ATV

Category: Sport

  • Xabi Alonso konfirmon: Vinicius Jr nuk do të dënohet, ka kërkuar falje

    Xabi Alonso konfirmon: Vinicius Jr nuk do të dënohet, ka kërkuar falje

    Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka komentuar për “MARCA” gjestin e sulmuesit të tij, Vinicius Jr, gjatë “El Clasico”.

    Braziliani u zëvendësua gjatë derbit dhe u shfaq me gjeste jo të mira gjatë largimit nga fusha drejt dhomave të zhveshjes. Megjithatë, trajneri Alonso ka qartësuar situatën.

    “Vinicius Jr nuk do të dënohet. Kjo çështje ka përfunduar. Ai mbajti një fjalim fantastik përpara të gjithëve,” tha Alonso.

    Kujtojmë se nesër Real Madridi do të përballet me Valencian në një ndeshje kyçe të javës së 11-të të La Liga-s në “Santiago Bernabéu”.

  • Albi Mall Superliga vjen këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 11-të

    Albi Mall Superliga vjen këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 11-të

    Këtë fundjavë pritet të sjellë xhiron e 11-të në Albi Mall Superligë,ku pritet të ketë ndeshje mjaft interesante.

    Të shtunën pritet të zhvillohen dy takime,ku Ballkani e pret Ferizajn teksa Prishtina i bën konak Gjilanit.

    Ndeshja kryesore e së shtunës do të jetë ajo ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit,ku kryeqytetasit synojnë të iu rikthehen fitoreve pas humbjes në mesjavë ndaj Llapit,kurse Gjilani me një rezultat pozitiv do të synoj të ngritet në tabelë.

    Ndeshja Prishtina-Llapi pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”me fillim nga ora 18:30.

    Ndërkohë në anën tjetër Ballkani kundër Ferizajt do të synoj fitore,dhe njëherësh të përfitojnë nga një humbje eventuale e Prishtinës për tu barazuar me pikë,kurse Ferizaj një fitore do të ishte e mirëseardhur për tu larguar nga pozitat që dërgojnë në rënie nga Superliga.

    Të dielën pritet të zhvillohen tre takime të tjera,ku Drita e pret Llapin në derbin e së dielës .

    Gjilanasit synojnë që të fitojnë këtë ndeshje për të mbetur në hap me dy skuadrat lidere,kurse Llapi synon që të vazhdojë me rezultate pozitive.

    Dukagjini në shtëpi e pret Malishevën,kurse Drenica i shkon në udhëtim Prishtinës së Re.

  • Pedri pritet t’i mungojë Barcelonës në 8 ndeshjet e rradhës

    Pedri pritet t’i mungojë Barcelonës në 8 ndeshjet e rradhës

    Barcelona nuk do të mund të llogarisë në Pedrin në ndeshjet e ardhshme.

    Sipas Diaro AS mesfushori pritet të mungojë rreth 8 ndeshje,kjo për faktin se pësoi një lëndim në tendinën e kofshës pas testeve të bëra.

    Përndryshe Pedri padyshim nuk do të luaj kundër Elches për shkak të kartonit të kuq në “El Classico”kundër Real Madridit,ndërkohë që përpos kësaj do t’i humb edhe ndeshjet kundër Club Brugge, Celta Vigo, Athletic Bilbao, Chelsea, Alaves, Atletico Madrid dhe Real Betis.

    Kujtojmë që Pedri ka luajtur 13 ndeshje në të gjitha garat për Barcelonën,ku ka shënuar 2 gola e dhuroi 1 asistim.

  • Luciano Spalletti zyrtarizohet si trajner i ri i Juventus-it

    Luciano Spalletti zyrtarizohet si trajner i ri i Juventus-it

    Gjiganti italian Juventus ka bërë zyrtare emërimin e trajnerit Luciano Spalleti në stolin e bianconerëve.

    Spalleti nënshkroi kontratë me “Zonjën e Vjetër”deri në fund të sezonit,me opsion edhe për një vit në rast se Juventus kualifikohet në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

    Përndryshe raportohet se ish selektori i Italisë do të fitoj rreth 3 milionë euro deri në fund të sezonit,dhe synimi i Spalletit do të jetë rikthimi në garë për pozitat që dërgojnë në Champions sezonin tjetër.

    Kujtojmë që Luciano Spalleti së fundmi ishte trajner i Kombëtares së Italisë,por u largua pas humbjes 3:0 ndaj Norvegjisë në kualfikimet për botëror ,teksa tek Juve do ta zëvendësojë kroatin Igor Tudor i cili u shkarkua pas rezultateve të dobëta.

  • Kosovë–Zvicër, përballja e madhe në “Fadil Vokrri”! Nis shitja e biletave për sfidën e 18 nëntorit!

    Kosovë–Zvicër, përballja e madhe në “Fadil Vokrri”! Nis shitja e biletave për sfidën e 18 nëntorit!

    Atmosfera e madhe po rikthehet në Prishtinë!
    Më 18 nëntor 2025, stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë epiqendra e një nate plot emocion, ku Kosova do të përballet me Zvicrën në një ndeshje që pritet të jetë më shumë se thjesht futboll. 🇽🇰🇨🇭

    Dy kombëtaret që ndajnë histori, emocione dhe shumë lojtarë me rrënjë të përbashkëta do të masin forcat në një duel prestigjioz, ku përfaqësuesja dardane kërkon të tregojë forcën dhe karakterin e saj përballë një kundërshtari të madh evropian.

    Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se biletat tashmë kanë dalë në shitje dhe mund të blihen përmes linkut zyrtar:
    eu.ebileta.al

    Çmimet e biletave:
    • Veri & Jug – 10 €
    • Lindje – 20 €
    • Perëndim – 30 €
    • VIP – 100 €

    Kjo sfidë pritet të sjellë një atmosferë të zjarrtë në kryeqytet, me tifozët dardanë që tashmë janë gati të mbushin tribunat dhe të japin mbështetjen e tyre legjendare.

    Një duel me emocione, krenari dhe histori — Kosova pret Zvicrën në një natë që do të mbahet mend gjatë!

  • Arda Güler shpallet “Lojtari i Muajit” te Real Madridi! E ardhmja e bardhë është turke!

    Arda Güler shpallet “Lojtari i Muajit” te Real Madridi! E ardhmja e bardhë është turke!

    Zyrtarisht është konfirmuar — Arda Güler është shpallur “Lojtari i Muajit Tetor” te Real Madridi!

    Talentit turk i janë vlerësuar paraqitjet mbresëlënëse gjatë muajit të fundit, ku ai ka treguar nivel të lartë teknik, kreativitet dhe vendosmëri në çdo mundësi që ka marrë nga trajneri Carlo Ancelotti.

    Vetëm 19-vjeçar, Güler ka fituar zemrat e tifozëve madrilenë me stilin e tij të lojës dhe qetësinë para portës, duke u konsideruar tashmë si një “yll i së ardhmes” në “Santiago Bernabéu”.

    Ky është çmimi i parë individual që ai fiton me Real Madridin, por me formën që po kalon, pritet të jetë vetëm fillimi i një karriere të madhe në kryeqytetin spanjoll.

  • Jeremie Frimpong pritet t’i mungoj Liverpool-it për 6 javë

    Jeremie Frimpong pritet t’i mungoj Liverpool-it për 6 javë

    Problemet për gjigantin anglez Liverpool nuk kanë të ndalur.

    “The Reds”po përballen me rezultate të dobëta në të gjitha garat,teksa tani ka dalur edhe probleme të tjera.

    Ylli holandez Jeremie Frimpong nuk do t’i ndihmoj Liverpool-it në ndeshjet e ardhshme,dhe pritet që të mungoj së paku rreth 6 muaj kjo për shkak të një lëndimi që pësoi në muskul.

    Përndryshe përforcimi i kampionëve të Anglisë nuk pati periudhë të mirë deri më tani,ku vetëm në është paraqitur në një ndeshje në Premierligë.

    Ndërkohë mbetet të shihet se cili do të jetë lojtari i cili mund të luaj në pozitën e holandezit,ku janë emra si:Dominik Szoboszlai, Joe Gomez, Curtis Jones dhe Wataru Endo.

  • Barcelona dhe Arsenal në garë për yllin e Milanit Davide Bartesaghi

    Barcelona dhe Arsenal në garë për yllin e Milanit Davide Bartesaghi

    Mbrojtësi italian Davide Bartesaghi,është një prej lojtarëve që ka tërhequr vëemendjen prej shumë klubeve në Evropë me paraqitjet e tij me Milanin.
    Së fundmi gjiganti katalunas Barcelona është i interesuar për të transferuar Bartesaghin,teksa pritet të ketë konkurrencën e Arsenali për shërbimet e 19 vjeçarit.
    Përndryshe Bartesaghi edhe pse luan në pozitën e tij si mbrojtës i majtë,ai mund të luaj edhe si qendërmbrojtës dhe si mesfushor i majtë dhe tek Barca mund të ketë këtë rol.
    Megjithatë mbetet të shihet se nëse italiani do të kalojë në Camp Nou,apo mund të vazhdojë karrierën në Premierligë.
    Kujtojmë që Davide Bartesaghi deri më tani për Milanin ka bërë 6 paraqitje për Milanin duke dhuruar vetëm 1 asistim.

  • Një moment i veçantë për një nga futbollistët më të rëndësishëm të Dritës

    Një moment i veçantë për një nga futbollistët më të rëndësishëm të Dritës

    Albert Dabiqaj ka arritur një arritje të madhe personale, duke regjistruar 100 paraqitje zyrtare me fanellën e klubit gjilanas. Me këtë rast, ai bëhet një nga figurat simbol të skuadrës “blu”.

    Anësori ofensiv është pjesë e Dritës prej disa sezonesh, periudhë gjatë së cilës ka qenë një ndër lojtarët më të qëndrueshëm dhe më të rëndësishëm në fazën e sulmit. Përkushtimi, puna e palodhur dhe kontributi i tij i vazhdueshëm kanë qenë thelbësorë në sukseset e ekipit gjilanas.

    Në këto 100 ndeshje, Dabiqaj ka dhuruar asistime të shumta, ka shënuar gola vendimtarë dhe gjithmonë është dalluar për shpirtin luftarak dhe profesionalizmin në fushë.

    Me Dritën ai numëron 104 ndeshje në total, ku ka shënuar 18 gola dhe ka kontribuar në 8 të tjerë. /ATVLIVE.TV

  • E konfirmon FC Malisheva – Qatip Osmani nuk është më pjesë e tyre

    E konfirmon FC Malisheva – Qatip Osmani nuk është më pjesë e tyre

    Ekipi i Malishevës ka njoftuar se ka ndarë rrugët përfundimisht me kryetrajnerin Qatip Osmani.

    Njoftimi i plotë i klubit:

    FC Malisheva njofton se pas ndeshjes së fundit kundër FC Ballkani, Kryetrajneri Qatip Osmani ka ofruar dorëheqjen para kryesisë së klubit. Pas analizimit me kujdes të ecurisë së deritanishme dhe rezultateve, klubi e ka mirëkuptuar dhe aprovuar dorëheqjen e Kryetrajnerit Qatip Osmani.
    Po ashtu, vendimit i janë bashkuar edhe ndihmës-trajnerët Bashkim Livoreka dhe Liridon Kukaj.
    Klubi ynë shpreh mirënjohje të thellë për punën, edukatën dhe përkushtimin e Kryetrajnerit Qatip Osmani, i cili gjatë kësaj periudhe, sa ishte pjesë e jona, bëri maksimumin me grupin dhe tregoi kulturë e edukatë të jashtëzakonshme, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë njerëzor. Për këto tre muaj, rezultatet nuk ishin ato që prisnim, por klubi fitoi një mik të çmuar dhe, natyrisht, eksperienca e tij la gjurmë edhe tek klubi dhe futbollistët, veçanërisht ata të rinj.
    Gjithashtu, jemi thellësisht falënderues për punën profesionale, përkushtimin dhe korrektësinë e ndihmës-trajnerit Bashkim Livoreka, i cili po ashtu kontribuoi shumë në klubin tonë gjatë kësaj periudhe kohore. Për të, klubi do të mbajë respekt dhe mirënjohje të veçantë.
    Falënderim i veçantë edhe për ndihmës-trajnerin Liridon Kukaj për punën dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm gjatë gjithë kohës së kaluar në klub.
    FC Malisheva do t’i mbajë dyert e hapura për bashkëpunim edhe në të ardhmen me secilin prej jush. Deri atëherë, ju urojmë shëndet dhe shumë suksese në rrugëtimin tuaj profesional.
    Klubi po punon për të emëruar sa më shpejt Kryetrajnerin e ri dhe për kompletimin e shtabit teknik.
    /ATVLIVE.TV