ATV

Category: Sport

  • Drita fiton derbin kundër Llapit-Malisheva fiton në udhëtim ndaj Dukagjinit-Prishtina e Re dhe Drenica ndajnë pikët

    Drita fiton derbin kundër Llapit-Malisheva fiton në udhëtim ndaj Dukagjinit-Prishtina e Re dhe Drenica ndajnë pikët

    Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së diel në kuadër të xhiros së 12-të në Albi Mall Superligë.

    Drita fitoi derbin ndaj Llapit me rezultat 1:0,me golin e shënuar nga Besnik Krasniqit nga penalltia në minutën e 33-të.

    Vlen të ceket se Drita mbeti me një lojtar më pak në fushë,pasi autori i golit Besnik Krasniqi u ndëshkua me të kuq.

    Drita pas kësaj xhiroje tubon 20 pikë në vendin e tretë,teksa Llapi mbetet në kuotën e 16 pikëve.

    Malisheva në anën tjetër fitoi në udhëtim ndaj Dukagjinit me rezultat 2:1,ku të dyja golat për ekipin mysafir i shënoi Etnik Brruti teksa për klinasit realizoi Altin Merlaku.

    Malisheva pas kësaj xhiroje tubon 13 pikë,kurse Dukagjini mbetet në kuotën e 17 pikëve.

    Ndërkohë ndeshja e vetme që përfundoi pa fitues ishte ajo ndërmjet Prishtinë së Re dhe Drenicës,e cila përfundoi pa gola 0:0.

  • Peja synon fitoren e katërt, Vëllaznimi e Bora kërkojnë fitoren e parë

    Peja synon fitoren e katërt, Vëllaznimi e Bora kërkojnë fitoren e parë

    Me dy përballje interesante, sot përmbyllet xhiroja e katërt e Superligës së Kosovës në basketboll.

    GO+ Peja, që deri tani ka shënuar tri fitore, pret Rahovecin 029 në palestrën “Karagaçi”, në një ndeshje që premton rivalitet. Nga ana tjetër, “Vreshtarët” kanë regjistruar një fitore dhe dy humbje.

    Java e katërt do të mbyllet me përballjen ndërmjet Vëllaznimit dhe Borës – dy skuadra që ende nuk kanë shijuar fitoren pas tri xhirove të para, gjë që e bën këtë sfidë edhe më interesante, pasi të dyja kërkojnë suksesin e parë sezonal. /ATVLIVE.TV

  • Houston Rockets fiton ndaj Boston Celtics-Kevin Durant më i dalluari në këtë ndeshje

    Houston Rockets fiton ndaj Boston Celtics-Kevin Durant më i dalluari në këtë ndeshje

    Janë zhvilluar ndeshje interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.
    Houston Rockets ka shënuar fitore bindëse ndaj Boston Celtics,duke e mundur me rezultat 128:101.
    Kevin Durant ishte më i miri në parket me 26 pikë e 4 kërcime,teksa kontribut dha dhe Amen Thompson me 17 pikë,9 kërcime e 8 asistime si dhe Alperen Sengun me 16 pikë, 10 kërcime dhe nëntë asistime.
    Në anën tjetër tek Schelerman me 17 pikë e pesë kërcime dhe Pritchard me 14 pikë e katër asistime ishin më të mirët për Boston Celtics,kurse kontribut dha dhe Brown me 12 pikë,5 asistime e 2 kërcime si dhe Minnot dhe Walsh me 10 pikë secili.

  • PSG fiton në frymën e fundit kundër Nice

    PSG fiton në frymën e fundit kundër Nice

    PSG ka shënuar fitore jo edhe aq të lehtë kundër Nice,duke e mundur me rezultat 1:0.

    Pjesa e parë u dominua nga parisienët të cilët krijuan raste të shumta,por rezultati mbeti 0:0 pas 45 minutave të parë.

    Në pjesën e dytë PSG vazhdonte të sulmonte drejt portës,dhe në minutat shtesë Goncalo Ramos shënoi golin e fitores në 1:0 që ishte rezultati përfundimtar.

    PSG është lider në Ligue 1 me 24 pikë,teksa Nice mbetet në kuotën e 14 pikëve.

     

     

  • Atletico Madrid shënon fitore bindëse ndaj Sevillas

    Atletico Madrid shënon fitore bindëse ndaj Sevillas

    Skuadra e Atletico Madridit ka shënuar fitore bindëse ndaj Sevillas,duke e mposhtur me rezultat 3:0.

    Pjesa e parë solli raste për shënim,por nuk pati gola nga njëra apo skuadra tjetër,dhe 45 minutat e parë përfunduan pa gola.

    Në pjesën e dytë Atletico ishte më konkrete, dhe në minutën e 64-të Julian Alvarez realizoi për 1:0 nga penalltia

    Thiago Amada dyfishoi epërsinë në 2:0 në minutën e 77-të,teksa Antoine Griezmann në minutat shtesë shënoi për 3:0.

    Atletico Madrid gjendet në pozitën e 4-të me 22 pikë,kurse Sevilla mbetet në kuotën e 13 pikëve.

  • Arsenal vazhdon me fitore në Premierligë-fiton ndaj Burnley-it në udhëtim

    Arsenal vazhdon me fitore në Premierligë-fiton ndaj Burnley-it në udhëtim

    Arsenal vazhdon me formë fantastike në Premierligë,ku kësaj rradhe mundi Burnley-in me rezultat 2:0

    Pjesa e parë u dominua nga topçinjët të cilët shënuan përmes Gyokeres në minutën e 14-të në 1:0,kurse Declan Rice dyfishoi epërsinë në 2:0 në minutën e 35-të dhe me epërsinë e Arsenalit përfunduan 45 minutat e parë.

    Në pjesën e dytë Arsenal arriti të ruaj epërsinë e krijuar,dhe në fund mori 3 pikët e rradhës.

    Arsenal është lider në tabelë me 25 pikë,kurse Burnley gjendet në pozitën e 17-të me 10 pikë.

  • Manchester United barazon në udhëtim kundër Nottingham Forest

    Manchester United barazon në udhëtim kundër Nottingham Forest

    Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim 2:2 kundër Nottingham Forest,ndeshje kjo në kuadër të xhiros së 10-të në Premierligë.

    Në pjesën e parë u shënua vetëm një gol,dhe atë nga Casemiro në minutën e 34-të për epërsinë e Man United në 1:0.

    Në pjesën e dytë Nottingham Forest u rikthye në lojë,ku së pari Gibbs White në të 48-tën shënoi për 1:1 e më pas Savona  dy minuta më vonë realizoi për 2:1.

    Man United arriti të marrë 1 pikë në fund,ku Diallo shënoi për 2:2 që ishte rezultati përfundimtar.

    Man United tani ka 17 pikë,kurse Nottingham Forest tubon 6 pikë.

  • Arijon Ibrahimovic asiston për Hoffenheimin në barazimin 1:1 kundër Eintracht Frankfurt-it

    Arijon Ibrahimovic asiston për Hoffenheimin në barazimin 1:1 kundër Eintracht Frankfurt-it

    Sulmuesi Arijon Ibrahimovic ka shkëlqyer kundër Eintracht Frankfurt-it në xhiron e 9-të në Bundesligë.

    Ibrahimovic i cili pritet të veshë fanellën e Kombëtares së Kosovës asistoi për Heidenheimin në barazimin 1:1,ku më pas sulmuesi gjeorgjian Budu Zivzivadze shënoi për 1:0 në minutën e 32-të.

    Përndryshe ky ishte asistimi i parë për Ibrahimovic në Bundesligë,dhe 19 vjeçari me këtë paraqitje mund t’i ndihmojë dardanëve në dy ndeshjet vendimtare për kualifikim në botërorin e vitit 2026 në SHBA,Kanada dhe Meksikë.

    Kujtojmë që Arijon Inbrahimovic ka bërë 10 paraqitje për Heidenheimin në të gjitha garat

  • Inter shpreh interesim për transferimin e Marc Guehi

    Inter shpreh interesim për transferimin e Marc Guehi

    Gjiganti italian Inter po synon që në sezonin e ardhshëm të përforcojë repartin e mbrojtjes.

    “La Gazzetta dello Sport”raporton se drejtuesit neuroazzurë synojnë të transferojnë qendërmbrojtësin e Crystal Palace Marc Guehit,dhe do të undohet që të siguroj shërbimet e tij qysh në verën e ardhshme.

    Përndryshe Inter synon që të përfshijë edhe Yann Bisseck në marrëveshje,ku gjermani do të kalonte në Angli,dhe transferimi i Guehit në Giusseppe Meazza është më se enevojshme marrë parsysh se të dy mbrojtësve Francesco Acerbi dhe Stefan de Vrij të cilët iu përfundojnë kontratat në sezonin e ardhshëm.

    Ndërkohë Inter për të siguruar anglezin duhet mposhtur konkurrencën e  Real Madridit, Barcelonës, Bayern Munichut dhe Liverpoolit,të cilët kanë kohë që po e kërkojnë 24 vjeçarin

  • Kompania MatchVision kërkon 20 milionë euro dëmshpërblim UEFA-së për konceptin e Ligës së Kampionëve.

    Kompania MatchVision kërkon 20 milionë euro dëmshpërblim UEFA-së për konceptin e Ligës së Kampionëve.

    Gara më prestigjioze në Evropë për klube Liga e Kampionëve që nga sezoni i kaluar ka ndryshuar formatin,ku nga faza e grupeve tani është duke u luajtur në sistemin e fazës së ligës me nga 36 ekipe nga 32 sa ishte në të kaluarën.

    Por ky ndryshim i formatit mund të shkaktoj problem për UEFA-në,kjo pasi kompania MatchVision ka paditur shtëpinë evropiane të futbollit për “vjedhje”të konceptit

    Përndryshe mediumi anglez The Athletic kompania në fjalë pretendon se UEFA e kishte vjedhur konceptin e paraqitur,dhe se po kërkon rreth 20 milionë euro dëmshpërblim për këtë gjë.

    Në anën tjetër UEFA i ka hedhur poshtë këto pretendime të MatchVision,dhe se ka njoftuar se do të bëjë çmos për të mbrojtur qëndrimin e saj lidhur me këtë çështje.