ATV

Category: Sport

  • Hyrja falas për tifozët në derbin rajonal Llapi – Prishtina

    Hyrja falas për tifozët në derbin rajonal Llapi – Prishtina

    Të merkuren do luhen tre ndeshjet e mbetura në kuadër të Albi Mall Supelrigës së Kosovës, ku një prej tyre është super derbi rajonal në mes të KF Llapit dhe Fc Prishtinës.

    Klubi i Futbollit Llapi ka njoftuar një vendim të rëndësishëm për tifozët para këtij derbi, i cili zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

    Sipas vendimit të kryesisë së klubit, hyrja për këtë ndeshje do të jetë falas për të gjithë tifozët. Nesër nuk do të ketë shitje të biletave, ndërsa do të kryhen kontrolle të rrepta në të gjitha hyrjet e stadiumit për të garantuar sigurinë.

    Dyert e stadiumit do të hapen në ora 11:30, ndërsa klubi fton të gjithë tifozët të vijnë më herët për të shmangur tollovitë dhe për të krijuar një atmosferë sportive.

    “Nesër nuk do të ketë shitje të biletave, por do të ketë kontrolle në të gjitha hyrjet e stadiumit.
    Dyert e stadiumit do të hapen në ora 11:30 dhe ftojmë të gjithë tifozët që të vijnë më herët në stadium për të shmangur tollovitë, të respektojnë rregullat dhe të krijojmë një atmosferë sportive siç na ka hije, duke mbështetur fuqishëm djelmoshat tanë drejt fitores!
    FORCA LLAPI”-shkruhej në njoftimin e KF Llapit në rrjetin social Facebook.

  • Tetë ndeshje pa gola, Daku reagon pas kritikave

    Tetë ndeshje pa gola, Daku reagon pas kritikave

    Sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku, po kalon një periudhë të vështirë ku në tetë ndeshjet e fundit nuk ka arritur të shënojë asnjë gol.

    27 vjeçari, këtë fillim sezon në 13 ndeshje të kampionatit rus ka arritur të shënojë tetë gola dhe ka bërë një asist. Megjithatë këto kohët e fundit po kalon një periudhë aspak të lehtë.

    Për shkak të kësaj nuk ka munguar edhe reagimi i tij, në ‘Instastory’ ai ka shkruar:

    “Jo të gjithë do ta kuptojnë udhëtimin tënd dhe kjo është në rregull. Vazhdo përpara gjithsesi, sepse qëllimi yt është më i madh se mendimet e tyre.” /ATVLIVE.TV

  • Ylli i Real Madridit, Vinicius Jr, ka bërë publike lidhjen e tij të re

    Ylli i Real Madridit, Vinicius Jr, ka bërë publike lidhjen e tij të re

    Ylli i Real Madridit, Vinicius Jr, ka bërë publike lidhjen e tij të re.

    Futbollisti brazilian, përmes një postimi në “Instagram”, prezantoi të dashurën e tij, Virginia Fonseca.

    Vinicius u tregua romantik, duke zbukuruar shtratin me lule dhe me mbishkrimin “Love”, që në shqip do të thotë “Dashuri”.

    E dashura e re e Viniciusit është një prezantuese dhe influencere e njohur në Brazil. /ATVLIVE.TV

  • Rodri i dëmtuar, Guardiola konfirmon mungesën e tij afatgjatë te Manchester City

    Rodri i dëmtuar, Guardiola konfirmon mungesën e tij afatgjatë te Manchester City

    Manchester City ka marrë një goditje të rëndë, pasi trajneri Pep Guardiola ka konfirmuar se Rodri është i dëmtuar dhe nuk do të jetë në gjendje të rikthehet për ndeshjet e ardhshme. Mesfushori spanjoll, i cili ka qenë një nga shtyllat kryesore të skuadrës, do të mungojë në një periudhë të gjatë, duke ndikuar në strategjinë e Cityt në Premier League dhe Ligën e Kampionëve.

    Guardiola ka theksuar se ekipi do të duhet të riorganizohet në mesfushë dhe të gjejë alternativa për të mbuluar boshllëkun e krijuar nga mungesa e Rodrit. Stafi mjekësor i klubit po monitoron situatën, por rikthimi i lojtarit këtë sezon duket i pamundur.

    Tifozët e Manchester Cityt do të duhet të përgatiten për një periudhë sfiduese, ndërsa skuadra përpiqet të ruajë ritmin e lartë në garat kryesore. Guardiola ka nënvizuar rëndësinë e kujdesit maksimal ndaj lojtarëve për të shmangur dëmtime të tjera dhe për të mbajtur ekipin konkurrues.

    Rodri mbetet një nga figurat kyçe të skuadrës, dhe mungesa e tij është një sfidë e madhe për Cityn, që synon të mbrojë titullin e kampionit në Angli dhe të shkojë sa më larg në Evropë.

  • Federata e Vollejbollit ndërhyn në debatin për vollejbollisten e Dinamos

    Federata e Vollejbollit ndërhyn në debatin për vollejbollisten e Dinamos

    Në Shqipëri pak ditë më parë bëri bujë lajmi se volejbollistja e Dinamos, braziliania Nayara Ferreira ishte pezulluar dhe nga ana e Federatës Shqiptare të Volejbollit ishte kërkuar që ajo t’i nënshtrohej një ‘test gjinie’, pas ankesës së Vllaznisë dhe Pogradecit.

    Një ngjarje e tillë është e paprecedentë në sportin shqiptar dhe vetë 32-vjeçarja është ndjerë e fyer, duke u ankuar në shoqatat e të drejtave për gratë apo edhe në ambasadën e Brazilit në Tiranës.

    Vetë Nayara Ferreira ndihet e fyer dhe diskriminuar, duke kaluar një shok psikologjik. Veç testit te gjinekologu, asaj iu kërkua edhe ‘testi i gjinisë’, edhepse ka luajtur më parë në Spanjë, Çeki, Portugali apo edhe Finlandë.

    Në lidhje me këtë situatë ka pasur reagime të ndryshme, teksa Klubi i Volejbollit Dinamo është dërguar drejt Disiplinës. Sipas një njoftimi nga Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV), disa drejtues të ‘Bluve’ do ‘hetohen’ për deklaratat në medie apo kanalet e komunikimit. FSHV thotë se është duke e trajtuar rastin sipas të gjitha specifikimeve statutore dhe në bashkëpunim të ngushtë me KOKSH dhe organizmat ndërkombëtare.

    “Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit që lidhen me znj. N.F. dhe dëshiron të informojë opinionin publik, si dhe të gjithë të interesuarit, se FSHV disponon të gjithë dokumentacionin dhe korrespondencën përkatëse me ekipin Dinamo Volley, ndërkohë që është në pritje të përmbushjes së detyrimeve përkatëse ndaj komunitetit të volejbollit, në lidhje me zgjidhjen e këtij rasti.

    Federata garanton se do të veprojë me transparencë të plotë në çdo hap të ndërmarrë gjatë këtij procesi, por njëkohësisht shpreh shqetësimin për përdorimin e këtij rasti, i cili është tërësisht sportiv, si pretekst për shkelje të të drejtave të individit apo të komuniteteve të caktuara.

    FSHV ka zbatuar me rreptësi të gjitha procedurat ligjore dhe statutore, në bashkëpunim të ngushtë me KOKSh dhe partnerët e saj ndërkombëtarë — FIVB dhe CEV.

    Bordi Drejtues i FSHV-së ka referuar pranë Komisionit të Disiplinës rastet e fyerjeve dhe intimidimeve publike të bëra nga disa eksponentë dhe drejtues të shoqatës Dinamo Volley, në media dhe rrjete sociale. Federata u bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë që të vetëpërmbahen nga deklarata të pavërteta, dezinformuese apo dashakeqe, të cilat dëmtojnë partneritetin dhe bashkëpunimin institucional midis palëve.

    Federata Shqiptare e Volejbollit rikujton se është organi përgjegjës për mbarëvajtjen, zhvillimin dhe organizimin e volejbollit në Shqipëri, dhe siguron të gjithë aktorët e përfshirë se do të vazhdojë të zbatojë me përpikmëri të gjitha detyrimet statutore dhe ligjore”, shkruan Federata në reagim. /ATVLIVE.TV

  • Haaland merr pushim — Guardiola: “Nuk ka kuptim të rrezikojmë”

    Haaland merr pushim — Guardiola: “Nuk ka kuptim të rrezikojmë”

    Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka bërë të ditur se sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, nuk do të rrezikohet në përballjen e Carabao Cup ndaj Swansea City.

    Haaland pësoi një dëmtim të lehtë gjatë humbjes së fundit të Cityt ndaj Aston Villa dhe do të marrë pushim për t’u rikuperuar plotësisht.

    Guardiola theksoi se dëmtimi nuk është serioz dhe se lojtari po përmirësohet dita-ditës, por ndeshja e kupës shihet si mundësi ideale për rotacion dhe menaxhim të ngarkesës fizike përpara përballjeve të rëndësishme në Ligën Premier.

    Trajneri spanjoll konfirmoi gjithashtu se disa lojtarë të tjerë kyç do të pushojnë, duke nënvizuar nevojën për të mbajtur skuadrën të freskët dhe të gatshme për pjesën e ardhshme të sezonit.

    Haaland, i cili ka shënuar 15 gola në 12 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat, pritet të rikthehet për ndeshjet e ardhshme në kampionat, me prioritet rikuperimin e plotë.

    Përballja me Swansea-n do të shërbejë si mundësi për lojtarët rezervë dhe talentet e rinj që të tregojnë vlerën e tyre dhe të fitojnë më shumë hapësira në skuadrën e Guardiolës.
    Ndeshja Swansea – Munchester City do të zhvillohet nesër (e mërkurë) nga ora 20:45. /ATVLIVE.TV

  • Kampi Nacional i FFK-së në Hajvali po mirëpret Kombëtaren e Kosovës U18 në një grumbullim treditor

    Kampi Nacional i FFK-së në Hajvali po mirëpret Kombëtaren e Kosovës U18 në një grumbullim treditor

    Kombëtarja e Kosovës U18 po e zhvillon grumbullimin e radhës treditor në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali. Në këtë grumbullim po marrin pjesë 28 futbollistë, të cilët po punojnë nën drejtimin e stafit të trajnerëve të kësaj grupmoshe: Alban Dragusha, Erdin Hashani, Sheremet Isufi dhe Flamur Neziri.

    Gjatë këtyre tri ditëve, përveç seancave stërvitore intensive, është paraparë edhe një ndeshje kontrolluese, ku futbollistët do të ndahen në dy ekipe, me qëllim të vlerësimit më të mirë të formës së secilit lojtar.

    Trajneri Erdin Hashani theksoi rëndësinë e këtij grumbullimi për vazhdimësinë e punës me lojtarët e rinj nga kampionati vendor:

    “Edhe këtë herë grumbullimin e kemi me lojtarë që janë nga kampionati vendor, ndërsa shpresojmë që në nëntor të realizojmë një grumbullim me futbollistë që luajnë jashtë Kosovës. Kemi përcjellë me kujdes këta futbollistë gjatë gjithë kohës dhe mendoj se ka shumë brum për të ardhmen. Ky grumbullim është i rëndësishëm për të mbajtur kontinuitetin dhe për të parë nga afër formën e secilit futbollist. Këtu, në fanellën e Kombëtares, emocionet janë ndryshe dhe kjo ndikon pozitivisht te lojtarët. Grupmosha U18 është urë lidhëse mes U17 dhe U19, prandaj synojmë të kemi sa më shumë grumbullime për t’ia lehtësuar punën edhe Kombëtares U19”, tha ai.

    Ndërkaq, futbollisti Lorik Mehmeti u shpreh krenar për mundësinë që i është dhënë për të përfaqësuar Kosovën:

    “Është kënaqësi dhe ndjenjë e fortë të bartësh këtë fanellë e të kontribuosh për shtetin tënd. Kushdo që e merr këtë mundësi duhet ta shfrytëzojë në maksimum. Jam shumë krenar dhe besoj se me punë të vazhdueshme do ta arrij qëllimin për të qenë pjesë e Kombëtares A”, tha ai.

    Edhe bashkëlojtari i tij, Eldi Meholli, vlerësoi punën dhe përkushtimin gjatë këtij grumbullimi:

    “Stërvitjet po shkojnë shumë mirë. Ky grumbullim është si një fazë parapërgatitore për gjeneratën U19, e cila do të marrë pjesë në ndeshjet kualifikuese. Kalimi nga një grupmoshë në tjetrën është i rëndësishëm, por varet nga forma që tregojmë në klube. Forma e mirë të sjellë këtu. Normalisht, ëndrra e secilit prej nesh është të arrijmë te Kombëtarja A dhe për këtë do të vazhdojmë të punojmë fort”, tha ai.

    Ky grumbullim është pjesë e planit të vazhdueshëm të FFK-së për zhvillimin e talenteve të rinj dhe përgatitjen e tyre drejt Kombëtares U19, por edhe Kombëtares U21 e Kombëtares A. /ATVLIVE.TV

  • Dukagjini i Ismet Munishit ndal serinë e Debatik Currit – fitore e madhe në Gjilan!

    Dukagjini i Ismet Munishit ndal serinë e Debatik Currit – fitore e madhe në Gjilan!

    Është mbyllur ndeshja e javës së 11-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku Dukagjini është rikthyer fuqishëm te fitoret pas katër takimeve pa triumf, duke mposhtur Gjilanin në udhëtim me rezultat të pastër 0-2.

    Vetëm pas shtatë minutave lojë, kapiteni Altin Mërlaku zhbllokoi sfidën me një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë, duke i dhënë epërsinë skuadrës nga Klina.
    Gjilani reagoi me disa raste të rrezikshme, por pa arritur të gjejë golin e barazimit, ndërsa pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të mysafirëve.

    Në pjesën e dytë, vendasit shtuan presionin dhe dominuan posedimin, mirëpo Dukagjini u tregua më i qetë dhe më efikas në fund.
    Në minutat e fundit të takimit, Basit Khalid, pasi u fut si zëvendësues, vulosi rezultatin me golin e dytë për 0-2, duke siguruar tri pikë të arta për skuadrën e Ismet Munishit.

    Me këtë fitore, Dukagjini konsolidon pozitën e katërt në tabelë me 17 pikë, ndërsa Gjilani mbetet në vendin e tetë me 11 sosh, duke pësuar humbjen e parë nën drejtimin e Debatik Currit.

    Në xhiron e ardhshme, Dukagjini pret Malishevën, ndërsa Gjilani udhëton në kryeqytet për t’u përballur me Prishtinën.

  • Ballkani triumfon bindshëm ndaj Malishevës me rezultat 5:0

    Ballkani triumfon bindshëm ndaj Malishevës me rezultat 5:0

    Ka përfunduar ndeshja e javës së 11-të në Superligën e Kosovës ndërmjet Malishevës dhe Ballkanit.

    Në stadiumin “Liman Gegaj”, skuadra nga Theranda ka shënuar fitore të thellë 5:0, duke e dominuar plotësisht takimin.

    Për Ballkanin shënuan Kryeziu, Tolaj (dy gola), Serebe dhe Ribeiro.

    Pas këtij triumfi, Ballkani mbetet në pozitën e dytë të renditjes me 22 pikë, ndërsa Malisheva renditet në vendin e gjashtë me 13 pikë. /ATVLIVE.TV

  • Tchouaméni i përgjigjet “sfidës” së Lamine Yamal: “Nuk e kam parë, por nëse e ka thënë… le të shohim çfarë ndodh”

    Tchouaméni i përgjigjet “sfidës” së Lamine Yamal: “Nuk e kam parë, por nëse e ka thënë… le të shohim çfarë ndodh”

    Pas ndeshjes së zjarrtë të “El Clásico”-s, tensionet mes Barcelonës dhe Real Madridit nuk janë shuar ende. Këtë herë, në qendër të vëmendjes janë dy yjet e rinj të futbollit europian: Lamine Yamal dhe Aurelien Tchouaméni.

    Në rrjetet sociale qarkulloi një deklaratë e supozuar e Lamine Yamal, i cili kishte thënë se “do ta priste Tchouaménin në rrugë”. Pyetur për këtë gjatë një interviste, mesfushori i Realit reagoi me qetësi dhe buzëqeshje karakteristike.

    Tchouaméni:
    “Nuk e kam parë, por nëse e ka thënë… le të shohim çfarë ndodh.”

    Një përgjigje e shkurtër, por plot vetëbesim, që mjaftoi për të ndezur sërish rrjetet sociale. Tifozët e të dyja skuadrave tashmë po presin me padurim takimin e radhës mes Real Madridit dhe Barcelonës, ku kjo “sfidë” e re personale pritet të marrë edhe më shumë vëmendje.

    Rivaliteti i përjetshëm “El Clásico” po gjen vazhdimësinë e tij te brezi i ri – Yamal dhe Tchouaméni, dy yje që po e mbajnë të gjallë zjarrin mes dy klubeve më të mëdha të Spanjës.