ATV

Category: Sport

  • Amir Rrahmani afër rinovimit me Napolin

    Amir Rrahmani afër rinovimit me Napolin

    Kapiteni i Kombëtares së Kosovës Amir Rrahmani,pritet që të rinovojë me kampionin e Italisë Napoli.

    Rrahmani mund të nënshkruajë kontratë të re me napolitanët,e cila pritet të zgjasë deri në qershor të vitit 2028.

    Përndryshe Rrahmani do të ketë rritje edhe në pagë,ku nga 2.5 milionë euro tani do të fitoj rreth 4 milionë euro në sezon.

    Ndërkohë Napoli do të rinovojë edhe me disa lojtarë të tjerë,duke përfshirë emra si: Giovanni Di Lorenzo, Matteo Politano dhe Frank Anguissa,dhe këto renovime po ndodhin falë paraqitjeve të mira në ndeshjet e fundit.

    Kujtojmë që Amir Rrahmani u rikthye tek Napoli në ndeshjen kundër Comos fundjavën e kaluar,teksa pritet që të grumbullohet me Kombëtaren e Kosovës për ndeshjet vendimtare për kualifikim në botërorin 2026 kundër Sllovenisë dhe Suedisë.

  • Eric Garcia në radarin e gjigantit francez PSG

    Eric Garcia në radarin e gjigantit francez PSG

    Gjiganti francez PSG po synon të bëjë përforcime për edicionin e ardhshëm.

    Sipas L’Equipe mbrojtësi i Barcelonës Eric Garcia është futur në radarin e kampionëve të Evropës,dhe drejtuesit parisienë do të tentojnë që të sigurojnë shërbimet e tij.

    Përndryshe trajneri Luis Enrique e preferon Garcian në skuadër,teksa në anën tjetër 24 vjeçari ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me gjigantin katalunas që do të mundësonte kalimin e tij si transfer i lirë.

    Në anën tjetër Barcelona po synon të arrij një marrëveshje të re me Garcian,kjo pasi spanjolli konsiderohet si një prej lojtarëve më të rëndësishëm.

    Kujtojmë që Eric Garcia ka arritur të zhvillojë 15 ndeshje për Barcelonën në të gjitha garat. (more…)

  • Granit Xhaka:Do të japim maksimumin ndaj Arsenal-it

    Granit Xhaka:Do të japim maksimumin ndaj Arsenal-it

    Mesfushori dhe kapiteni i Sunderland-it Granit Xhaka,ka folur për ndeshjen të cilën skuadra e tij e luan kundër Arsenal-it në Premierligë këtë fundjavë.

    Xhaka duke folur për takimin kundër ish-skuadrës së tij ka thënë se Arsenal është skuadër tejet e fortë,por thotë se ndaj liderëve të Premiership-it do të japin më të mirët.

    Përndryshe Xhaka thotë se ndaj Arsenalit është një ndeshje veçantë,dhe se shpreson që ta shijoj deri në fund,si dhe thotë se askush nuk e mendoj  se Sunderland do të ishte aq lartë në tabelë.

    “Të luash kundër tyre këtu në Sunderland, sigurisht, është shumë e veçantë. Shpresoj ta shijoj edhe unë dhe le të shohim se kush është skuadra më e mirë atë ditë.Askush para sezonit nuk mendonte se do të ishim aty ku jemi, por për mua nuk është për t’u habitur, sepse punojmë shumë.”

    Kujtojmë që Granit Xhaka në 10 ndeshje të zhvilluara për Sunderlandin ka arritur të shënoj 1,si dhe dhuroi 3 asistime në 900 minuta të luajtura

  • Zyrtare: Ajax shkarkon John Heitinga, synon rikthimin e Erik ten Hag

    Zyrtare: Ajax shkarkon John Heitinga, synon rikthimin e Erik ten Hag

    Klubi holandez Ajax Amsterdam ka marrë një vendim të menjëhershëm duke shkarkuar trajnerin John Heitinga nga posti i trajnerit pas rezultateve të dobëta në këtë fillimsezoni.

    Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, drejtuesit e klubit nga “Johan Cruyff Arena” kanë filluar menjëherë kontaktet për rikthimin e Erik ten Hag, aktualisht trajner i Manchester United, me të cilin Ajax kishte përjetuar periudhën më të suksesshme në vitet e fundit.

    Heitinga, që mori drejtimin e ekipit në fillim të sezonit pas krizës së brendshme në klub, nuk arriti të stabilizojë skuadrën, duke lënë Ajax-in në pjesën e poshtme të tabelës së Eredivisie-s.

    Burime pranë klubit kanë konfirmuar se Ten Hag është objektivi kryesor i drejtuesve për t’i dhënë fund krizës, ndërsa në rast se marrëveshja nuk finalizohet, alternativa mbetet trajneri i përkohshëm i akademisë.

    Erik ten Hag kishte drejtuar Ajax-in nga viti 2017 deri në 2022, duke fituar disa tituj kampioni dhe duke arritur në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2019, para se të transferohej te Manchester United.

    Klubi pritet të bëjë njoftimin zyrtar gjatë ditëve në vijim.

  • Selektori Ostlund: “Kundërshtar i vështirë, por kemi shanse”

    Selektori Ostlund: “Kundërshtar i vështirë, por kemi shanse”

    Selektori i Kosovës në hendboll, Jesper Ostlund, ka komentuar shortin për fazën e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027.

    Kombëtarja jonë përballet me Bosnjë-Hercegovinën. Ndeshjet luhen në mars të vitit të ardhshëm.

    Ostlund vlerëson Bosnjë-Hercegovinën, por thotë se Kombëtarja jonë nuk është pa shanse.

    “Sfida të shkëlqyera në raundin e dytë, derbi ballkanik. Do t’iu qasemi ndeshjeve me shumë energji dhe besim. Bosnjë-Hercegovina është vend me kulturë të hendbollit dhe do të jetë kundërshtar i vështirë. Synimi ynë, natyrisht, është të provojmë të kualifikohemi në raundin e tretë. Mendoj se kemi shanse, nëse paraqitemi në nivelin tonë më të lartë”, ka thënë selektori Jesper Ostlund për faqen zyrtare të FHK-së.

    Në fazën e parë kualifikuese Kombëtarja jonë e eliminoi Britaninë e Madhe.

    Kualifikimet për Botërorin 2027 organizohen në tri faza eliminatore gjithsej. /ATVLIVE.TV

  • Më 7 nëntor do të publikohet Lista e Kombëtares së Kosovës

    Më 7 nëntor do të publikohet Lista e Kombëtares së Kosovës

    Kombëtarja e Kosovës ka publikuar agjendën për dy ndeshjet që do ti zhvilloj në kuadër të Kampionatit Botëror 2026.

    Më 7 nëntor ( e premte) do të publikohet lista e lojtarëve të ftuar.

    Më 10 nëntor, trajneri Franco Foda do të mbajë konferencën për media, në Hotel Emerald nga ora 12:00.

    Po atë ditë, do të zhvillohet edhe seanca e parë stërvitore, në Kampin Nacional në Hajvali nga ora 17:00.

    Sfida e parë e Dardanëve është 15 nëntori në ndeshjen kundër Sllovenisë dhe më 18 nëntor presin Zvicrën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë. /ATVLIVE.TV

  • Kampionia Olimpike e gjimnastikës, Simone Biles, rrëfen për ndryshimet e saj fizike pas Lojërave Olimpike të Parisit 2024

    Kampionia Olimpike e gjimnastikës, Simone Biles, rrëfen për ndryshimet e saj fizike pas Lojërave Olimpike të Parisit 2024

    Gjimnastja më e suksesshme në histori, Simone Biles, e cila numëron shtatë medalje të arta olimpike dhe 23 tituj botërorë, ka zbuluar detaje për jetën e saj pas triumfit në Lojërat Olimpike të Parisit 2024.

    Pas suksesit madhështor në Paris, 28-vjeçarja amerikane vendosi të marrë një pushim nga garat për t’u rikuperuar fizikisht dhe mendërisht, duke munguar edhe në Kampionatin Botëror në Xhakarta.

    Në një intervistë për “E! News”, Biles tregoi se gjatë këtij pushimi iu nënshtrua tre ndërhyrjeve kozmetike: zmadhimit të gjoksit, blefaroplastikës së poshtme (korrigjimi i qeseve nën sy) dhe korrigjimit të veshit.

    Ajo shpjegoi arsyet pas vendimit të saj:

    “Kisha qese të shëmtuara nën sy dhe kur isha më e re, veshi im u shqye kur dikush hoqi një vath. Tani ndihem më mirë me veten time dhe jam e lumtur me rezultatet.”

    Edhe pse nuk ka konfirmuar nëse do të vazhdojë karrierën deri në Lojërat Olimpike të Los Angeles 2028, Biles la të hapur mundësinë e një rikthimi:

    “Do të jem në Lojëra në një mënyrë apo tjetër, nuk e di nëse si garuese apo si spektatore.”

    Simone Biles mbetet një ikonë e sportit botëror dhe një shembull i balancës midis suksesit, kujdesit për shëndetin mendor dhe vetëbesimit personal.

  • Momente emocionuese për Edon Zhegrovën – surprizohet nga motra në Itali

    Momente emocionuese për Edon Zhegrovën – surprizohet nga motra në Itali

    Futbollisti i Kosovës dhe ylli i Juventusit, Edon Zhegrova, ka përjetuar sot një moment të veçantë në Itali. Ai është surprizuar nga motra e tij, e cila ka udhëtuar për ta parë nga afër dhe për ta mbështetur në aventurën e tij të re me “Zonjën e Vjetër”.

    Motra e tij ka ndarë në Instagram një postim prekës, ku ka shprehur krenarinë për sukseset e Edonit, duke shkruar: “Së bashku mund t’i kthejmë ëndrrat në histori.”

    Zhegrova, një nga lojtarët më të rëndësishëm të Përfaqësueses së Kosovës, u aktivizua për rreth 20 minuta në ndeshjen e fundit kundër Sportingut, e cila përfundoi me rezultat 1–1.

    Edhe pse nuk arriti të shënojë, prania e motrës duket se i ka dhënë energji pozitive sulmuesit kosovar, i cili po vazhdon të fitojë zemrat e tifozëve italianë me paraqitjet e tij në Serie A dhe në garat evropiane.

  • Phil Foden shpallet “Lojtari i Javës” në Ligën e Kampionëve

    Phil Foden shpallet “Lojtari i Javës” në Ligën e Kampionëve

    UEFA ka zyrtarizuar fituesin e çmimit “Lojtari i Javës” për javën e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, dhe ai është ylli i Manchester Cityt, Phil Foden.

    Mesfushori anglez shkëlqeu me paraqitjen e tij në fitoren e “Citizens” në këtë javë, duke ndikuar drejtpërdrejt në rezultat dhe duke treguar sërish pse konsiderohet një nga talentet më të mëdhenj të futbollit evropian.

    Pas Fodenit, në renditje u pozicionuan Victor Osimhen i Napolit në vend të dytë, Carlos Forbs i Ajaxit në vend të tretë, dhe Mikel Merino i Real Sociedadit në vendin e katërt.

    Ky është një tjetër vlerësim i rëndësishëm për Foden, i cili po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Manchester Cityn si në Premier League, ashtu edhe në arenën evropiane.

  • Hamilton: “Sebastian Vettel është piloti më i kompletuar që kam njohur”

    Hamilton: “Sebastian Vettel është piloti më i kompletuar që kam njohur”

    Në prag të Çmimit të Madh të Meksikës, Lewis Hamilton ka folur me shumë respekt për një nga rivalët më të mëdhenj të karrierës së tij – Sebastian Vettel.

    Në një intervistë për ESPN, piloti britanik e cilësoi ish-kampionin gjerman si “pilotin më të kompletuar në çdo kuptim”, duke theksuar se nuk e kishte fjalën vetëm për talentin në pistë, por edhe për karakterin e tij jashtë saj.

    “Sebastiani është njeri me empati, mirëkuptim dhe ambicie. Edhe pse kemi qenë rivalë të fortë, respekti mes nesh ka qenë gjithmonë i ndërsjellë,” tha Hamilton.

    Ai tregoi se Vettel ka qenë pranë tij në momentet e vështira dhe e vlerësoi për ndikimin pozitiv që ka jashtë botës së garave. “Është një shembull për të rinjtë – mendon për të ardhmen, për fëmijët e tij dhe për planetin. Jam krenar për të,” shtoi kampioni britanik.

    Një deklaratë që tregon se edhe në një sport plot rivalitet, respekti dhe miqësia e vërtetë mund të qëndrojnë mbi gjithçka.