ATV

Category: Sport

  • Lajm i mirë për Barcelonën — Ter Stegen rikthehet në fushë, rikthimi është afër!

    Lajm i mirë për Barcelonën — Ter Stegen rikthehet në fushë, rikthimi është afër!

    Portieri gjerman i Barcelonës, Marc-André ter Stegen, ka dhënë shenja të shkëlqyera rikuperimi, pasi është rikthyer sot në stërvitje në fushë pas një kohe të gjatë jashtë për shkak të lëndimit.

    Pamjet nga seanca e fundit tregojnë gardianin blaugrana duke punuar me intensitet, ndërsa klubi konfirmon se ai tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare të rikuperimit.

    Rikthimi i tij është një lajm fantastik për Xavin dhe skuadrën, të cilët kanë ndjerë mungesën e liderit në portë gjatë javëve të fundit. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Ter Stegen pritet të jetë gati për ndeshjen e ardhshme të La Ligës, duke forcuar ndjeshëm mbrojtjen e katalanasve.

    Barcelona më në fund po rikthen një nga shtyllat kryesore të saj — kampioni është gati për t’u rikthyer në veprim!

  • Kombëtarja U18 e hendbollit në Turqi, nesër ndeshja e parë

    Kombëtarja U18 e hendbollit në Turqi, nesër ndeshja e parë

    Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll është vendosur të enjten paradite në Ankara të Turqisë, ku në tri ditët e ardhshme do t’i ketë tri ndeshje të forta.

    Hendbollistët e Kosovës U18 do të paraqiten në kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2026.

    Kombëtarja jonë është në Grupin A së bashku me Italinë, Rumaninë dhe Turqinë. Të premten prej orës 14:00, Kombëtarja jonë përballet me Rumaninë.

    Të shtunën është ndeshja me Turqinë, ndërsa të dielën me Italinë.

    Në kualifikime janë pesë grupe me nga katër kombëtare. Dy të parat e secilit grup kualifikohen në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm. Kombëtaret tjera luajnë në Kampionatet Evropiane të Divizionit B.

    Kombëtaren U18 të Kosovës në Turqi e udhëheq Bujar Qerimi, koordinator i punës me gjenerata të reja në Federatën e Hendbollit të Kosovës. Nën udhëheqjen e Qerimit, Kombëtarja jonë është përgatitur që nga e shtuna e javës së kaluar në Istog. /ATVLIVE.TV

  • Bleart Tolaj më i miri për javën e njëmbëdhjetë në Superligën e futbollit kosovar

    Bleart Tolaj më i miri për javën e njëmbëdhjetë në Superligën e futbollit kosovar

    Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

    Për javën e njëmbëdhjetë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Ballkani, Bleart Tolaj, i cili shënoi dy gola në fitoren e ekipit të tij kundër Malishevës në transfertë, e cila përfundoi me rezultatin 0:5.

    Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit në përbërje të Naser Bunjaku, Shyqeri Salihu dhe Zenel Shabanit

    Pasi mori këtë çmim, Tolaj u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës:

    “Ndeshjet kundër FC Malishevës janë gjithmonë të vështira dhe nuk e kemi pritur që fitorja do të ishte kaq e lehtë. Atmosfera në ekip është shumë e mirë, sepse nuk po mungojnë rezultatet. Jemi në rrugën e duhur për synimin tonë – të shpallemi kampionë.
    Falënderoj ekipin për mbështetjen dhe është një privilegj të shpallem “Ylli i javës”, sidomos në këtë edicion që ka shumë cilësi individuale.”
    tha ai për faqen zyrtare të FFK-së. /ATVLIVE.TV

  • Nga golat te kilometra: Ramadani zemra e Lecce – s

    Nga golat te kilometra: Ramadani zemra e Lecce – s

    Ylber Ramadani po shkëlqen tek Lecce dhe në Serie A, duke u bërë një nga lojtarët vendimtarë të skuadrës. Golat e tij jo vetëm kanë dhuruar fitore, por sezonin e kaluar ishin vendimtarë për qëndrimin e ekipit në elitë.

    Përveç goditjeve të sakta, shqiptari dallon edhe për ritmin dhe kontributin në lojë. Mesatarisht, ai vrapon 10.5 km për ndeshje, ndërsa në përballjen me Udinesen përshkoi 11 km, duke u bërë lojtari më i spikatur në këtë aspekt tek Lecce, sipas “Il Corriere dello Sport”.

    Ramadani ka lënë gjurmë edhe në Kampionatin Europian në Gjermani, ku mesatarisht vrapoi 12.51 km për ndeshje, duke u renditur në dhjetëshen më të mirë të turneut. Bashkë me Medon Berishën, ai është bërë titullar i padiskutueshëm dhe një nga figurat më të vlerësuara të skuadrës.

    Megjithatë, Lecce vazhdon të përballet me sfida në Serie A, ashtu si sezonin e kaluar, kur një gol nga distanca i 29-vjeçarit garantoi praktisht mbijetesën e klubit.

    Këtë sezon, në nëntë ndeshje Lecce renditet në vendin e 16 -të me 6 pikë. /ATVLIVE.TV

  • Spalleti te Juventus – çështje orësh!

    Spalleti te Juventus – çështje orësh!

    Luciano Spalletti është vetëm një firmë larg për t’u bërë trajneri i ri i Juventusit, pasi gjithçka tjetër është pothuajse e mbyllur.

    66 vjeçari ka përfunduar vizitat mjekësore në J Medical dhe tani mbetet vetëm të vulosë marrëveshjen.

    Ora 15:00 do të shënojë rikthimin e skuadrës në stërvitje, me seanca rikuperimi pas ndeshjes së djeshme, përfshirë terapi dhe not, për shumicën e lojtarëve.

    Tifozët prisnin me padurim në Continassa për të përshëndetur Spallettin, i cili do të zëvendësojë Igor Tudorin dhe do të marrë drejtimin e një ekipi që mposhti Udinesen me Brambillan në stol. /ATVLIVE.TV

  • Pas humbjes ndaj Shqipërisë, Paunovic merr drejtimin e kombëtares serbe

    Pas humbjes ndaj Shqipërisë, Paunovic merr drejtimin e kombëtares serbe

    Veljko Paunovic është emëruar zyrtarisht trajneri i ri i ekipit kombëtar të futbollit të Serbisë, duke zëvendësuar Dragan Stojkovic, i cili dha dorëheqjen pas humbjes 1-0 në shtëpi ndaj Shqipërisë.

    Federata e Futbollit e Serbisë (FSS) njoftoi se Paunovic do të drejtojë ekipin për pjesën e mbetur të fushatës kualifikuese të Kupës së Botës 2026.

    “Shanset për kualifikim ende ekzistojnë dhe kjo është arsyeja pse Veljko Paunovic, së bashku me stafin e tij, ka pranuar të udhëheqë ekipin kombëtar në ndeshjet kundër Anglisë dhe Letonisë,” thuhet në deklaratën e FSS-së.

    Sekretari i Përgjithshëm i FSS-së, Branko Radujko, bëri të ditur se diskutimet për një kontratë afatgjatë me Paunovic do të vazhdojnë pas dy ndeshjeve kualifikuese, pavarësisht rezultateve të tyre.

    Serbia do të përballet me Anglinë jashtë fushe më 13 nëntor dhe me Letoninë në shtëpi më 16 nëntor. Paunovic njihet për suksesin e tij me ekipin U20 të Serbisë, duke fituar Kupën e Botës në Zelandën e Re në vitin 2015. /ATVLIVE.TV

  • Bayern Munich vazhdon të thyejë rekorde -14 fitore në 14 ndeshje starti më i mirë në histori

    Bayern Munich vazhdon të thyejë rekorde -14 fitore në 14 ndeshje starti më i mirë në histori

    Gjiganti gjerman Bayern Munich, nuk po ndalet së fituari në ndeshjet më të rëndësishme.

    Së fundmi bavarezët shënuan fitore kundër Kolnit me rezultat 4:1,duke siguar kalimin në 1/8 e finales së Kupës së Gjermanisë.

    Përndryshe kjo ishte fitorja e 14-të këtë sezon për Bayern-in,duke bërë startin më të mirë në histori,si dhe theu rekordin e gjigantit italian Milan prej 13 fitoreve në sezonin 1992-93.

    Ndërkohë ky bilanc mund të shkoj në 15 të shtunën,ku Bayern e pret në Allianz Arena Bayer Leverkusen-in në derbin e fundjavës në Bundesligë.

    Kujtojmë që Bayern është lider në Bundesligë me 24 pikë,si dhe në Ligën e Kampionëve ka 3 fitore në po aq ndeshje.

  • Armand Duka: Shqipëria është për të gjithë shqiptarët, pa dallim vendi

    Armand Duka: Shqipëria është për të gjithë shqiptarët, pa dallim vendi

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka theksuar sërish se Shqipëria është për të gjithë lojtarët shqiptarë, pa dallim nëse vijnë nga Kosova apo Maqedonia e Veriut.

    Së fundmi, kanë lindur shumë polemika pasi disa lojtarë shqiptarë, si Medon Berisha, Adrion Pajaziti, Arbnor Muja, Arbër Hoxha dhe Mirlind Daku, kanë zgjedhur të lënë fanellën e Kosovës për të përfaqësuar “Kuq e Zinjtë”. Megjithatë, strategjia e FSHF-së mbetet e pandryshuar.

    Në një intervistë për “TV 21” të Maqedonisë së Veriut, Duka konfirmoi se dyert e Kombëtares shqiptare mbeten të hapura për të gjithë lojtarët shqiptarë:

    “Ne kemi hapur dyert për ekipin kombëtar prej vitesh për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë dhe besoj se kjo është gjëja më e mirë që kemi bërë. Jemi me fat që kemi kaq shumë tifozë jo vetëm brenda kufijve shtetërorë, por edhe jashtë tyre – në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe më gjerë. Strategjia jonë ka qenë që çdokush që flet shqip, ka dëshirë, talent dhe do të kontribuojë për Kombëtaren dhe flamurin kuqezi, të ketë dyert e hapura.”

    Ai shtoi se kjo politikë ka ekzistuar edhe në kohën kur Kosova nuk kishte skuadër kombëtare dhe ishte një urë për të afruar vendin me FIFA-n dhe UEFA-n.

    “Do të respektojmë vendimet e lojtarëve për të kontribuar për Shqipërinë apo për ndonjë vend tjetër. Të njëjtën gjë bëjmë edhe tani. Kam bërë të qartë publikisht dhe zyrtarisht Agim Ademi dhe gjithkujt që çdo shqiptar që dëshiron të kontribuojë për Kombëtaren shqiptare do të ketë mundësinë të bëjë këtë. Nuk mërzitemi nëse ata vendosin ndryshe.”

    Duka gjithashtu theksoi raportet e shkëlqyera me Federatën e Kosovës (FFK) dhe bashkëpunimin në të gjitha hapat e zhvillimit, duke ndihmuar edhe kur Kosova nuk kishte ndeshje ndërkombëtare apo mundësi të tjera. /ATVLIVE.TV

  • Bekim Isufi publikon listën me 28 futbollistët e ftuar kundër Katarit

    Bekim Isufi publikon listën me 28 futbollistët e ftuar kundër Katarit

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U20, Bekim Isufi, ka publikuar listën e Dardanëve për dy ndeshjet miqësore që Kosova do të zhvilloi me Katarin.

    Orari i ndeshjeve:

    2 nëntor: Kosova U20 – Katari U20, ora 13:00

    5 nëntor: Kosova U20 – Katari U20, ora 13:00

    Të dy ndeshjet do të zhvillohen në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali. /ATVLIVE.TV

  • Amir Rrahmani surprizon me kostumin e tij në festën e Halloween-it të Napolit

    Amir Rrahmani surprizon me kostumin e tij në festën e Halloween-it të Napolit

    Futbollistët e Napolit mbrëmë festuan Halloween-in dhe pothuajse të gjithë morën pjesë në festën e organizuar, përveç trajnerit Antonio Conte.

    Me kostume të veçanta dhe interesante, lojtarët e klubit italian u shfaqën në këtë event.

    Amir Rrahmani, mbrojtësi nga Kosova, shkoi në festë duke zgjedhur një kostum mjaft të veçantë.

    Ai shihet me një kostum të bardhë të mbuluar me gjak.

    Kujtojmë se Napoli të martën në mbrëmje fitoi minimalisht 0:1 ndaj Lecce në ndeshjen e javës së 9-të në Serie A. /ATVLIVE.TV