ATV

Category: Sport

  • FFK-ja e ndëshkon Genc Nuzën, suspendohet me katër ndeshje

    FFK-ja e ndëshkon Genc Nuzën, suspendohet me katër ndeshje

    Një prej gjyqtarëve më të njohur dhe më të vlerësuar në futbollin kosovar, Genc Nuza, është përballur me një dënim të rëndë nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

    Sipas raportimeve, Nuza është suspenduar për katër ndeshje pas akuzave për fyerje ndaj drejtuesve të klubit të Gjilanit, gjatë ndeshjes Gjilani – Dukagjini.

    Por situata nuk ndalet me kaq. Gjyqtari Nuza ka qenë gjithashtu viktimë e fyerjeve dhe kërcënimeve personale e familjare, të cilat dyshohet se kanë ardhur nga kryetari i klubit të Gjilanit, Fatlum Pireva. Këtë fakt e ka konfirmuar edhe Komisioni i Garave i FFK-së, që tashmë ka hapur procedurë disiplinore ndaj tij.

    “Kryetarit të SC ‘Gjilani’, Fatlum Pireva. Motivi: I vendosur në tribunën zyrtar gjatë gjithë pjesës së dytë fyen dhe ofendon në baza personale dhe familjare si dhe kërcënon gjyqtarin kryesor dhe gjyqtarin e katërt. I njëjti pas përfundimit të ndeshjes zbret në korridorin e stadiumit, kërcënon, fyen dhe ofendon gjyqtarët e ndeshjes. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Gjilani–Dukagjini”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

    Ndëshkimet nuk ndalën me kaq – i klubit, Mirand Avdiu, dhe përfaqësuesi për siguri, Adonis Maloku, po ashtu kanë marrë dënime nga Komisioni Disiplinor dhe Etikës i FFK-së për ofendime ndaj gjyqtarëve.

    “Sekretari i FC ‘Gjilani’, Mirand Avdiu… dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare… Përfaqësuesi për siguri, Adonis Maloku, po ashtu dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare…”, thuhet në vendimin e FFK-së.

    Ndërkohë, edhe vetë klubi i Gjilanit është gjobitur me 1200 euro, për lëshime gjatë organizimit të ndeshjes kundër Malishevës, dhe është paralajmëruar me suspendim të terrenit.

    “SC ‘Gjilani’. Nuk ndërmerr masa për evitimin e personave të paautorizuar që ofendojnë dhe kërcënojnë zyrtarët e ndeshjes… Dënohet me 1200 euro dhe i tërhiqet Vërejtja e Fundit para suspendimit të terrenit”, thuhet në njoftim.

  • Mërgim Vojvoda përfshihet në formacionin e javës në Serie A

    Mërgim Vojvoda përfshihet në formacionin e javës në Serie A

    Ylli i Kombëtares së Kosovës Mërgim Vojvoda,ka shkëlqyer këtë javë me skuadrën e Comos.

    Vojvoda shënoi në fitoren e Comos 3:1 kundër Hellas Veronës,duke u përfshirë në formacionin e javës në Serien A italiane.

    Përndryshe Vojvoda u vlerësua me notën 7.0,teksa në mesin e formacionit të javës reprezentuesi dardan janë edhe yjet si: Hakan Calhanoglu, Nicolo Zaniolo dhe Ademola Lookman.

    Kujtojmë që Mërgim Vojvoda do të rikthehet në aksion këtë fundjavë me Comon,ku në këtë javë do të luaj kundër kampionit aktual Napoli.

  • Trajneri i Sunderland-it Regis Le Bris:Granit Xhaka lojtar shembull

    Trajneri i Sunderland-it Regis Le Bris:Granit Xhaka lojtar shembull

    Mesfushori shqiptar Granit Xhaka,është bërë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit anglez Sunderland.
    Xhaka madje morri edhe shiritin e kapitenit,dhe trajneri Regis Le Bris e konsideron si një prej lojtarët më shembullorë tek ekipi i tij.
    “Graniti gjithnjë drejton si shembull. Na jep besim dhe shpresë. Beson se gjithnjë mund të fitojmë.”
    Përndryshe Le Bris shton se këtë gjë e tregon edhe lojtarëve në dhomat e zhveshjes,dhe se lojtarët e përcjellin atë vazhdimisht.
    Kujtojmë që Sunderland pas 9 xhirove në Premierligë gjendet në pozitën e 4-të me 17 pikë,teksa në fundjavë luan kundër Evertonit.

  • Pezullohen 149 gjyqtarë të futbollit në Turqi-shkak skandali i basteve

    Pezullohen 149 gjyqtarë të futbollit në Turqi-shkak skandali i basteve

    Komisioni disiplinor i Federatës Turke të Futbollit ka marrë vendim që të suspendojë plotë 149 gjyqyarë për një periudhë prej 8 deri në 12 muaj,kjo për shkak të skandalit të basteve e cila ka tronditur futbollin turk ditëve të fundit.

    Në mesin e të dënuarve ishin 22 gjyqtarë të cilën referonin në ndeshjet e ligës së parë turke,teksa një pjesë e madhe kanë pranuar se kanë paranuar se kanë vënë në baste në 10.000 ngjarje sportive,teksa 42 gjyqtarë kanë berë 1,000 pagesa.

    Përndryshe presidenti i TFF-së Ibrahim Haciosmanoglu ka dhënë deklarata lidhur me këto vendime,duke bërë të qartë se gjëra të tilla nuk duhen toleruar në asnjë formë.

    “Referimi është një profesion i nderuar dhe kushdo që e shkel këtë nder nuk do të ketë më kurrë vend në futbollin turk” ka thënë Haciosmanoglu.

    Kujtojmë që për skandalin e basteve në Turqi ka pasur reagime të shumta nga drejtues të klubeve dhe opinionistë në futbollin turk.

  • Mbappe e fiton “Këpucën e Artë”

    Mbappe e fiton “Këpucën e Artë”

    Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka arritur një tjetër sukses të madh në futbollin evropian. Francezi e ka fituar për herë të parë në karrierë çmimin prestigjioz “Këpuca e Artë”, pasi ishte golashënuesi më i mirë në kontinent gjatë edicionit 2024/25.

    Mbappe pati një kampanjë të jashtëzakonshme, duke shënuar 31 gola në 34 ndeshje të La Ligas, rezultat që i siguroi 62 pikë në renditjen përfundimtare.

    Sulmuesi francez u shfaq i emocionuar pas pranimit të çmimit.

    “Fillimisht dua t’i falënderoj bashkëlojtarët. Këtë vit kemi grup të jashtëzakonshëm. Çmimet kolektive janë më të rëndësishmet”, ka theksuar Mbappe.

    “Këpuca e Artë” ka rëndësi të veçantë për yllin e madrilenëve, pasi ky sukses erdhi në sezonin e tij të parë me Real Madridin.
    “Të luash për Real Madridin është ëndërr”, shtoi ai, duke kujtuar se gjatë këtij edicioni fitoi edhe çmimin e golashënuesit më të mirë të La Ligas.

    Mbappe ka bërë të ditur se synon ta fitojë sërish këtë çmim edhe në vitin e ardhshëm.

    Nga lojtarët e mëparshëm të Real Madridit, “Këpucën e Artë” e kanë fituar Hugo Sanchez, Ronaldo Nazario dhe Cristiano Ronaldo.

    Presidenti i klubit, Florentino Perez, ka shprehur krenarinë për arritjen e francezit.
    “Madridi është krenar që ka lojtar si Mbappe”, ka deklaruar Perez.

    Pas Mbappes, në listë u rendit Viktor Gyokeres, i cili sa ishte pjesë e Sportingut shënoi 39 gola. Megjithatë, koeficienti i ligës portugeze ishte më i ulët se ai i La Ligas, prandaj Gyokeres grumbulloi 58.5 pikë.

    Në vendin e tretë përfundoi Mohamed Salah me 29 gola dhe gjithsej 58 pikë.

  • Bayern Munich-Bayer Leverkusen derbi i fundjavës në Bundesligë

    Bayern Munich-Bayer Leverkusen derbi i fundjavës në Bundesligë

    Bundesliga gjermane pritet të sjellë xhiron e 9-të,ku në program pritet të ketë ndeshje interesante.

    Vëmendja pritet të jetë në Allianz Arena,ku Bayern Munich e pret Bayer Leverkusen në derbin e fundjavës.

    Bavarezët janë duke kaluar formë fantastije në të gjitha garat ku në 14 ndeshje fituan po aq ndeshje,dhe ndaj ish kampionit gjerman synojnë edhe fitoren e 15-të këtë sezon.

    Ndërkohë Leverkusen synon që të ndal këtë ecuri mjaft fantastike të bavarezëve,dhe në anën tjetër të mbetet në garë për top 4 pozitat e para në Bundesligë.

    Ndeshja Bayern Munich-Bayer Leverkusen pritet të nis nga ora 18:30.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Gjermani Borrusia Dortmund do të luaj në udhëtim kundër Augsburgut,kurse Eintracht Frankfurt do të jetë mysafir kundër Heidenheimit.

  • Ndeshje mjaft interesante këtë fundjavë në La Liga

    Ndeshje mjaft interesante këtë fundjavë në La Liga

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 11-të,ku pritet të ketë ndeshje interesante.

    Kampioni aktual Barcelona e pret skuadrën e Elches,ku blaugranasit do të tentojnë ta harrojnë humbjen ndaj Real Madridit në El Classico dhe të iu rikthehen fitoreve,teka në anën tjetër Elche do të tentoj të shkaktoj befasi dhe të marrë një rezultat pozitiv nga kjo përballje mjaft e vështirë.

    Në anën tjetër Real Madrid në Santiago Bernabeu e pret Valencian,ku “Los Blancos”synojnë fitoren e rradhës dhe të mbetet edhe më tutje në pozitën e parë në tabelë,kurse Valencia synon rezultat pozitiv për të dalur nga pozitat që dërgojnë drejt rënies nga La Liga.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Spanjë Atletico Madrid në Wanda Metropolitano e pret skuadrën e Sevillas,kurse Athletic Bilbao luan në udhëtim kundër Real Sociedad-it

  • Milan-Roma ndeshja kryesore e fundjavës në Serie A

    Milan-Roma ndeshja kryesore e fundjavës në Serie A

    Serie A italiane këtë fundjavë pritet të sjellë xhiron e 10-të,ku në program pritet të ketë ndeshje tejet interesante.
    Derbi i fundajvës pritet të zhvillohet në San Siro,ku Milan e pret skuadrën e Romës.
    Rossonerët synojnë të iu rikthehen fitoreve në Serie A pas dy barazimeve të njëpasnjëshme ndaj Pisas dhe Atalantës,teksa në anën tjetër gjallorosët do të mundohen që të marrin 3 pikët e rradhës në mënyrë që të mbesin në hap me Napolin për pozitën e parë.
    Ndeshja Milan-Roma pritet të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 20:45.
    Kampioni aktual Napoli e pret skuadrën e Comos ku synon që të vazhdojë me fitore dhe të mbetet edhe më tutje lider në tabelë,teksa Como do të tentoj të marrë pikët e plota për të mbetur në garë për katër pozitat e para.
    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Itali Inter do të luaj në udhëtim kundër Veronës,kurse Juventus dhe Lazio do të takohen kundër Cremonesnes respektivisht Cagliarit.

  • Tottenham-Chelsea kryendeshja e fundjavës në Premierligë

    Tottenham-Chelsea kryendeshja e fundjavës në Premierligë

    Premierliga angleze këtë fundjavë pritet të zhvillojë xhiron e 10-të,ku pritet të ketë ndeshje mjaft interesante.

    Derbi i fundjavës pritet të zhvillohet të shtnën,ku Tottenham e pret rivalin lokal Chelsean.

    Spurs synon që me fitore të vazhdojë formën pozitive,dhe njëherësh të përfitoj nga një gabim i Bornemouth për tu ngritur në pozitën e dytë,teksa Chelsea do tentoj që më një fitore të mbesë në garë për pozitat që dërgojnë në Evropë.

    Ndeshja Tottenham-Chelsea pritet të nis nga ora 18:30.

    Kampioni aktual Liverpool në Anfield do e presë skuadrën e Aston Villas,ku “The Reds”synojnë të dalin nga kriza e rezultateve dhe të rikthehet fitoreve,teksa Villa do të tentoj që të marrë fitoren e rradhës dhe t’ia vështirësojë punët skuadrës së Arne Slot.

    Në ndeshjet që do të zhvillohen në Angli Manchester City e pret Bournemouthin në Etihad,teksa lideri Arsenal luan në udhëtim kundër Burnley-it.

    Man United do të jetë mysafir i Nottingham Forest,teksa Newcastle United luan kundër West Ham United.

  • Bashkimi-Sigal Prishtina kryendeshja e Fundjavës në Procredit Superligë

    Bashkimi-Sigal Prishtina kryendeshja e Fundjavës në Procredit Superligë

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 4-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll.

    Kryendeshja pritet të zhvillohet në palestrën “Minatori”,ku Bashkimi e pret Sigal Prishtinën.

    Të dyja skuadrat e kanë nisur me fitore dy xhirot e para,dhe fitorja e njërës apo skuadrës tjetër do ta vendoste në krye të tabelës.

    Ndeshja Bashkimi-Sigal Prishtina pritet të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 17:00.

    Në ndërkohë të shtunën pritet të zhvillohet edhe një ndeshje tjetër interesante,ku kampioni aktual Trepça e pret në Minatori skuadrën e Golden Eagle Yllit ku të dyja ekipet synojnë fitore në mënyrë që të mbesin në hap me ekipet lidere.

    Të dielën pritet të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera,ku GO+Peja e pret Rahovecin 029,kurse Vëllaznimi e pret skuadrën e Boras.