ATV

Category: Sport

  • “Transferimi në Paris ishte i vështirë” – Lionel Messi shënon histori në Miami edhe jashtë fushës

    “Transferimi në Paris ishte i vështirë” – Lionel Messi shënon histori në Miami edhe jashtë fushës

    Kapiteni i Inter Miamit, Lionel Messi, mori çelësin simbolik të qytetit të Majamit nga kryebashkiaku Francis Suarez gjatë një ceremonie të mbajtur të mërkurën në mbrëmje në Kaseya Center, pas fjalës së tij në America Business Forum.

    “Faleminderit, ndihem shumë i nderuar. Kemi ndier dashurinë dhe mbështetjen që nga ditët e para në Miami. Është një nder i madh për mua të marr këtë çmim,” tha Messi gjatë ceremonisë.

    Argjentinasi kujtoi gjithashtu periudhën pas largimit nga Barcelona dhe transferimin te PSG:

    “Transferimi në Paris ishte i vështirë, sepse kishim jetuar gjithë jetën në Barcelonë. Familja, miqtë, e gjithë jeta jonë ishte atje. Ishte e vështirë për mua të përshtatesha dhe nuk po e shijoja futbollin. Por pastaj morëm një vendim familjar për të vazhduar karrierën në Miami dhe ishte gjëja më e mirë që mund të na ndodhte,” u shpreh Messi.

    Gjatë vitit 2025, Messi ka shënuar 40 gola dhe ka dhënë 20 asiste në 47 ndeshje. /ATVLIVE.TV

  • Erling Haaland arrin shifrën e 54 golave në 52 ndeshje në Champions League

    Erling Haaland arrin shifrën e 54 golave në 52 ndeshje në Champions League

    Sulmuesi norvegjez Erling Haaland,po vazhdon me formë fantastike në të gjitha garat me Manchester City-in.

    Haaland me golin e shënuar kundër Borussia Dortmund arrin edhe një rekord tjetër,duke shënuar në total 54 gola në 52 ndeshje të zhvilluara në Ligën e Kampionëve gjatë karrierës.

    Përndryshe Haaland tani ka hyrë në mesin e 10 golashënuesve më të mirë të garës më prestigjioze për klube në Evropë,dhe nëse 25 vjeçari vazhdon me formë fantastike atherë mund t’i afrohet rekordit të Cristiano Ronaldos.

    Kujtojmë që në këtë sezon Erling Haaland ka realizuar 18 gola në 14 ndeshje në të gjitha garat,duke shtuar këtu edhe një asistim në 1200 minuta të luajtura.

  • Ndue Pergjokaj merr drejtimin e KF Dukagjinit

    Ndue Pergjokaj merr drejtimin e KF Dukagjinit

    Pas largimit të kryetrajnerit, Ismet Munishi, KF Dukagjini ka njoftuar se tashmë Ndue Pergjokaj ka marr drejtimin e ekipit të parë.

    Njoftimi i plotë i klubit:

    “Pergjokaj ka qenë pjesë e stafit teknik të klubit gjatë kësaj periudhe, ku ka treguar profesionalizëm, përkushtim dhe njohje të mirë me grupin dhe mënyrën e punës në klubin tonë.

    Ne i urojmë trajnerit Pergjokaj shumë suksese në detyrën e re, me besimin se do të vazhdojë punën me përkushtim dhe do të kontribuojë në arritjen e objektivave të klubit.”

    KF Dukagjini në dymbëdhjetë xhirot e këtij sezoni, ndodhet në vendin e katërt në tabelë me 17 pikë – 9 pikë larg vendit të parë. /ATVLIVE.TV

  • Eric Garcia thyen hundën – Barcelona konfirmon lëndimin

    Eric Garcia thyen hundën – Barcelona konfirmon lëndimin

    Mbrojtësi i Barcelonës, Eric Garcia, ka pësuar një thyerje të hundës, ka bërë të ditur klubi katalanas përmes një komunikate zyrtare.

    Lëndimi ndodhi gjatë ndeshjes së fundit të Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve ku barazoi 3-3 me Club Brugge, derisa Garcia u detyrua të largohej pas një përplasjeje të fortë. Sipas raportimeve nga “Blaugrana”, futbollisti spanjoll do t’i nënshtrohet trajtimit mjekësor në ditët në vijim, ndërsa pritet të mungojë për disa ndeshje.

    Edhe pse nuk është bërë ende e ditur nëse do t’i nënshtrohet ndonjë ndërhyrjeje kirurgjikale, stafi mjekësor i Barcelonës po e monitoron nga afër gjendjen e tij.

    Garcia ka qenë një nga mbrojtësit e rëndësishëm të rotacionit të trajnerit Hansi Flick, dhe mungesa e tij pritet të sjellë ndryshime në mbrojtjen e ekipit në ndeshjet e ardhshme të La Ligës dhe Ligës së Kampionëve.

  • Lionel Messi mund të huazohet për një kohë të shkurtër tek Galatasaray

    Lionel Messi mund të huazohet për një kohë të shkurtër tek Galatasaray

    Ylli argjentinas Lionel Messi,mund të rikthehet në elitën e futbollit evropian.

    Sipas raportimeve të mediave gjiganti turk Galatasaray po synon që të huazojë Messin për një kohë të shkurtër,dhe drejtuesit e kampionit të Superligës Turke do të bëjnë të pamundurën për ta sjellur 8 herë fituesin e “Topit të Artë” në Stamboll.

    Përndryshe drejtuesit e Galatas janë duke monitoruar situatën e Messit tek Inter Miami,kjo pasi kontrata me skuadrën nga MLS skadon në fund të vitit dhe nëse argjentinasi largohet nga SHBA-ja atëherë mund ta shohim një rikthim të Lionel Messit në Ligën e Kampionëve,dhe poashtu Messi dëshiron të luaj në Kupën e Botës me Argjentinën dhe transferimi tek Galatasaray do të ishte e duhura për të.

    Kujtojmë që Galatasaray në afatin kalimtar veror ka transferuar yje të shumtë si:Victor Osimhen,Leroy Sane dhe Ilkay Gundogan,ndërkohë në Chmapions së fundmi mposhtën në udhëtim Ajaxin me rezultat 3:0 dhe pas 4 ndeshjeve grumbulluan 9 pikë.

  • Superliga e Kosovës: Ndeshjet e javës së 13-të dhe oraret e tyre

    Superliga e Kosovës: Ndeshjet e javës së 13-të dhe oraret e tyre

    Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar orarin për javën e 13-të të Superligës.

    Ndeshjet do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën.

    Të shtunën, Drenica do ta presë Ballkanin në stadiumin “Bajram Aliu”, ndërsa Llapi do të presë Prishtinën e Re në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Të dy ndeshjet fillojnë në ora 13:00.

    Të dielën, Malisheva do të presë Gjilanin në stadiumin “Liman Gegaj”, ndërsa Ferizaj do të presë Dukagjinin në “Stadiumin e Qytetit”, gjithashtu nga ora 13:00.

    Ndërkaq, ndeshja mes Dritës dhe Prishtinës, e paraparë të zhvillohet të hënën, është shtyrë për afat të pa caktuar. /ATVLIVE.TV

  • LA Lakers me Luka Doncic në krye vazhdon me fitore në NBA-Oklahoma City Thunder mposhtet nga Portland Trail Blazers

    LA Lakers me Luka Doncic në krye vazhdon me fitore në NBA-Oklahoma City Thunder mposhtet nga Portland Trail Blazers

    Janë zhvilluar ndeshje interesante në ligën më të fortë të basketbollit NBA.

    Los Angeles Lakers vazhdon me fitore,ku kësaj rradhe mposhti skuadrën e San Antonio Spurs me rezultat të ngushtë 118:116.

    Njeriu që shkëlqeu në këtë ndeshje është padyshim slloveni Luka Doncic,i cili shënoi 35 pikë,13 kërcime e 9 asistime,teksa kontribut dha dhe Deandre Ayton që realuzoi 22 pikë e dhuroi 10 kërcime.

    Ndërkohë tek Spurs Victor Ëembanyama me 19 pikë e 8 kërcime ishte ndër basketbollistët më të mirë,por nuk arriti ta mbyllte takimin pasi u përjashtua nga loja për shkak të pesë gabimeve personale.

    Në anën tjetër kampioni Oklahoma City Thunder pësoi humbje në udhëtim nga Portland Trail Blazer,dhe atë me rezultat të ngushtë 121:119.

    Shai Gilgeous Alexander me 35 pikë,9 kërcime e 4 asistime,si dhe Aaron Ëiggins me 27 pikë të tjera ishin më të mirët për Thunders ,mirëpo këto shifra ishin të pamjaftueshme për të shmangur humbjen e kampionëve.

    Te Blazers më i miri ishte Deni Avdija me 26 pikë,10 kërcime e 9 asistime,si dhe kontribut dha dhe Jrue Holiday me 22 pikë e 6 kërcime

  • Bosnjë-Hercegovina kundërshtar i Kosovës në fazën e dytë të Kampionatit Botëror 2027

    Bosnjë-Hercegovina kundërshtar i Kosovës në fazën e dytë të Kampionatit Botëror 2027

    Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mësuar kundërshtarin e fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027.

    Në shortin e tërhequr të enjten paradite në Vjenë është përcaktuar që Kombëtarja jonë të luajë me Bosnjë-Hercegovinën.

    Bosnjë-Hercegovina e fillon garimin prej fazës së dytë, ndërsa Kombëtarja jonë në fazën e parë e eliminoi Britaninë e Madhe.

    Për herë të parë Kombëtarja e Kosovës paraqitet në fazën e dytë kualifikuese për Kampionat Botëror.

    Ndeshja e parë zhvillohet më 18 apo 19 mars të vitit të ardhshëm në Bosnjë-Hercegovinë. Ndeshja e kthimit është në Kosovë, më 21 apo 22 mars.

    Kosova tashmë i ka disa përballje me Bosnjë-Hercegovinën. /ATVLIVE.TV

  • “90 përqind isha i vdekur” – Basketbollisti italian përjeton rikthim të pabesueshëm pas 10 ditësh në koma

    “90 përqind isha i vdekur” – Basketbollisti italian përjeton rikthim të pabesueshëm pas 10 ditësh në koma

    Basketbollisti italian Achille Polonara, i cili luajti për Baskonian nga viti 2019 deri në 2021 dhe aktualisht është pjesë e Dinamo Sassarit, ka dalë nga koma pas një beteje të vështirë me leuçeminë mieloide dhe komplikacionet pas një transplanti të palcës së kockave.

    Polonara iu nënshtrua transplantit në Spitalin Sant’Orsola-Malpighi në Bolonjë në shtator, pasi kaloi verën në Valencia duke ndjekur kimioterapi. Disa ditë para daljes së planifikuar, ai pësoi një embolizëm që e la në koma për dhjetë ditë.

    Gruaja e tij, Erika Bufano, përshkroi momentet dramatike:

    “Kur ia hoqën tubin PEG, ai humbi ndjenjat dhe pësoi trombozë. Truri i tij kishte mungesë oksigjeni dhe mjekët thanë se shanset për mbijetesë ishin shumë të ulëta. Isha e dëshpëruar.”

    Për fat të mirë, Polonara u zgjua dhe Erika përshkroi momentin e pabesueshëm:

    “Ai hapi sytë, më njohu dhe filloi të thoshte fjalët e tij të para. Fillimisht pyetje pa kuptim, pastaj filloi të këndonte këngë.”

    Polonara është tani në fazën e rikuperimit dhe së shpejti mund të dalë nga spitali. Ai tha për programin italian Le Iene:

    “Isha në koma për dhjetë ditë. Më thanë se kisha 90 përqind shanse për të vdekur, por tani mund të dal nga spitali. Ishte sikur të flija. Kur hapa sytë, nuk mund të bëja asgjë, por tani të marr frymë jashtë spitalit është e mrekullueshme.”

    Sipas Gazzetta dello Sport, Polonara doli nga spitali për herë të parë fundjavën e kaluar për të marrë pjesë në ditëlindjen e pestë të vajzës së tij, Vitoria. /ATVLIVE.TV

  • Humbja e katërt radhazi për Trepçën në FIBA Europe Cup

    Humbja e katërt radhazi për Trepçën në FIBA Europe Cup

    Trepça vazhdon të kërkojë fitoren e parë në “FIBA Europe Cup”, pasi u mposht edhe në përballjen e dytë nga PAOK të Selanikut, këtë herë në Mitrovicë, me rezultat të ngushtë 77:75.

    Në palestrën “Minatori” atmosfera ishte elektrizuese, ndërsa skuadra vendase zhvilloi një ndeshje shumë më të mirë krahasuar me sfidën e parë në Greqi, të cilën e kishte humbur 85:74.

    Pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale të Trepçës, 38:37, me lojë të barabartë dhe mbrojtje të forta nga të dyja skuadrat. Çereku i parë përfundoi 16:16, ndërsa i dyti i takoi mitrovicasve 22:21.

    Në periodën e tretë, grekët morën avantazhin me rezultat 20:16, por gjithçka u vendos në dhjetë minutat e fundit.

    Batin Tuna ndezi shpresat e vendasve me një treshe të saktë që e çoi Trepçën në epërsi 73:72, dy minuta para fundit. Megjithatë, gabimet në sulm i kushtuan shtrenjtë skuadrës kosovare, teksa PAOK përfitoi dhe ktheu rezultatin në favorin e vet.

    JaCori Payne ishte më i dalluari për Trepçën, duke realizuar pikët e fundit për 77:75 dhe duke tentuar në çastet e fundit një treshe për ta fituar ndeshjen, por tentativa e tij nuk u konkretizua.

    Pas kësaj humbjeje, kampionia e Kosovës regjistron disfatën e katërt radhazi në grup, pas atyre ndaj Braunschweigut (84:70) dhe Anwilit (97:87).

    Edhe pse rezultatet nuk kanë qenë në favor, performanca ndaj PAOK-ut tregoi përmirësim dhe shpirt gare, të cilin Trepça do të kërkojë ta shfrytëzojë në ndeshjet e mbetura.

    Në sfidën e radhës, më 12 nëntor, ata do të udhëtojnë për në Gjermani, ku i pret ekipi Braunschweig./ATVLIVE.TV