ATV

Category: Sport

  • Kapiteni kuqezi i pandalshëm! Arrin 300 ndeshje me Atalantën dhe shkëlqen në Ligën e Kampionëve

    Kapiteni kuqezi i pandalshëm! Arrin 300 ndeshje me Atalantën dhe shkëlqen në Ligën e Kampionëve

    Skuadra e Atalantës mbrëmë arriti një fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur ekipin francez Marseille me rezultatin minimal 0:1.

    Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ishte një nga më të dalluarit në fushë.

    Sipas platformës statistikore Flashscore, mbrojtësi shqiptar u vlerësua me notën më të lartë të ndeshjes, 7.7 – më i miri në fushë.

    Përveç paraqitjes së shkëlqyer, kjo ndeshje kishte një domethënie të veçantë për Gjimshitin, pasi ai regjistroi paraqitjen e tij të 300-të me fanellën e Atalantës.

    Kujtojmë se 32-vjeçari ka kontratë me klubin nga Bergamo deri në vitin 2026. /ATVLIVE.TV

  • FIFA dënon Serbinë për sjelljen e tifozëve në ndeshjen ndaj Shqipërisë

    FIFA dënon Serbinë për sjelljen e tifozëve në ndeshjen ndaj Shqipërisë

    Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka ndëshkuar Federatën e Futbollit të Serbisë për sjelljen e papërshtatshme të tifozëve gjatë ndeshjes kundër Shqipërisë, e zhvilluar më 11 tetor në Leskovc.

    Sipas njoftimit të Federatës Serbe të Futbollit, dënimi arrin shumën prej 87,500 frangash zvicerane (rreth 93,981 euro) dhe është vendosur për fyerje dhe sjellje diskriminuese të një pjese të tifozëve, si dhe për mungesë respekti gjatë intonimit të himnit kombëtar të Shqipërisë.

    Përveç gjobës financiare, FIFA ka urdhëruar që 25% e kapacitetit të stadiumit të mbyllet për ndeshjen e ardhshme të Serbisë në kuadër të garave të saj zyrtare — e cila do të zhvillohet kundër Letonisë, po në Leskovc.

    Gjatë ndeshjes me Shqipërinë, që ishte pjesë e kualifikimeve për Botërorin 2026, tifozët serbë u dëgjuan duke bërë thirrje fyese dhe fashiste ndaj shqiptarëve në përgjithësi dhe ndaj Kosovës në veçanti.

    Pavarësisht atmosferës armiqësore, Shqipëria arriti një fitore historike, duke triumfuar me rezultatin 1–0, nga një gol i realizur nga Rej Manaj dhe bëri që të dalin nga Leskovci me kokën lart. /ATVLIVE.TV

  • Drita përballet me Shelbourne në kërkim të fitores së parë evropiane

    Drita përballet me Shelbourne në kërkim të fitores së parë evropiane

    Kampioni i Kosovës, Drita, do të përballet me ekipin irlandez, Shelbourne në javën e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, me të dyja skuadrat që synojnë fitoren e parë në këtë edicion.

    Skuadra irlandeze, e cila së fundmi siguroi pjesëmarrjen në Evropë edhe për sezonin e ardhshëm falë vendit të tretë në kampionat, shpreson ta shfrytëzojë avantazhin e terrenit vendas në Dublin për të marrë një rezultat pozitiv. Shelbourne ende nuk ka shënuar në këtë garë, por mbetet e pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit si vendase.

    Në anën tjetër, Drita vjen me formë të mirë nga Superliga e Kosovës, me katër fitore në pesë ndeshjet e fundit. Ekipi gjilanas ka regjistruar dy barazime në Evropë, por tani kërkon fitoren e parë historike në fazën e grupeve. Megjithatë, sfida jashtë fushe pritet të jetë e vështirë, pasi Drita ka vetëm dy fitore në dhjetë përballjet e fundit si mysafire. Intelektualët do të jenë pa sulmin kryesor, pasiqë mungojnë Arb Manaj, Blerim Krasniqi, Veton Tusha dhe Liridon Balaj.

    Kjo do të jetë përballja e parë midis këtyre dy skuadrave në arenën evropiane.

    Ndeshja mes tyre do të zhvillohet sonte nga ora 21:00, në stadiumin Tallaght të Dublinit. /ATVLIVE.TV

  • Publikohen rezultatet e lëndimit të mbrojtësit të PSG-së, Achraf Hakimi

    Publikohen rezultatet e lëndimit të mbrojtësit të PSG-së, Achraf Hakimi

    Sipas raportit mjekësor të publikuar nga “Diario AS”, Achraf Hakimi ka pësuar një çarje të sindesmozës, me përfshirje të lehtë të ligamentit deltoid.

    Për pasojë, mbrojtësi maroken pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth dy muaj.

    Trajtimi parashikon dy javë imobilizim dhe mesatarisht katër deri në gjashtë javë rehabilitim.

    Hakimi u lëndua rëndë mbrëmë, gjatë ndeshjes së Champions League kundër Bayern Munich, pas një ndërhyrjeje të ashpër nga Luis Díaz i cili më pas u ndëshkua me karton të kuq. /ATVLIVE.TV

  • Liverpool synon transferimin e Alessandro Bastonit për 100 milionë euro

    Liverpool synon transferimin e Alessandro Bastonit për 100 milionë euro

    Liverpool po përgatitet të bëjë një ofertë rreth 100 milionë euro për mbrojtësin e Interit, Alessandro Bastoni, gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Skuadra e drejtuar nga Arne Slot kërkon të forcojë repartin defensiv pas disa mungesave të rëndësishme dhe problemeve në mbrojtje. Bastoni, 26 vjeç, shihet si zgjedhja ideale falë përvojës së tij me Interin dhe Kombëtaren e Italisë, si dhe aftësisë për të ndërtuar lojën nga prapavija.

    Interi pritet të vendosë nëse do ta mbajë mbrojtësin ose do të pranojë ofertën e madhe nga Anglia, ndërsa disa klube të tjera evropiane kanë shprehur gjithashtu interes për lojtarin.

    Nëse transferimi realizohet, Bastoni do të ishte një nga blerjet më të shtrenjta në historinë e Liverpoolit dhe një shtyllë e re në mbrojtjen e klubit nga Anfield. /ATVLIVE.TV

  • Gjimshiti arrin shifrën historike: 300 ndeshje me fanellën e Atalantës

    Gjimshiti arrin shifrën historike: 300 ndeshje me fanellën e Atalantës

    Berat Gjimshiti shënon një tjetër moment historik në karrierën e tij. Kapiteni i kombëtares shqiptare zhvillon këtë të mërkurë ndeshjen e tij të 300-të me fanellën e Atalantës, në një histori që ka nisur dhjetë vite më parë dhe që ende vazhdon me të njëjtin pasion.

    Në më shumë se një dekadë në Bergamo, mbrojtësi shqiptar është shndërruar në një simbol të klubit dhe një nga lojtarët me më shumë kontribute në historinë e tij.

    Nga 300 ndeshje të zhvilluara, 259 prej tyre janë në Serie A, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga paraqitjet në Kupën e Italisë, Champions League, Europa League, si dhe në Superkupat e Italisë e Europës.

    Në këto vite, Gjimshiti ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar 10 asistime, duke u renditur ndër mbrojtësit më produktivë të klubit. Aktualisht ai mban vendin e shtatë në listën e lojtarëve me më shumë paraqitje për Atalantën, por deri në fund të sezonit mund të ngjitet në top-4.

    Gjimshiti ka qenë pjesë e skuadrës që ka luftuar për titullin kampion në Serie A, ka luajtur në finalen e Kupës së Italisë dhe, mbi të gjitha, ka qenë protagonist në fitoren historike të Europa League në vitin 2024, kur Atalanta mposhti 3-0 Bayer Leverkusenin – skuadrën kampione të Gjermanisë dhe fituese të Kupës së Gjermanisë – duke i dhënë klubit trofeun e parë europian në histori.

    Në arenën ndërkombëtare, mbrojtësi nga Lugina e Preshevës është gjithashtu rekordmen për lojtarët kuqezinj, me 32 paraqitje në Champions League, ndërsa kujton me krenari edhe golin e shënuar ndaj Shakhtar Donetsk në fazën e grupeve sezonin e kaluar.

    Ai, sonte pritet të jetë në fushë në kuadër të Ligës së Kampionëve, në ndeshjen që Atalanta e luan kundër Marseille në Francë, nga ora 21:00. /ATVLIVE.TV

  • FC Malisheva zyrtarizon Elon Berishën

    FC Malisheva zyrtarizon Elon Berishën

    Klubi i Malishevës ka zyrtarizuar sot Elon Berishën si kryetrajner të skuadrës.

    Para disa ditësh ndan rrugët me trajnerin, Qatip Osmani dhe sot përfundimisht kanë nënshkruar me Berishën që më parë ishte pjesë e Prishitnës së Re.

    Njoftimi i plotë i klubit:

    “Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me trajnerin, Elon Berisha i cili do të e udhëheqë Shtabin Teknik të klubit tonë.

    Kryetrajneri i ri udhëhoqi Prishtinën e Re duke shkruajtur historinë, nga liga e dytë, deri në Superligë, aty ku e drejtoi për 5 xhirot e para.

    Me Elonin kemi dakorduar rrugën tonë përpara, drejt objektivave tona, andaj jemi të bindur se bashkë do t’i arrijmë.

    Në ditët në vazhdim do të prezantojmë edhe përbërjen e plotë të shtabit të ri teknik.

    Mirë se vjen në familjen tonë, Elon!”

  • Kosova U20 fiton bindshëm ndaj Katarit U20

    Kosova U20 fiton bindshëm ndaj Katarit U20

    Kombëtarja e Kosovës U20 ka arritur një fitore të merituar me rezultat 3:0 ndaj Katarit U20, në një ndeshje miqësore të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Futbollistët e përzgjedhur nga trajneri Bekim Isufi dhanë një paraqitje mbresëlënëse, duke dominuar gjatë gjithë takimit.

    Në pjesën e parë, mbrojtësi i krahut Omer Bajraktari realizoi dy gola, duke i dhënë epërsi të qartë Kosovës.

    Në pjesën e dytë, rezultatin përfundimtar 3:0 e vulosi Ermir Qetaj, i cili shënoi në minutën e 59-të.

    Ekipi mysafir nga Katari mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Robert Joseph Oluw Atobi u ndëshkua me karton të kuq. /ATVLIVE.TV

  • Chicago Bulls me përmbysje spektakolare ndaj 76ers – ngjiten në krye të Konferencës Lindore

    Chicago Bulls me përmbysje spektakolare ndaj 76ers – ngjiten në krye të Konferencës Lindore

    Basketbollistët e Chicago Bulls kanë shënuar një nga fitoret më të mëdha të këtij sezoni në NBA, duke mposhtur Philadelphia 76ers me rezultat të ngushtë 113:111 në “United Center”.

    Fitorja e mbrëmshme ishte e gjashta në shtatë ndeshje për skuadrën nga Chicago, e cila tashmë është ngjitur në vendin e parë të Konferencës Lindore, duke konfirmuar formën mbresëlënëse në këtë fillim sezoni.

    Takimi nisi më mirë për 76ers, të cilët në fund të çerekut të parë kishin ndërtuar një epërsi prej 18 pikësh dhe e ruajtën deri në pushim me rezultatin 75:56. Por pjesa e dytë solli një ndryshim të madh skenari, me Bulls që reaguan fuqishëm dhe përmbysën gjithçka falë një loje të disiplinuar dhe efikase në sulm.

    Në fund, Nikola Vučević u bë heroi i ndeshjes me një gjuajtje vendimtare për tre pikë në sekondat e fundit, që vulosi triumfin e madh të skuadrës së Billy Donovan. Malazezi e mbylli ndeshjen me 19 pikë dhe 10 kërcime, duke regjistruar një tjetër paraqitje “double-double”.

    Në shkëlqim të plotë ishte edhe Josh Giddey, i cili realizoi një triple-double spektakolar me 29 pikë, 15 kërcime dhe 12 asistime, duke qenë motorri kryesor i rikthimit të Bulls.

    Për Philadelphia, Tyrese Maxey ishte më i miri me 39 pikë, ndërsa Joel Embiid kontribuoi me 20 pikë, por pa mundur të ndalin rikthimin e furishëm të vendasve.

    Pas kësaj fitoreje, Chicago Bulls kryeson Lindjen me bilanc 6-1, ndërsa Philadelphia 76ers ndodhet menjëherë pas tyre me 5-2.

    Rezultatet tjera të mbrëmjes në NBA:
    • Toronto Raptors 128–100 Milwaukee Bucks
    • Atlanta Hawks 127–112 Orlando Magic
    • Chicago Bulls 113–111 Philadelphia 76ers
    • New Orleans Pelicans 116–112 Charlotte Hornets
    • Golden State Warriors 118–107 Phoenix Suns
    • LA Clippers 107–126 Oklahoma City Thunder

  • 2 Korriku eliminohet nga UEFA Youth League

    2 Korriku eliminohet nga UEFA Youth League

    Skuadra kosovare, 2 Korriku, është eliminuar nga UEFA Youth League, pavarësisht fitores 1-0 ndaj Hibernianit.

    Humbja e thellë 4-0 në ndeshjen e parë ishte vendimtare për eliminimin e tyre.

    Golin e vetëm të takimit të kthimit e shënoi Omer Shala në minutën e 3-të.

    Me këtë fitore, Hiberniani kalon në raundin e tretë të Youth League, ndërsa kundërshtari i tyre ende nuk është përcaktuar. /ATVLIVE.TV