamit dhe Newcastle United, e vlefshme për xhiron e katërt të Carabao Cup, do të zhvillohet sonte, duke nisur nga ora 21:00. /ATVLIVE.TV

  • Drenica rikthehet me stil – përmbys Dritën dhe i jep fund serisë së humbjeve

    Drenica rikthehet me stil – përmbys Dritën dhe i jep fund serisë së humbjeve

    Pas katër humbjeve radhazi, Drenica është rikthyer te fitorja duke mposhtur Dritën me rezultat 3-1 në ndeshjen e zhvilluar në Skenderaj.

    Pjesa e parë ishte e qetë dhe pa shumë raste, pasi të dy skuadrat u fokusuan kryesisht në lojën e mesfushës.

    Në fillim të pjesës së dytë, mysafirët nga Gjilani kaluan në epërsi me golin e Albert Dabiqajt, i cili shënoi me kokë në minutën e 56-të për 0-1.

    Megjithatë, reagimi i Drenicës ishte i menjëhershëm. Në minutën e 64-të, Ronaldo Chacón barazoi rezultatin në 1-1, ndërsa vetëm nëntë minuta më vonë, venezueliani depërtoi bukur në zonë dhe përmbysi rezultatin në 2-1.

    Kuqezinjtë nuk u ndalën as aty — në minutën e 76-të, Kreshnik Uka realizoi me një goditje të fuqishme për 3-1, duke vulosur fitoren.

    Pavarësisht përpjekjeve të Dritës në minutat e fundit, rezultati nuk ndryshoi dhe tri pikët mbetën në Skenderaj.

    Me këtë fitore, Drenica ngjitet në vendin e gjashtë të tabelës me 14 pikë, ndërsa Drita mbetet e katërta me 17 pikë.

    Në ndeshjen tjetër Drenica do të jetë mysafir i Prishtinës së Re, ndërsa Drita pret në shtëpi Llapin. /ATVLIVE.TV

  • Ferizaj nuk fal në shtëpi – tre gola për rikthim te fitorja

    Ferizaj nuk fal në shtëpi – tre gola për rikthim te fitorja

    Ferizaj është rikthyer te fitorja në kampionat, pasi ka mposhtur Prishtinën e Re me rezultat të pastër 3-0.

    Skuadra vendase e nisi ndeshjen më mirë dhe arriti të kalojë në epërsi pas vetëm 20 minutash lojë, falë golit të talentit të ri Erion Sadriu, i cili shënoi për 1-0.

    Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Ferizajt, ndërsa në pjesën e dytë vendasit vazhduan të ishin më të rrezikshëm në fushë.

    Në minutën e 70-të, Jakup Berisha realizoi një gol të bukur duke dyfishuar epërsinë në 2-0.

    Në minutat e fundit të takimit, Remzifaik Selmani vulosi fitoren me golin e tretë për rezultatin përfundimtar 3-0.

    Falë këtij triumfi, Ferizaj ngjitet në pozitën e tetë të tabelës me 13 pikë, ndërsa Prishtina e Re mbetet në vendin e fundit me vetëm 7 pikë.

    Në ndeshjen e radhës Ferizaj do të jetë mysafir i Ballkanit, ndërsa Prishtina e Re pret Drenicën. /ATVLIVE.TV

  • Llapi ndal liderin Prishtina – fitore 2:1 në “Zahir Pajaziti”

    Llapi ndal liderin Prishtina – fitore 2:1 në “Zahir Pajaziti”

    Lideri i kampionatit, Prishtina, është mposhtur në kuadër të javës së 11-të të Superligës, pasi Llapi ka arritur fitore me rezultat 2:1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

    Skuadra llapjane kaloi në epërsi në minutën e 40-të me golin e Edon Sadriut, pas një asisti të saktë nga Muhamet Hyseni.

    Në pjesën e dytë, Llapi e dyfishoi avantazhin në minutën e 53-të, kur Axel Gnapi shënoi për 2:0 pas asistimit të Arianit Hasanit.

    Prishtina arriti të ngushtojë rezultatin në minutën e 68-të me golin e Kryeziut, por nuk ia doli të shmangë humbjen.

    Kështu, Prishtina ndalet pas shtatë ndeshjeve pa humbje, por mbetet lidere e kampionatit me 35 pikë, ndërsa Llapi ngjitet në vendin e pestë me 16 pikë.

    Në ndeshjen tjetër Llapi luan si mysafir i Dritës, ndërsa Prishtina pret në shtëpi Gjilanin./ATVLIVE.TV

  • Reagimi i Vinicius: Falje publike për tifozët e Real Madridit

    Reagimi i Vinicius: Falje publike për tifozët e Real Madridit

    Vinicius Junior ka kërkuar falje publikisht pas reagimit të tij ndaj trajnerit Xabi Alonso gjatë El Clasicos të së dielës kundër Barcelonës.

    Në një postim në rrjetet sociale, sulmuesi brazilian shprehu keqardhjen ndaj tifozëve të Real Madridit për gjestet e tij gjatë zëvendësimit.

    “Ndonjëherë pasioni më mposht, gjithmonë dua të fitoj dhe të ndihmoj ekipin tim,” shkruan Vinicius, duke shpjeguar reagimin e tij në ‘Bernabeu’.

    Ai e përfundon mesazhin me një deklaratë dashurie për klubin: “Premtoj të vazhdoj të luftoj çdo sekondë për të mirën e Real Madridit, siç kam bërë që nga dita e parë.”

    Mbetet për t’u parë nëse faljet publike dhe private të Vinicius do të qetësojnë situatën me Xabi Alonson, apo nëse incidenti do të ketë pasoja sportive në ndeshjet e ardhshme.

    Deklarata e plotë e Vinicius Junior:

    “Sot dua t’u kërkoj falje të gjithë tifozëve të Madridit për reagimin tim kur u zëvendësova në El Clasico.
    Siç kam bërë edhe personalisht gjatë stërvitjes, dua t’u kërkoj falje përsëri shokëve të ekipit, klubit dhe presidentit.
    Ndonjëherë pasioni më mposht; gjithmonë dua të fitoj dhe të ndihmoj ekipin tim. Natyra ime konkurruese buron nga dashuria që ndiej për këtë klub dhe gjithçka që ai përfaqëson.
    Premtoj të vazhdoj të luftoj çdo sekondë për të mirën e Real Madridit, siç kam bërë që nga dita e parë.”

  • Thirrje kundër Kosovës, skuadrën serbe Cërvena Zvezda gjobitet nga UEFA

    Thirrje kundër Kosovës, skuadrën serbe Cërvena Zvezda gjobitet nga UEFA

    Klubi i futbollit Cërvena Zvezda, është gjobitur nga UEFA të mërkurën. Klubi serb është dënuar nga Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s për disa shkelje gjatë ndeshjes Braga – Cërvena Zvezda e zhvilluar javën e kaluar, në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Evropës.

    Ndër të tjera një gjobë ka marrë për sjellje raciste dhe diskriminuese nga shikuesit e klubit serb në Portugali, si dhe për transmetimin e një meszhi që nuk është i përshtatshëm për ngjarje sportive. Në një video të publikuar dëgjohen edhe thirrjet anti-Kosovë nga tifo-grupi “Delije”. Janë dëgjuar thirrje “Kosova, Serbia”.

    Për shkeljet e shumta në ndeshjen kundër Bragës, Zvezda është dënuar në total me 62 mijë e 500 euro dhe dy ndeshje pa shikues në ndeshjen në udhëtim kundër Sturm Grazit dhe Malmos.

    Gjobë nga UEFA ka marrë edhe Shkëndija. Tetovarët janë dënuar për shfaqjen e banderolave që nuk përputhen me frymën sportive gjatë ndeshjes Shkëndija – Shelbourne e zhvilluar në Shkup javën e kaluar. Ndeshja me Shelbournen i takoi xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.