ATV

Category: Sport

  • Lionel Messi “bën të shtrenjtë” miqësoren Angola-Argjentinë

    Lionel Messi “bën të shtrenjtë” miqësoren Angola-Argjentinë

    Kombëtarja e Angolës do të zhvillojë një ndeshje miqësore interesante gjatë muajit nëntor, duke u përballur me kampionin aktual të botës, Argjentinën.

    Ky shtet ka shpenzuar 12 milionë euro vetëm për këtë miqësore dhe arsyeja kryesore është e thjeshtë: Lionel Messi!

    Data e saktë e ndeshjes nuk është përcaktuar ende, por tashmë është caktuar stadiumi, “11 Nëntori”, i cili ka kapacitet prej 48 mijë vendeve. Interesi pritet të jetë i madh. /ATVLIVE.TV

  • Binjakët Shpendi shkëlqejnë në Serinë B: Kristian dhe Stiven protagoniste të sezonit

    Binjakët Shpendi shkëlqejnë në Serinë B: Kristian dhe Stiven protagoniste të sezonit

    Binjakët shqiptarë Kristian dhe Stiven Shpendi po shkëlqejnë përsëri në Itali. Të dy 22-vjeçarët kanë shënuar nga 4 gola këtë sezon në Serinë B, duke luajtur për skuadra të ndryshme.

    Kristian vazhdon të jetë pjesë e Çezenës, ndërsa Stiveni luan për Empolin, me të cilin ka pasur edhe eksperiencë në Serinë A. I fundit që shënoi ishte Kristian, i cili realizoi një penallti në fitoren 2-1 të Çezenës ndaj Karrarezes.

    Çezenës po i shkon mirë në renditje, duke zënë vendin e tretë me 20 pikë, një më pak se Modena që kryeson, ndërsa Empoli i Stivenit ndodhet në vendin e 12-të./ATVLIVE.TV

  • U zhvilluan 8 ndeshje spektakolare në NBA – Lakers fiton në sekondat e fundit ndaj Minnesotas, ndërsa Boston rikthehet fuqishëm

    U zhvilluan 8 ndeshje spektakolare në NBA – Lakers fiton në sekondat e fundit ndaj Minnesotas, ndërsa Boston rikthehet fuqishëm

    Një mbrëmje plot emocione në NBA, ku u luajtën gjithsej tetë ndeshje, me përmbysje dramatike dhe paraqitje individuale mbresëlënëse. Vëmendja kryesore ishte te përballja mes Los Angeles Lakers dhe Minnesota Timberwolves, që u vendos në sekondat e fundit me triumfin e ngushtë 116-115 për kalifornianët.

    Ndeshja kryesore: Minnesota 115–116 Lakers

    Një fitore “thriller” për Lakers jashtë fushe, ku edhe njëherë protagonist ishte Austin Reaves, që realizoi 28 pikë dhe 16 rebound, duke udhëhequr ekipin drejt suksesit. Edhe LaRavia kontribuoi ndjeshëm me 27 pikë, ndërsa kjo fitore e ngjit Lakers në pozitën e pestë në Konferencën e Perëndimit, kurse Minnesota zbret në vendin e tretë pas tre humbjeve radhazi.

    Memphis 114–113 Phoenix

    Një tjetër përballje dramatike, me Ja Morant që ishte vendimtar për Memphis me 28 pikë. Kjo fitore i mban Grizzlies në vendin e tetë, ndërsa Suns zbresin në pozitën e dhjetë në Perëndim.

    Toronto 121–139 Houston

    Houston arriti një fitore të pastër jashtë fushe falë Kevin Durant, që shkëlqeu me 31 pikë. Rockets ngjiten në top 6 të Konferencës së Perëndimit, ndërsa Toronto mbetet në fundin e tabelës në Lindje.

    Boston 125–105 Cleveland

    Pas disa javësh të vështira, Boston Celtics dërguan një mesazh të fortë: janë rikthyer në formën e zakonshme. Me Jaylen Brown në nivel të lartë (30 pikë), skuadra e udhëhequr nga Joe Mazzulla ruan kryesimin në Konferencën e Lindjes, ndërsa Cleveland zbret në vendin e shtatë.

    Dallas 107–105 Indiana

    Dallas siguroi një fitore të ngushtë falë kontributit të lojtarëve të stolit që shënuan plot 64 pikë. Kjo e mban skuadrën e Luka Doncic në top 5 të Perëndimit, ndërsa Indiana bie në vendin e tetë të Lindjes.

    Denver 122–88 New Orleans

    Një dominim total nga kampionët në fuqi. Nikola Jokic shkëlqeu me një tjetër “triple-double” (21 pikë, 12 rebound, 10 asist), duke forcuar pozitën e dytë në Perëndim, ndërsa Pelicans mbeten në vendin e nëntë.

    Chicago 126–113 Sacramento

    Chicago vazhdon të mbetet e pamposhtur këtë fillim sezoni. Buzelis ishte protagonist me 27 pikë, duke e mbajtur skuadrën në krye të tabelës së Lindjes, ndërsa Sacramento zbret në vendin e pestë të Perëndimit.

    Utah Jazz 134–136 Portland

    Një ndeshje e ekuilibruar deri në sekondat e fundit, që përfundoi me fitoren dramatike të Portland falë Anfernee Simons me 29 pikë. Jazz zbresin në fund të tabelës, ndërsa Blazers ngjiten në vendin e 11-të.

    Një raund i mbushur me emocione, ku spektakli, rezultatet e ngushta dhe paraqitjet individuale tregojnë se sezoni i NBA po hyn në një fazë gjithnjë e më interesante.

  • Chelsea rikthehet me spektakël: fitore dramatike 4-3 ndaj Wolves dhe kualifikim në çerekfinale të Carabao Cup

    Chelsea rikthehet me spektakël: fitore dramatike 4-3 ndaj Wolves dhe kualifikim në çerekfinale të Carabao Cup

    Chelsea ka dhuruar një mbrëmje spektakolare futbolli në “Stamford Bridge”, duke mposhtur Wolves me rezultat të çmendur 4-3 dhe duke siguruar kalimin në fazën çerekfinale të Carabao Cup. Një fitore që erdhi në momentin e duhur, pas humbjes zhgënjyese ndaj Sunderland në Premier League fundjavën e kaluar.

    Trajneri i londinezëve, Enzo Maresca, u shpreh i kënaqur me reagimin e skuadrës së tij, duke theksuar se Chelsea po ecën në drejtimin e duhur.
    “Ne kemi nevojë për qëndrueshmëri nëse duam një sezon të mirë. Pas katër fitoreve radhazi, humbëm kundër Sunderland, por kjo fitore rikthen qetësinë dhe besimin në grup”, tha Maresca pas ndeshjes.

    Tekniku italian vlerësoi rëndësinë e çdo ndeshjeje për rritjen e skuadrës, duke theksuar nevojën për rotacion mes lojtarëve të rinj që ka në dispozicion.
    “Duhet të fitojmë sa më shumë ndeshje, sepse çdo takim është i rëndësishëm për zhvillimin tonë. Luajmë shpesh, ndaj rotacioni është i domosdoshëm. Kemi shumë djem të rinj që po mësojnë dhe po rriten,” shtoi ai.

    Maresca gjithashtu theksoi se ruajtja e freskisë fizike të lojtarëve është thelbësore për të përballuar sezonin e ngarkuar:
    “Duhet t’i mbrojmë lojtarët tanë, sepse nëse vazhdojmë me të njëjtin formacion, do të jetë e pamundur të mbajmë ritmin. Enzo Fernandez, Moises Caicedo, Joao Pedro – janë të gjithë të rëndësishëm dhe duhet të mbrohen për arsye të ndryshme.”

    Chelsea tashmë është në mesin e tetë skuadrave më të mira të kompeticionit dhe shpreson të vazhdojë me të njëjtin ritëm edhe në garat e tjera.

  • Xabi Alonso vendos rregulla të reja në Real Madrid: fund rrjedhjeve nga dhoma e zhveshjes

    Xabi Alonso vendos rregulla të reja në Real Madrid: fund rrjedhjeve nga dhoma e zhveshjes

    Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka marrë masa të reja për të ndalur rrjedhjet e vazhdueshme të informacionit nga brenda dhomës së zhveshjes drejt mediave, duke kërkuar më shumë disiplinë dhe konfidencialitet nga skuadra e tij.

    Sipas “The Athletic”, stafi teknik i madrilenëve ka theksuar rëndësinë që dhoma e zhveshjes të mbetet “një hapësirë e sigurt”, ku çdo detaj i brendshëm të ruhet me diskrecion të plotë.

    Këto masa vijnë pas një incidenti të ndodhur gjatë Kupës së Botës për Klube, kur përpara ndeshjes kundër Al-Hilal u zbulua se Alonso kishte planifikuar të aktivizonte nga minuta e parë Gonzalo Garcian. Pas kësaj ngjarjeje, trajneri spanjoll vendosi të mos i njoftojë më lojtarët për formacionin startues përpara kohe, për të shmangur çdo rrjedhje të mundshme informacioni.

    Më herët, rrjedhje të tilla kishin detyruar klubin të publikonte formacionin zyrtar më shumë se dy orë para ndeshjeve – një praktikë jo e zakonshme për Real Madridin.

    Raporti thekson se Alonso synon të krijojë një ambient të qetë, të mbyllur dhe me përgjegjësi të lartë, ku lojtarët ndihen të mbrojtur dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e ruajtjes së sekreteve taktike.

  • Victor Osimhen në radarin e gjigantit katalunas Barcelona

    Victor Osimhen në radarin e gjigantit katalunas Barcelona

    Gjiganti katalunas Barcelona,është vënë në kërkim të një sulmuesi i cili mund ta zëvedësojë Robert Lewandovskin.

    Sipas El Mundo Deportivo katalunasit do të tentojnë transferimin e slumuesit të Galatasaray-it Victor Osimhen,dhe transferimi mund të ndodhë në qoftë se polaku largohet.

    Përndryshe nigeriani vlerësohet rreth 75 milionë euro në tregun e transferimeve,shumë e cila është e pamundur që të paguhet nga Barca marrë parasysh edhe situatën financiare.

    Ndërkohë tek klubi turk besojnë se Osimhen do të qëndrojë edhe përtej sezonit,teksa Barcelona në rast të mostransferimit të nigerianit në Camp Nou do të synoj një sulmues tjetër.

    Kujtojmë që Victor Osimhen në 9 ndeshje të zhvilluara për Galatasaray-in ka shënuar 6 gola,që prej se gjiganti turk e bleu kartonin e tij në afatin kalimtar veror.

  • Man.City ofron 120 Milionë euro për Joao Neves

    Man.City ofron 120 Milionë euro për Joao Neves

    Klubi anglez Manchester City po synon të përforcojë mesfushën për sezonin e ri.

    Drejtuesit e “Citizens”po synojnë të transferojnë yllin e PSG-së Joao Neves,dhe janë të gatshëm që të ofrojnë rreth 120 milionë euro për portugezin.

    Përndryshe trajneri Pep Guardiola e konsideron si njeri i cili mund të jetë zëvendësues i Rodrit,dhe spanjolli kohëve të fundit po përjeton rënie të formës në ndeshjet e fundit.

    Megjithatë PSG nuk e ka ndërmend që ta lë të lirë Neves,dhe do të tentoj që ta blindoj 21 vjeçarin edhe në sezonet e ardhshme.

    Kujtojmë që Joao Neves në 5 ndeshje ka shënuar 3 gola për PSG-në,ndërkohë që sezonin e kaluar ishte ndër lojtarët kryesorë në sezonin historik të gjigantit francez.

  • Doué jashtë fushave sërish!

    Doué jashtë fushave sërish!

    Desire Doué, një nga futbollistët më premtues në botë i PSG, është lënduar sërish.

    Ylli francez pësoi një lëndim muskular gjatë ndeshjes së djeshme kundër Lorientit.

    Doué u detyrua të largohej nga fusha me barelë, duke shfaqur dhimbje të mëdha dhe dukshëm i dëshpëruar.

    Ky është dëmtimi i dytë për të në këtë sezon.

    Sipas raportimeve, mesfushori do të mungojë për disa javë, çka do ta bëjë të humbasë disa ndeshje të rëndësishme në kampionat dhe në Champions League./ATVLIVE.TV

  • Liverpool në krizë, por Arne Slot gëzon ende besimin e klubit

    Liverpool në krizë, por Arne Slot gëzon ende besimin e klubit

    Liverpool po kalon një periudhë të vështirë dhe presioni ndaj trajnerit Arne Slot po rritet ndjeshëm pas eliminimit nga Kupa e Ligës të mërkurën mbrëma ndaj Crystal Palace. Megjithatë, sipas raportimeve të “BBC”, drejtuesit e klubit nuk kanë në plan ta shkarkojnë trajnerin holandez.

    Slot është kritikuar për zgjedhjet e tij në ndeshjen kundër Palace, ku preferoi të aktivizojë lojtarë të rinj dhe rezervistë. Humbja ishte e pritshme, por ajo erdhi në një moment delikat për
    “The Reds”, të cilët kanë pësuar tashmë katër humbje radhazi në Premier League dhe ndodhen shtatë pikë pas kryesuesit Arsenal.

    Gazetari i njohur i “BBC”-së, Phil McNulty, thekson se pavarësisht formës së dobët, Liverpool “nuk është klub që panikon dhe nuk merr vendime të nxituara”. Ai kujton se Slot fitoi titullin kampion në sezonin e parë pas largimit të Jurgen Klopp dhe ende “gëzon shumë besim” nga drejtuesit e klubit.

    Megjithatë, McNulty shton se skuadra duhet të tregojë më shumë forcë dhe ekuilibër, pasi aktualisht “është një ekip i brishtë dhe pa identitet të qartë”.

    I pyetur nëse trajneri mund të jetë në rrezik shkarkimi nëse rezultatet e dobëta vazhdojnë deri në Krishtlindje, McNulty u shpreh:

    “Sigurisht që do të ishte nën presion, por jo në rrezik për punën e tij. Pronaret e Liverpoolit janë të qetë dhe të matur. Ata besojnë te Slot dhe e dinë që gjatë verës skuadra pësoi shumë ndryshime.”

    Në javët e ardhshme, Liverpool do të ketë një seri ndeshjesh vendimtare kundër Aston Villa-s, Real Madridit dhe Manchester City-t — tri përballje që mund të përcaktojnë drejtimin e sezonit dhe fatin e Arne Slot në “Anfield”. /ATVLIVE.TV

  • Real Madridi dhe Superliga Evropiane kërkojnë dëmshpërblim prej miliarda eurosh nga UEFA

    Real Madridi dhe Superliga Evropiane kërkojnë dëmshpërblim prej miliarda eurosh nga UEFA

    Përplasja mes Real Madridit, Superligës Evropiane dhe UEFA-s po hyn në një fazë të re të tensionuar. Pas fitores ligjore të Superligës në Gjykatën Provinciale të Madridit e cila hodhi poshtë ankesën e UEFA-s – tani duket se beteja nuk do të ndalet në sallat e drejtësisë, por do të kalojë në një përballje të ashpër financiare që mund të trazojë gjithë futbollin evropian.

    Sipas mediave spanjolle, përfshirë gazetën AS, Real Madridi dhe kompania A22 Sports Management (organizata që qëndron pas projektit të Superligës Evropiane) janë duke përgatitur një padi të re kundër UEFA-s, ku kërkojnë rreth 4.5 miliardë euro si kompensim për dëmet e pësuara.

    Në një deklaratë të mëparshme, klubi “mbretëror” kishte paralajmëruar se “do të kërkojë dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar” pas veprimeve që, sipas tyre, penguan zhvillimin e projektit të Superligës.

    Shuma e kërkuar përfshin fitimet e humbura, dëmin ekonomik dhe goditjen e imazhit publik, të cilat sipas avokatëve të Realit dhe A22-s janë pasojë direkte e vendimeve dhe presionit të UEFA-s.

    Në javët apo muajt e ardhshëm pritet të kuptohet më qartë nëse padia do të dorëzohet zyrtarisht dhe si do të reagojë UEFA përballë kësaj kërkese marramendëse që mund të tronditë botën e futbollit evropian.