ATV

Category: Sport

  • Tetë ndeshje, zero gola të pësuar: Arsenali në rekorde

    Tetë ndeshje, zero gola të pësuar: Arsenali në rekorde

    Ekipi anglez, Arsenal, ka arritur një tjetër rekord historik, duke luajtur tetë ndeshje radhazi pa pranuar gol. Kjo ndodhi në fitoren 3-0 ndaj Slavia Pragës në Ligën e Kampionëve, me dy gola nga Mikel Merino dhe një nga Bukayo Saka.

    Para kësaj, “Topçinjtë” kishin mposhtur Burnley (2-0), Brighton (2-0), Crystal Palace (1-0), Atletico Madrid (4-0), Fulham (1-0), West Ham (2-0) dhe Olympiacos (2-0).

    Goli i fundit i pësuar nga Arsenali ishte më 28 shtator ndaj Newcastle, me golin e shënuar nga Nick Voltemade, e para tij ka shënuar Hugo Ekitike i Liverpool dhe Erlig Haaland i Munchester City.

    Në xhiron e ardhshme, liderët e Premier League do të përballen me Sunderland. Nëse vazhdojnë serinë pa pësuar gol, ata mund të vendosin një rekord të ri me nëntë ndeshje radhazi, për të kaluar rekordin 122-vjeçar me tetë ndeshje pa pësuar gol. /ATVLIVE.TV

  • Zyrtare: “Giuseppe Meazza” kalon në pronësi të Milan dhe Inter

    Zyrtare: “Giuseppe Meazza” kalon në pronësi të Milan dhe Inter

    Mëngjesin e sotëm u firmos akti i shitblerjes për stadiumin “Giuseppe Meazza” dhe zonat përreth, duke kaluar pronësinë nga Bashkia e Milanos te dy klubet historike të qytetit, Milan dhe Inter.

    Ceremonia noteriale u zhvillua në studion e noterit Filippo Zabban në qendër të Milanos, e cila filloi rreth orës 10:00 dhe përfundoi në ora 12:00. Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, komentoi shkurt pas firmosjes: “Gjerat e bukura kërkojnë gjithmonë kohë.”

    Sipas burimeve zyrtare, vonesa e lehtë në firmosje, fillimisht e parashikuar disa ditë më parë, ishte shkaktuar nga çështje teknike dhe financiare midis dy shoqërive, siç kishte sqaruar kryebashkiaku i Milanos, Giuseppe Sala.

    Detajet financiare

    • Çmimi total i marrëveshjes: 197 milionë euro, i ndarë në disa këste.

    • Pagesa e parë: rreth 100 milionë euro, që përfshin TVSH dhe disa borxhe të mëparshme.

    • Transferimi i fondeve ishte kusht i domosdoshëm për finalizimin e aktit.

    Akti i shitblerjes u mundësua pas miratimit nga Këshilli Bashkiak i Milanos.

    Shitja e “Meazzas” hap rrugë për ndërtimin e një kompleksi modern sportiv në të njëjtin territor, sipas projektit të prezantuar në mars 2025:

    • Stadium i ri me 71,500 vende, në anën perëndimore të zonës aktuale;

    • Pjesë të strukturës ekzistuese të “San Siros” do të ruhen dhe transformohen në muze dhe hapësira komerciale;

    • Punimet pritet të fillojnë në vitin 2027, ndërsa stadiumi i ri pritet të jetë gati në vitin 2031. /ATVLIVE.TV

  • Dy gola dhe një karton i kuq: “Natë emocionale” shkruan vetë Luis Díaz

    Dy gola dhe një karton i kuq: “Natë emocionale” shkruan vetë Luis Díaz

    Luis Díaz ishte protagonist absolut mbrëmë në stadiumin “Parc des Princes”, duke shënuar dy gola që siguruan fitoren 2-1 të Bayern Munich ndaj PSG-së në Champions League.

    Megjithatë, mbrëmja e kolumbianit u errësua para pushimit, kur u përjashtua me të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj mbrojtësit Achraf Hakim, i cili u largua nga fusha me lot në sy.

    Pas një vale kritikash dhe sulmesh në rrjetet sociale, edhe pse klubi e mbështeti, Díaz reagoi përmes një mesazhi në ‘Instagram’:

    “Ka qenë një natë plot emocione. Futbolli na tregon se në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka, të mirat dhe të këqijat. Jam i trishtuar që nuk e përfundova ndeshjen me shokët e skuadrës, por krenar për përkushtimin e tyre. I uroj Hakimit rikthim të shpejtë në fushë.”

    Ndërkohë, Hakimi po pret rezultatet e testeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit të kyçit të këmbës dhe kohën e mungesës, duke shkaktuar shqetësim në Francë dhe Marok për Kupën e Afrikës që po afrohet. /ATVLIVE.TV

  • Laporta i jep fund spekulimeve: “Flick është i lumtur te Barcelona, besimi ynë ndaj tij është i plotë”

    Laporta i jep fund spekulimeve: “Flick është i lumtur te Barcelona, besimi ynë ndaj tij është i plotë”

    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka reaguar ndaj thashethemeve që kanë qarkulluar kohëve të fundit për një largim të mundshëm të trajnerit Hansi Flick në fund të sezonit, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe të pavërteta.

    Laporta theksoi se trajneri gjerman është plotësisht i përkushtuar dhe i kënaqur me projektin e klubit katalanas, si dhe me mënyrën se si skuadra po përparon nën drejtimin e tij.

    “E di që Hansi Flick është shumë i lumtur dhe i emocionuar për rikthimin tonë në stadium. E kemi diskutuar me të. Ekipi po përmirësohet dhe është në një trajektore rritëse. Të dielën, të tre sulmuesit – Lamine, Ferran dhe Rashford – shënuan, dhe jemi shumë të kënaqur me progresin”, – deklaroi Laporta për mediat spanjolle.

    Presidenti katalanas pranoi se disa mungesa të rëndësishme kanë ndikuar në ecurinë e skuadrës, por shtoi se ato nuk mund të përdoren si justifikim për rezultatet.

    “Kemi disa mungesa, të cilat nuk janë justifikim, por janë realitet. Këto mungesa na kanë prishur planet, megjithatë lojtarët e lënduar po shërohen dhe po përparojmë pak nga pak”, – shtoi ai.

    Në fund, Laporta e mbylli fjalën e tij me një mesazh të qartë: besimi i Barcelonës ndaj Hansi Flick mbetet i plotë, ndërsa objektivi i përbashkët është rikthimi i klubit në majat e futbollit evropian.

  • Luajti 20 minuta, vjen reagimi i Edon Zhegrovës

    Luajti 20 minuta, vjen reagimi i Edon Zhegrovës

    Ylli kosovar, Edon Zhegrova, ka qenë i lënduar dhe pesë ndeshjet e fundit nuk ka pas asnjë minutë te Juventus.

    Por, mbrëmë në kuadër të Ligës së Kampionëve, 26 vjeçari hyri në fushë në minutën e 72’ në ndeshjen që përfundoi në barazim 1-1 në mes të Juvetus dhe Sporting.

    Zhegrova nuk arriti të lë gjurmë dhe për aq sa luajti u vlerësua me notën 6.7.

    Pas ndeshjes ai ka reaguar në rrjetin e tij social ‘Instagram’ ku shkruan:

    “Gjithçka ka të bëjë me kohën. Do të vazhdojmë të luftojmë.”

    Kujtojmë se deri tani ai ka pasur dy paraqitje në Ligën e Kampionëve dhe dy në Serie A, megjithatë akoma nuk e ka gjetur rrjetën e portës.

  • Cristiano Ronaldo: “Jam i vetmi futbollist miliarder – nuk jam i befasuar, e dija që do të ndodhte”

    Cristiano Ronaldo: “Jam i vetmi futbollist miliarder – nuk jam i befasuar, e dija që do të ndodhte”

    Superylli portugez Cristiano Ronaldo ka folur sërish për sukseset e tij, këtë herë duke iu referuar faktit se është i vetmi futbollist miliarder në histori.

    Në një deklaratë që po qarkullon gjerësisht në rrjete sociale, kapiteni i Al Nassr ka theksuar se nuk e befason ky arritje, pasi sipas tij, puna dhe përkushtimi i gjatë në futboll e kanë çuar drejt këtij suksesi.

    “Nëse shikoni shumë rekorde në futboll, unë jam gjithmonë aty. Të jesh i vetmi futbollist miliarder është thjesht edhe një rekord më shumë. Nuk jam i befasuar — e dija që do të ndodhte”, – ka deklaruar Ronaldo me buzëqeshje.

    Kjo nuk është hera e parë që pesë herë fituesi i “Topit të Artë” flet për vlerën e karrierës së tij, duke theksuar se çdo arritje është rezultat i disiplinës, sakrificës dhe dashurisë për futbollin.

    Ronaldo, i cili aktualisht po luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, mbetet një nga sportistët më të paguar dhe më të suksesshëm në botë, si brenda ashtu edhe jashtë fushës së gjelbër.

  • Sonte është nata e Fer Volley!

    Sonte është nata e Fer Volley!

    Kampionet e Kosovës në volejboll, Fer Volley, zbresin sonte në fushë për të shkruar historinë në arenën evropiane.

    Pas paraqitjes dinjitoze në Zvicër, ekipi nga Ferizaji, kërkon përmbysjen e madhe ndaj Düdingen-it dhe kualifikimin historik në rrethin tjetër të CEV Volleyball Challenge Cup!

    Ndeshja mes tyre zhvillohet sonte nga ora 20:00, në palestrën “Bill Clinton”, të Ferizajit.

    Klubi dhe federata kanë kërkuar përkrahje nga tifozët që të mbushet palestra dhe të shtyjmë kampionin tonë drejt historisë. /ATVLIVE.TV

  • Real Madrid planifikon të shesë Vinicius Junior

    Real Madrid planifikon të shesë Vinicius Junior

    Sipas “Sport Bild”, Real Madrid ka vendosur të shesë sulmuesin brazilian Vinicius Junior në verën e vitit 2026.

    Ky vendim lidhet me incidentin gjatë “El Clasicos” kundër Barcelonës, kur Vinicius reagoi ashpër pasi u zëvendësua nga trajneri Xabi Alonso. Pas ndeshjes, klubi e detyroi lojtarin të kërkonte falje publikisht dhe brenda skuadrës. Situata u tensionua më tej kur një artikull në “The Athletic” zbuloi pakënaqësi të disa lojtarëve ndaj trajnerit dhe klubi dyshon se informacionet mund të kenë rrjedhur nga rrethi i Viniciusit.

    Presidenti Florentino Pérez, që më parë e kishte mbështetur lojtarin, besohet se ka vendosur ta shesë për të treguar se askush nuk është mbi interesin e klubit. /ATVLIVE.TV

  • Ndeshja Drita – Prishtina shtyhet për një afat të pacaktuar

    Ndeshja Drita – Prishtina shtyhet për një afat të pacaktuar

    Klubi gjilanas Drita ka njoftuar zyrtarisht se derbi ndaj Prishtinës, i planifikuar të zhvillohej të hënën më 11 nëntor, është shtyrë për një afat të pacaktuar.

    Ky takim, i cili pritej të ishte ndeshja kryesore e xhiros së 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, nuk do të zhvillohet në kohën e paraparë për shkak të ftesave në kombëtare të disa futbollistëve të skuadrës gjilanase.

    Përmes një njoftimi zyrtar, Drita ka bërë të ditur se Faton Maloku është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës, ndërsa Ibrahim Salifu nga Kombëtarja e Beninit.
    Si pasojë, klubi ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes, e cila është aprovuar.

    “Ju njoftojmë se ndeshja e planifikuar për të hënën ndaj FC Prishtina shtyhet për një afat të pacaktuar. Arsyeja është thirrja e dy futbollistëve tanë në përfaqësueset e tyre kombëtare. Klubi Drita u uron suksese të dy lojtarëve në përfaqësimin e vendeve të tyre dhe do të njoftojë me kohë për datën e re të zhvillimit të ndeshjes”, – thuhet në komunikatën e klubit.

    Tani mbetet të përcaktohet data e re e zhvillimit të derbit ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, një ndeshje që pritej me shumë interes nga tifozët e futbollit kosovar.

  • Graham Potter publikon listën e Suedisë për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës

    Graham Potter publikon listën e Suedisë për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës

    Selektori i Suedisë, Graham Potter, ka shpallur listën e gjerë të lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e mbetura kualifikuese për Botërorin 2026, kundër Sllovenisë dhe Zvicrës.

    Në mesin e të ftuarve është edhe Besfort Zeneli dhe mbetet të shihet sa minuta do t’i japë Potter 22-vjeçarit në këto përballje.

    • Zvicra – Suedia do të zhvillohet më 15 nëntor.

    • Suedia – Sllovenia do të luhet më 18 nëntor, ku suedezët do të jenë nikoqirë. /ATVLIVE.TV