ATV

Category: Sport

  • Ballkani dhe Ferizaj ndajnë pikët duke barazuar 1:1

    Ballkani dhe Ferizaj ndajnë pikët duke barazuar 1:1

    Nënkampioni Ballkani ka barazuar me rezultat 1:1 kundër Ferizajt,ndeshje kjo e cila i takoi xhiros së 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

    Pjesa e parë u dominua nga vendasit,të cilët shënuan në minutën e 16-të përmes Ëalid Hamidit në 1:0,dhe me epërsinë e suharekasve përfunduna 45 minutat e parë.

    Në pjesën e dytë u zhvillua një lojë e barabartë me raste të shumta për gol,por ishin mysafirët të cilët ishin më konkretë të cilët realizuan përmes Betim Haxhimusës në minutën e 48-të për 1:1,që në fund doli të jetë përfundimtar i këtij takimi.

    Ballkani mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 23 pikë,teksa Ferizaj mbetet në kuotën e 14 pikëve.

    Në xhiron e rradhës Ballkani luan në udhëtim ndaj Drenicës,kurse Ferizaj e pret në shtëpi Dukagjinin.

  • Hansi Flick konfirmon rikthimin e Robert Lewandovskit dhe Dani Olmos tek Barcelona

    Hansi Flick konfirmon rikthimin e Robert Lewandovskit dhe Dani Olmos tek Barcelona

    Trajneri i Barcelonës Hansi Flick,ka dhënë një lajm të mirë për tifozët katalunas para ndeshjes kundër Elches të dielën.

    Tekniku gjerman ka bërë të ditur se sulmuesi Robert Leëandovski dhe Dani Olmo janë rikthyer në skuadër,dhe se janë të gatshëm për ndeshjen kundër skuadrës së pozicionuar në pozitën e 9-të në La Liga.

    Përndryshe të dy futbollistët kanë qenë të lënduar,duke humbur shumë ndeshje të shumta përfshirë edhe El Classicon e javës së kaluar kundër Real Madridit.

    Natyrisht që rikthimi i dy yjeve të katalunasve do të sjellte ndimë të madhe skuadrës,sidomos në arritjen e objektivave për këtë sezon të cilat janë titulli i La Ligës,Kupës së Mbretit dhe Ligës së Kampionëve.

    Kujtojmë që Barcelona luan kundër Elches të dielën,ndeshje kjo në kuadër të xhiros së 11-të në La Liga.

  • Luka Doncic shkëlqen në fitoren e LA Lakers kundër Memphis Grizzlies

    Luka Doncic shkëlqen në fitoren e LA Lakers kundër Memphis Grizzlies

    Skuadra e Los Angeles Lakers ka shënuar fitoren e rradhës në NBA,duke mposhtur Memphis Grizzlies me rezultat 117-112.

    Luka Doncic ishte njeriu që shkëlqeu tek Lakers,ku arriti të shënoj 44 pikë,si dhe kontribuoi me 12 kërcime e 6 asistime.

    Ndërkohë kontribut në fitoren e Lakers dha edhe Austin Reaves me 21 pikë,4 kërcime e 4 asistime,kurse në anën tjetër për Grizzlies basketbollistët më të mirë ishin Jaylen Ëells dhe Jock Landle me 16 pikë secili si dhe Jaren Jackson Jr me 15 sosh.

    Kujtojmë që LA Lakers ndeshjen e rradhës do ta luaj kundër Miami Heat të hënën në ora 03:30 sipas kohës sonë lokale.

     

  • Martin Odegaard në radarin e gjigantit katalunas Barcelona

    Martin Odegaard në radarin e gjigantit katalunas Barcelona

    Gjiganti katalunas Barcelona,është duke menduar për të bërë përforcime në repartin e mesfushës në sezonin e ardhshëm.

    Sipas raportimeve të mediave ylli i Arsenalit Martin Odegaard është përfshirë në radarin e blaugranasve,dhe se do të tentojnë të bëjnë lëvizje për të në verën e vitit të ardhshëm.

    Përndryshe tek Barcelona besojnë se Odegaard do të kalojë në Camp Nou,teksa norvegjezi ka edhe dy vite kontratë me Arsenalin që do të thotë se Barcelona do të duhet të paguajë një shumë të konsiderueshme për një mesfushor,dhe norvegjezi në tregun e transferimeve vlen rreth 80 milionë euro.

    Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në ditët në vijim,se nëse do të arrihet një marrëveshje në mes Barcelonës dhe Arsenalit për Odegaard.

    Kujtojmë që Martin Odegaard ka bërë 7 paraqitje këtë sezon,duke arritur të bëjë vetëm 2 asistime për Arsenalin në të gjitha garat.

  • Lamine Yamal diagnostifikohet me sëmundje kronike të Pubalgjisë

    Lamine Yamal diagnostifikohet me sëmundje kronike të Pubalgjisë

    Ylli i Barcelonës Lamine Yamal,është duke u përballur me probleme shëndetësore.

    Yamal është diagnostifikuar me sëmundjen e pubalgjisë,sëmundje kronike në ijë që karakterizohet me dhimbje të vazhdueshme dhe që është sëmundje e pashërueshme.

    Përndryshe kjo sëmundje mund të ndikojë gjatë karrierës,dhe se nuk mund të thuhet sesa serioze është gjendja shëndetësore,dhe se ajo që dihet shtë që Yamal do të duhet të jetoj me sëmundjen e pubalgjisë gjatë gjithë jetës.

    Kujtojmë që Lamine Yamal ka bërë 10 paraqitje në të gjitha garat,ku arriti të shënoj 5 gola e bëri 5 asistime

  • Përballje të forta sot në Superligën e basketbollit të Kosovës

    Përballje të forta sot në Superligën e basketbollit të Kosovës

    Java e katërt në Superligë do të jetë me shumë sfida interesante, ku dy prej tyre zhvillohen ditën e sotme.

    Derbi i kësaj jave është ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, dy skuadrave që në tri ndeshjet e para kanë shënuar tri fitore, ndeshje e cila nis nga ora 17:00.

    Takim po ashtu interesant është ai mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, më fillim nga ora 19:00.

    Kampionia dhe ish-kampioni nuk e kanë nisur aq mirë edicionin e ri, me një fitore e dy humbje në edicionin e ri.

  • Kylian Mbappe:Cristiano Ronaldo është pikë referimi tek Real Madrid por dëshiroj ta ndjekë rrugën time

    Kylian Mbappe:Cristiano Ronaldo është pikë referimi tek Real Madrid por dëshiroj ta ndjekë rrugën time

    Ylli i Real Madridit Kylian Mbappe,ka folur për krahasimet që bëhen në mes të tij dhe yllit portugez Cristtiano Ronaldo.

    Mbappe thotë se Ronaldo është pikë referimi për tek “Los Blancos”,por për të është e rëndësishme që ta ndjekë rrugën e tij.

    “Të gjithë e dinë që Cristiano është pika referuese në Madrid, numri një. Unë kam qenë këtu për një vit e gjysmë, dhe ai ishte këtu për nëntë vjet. Dua të krijoj rrugën time, por të përmendem përkrah Cristianos është tashmë një nder.

    Përndryshe Mbappe në fund shtoi se është i përqendruar në këtë sezon,dhe se dëshiron që të fitoj trofe më “Los Blancos”këtë edicion.

    Kujtojmë që Kylian Mbappe ka shënuar 18 gola në 18 ndeshje të zhvilluara për Real Madridin në të gjitha garat.

  • Ruben Amorim:Synimi im është ta fitoj Premierligën me Man United

    Ruben Amorim:Synimi im është ta fitoj Premierligën me Man United

    Trajneri i Manchester United Ruben Amorim,ka folur për ambiciet për këtë sezon.

    Tekniku portugez ka deklaruar se dëshiron ta fitoj Premierligën me “Djajtë e Kuq”,dhe se nuk i intereson fakti se a do të përfundojë mbi rivalin e United Liverpool.

    “Nuk më intereson nëse Manchester United përfundon përpara Liverpoolit. Dua vetëm të fitoj çdo ndeshje dhe të përfundoj në krye të Ligës Premier. Dua të jem në një pozicion për t’u bërë kampion i Ligës Preimier”

    Përndryshe në ndeshjet e fundit United dha shenja të përmirësimit në aspektin e lojës,dhe se sa do të vazhdojë kjo mbetet të shihet në ndeshjet e ardhshme.

    Kujtojmë që Man United ka fituar 3 ndeshjet e fundit në Premierligë,duke përfshirë këtu edhe derbin ndaj Liverpoolit.

  • Lindon Emërllahu shënon gol me CFR Cluj në kampionatin rumun

    Lindon Emërllahu shënon gol me CFR Cluj në kampionatin rumun

    Mesfushori Lindon Emërllahu,është duke shkëlqyer me skuadrën e CFR Cluj në kampionatin rumun.

    Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës shënoi për Clujin në ndeshjen kundër Dinamo Bukureshtit,edhe pse skuadra e tij pësoi humbje me rezultat 2:1.

    Përndryshe ky ishte goli i 4-të për Emërllahun në kampionatin rumun,teksa ka regjistruar edhe dy asistime,duke dëshmuar se është një ndër futbollistët më të rëndësishëm tek gjiganti rumun.

    Kujtojmë që Lindon Emërllahu është pjesë e CFR Cluj që nga muaji shkurt,dhe ka kontratë me klubin rumun deri në qershor të vitit 2028

  • Aaron Ramsey ndahet me Pumas, synon rikthimin në Evropë

    Aaron Ramsey ndahet me Pumas, synon rikthimin në Evropë

    Mesfushori uellsian Aaron Ramsey ka përfunduar zyrtarisht kontratën me klubin meksikan Pumas UNAM dhe është larguar nga skuadra me efekt të menjëhershëm.

    33-vjeçari, i cili iu bashkua klubit gjatë verës, nuk arriti të gjejë formën e tij më të mirë për shkak të problemeve fizike dhe aktivizimeve të pakta në ndeshje. Pas një periudhe të shkurtër në Meksikë, palët kanë vendosur të ndahen me mirëkuptim.

    Ramsey, që më parë ka luajtur për Arsenal, Juventus dhe Cardiff City, është tani lojtar i lirë dhe pritet të shqyrtojë ofertat për një rikthim në futbollin evropian.

    Sipas mediave britanike, disa klube nga Premier League dhe Championship kanë shprehur interes për shërbimet e tij.