ATV

Category: Sport

  • Igball Jashari shpallet “Ylli I Javës”për xhiron e 12-të në Albi Mall Superligë

    Igball Jashari shpallet “Ylli I Javës”për xhiron e 12-të në Albi Mall Superligë

    Sulmuesi anësor i Drenicës Igball Jashari,ka marrë epitetin e “Yllit të Javës”për xhiron e 12-të në Albi Mall Superligë.

    Jashari pati një paraqitje të mirë indivinduale,në takimin të cilën Drenica barazoi pa gola 0:0 kundër Prishtinës së Re.

    Pëndryshe Jashari u shpreh i lumtur për fitimin e këtij epiteti,duke thënë se kjo një privilegj i madh.

    “Për mua është privilegj të shpallem lojtari më i mirë i javës, dhe kjo do të jetë një shtytje që të punoj akoma edhe më shumë”

    Kujtojmë që Drenica në 8 ndeshje të zhvilluara deri më tani në Albi Mall Superligë,duke arritur të shënoj 1 gol e dhuroi 1 asistim.

  • Vëllaznimi shënon fitoren e parë të sezonit, mposht Borën

    Vëllaznimi shënon fitoren e parë të sezonit, mposht Borën

    Vëllaznimi shënoi fitoren e parë në Superligën e Kosovës në basketboll për sezonin 2025/26, duke mposhtur Boran me rezultat 91:79 (18:17, 19:27, 25:20, 29:15).

    Bora nisi më mirë, duke fituar çerekun e parë me një pikë diferencë (18:17) dhe duke e zgjeruar epërsinë në çerekun e dytë 27:19. Megjithatë, pas pushimit, Vëllaznimi përmbysi rezultatin. Ata dominuan çerekun e tretë me 25:20 dhe vulosën fitoren në çerekun e fundit me 29:15.

    Ziggy Reid u dallua më së shumti te Vëllaznimi, me 28 pikë, katër topa të kthyer dhe dy asistime, ndërsa u ndihmua nga Marques Warrick me 20 pikë. Te Bora, Tyson Jackson shënoi 17 pikë dhe realizoi 10 topa të kthyer.

    Me këtë fitore, Vëllaznimi shënon debutimin e suksesshëm në elitë, ndërsa Bora vazhdon të kërkojë fitoren e parë.

    Në ndeshjen e radhës Vëllaznimi e luan si mysafir te Rahoveci, ndërsa Bora pret Trepçën./ATVLIVE.TV

  • Emin Baliqi nuk është më kryetrajner i Trepçës së Mitrovicës

    Emin Baliqi nuk është më kryetrajner i Trepçës së Mitrovicës

    Pas një periudhe ku rezultatet nuk ishin siç pritej, klubi Trepça ka vendosur të ndajnë rrugët me trajnerin Emin Baliqi dhe ndihmësin e tij, Shpëtim Fetahu.

    Njoftimi zyrtar i klubit:

    “Klubi futbollistik Trepça dëshiron të shprehë mirënjohjen më të sinqertë për trajnerin Emin Baliqi dhe ndihmësin e tij, Shpëtim Fetahu, për pesë vitet e punës së përbashkët, përkushtimit dhe kontributit të jashtëzakonshëm që kanë dhënë në zhvillimin e klubit tonë.
    Gjatë këtyre viteve, ata kanë qenë pjesë e pandashme e familjes së Trepçës. Me profesionalizëm, disiplinë dhe pasion, ata kanë ndërtuar një skuadër konkurruese, kanë zhvilluar shumë futbollistë të rinj dhe kanë kontribuar në ngritjen e standardit të punës brenda klubit.
    Rezultatet, karakteri dhe fryma e bashkëpunimit që kanë lënë pas do të mbeten pjesë e historisë moderne të klubit. Kontributi i tyre nuk matet vetëm me pikë e fitore, por edhe me ndikimin që kanë pasur në mentalitetin e ekipit.
    Rrugët tona po ndahen përkohësisht, por respekti dhe vlerësimi për punën e tyre mbeten të palëkundura. Derën e Trepçës do ta kenë gjithmonë të hapur, sepse ky nuk është një fund, por një ndalesë e përkohshme në rrugën e gjatë të futbollit. Nuk është lamtumirë – por “mirupafshim”
    , thuhet në njoftimin e FC Trepçës.

    Pas javës së 15-të, FC Trepça mban vendin e nëntë me 23 pikë të mbledhura. /ATVLIVE.TV

  • Peja vazhdon formën e shkëlqyer, fitorja e katërt radhazi, mposht Rahovecin

    Peja vazhdon formën e shkëlqyer, fitorja e katërt radhazi, mposht Rahovecin

    GO+ Peja vazhdon formën fantastike në Superligën e Kosovës në basketboll, duke shënuar fitoren e katërt radhazi pas triumfit ndaj Rahovecit me rezultat 87-79 (20:16, 28:21, 18:19, 21:23).

    Pejanët nisën ndeshjen me një ritëm të fortë, duke mbyllur çerekun e parë me epërsi 4 pikë (20:16) dhe duke e zgjeruar avantazhin në çerekun e dytë me shtatë pikë të tjera (28:21).

    Rahoveci reagoi në çerekun e tretë, duke ngushtuar diferencën në vetëm një pikë (18:19), por Peja arriti të rikthehej shpejt dhe ta menaxhonte ndeshjen deri në përfundim, duke siguruar fitoren me rezultat 87:79.

    Te Peja, më i dalluari ishte Tajh Green me 15 pikë, tetë kërcime dhe një asistim. Ndërsa te Rahoveci u shqua Kentrell Pullian me 23 pikë, katër kërcime dhe një asistim.

    Ky sukses e ngjit Pejën në pozitën e dytë në tabelë, duke e barazuar me Bashkimin si skuadrat e pamposhtura këtë edicion, ndërsa Rahoveci regjistron humbjen e tretë. /ATVLIVE.TV

  • Fitore e madhe në Prishtinë: Kosova eliminon Britaninë e Madhe dhe avancon në raundin e dytë

    Fitore e madhe në Prishtinë: Kosova eliminon Britaninë e Madhe dhe avancon në raundin e dytë

    Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) është kualifikuar në raundin e dytë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2027, pasi ka shënuar fitore bindëse ndaj Britanisë së Madhe me rezultat 35:30 (17:13), në ndeshjen e kthimit të zhvilluar para rreth një mijë shikuesve në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

    Dardanët kishin një epërsi të rëndësishme nga takimi i parë në Derby, ku kishin triumfuar me rezultat 32:26, duke hyrë kështu të motivuar për të konfirmuar kualifikimin edhe para tifozëve vendas.

    Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me rivalitet të fortë, por në dhjetë minutat e fundit të saj Kosova arriti të shkëputet në rezultat dhe ta mbyllë këtë pjesë me katër gola epërsi, 17:13.

    Në fillim të pjesës së dytë, Britania e Madhe reagoi fuqishëm dhe arriti ta barazojë rezultatin në 18:18, madje edhe të kalojë në epërsi 18:20 pas një serie prej 1:7. Edhe pse kundërshtari arriti të mbante avantazhin deri në 21:23, Dardanët rikthyen kontrollin e lojës dhe në minutën e 50-të kaluan sërish në epërsi me 26:24.

    Në minutën e 55-të, Kosova kishte krijuar tashmë epërsi të sigurt 31:26, duke e menaxhuar ndeshjen me përvojë deri në fund. Përfundimisht, Dardanët triumfuan me rezultat 35:30, duke siguruar kalimin e merituar në fazën tjetër të garave.

    Me këtë fitore të dyfishtë ndaj Britanisë së Madhe, Kosova dëshmoi progres të dukshëm nën drejtimin e përzgjedhësit Jesper Östlund, ndërsa synimet tani janë të qarta – një paraqitje dinjitoze edhe në raundin e dytë të kualifikimeve drejt Kampionatit Botëror 2027. /ATVLIVE.TV

  • Kosova U20 me fitore bindëse 5:1 ndaj Katarit U20 në miqësoren e parë

    Kosova U20 me fitore bindëse 5:1 ndaj Katarit U20 në miqësoren e parë

    Përfaqësuesja e Kosovës U20 ka shënuar fitore të thellë ndaj Katarit U20, me rezultat 5:1, në ndeshjen miqësore të zhvilluar të dielën në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali. Takimi u organizua në kuadër të programit “UEFA Together”, që ka për qëllim zhvillimin dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet kombëtareve të vendeve anëtare të UEFA-s dhe atyre nga kontinentet e tjera.

    Dardanët e rinj, të drejtuar nga përzgjedhësi Bekim Isufi, e nisën ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer, duke dominuar në çdo aspekt të lojës. Epërsia erdhi shumë herët, në minutën e 3-të, kur Ernis Qestaj realizoi golin e parë pas një aksioni të ndërtuar bukur. Në minutën e 27-të, Rin Ahmeti e dyfishoi rezultatin nga penalltia, pas një ndërhyrjeje të parregullt ndaj Rezon Gashit në zonë.

    Vetëm dy minuta më vonë, Qestaj shënoi sërish, duke e çuar rezultatin në 3:0.

    Katari arriti të ngushtojë diferencën në minutën e 38-të me golin e Mohamed Moatasim A Elsiddig nga pika e bardhë, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

    Në pjesën e dytë, pas disa ndërrimeve taktike, Kosova menaxhoi me qetësi lojën dhe mbajti kontrollin e ndeshjes. Në minutat shtesë, Dardanët shënuan edhe dy herë për ta vulosur fitoren: Enes Hajrullahu në minutën e 92-të dhe Anik Vitia në minutën e 94-të, duke e mbyllur sfidën me rezultat përfundimtar 5:1.

    Pas ndeshjes, përzgjedhësi Bekim Isufi u shpreh i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve dhe me mënyrën se si ata zbatuan detyrat taktike në fushë.

    “Vetë rezultati 5:1 tregon se kemi dominuar plotësisht kundërshtarin. Nuk kemi pasur shumë ditë për t’u përgatitur, por gjithçka funksionoi mirë. Jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe me mënyrën se si u përshtatën me kërkesat taktike. Sigurisht se ka hapësirë për përmirësim, por duke marrë parasysh që shumë prej tyre luajtën për herë të parë bashkë, mund të jemi shumë të kënaqur me këtë paraqitje. Shpresoj që edhe në ndeshjen e dytë të tregojmë lojë të mirë,” deklaroi Isufi.

    Ndeshja e dytë miqësore mes Kosovës U20 dhe Katarit U20 do të zhvillohet të mërkurën, në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, me fillim nga ora 13:00. /ATVLIVE.TV

  • Liverpool në krizë – Salah pranon se nuk është i kënaqur me fillimin e sezonit

    Liverpool në krizë – Salah pranon se nuk është i kënaqur me fillimin e sezonit

    Skuadra e Liverpoolit po kalon një periudhë të vështirë në fillim të këtij sezoni, pasi rezultatet e muajit të fundit nuk kanë qenë në nivelin e pritjeve.

    Njësoj si ekipi, edhe sulmuesi, Mohamed Salah nuk po kalon momentet e tij më të mira, ndryshe nga sezonet e mëparshme kur ishte ndër lojtarët më vendimtarë të Premier Ligës.

    Sulmuesi egjiptian ka realizuar vetëm katër gola deri më tani dhe e pranoi hapur se nuk është i kënaqur me performancën e tij apo me nisjen e sezonit nga skuadra.

    “Nuk jam i kënaqur me këtë fillim sezoni. Është një sezon i vështirë për ne sepse kemi disa lojtarë të rinj. Janë përforcime të mira, por atyre u duhet kohë për t’u përshtatur me ekipin. Thjesht na duhet pak kohë për t’u ambientuar dhe për të kuptuar më mirë lojën e njëri-tjetrit — dhe gjithçka do të vijë me kohën,” – deklaroi Salah për mediat angleze.

  • Medon Berisha shkëlqen sërish në Serie A

    Medon Berisha shkëlqen sërish në Serie A

    Mesfushori shqiptar, Medon Berisha, ka shënuar një tjetër gol në elitën e futbollit italian, këtë herë si mysafir në ndeshjen mes Lecce dhe Fiorentinës.

    Berisha fitoi topin me një ndërhyrje të shkëlqyer, duke nisur një kundëraksion të shpejtë që e përfundoi vetë me një realizim të bukur.

    Platforma statistikore SofaScore e shpalli atë “Lojtari i Ndeshjes”, duke i dhënë notën 7.9. Përveç golit, Berisha kompletoi 19 nga 23 pasime të tentuara dhe fitoi dy duele.

    Paraqitje shumë të mirë pati edhe mesfushori tjetër shqiptar, Ylber Ramadani, i cili në 90 minuta lojë realizoi 26 nga 35 pasime, fitoi tetë duele dhe kreu tre ndërhyrje të sakta. Ai u vlerësua me notën 7.2.

    Forma e shkëlqyer e kësaj dysheje është një lajm i mrekullueshëm për Kombëtaren e Shqipërisë. /ATVLIVE.TV

  • Arteta:Zubimendi mund të luaj kundër Slavia Pragës

    Arteta:Zubimendi mund të luaj kundër Slavia Pragës

    Mesfushori Martin Zubimendi është në rrezik që të mos luaj në mesjavë në Ligën e Kampionëve,ku Arsenal takohet kundër Slavia Pragës të martën.

    Trajneri Mikel Arteta ka përmendur se ai u zvëndësua gjatë ndeshjes kundër Burnley-it në fundjavë,por thotë se nuk është diçka serioze.

    Përndryshe nëse Zubimendi ka pasur një problem të moderuar ose të rëndë që kërkon një pushim të gjatë, ky është një problem për Arsenalin, por një dëmtim i vogël që i duhen vetëm disa ditë për t’u shëruar mund të ketë ardhur në kohën më të mirë.

    Kujtojmë që “Topçinjtë” rikthehen në aksion të martën në mbrëmje kur përballen me Slavia Pragën në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.

  • Arne Slot:Ishim me fat që fituam ndaj Aston Villas

    Arne Slot:Ishim me fat që fituam ndaj Aston Villas

    Liverpool ka arritur që t’i jap fund serisë negative të ndeshjeve,duke mundur Aston Villan në Anfied me rezultat 2:0.

    Trajneri Arne Slot është shprehur i kënaqur me këtë fitore,teksa shton se skuadra pati edhe fat gjë që edhe i ka munguar në javët e kaluara.

    “Jam i kënaqur me rezultatin, me performancën dhe me atë që pashë sot, jo vetëm nga lojtarët, por edhe nga mbështetja që morëm nga tifozët. Ishte pikërisht ajo që na duhej sot. Ndoshta ishim pak më me fat sesa kemi qenë në javët e fundit, ku sipas mendimit tim na ka munguar fati. Gabimi i portierit të tyre dhe një devijim çuan në dy nga golat tanë. Këto janë diferencat për të cilat po flasim.”

    Përndryshe Slot në fund shton se është e rëndësishme loja e bukur dhe rezultatet,dhe thotë se ekipi është në rrugë të mirë.

    Kujtojmë që Liverpool fitoi me rezultat 2:0 ndaj Aston Villa,dhe tani ka 18 pikë të grumbulluara.