ATV

Category: Sport

  • Zyrtare: Daniele De Rossi emërohet trajner i ri i Genoas – rikthim simbolik në stadiumin ku mbylli aventurën te Roma

    Zyrtare: Daniele De Rossi emërohet trajner i ri i Genoas – rikthim simbolik në stadiumin ku mbylli aventurën te Roma

    Genoa ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës, dhe ai është ish-kapiteni legjendar i Romës, Daniele De Rossi. Klubi italian publikoi njoftimin zyrtar, duke konfirmuar se 41-vjeçari do të marrë drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Patrick Vieira-s.

    De Rossi ka firmosur një kontratë 8-mujore, që do të vlejë deri në qershor të vitit 2026, me opsion rinovimi automatik në rast se Genoa siguron qëndrimin në Serie A.

    Ironia e fatit bën që rikthimi i De Rossit në pankinë të ndodhë pikërisht në stadiumin ku e mbylli aventurën e tij si trajner i Romës – në “Luigi Ferraris”. Ndeshja e fundit e tij me verdhekuqtë ishte kundër Genoas dhe përfundoi me rezultatin 1-1, ndërsa De Rossi u ndëshkua me karton të kuq. Si pasojë, ai nuk do të jetë në stol në ndeshjen debutuese të skuadrës së tij së re këtë fundjavë.

    Në javën e ardhshme, Genoa do të përballet me Fiorentinën, një skuadër emri i së cilës dikur ishte përmendur si një nga opsionet për De Rossin. Ndërkohë, “violat” janë ende në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Stefano Piolit, me Vanolin që aktualisht shihet si favorit për postin.

    Për De Rossin, kjo është një mundësi e artë për të rifilluar karrierën e tij si trajner në një klub me histori dhe pasion, ndërsa synimi kryesor mbetet i qartë – të mbajë Genoan në elitën e futbollit italian.

  • Hansi Flick i zhgënjyer me paraqitjen e Barcelonës ndaj Club Brugge

    Hansi Flick i zhgënjyer me paraqitjen e Barcelonës ndaj Club Brugge

    Barcelona po përjeton një prej sezoneve më të vështira,qëkur Hansi Flick e morri drejtimin e gjigantit katalunas vitin e kaluar.

    Tekniku gjerman ka folur pas barazimit 3:3 kundër ekipit belg Club Brugge,dhe Flick është shprehur tejet i zhgënjyer dhe se vendasit luajtën lojë të mirë gjatë gjithë kohës.

    “Duhet të jemi më  të kujdesshëm edhe në mesfushë, ku humbëm shumë duele.Kur kundërshtari luan me një ose dy prekje, duhet të reagosh më shpejt. Nuk është e lehtë, por duhet të përmirësohemi. Krijuam shumë, por ata ishin agresivë dhe bënë një ndeshje të shkëlqyer.”

    Përndryshe Flick shton se Barca arriti të shmang humbjen në fund,dhe se beson se me rikthimin e Pedrit, Raphinhës, Olmos, Leëandoëskit dhe Joan Garcías ekipi do të jetë edhe më i fortë.

    Kujtojmë që Barcelona ndeshjen e rradhës do e luaj në La Liga,ku i shkon në udhëtim skuadrës së Celta Vigos.

  • FC Prishtina 01 do të përballet me Riga Futsal Club

    FC Prishtina 01 do të përballet me Riga Futsal Club

    Sot është hedhur shorti në Nyon të Francëz për fazën e 1/16-tës në UEFA Futsal Champions League.

    FC Prishtina 01 do të përballet me Riga Futsal Club nga Latvia — një duel që premton spektakël dhe emocion të madh!

    Ndeshja e parë do të zhvillohet në Prishtinë më 24 nëntor, ndërsa përballja e kthimit më 5 dhjetor në Riga.

    Pas një faze historike në Main Round, ekipi ynë vazhdon rrugëtimin evropian mes 16 skuadrave më të mira të kontinentit. /ATVLIVE.TV

  • Protesta dhe kontrolle të ashpra në ndeshjen Aston Villa – Maccabi Tel Aviv

    Protesta dhe kontrolle të ashpra në ndeshjen Aston Villa – Maccabi Tel Aviv

    Rreth stadiumit “Villa Park” priten protesta pas vendimit që tifozët mysafirë të Maccabi Tel Aviv të mos lejohen të marrin pjesë në ndeshjen ndaj Aston Villa-s.

    Maccabi është skuadra e vetme izraelite që kualifikohet këtë sezon në fazën kryesore të një gare evropiane. Pas shortit, kur u vendos që ata të udhëtonin në Birmingham, nisën shqetësimet.

    Megjithëse Maccabi mori lejen për të vazhduar pjesëmarrjen në Europa League pas armëpushimit të tetorit, vendimi për të ndaluar udhëtimin e tifozëve izraelitë ka shkaktuar polemika.

    Grupi Lokal i Sigurisë (SAG) e ka klasifikuar ndeshjen si “rrezik të lartë”, bazuar në incidente të mëparshme, përfshirë përleshje dhe shkelje të urrejtjes gjatë ndeshjes Maccabi-Ajax vitin e kaluar.

    Vendimi ka shkaktuar kritika publike, përfshirë edhe nga kryeministri britanik Keir Starmer.

    Për sigurinë janë angazhuar rreth 700 oficerë policie, që do të mbikqyrin stadiumin, zonat përreth dhe stacionet e trenit. Do të përdoren edhe qen, kuaj dhe dronë, ndërsa oficerët do të kenë të drejtën e ndalimit dhe kontrollit të çdo personi në zonë sipas Nenit 60.

    Për shkak të protestave të paralajmëruara, disa shkolla në Birmingham do të mbyllen më herët para ndeshjes që fillon në orën 21:00. /ATVLIVE.TV

  • Adidas prezanton fanellat “klasike” për Kupën e Botës 2026 – nostalgji për Gjermaninë dhe Meksikën

    Adidas prezanton fanellat “klasike” për Kupën e Botës 2026 – nostalgji për Gjermaninë dhe Meksikën

    Me vetëm tetë muaj që na ndajnë nga fillimi i Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, kompanitë e mëdha sportive kanë nisur garën për të sjellë dizajnet më të veçanta për kombëtaret pjesëmarrëse. Një prej tyre është gjiganti gjerman Adidas, i cili ka zbuluar koleksionin e ri të fanellave që do të shihen në skenën më të madhe të futbollit botëror.

    Adidas ka përgatitur uniformat për disa prej ekipeve më të njohura që tashmë kanë siguruar pjesëmarrjen, si Argjentina, Japonia dhe Kolumbia, por edhe për ato që ende janë në pritje të kualifikimit, si Italia, Gjermania, Spanja, Belgjika dhe Suedia.

    Ajo që ka tërhequr vëmendjen e tifozëve është rikthimi i stilit klasik dhe “retro”, që sjell frymën e viteve të arta të futbollit. Dizajnet e reja janë të thjeshta, elegante dhe të ngarkuara me simbolikë historike. Fanella e Gjermanisë kujton me nostalgji atë të përdorur në Kupën e Botës 1990, kur Gjermania Perëndimore triumfoi ndaj Argjentinës me golin e Andreas Brehme-s. Ndërsa fanella e Meksikës është një rikrijim i versionit të famshëm të Kupës së Botës 1998 në Francë.

    Nga ana tjetër, skuadra si Argjentina, Italia, Spanja dhe Suedia kanë marrë fanella me dizajne tradicionale që reflektojnë identitetin dhe historinë e tyre në futbollin botëror.

    Kupa e Botës 2026 do të jetë edicioni i parë me 48 ekipe pjesëmarrëse, dhe me fanella që ndërthurin modernitetin me trashëgiminë historike, Adidas po synon të sjellë jo vetëm stil, por edhe emocion te çdo tifoz që do ta ndjekë këtë spektakël global.

  • Kombëtarja Franceze publikon listën me 24 futbollistë

    Kombëtarja Franceze publikon listën me 24 futbollistë

    Trajneri, Didier Deschamps ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet në kuadër të Kampionatit Botëror 2026, ku ka ftuar 24 futbollistë.

    Ai ka ftuar edhe mesfushorin e Al Ittihadin, N’Golo Kante.

    “Gjelat” do luajnë ndaj Ukrainës më 13 nëntor në shtëpi dhe ndaj Azerbajxhanit më 16 nëntor në udhëtim.

    Në këtë listë janë ftuar edhe futbollistët, si: Mbappe, Nkunku, Cherki, Barcelona dhe Mateta. /ATVLIVE.TV

  • Bayern Munich synon të blindoj me kontratë të re Harry Kane-in

    Bayern Munich synon të blindoj me kontratë të re Harry Kane-in

    Sulmuesi anglez Harry Kane,mund të mbetet edhe per disa sezone tek gjiganti gjerman Bayern Munich.

    Anglezi mund të nënshkrojë një kontratë të re me bavarezët,që do të thotë se Kane nuk do të largohet në drejtim të Barcelonës verën e ardhshme.

    Përndryshe Barcelona po përballet me vështirësi financiare,dhe se një transferim i Kane është pothuajse e pamundur marrë parasysh edhe koston prej 65 milionë eurove,e cila është vlera aktuale e sulmuesit anglez.

    Ndërkohë Bayern synon që të mos e përsërisë të një gjë sikurse me Robert Leëandovskin,i cili në vitin 2022 ishte larguar në drejtim të gjigantit katalunas.

    Kujtojmë që Harry Kane në 16 paraqitje ka realizuar 22 gola për Bayern Munich,duke dëshmuar se është në topformë në të gjitha garat.

  • Raundi i katërt i Europa League nis me duele të nxehta

    Raundi i katërt i Europa League nis me duele të nxehta

    Europa League, gara e dytë më e rëndësishme në kontinent, rikthehet sot me emocionet e raundit të katërt të fazës së grupeve.

    Ndeshjet do të zhvillohen në dy orare tradicionale, 18:45 dhe 21:00, duke ofruar duele vendimtare për objektivat e çdo skuadre.

    Në Glasgow, Rangers presin Romën në një takim me shumë presion për të dyja ekipet. Verdhekuqtë vijnë pas dy humbjeve radhazi dhe kërkojnë rikthimin te fitorja, ndërsa skocezët ndodhen në fund të tabelës me tri humbje. Nedim Bajrami nuk pritet të luajë me Rangers, ndërsa Roma udhëton e dëmtuar rëndë: mungojnë Dybala, Angelino, Bailey, Baldanzi, Ferguson dhe Vasquez.

    Një tjetër përballje interesante zhvillohet në “Maksimir”, ku Dinamo e Zagrebit përballet me Celta Vigon. Për kroatët, Arbër Hoxha pritet të nisë si titullar.

    Bologna do të presë Brann-in në “Dall’Ara”, Stuttgart sfidon Feyenoord-in, ndërsa Betis do të përballet me Lyon-in në një duel të rëndësishëm për kualifikimin. /ATVLIVE.TV

  • Daniel De Rossi prezantohet te Genoa, merr vendin e Patrik Vierës

    Daniel De Rossi prezantohet te Genoa, merr vendin e Patrik Vierës

    Daniel De Rossi, ashtu siç pritej është prezantuar te ekipi Italian Genoa. Ish-trajneri i Romës merr vendin e Patrik Vierës, i cili u largua për shkak të rezultateve negative.

    De Rossi do të kryejë sot seancën e parë stërvitore, pasi është prezantuar me skuadrën. Përpara tij është një ndeshje delikate me Fiorentinën, dy ekipe që po luftojnë për mbijetesën.

    Detajet për De Rossin janë zbuluar të gjitha, si dhe stafi që do ta shoqërojë gjatë këtij rrugëtimi.

    Ai do të qëndrojë deri në fund të sezonit dhe do të përfitojë 800 mijë euro. Në rast se klubi shpëton nga rënia, kontrata do të zgjatet deri në vitin 2027.

    Xhulermo Xhakomaci do të jetë ndihmësi i tij, ndërsa Emanuele Mançi dhe Enriko Lodiçe do të shërbejnë si asistentë teknikë. Gani Brignardelo do të ndihmojë si trajner atletik.

    Ky staf duket të jetë “Made in Roma” dhe ka një objektiv të qartë: mbijetesën.

    Aktualisht, skuadra mban vendin e 18-të me 6 pikë në dhjetë javë të luajtura. /ATVLIVE.TV

  • Kombëtarja e Gjermanisë publikon listën – nuk është ftuar asnjë shqiptar

    Kombëtarja e Gjermanisë publikon listën – nuk është ftuar asnjë shqiptar

    Kombëtarja e Gjermanisë ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit nëntor.

    Trajneri, Julian Nagelsmann ka zbuluar lojtarët e ftuar për takimet ndaj Luksemburgut dhe Sllovakisë.

    Në këtë listë nuk figuron asnjë futbollist me prejardhje shqiptare, edhe pse Brajan Gruda, Diant Ramaj, Mërgim Berisha dhe Arijon Ibrahimovic ëndërrojnë të luajnë për Gjermaninë.

    Megjithatë, nuk mungojnë yjet – Florian Wirtz, Joshua Kimmich, Jonathan Tah, Gnabry, Sane, Woltemade, etj. /ATVLIVE.TV