Zvicra ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës në minutat e parë të pjesës së dytë të ndeshjes.
Ruben Vargas shënoi në minutën e 47-të.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Zvicra ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës në minutat e parë të pjesës së dytë të ndeshjes.
Ruben Vargas shënoi në minutën e 47-të.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Në ndeshjen e fundit të Grupit B ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës në stadiumin “Fadil Vokrri”, kapiteni i përfaqësueses zvicerane, Granit Xhaka, është përballur me reagime të menjëhershme nga tifozët vendas sa herë ka prekur topin.
Shkak për këtë duket se janë deklaratat e tij të mëparshme lidhur me dy yjet e Kosovës, Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu, të cilët nuk u grumbulluan për këtë takim.
Xhaka kishte përmendur se dy lojtarët nuk janë të gatshëm për t’u aktivizuar ndaj Zvicrës dhe kishte përdorur shembullin e Ardon Jashaarit, duke thënë se ai ka një përvojë më të madhe dhe ka luajtur më shumë ndeshje.
Megjithatë, tifozët kosovarë duket se nuk e kanë pritur mirë këtë koment, dhe sot çdo prekje e Xhakës është shoqëruar me vëshkallime dhe brohoritje kundër kapitenit zviceran.
Situata ka tërhequr vëmendjen e mediave, duke e kthyer deklaratën e tij në një moment tensioni brenda stadiumit.
Kosova, megjithëse kërkon të përballet me Zvicrën me seriozitet dhe të japë maksimumin në fushë, ka treguar se edhe deklaratat jashtë saj mund të ndikojnë në atmosferën e ndeshjes, duke bërë që tifozët të reagojnë fuqishëm ndaj lojtarëve kundërshtarë.

Tifogrupi “Dardanët” që e përkrah kombëtaren e Kosovës ka shpalosur një koreografi fantastike.
Këtë koreografi, tifozët e Kosovës e kanë shpalosur në ndeshjen Kosovë – Zvicër, që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në korografinë e tyre, “Dardanët” kanë vendosur fytyrat e lojtarëve të Kosovës, ku në mes e kanë vendosur selektorin e Kosovës, Franco Foda.
Ndeshja Kosovë – Zvicër po zhillohet në kuadër të xhiros së fundit të kualifikimeve të rregullta për Botërorin e vitit 2026.
Rezultati momental është 0-0, ku po afron dhjetë minuta lojë.

Pak momente para nisjes së ndeshjes Kosova-Zvicra, në “Fadil Vokrri” nga kombëtarja u pensionua mesfushori Herolind Shala.
Në nderim të tij u bë një ceremoni simbolike dhe iu nda mirënjohja për të nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi.
Në formacionin e “Dardanëve” pritet të ketë ndryshime ku në portë do të kthehet Aro Muriq, në vend të Amir Saipit, kurse në defanzivë Kosova do të jetë pa Lumbardh Dellovën, Albian Hajdarin.

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka folur hapur për ambiciet e tij në klubin ku u rikthye këtë verë pas një pauze dyvjeçare, si dhe për periudhat e mëparshme te Lazio.
Gjatë Samitit të Futbollit Social në Torino, ai rrëfeu udhëtimin e tij nga futbollist në drejtues, sfidat, sukseset dhe një nga zhgënjimet më të mëdha të karrierës.
Tare kujtoi momentin kur karriera e tij mori një kthesë të papritur.
“Shkova në zyrat e Lazios për të firmosur si lojtar, por dola me një kontratë si drejtor sportiv. Presidenti Lotito ishte vizionar, ai pa tek unë gjëra që unë vetë nuk i kisha kuptuar ende,” tregoi ai.
Ai shtoi se edhe si futbollist kishte një kureshtje të veçantë për mënyrën se si funksiononte klubi:
“Doja të njihja çdo detaj. Fjalimi më i vështirë në jetën time ishte t’u thosha shokëve të skuadrës se do të isha drejtori i tyre i ri sportiv.”
Pas 15 vitesh te Lazio, Tare synon të ndërtojë të njëjtin unitet edhe te Milani.
“Te Lazio, sidomos me Simone Inzaghin, krijuam një atmosferë familjare. Dua ta sjell këtë frymë edhe te Milani. Tani në Milanello po shoh empati dhe respekt të ndërsjellë,” tha ai.
Tare e konsideroi projektin aktual shumë ambicioz dhe transformues.
“Kemi ndryshuar shumë: nënshkruam me 19 lojtarë dhe u larguan 23. Është një revolucion i vërtetë, por i domosdoshëm për të ndërtuar themelet e së ardhmes.”
I pyetur për synimet e sezonit, Tare ishte i prerë:
“Do të gënjeja po të thosha se nuk synojmë Scudetton. Duam majën dhe jemi në rrugën e duhur. Kam shumë dëshirë të fitoj trofe të rëndësishëm me këtë klub të madh.”
Ai tha se puna e tij mbështetet te balanca mes teknologjisë dhe instinktit njerëzor.
“Jam fans i të dhënave dhe inteligjencës artificiale sepse japin një pamje të gjerë. Por karakteri i një lojtari nuk matet me algoritme. Në afat të gjatë ke nevojë për të dyja.”
Tare solli edhe shembullin e Modric:
“Milani solli një ‘djalë të vogël’ si Luka Modrić, i cili sillet me energjinë e lojtarit më të ri të ekipit. Të shohësh si feston është fantastike.”
Një moment i sinqertë i intervistës ishte ai kur foli për dështimin me Ravel Morrison, një talent i jashtëzakonshëm që nuk arriti të përmbushte potencialin.
“E doja shumë te Lazio. Sir Alex Ferguson fliste gjithmonë për të. Ishte talent i pastër, ndoshta më i madhi që kam parë. I dhamë një shans të dytë, por nuk ia arritëm dot. Nuk funksionoi,” rrëfeu Tare.
Morrison, dikur supertalent i Manchester United, iu bashkua Lazios në 2015, por luajti vetëm tetë ndeshje, duke mos arritur asnjëherë të shpërthente. /ATVLIVE.TV

Situata mes Kylian Mbappé dhe Paris Saint-Germain është përshkallëzuar edhe më shumë. Sipas raportimeve të “Le Parisien”, PSG i është përgjigjur zyrtarisht Mbappé-s në procesin ligjor duke kërkuar që ai t’i paguajë klubit plot 180 milionë euro.
Klubi pretendon se Mbappé nuk ka respektuar disa detyrime të marrëveshjes së tyre dhe se disa veprime të tij i kanë shkaktuar dëm financiar PSG-së. Prandaj, sipas klubit, Mbappé duhet të paguajë, dhe jo anasjelltas.
Ndërkohë, Mbappé mohon gjithçka, duke thënë se është PSG që i ka borxh atij bonusë dhe pagesa të prapambetura. Ai insiston se klubi i ka shkelur premtimet e dhëna para se të nënshkruante vazhdimin e kontratës. Kjo është arsyeja pse ai nisi padinë ndaj klubit.
Të dyja palët tashmë janë zyrtarisht në gjykatë. Avokatët e PSG-së kërkojnë 180 milionë euro, ndërsa avokatët e Mbappé-s përgatiten të kundërshtojnë fort këtë kërkesë. Vendimi mund të zgjasë me muaj dhe rrezikon të bëhet një nga konfliktet ligjore më të mëdha që ka parë futbolli francez.
Tifozët janë ndarë: disa mbështesin qëndrimin e klubit – duke argumentuar se një superyll si Mbappé duhet të jetë transparent financiarisht – të tjerë konsiderojnë se ky është një sulm tërësor nga PSG për të justifikuar humbjen e yllit.
E sigurt është vetëm një gjë: kjo histori nuk ka mbaruar ende dhe do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes për ditët dhe javët në vijim.

Pas disa ditësh mungesë për shkak të shqetësimeve fizike, Raphinha është zyrtarisht gati të rikthehet në stërvitje me ekipin që nga dita e sotme.
Lajmi ka sjellë menjëherë optimizëm te stafi teknik dhe tifozët, të cilët presin kontributin e tij në ndeshjet e ardhshme vendimtare.
Rikthimi i brazilianit konsiderohet një shtysë e rëndësishme për skuadrën, sidomos në momentin kur ekipi kërkon ritëm, kreativitet dhe zgjidhje në fazën ofensive.
Trajnerët pritet ta vlerësojnë gjendjen e tij gjatë seancës së sotme, ndërsa vendimi për aktivizim në ndeshjen e radhës do të merret në ditët në vijim.
Tifozët ndërkohë e kanë cilësuar lajmin si “energjinë që i duhej ekipit në kohën e duhur”.

Kombëtarja e Kosovës U21 do të luajë sot (e martë) në udhëtim ndaj Finlandës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21.
Përzgjedhësi Afrim Tovërlani ka publikuar tashmë formacionin zyrtar me të cilin Dardanët e rinj do të zbresin në fushë në “Veritas Stadium”.
Në Grupin A po zhvillohet një garë e fortë për pozitën e dytë që siguron kualifikimin në fazën e “play-off”-it. Aktualisht, Finlanda mban vendin e dytë me 9 pikë, ndërsa Kosova renditet e treta me 7 pikë. Kjo përballje është vendimtare për Kosovën, e cila me një fitore do të ngjitej në pozitën e dytë.
Formacionet zyrtare
Finlanda U21:
Jantunen, Yiltova, Jansson, Miettinen, Naamo, Siltanen, Hyrylainen, Ruoppi, Talvitie, Soderback, Liimata.
Kosova U21:
Seji, Bujupi, Selmonaj, Ademi, Jashari, Muqaj, Parduzi, Zeqiri, Shala, Hasani, Sadriu. /ATVLIVE.TV

Ekipi kombëtar i Kosovës ka një vlerë totale prej 131.38 milionë euro, thuajse gjysma e 240.40 milionë eurove që vlen ekipi i Zvicrës, para përballjes së sotme në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Dardanët presin Helvetikët në ndeshjen e fundit të Grupit B, që zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.
Sipas të dhënave të faqes së specializuar Transfermarkt, dallimi kryesor mes dy ekipeve qëndron te futbollistët me vlerë të lartë:
Zvicra ka dy lojtarë që vlejnë nga 40 milionë euro secili, Dan Ndoye dhe Gregor Kobel, si dhe emra të tjerë me vlerë të lartë si Manuel Akanji (22M), Johan Manzambi (15M) dhe Granit Xhaka e Breel Embolo (12M).
Në anën tjetër, futbollisti më i shtrenjtë i Kosovës është Edon Zhegrova (25M), ndërsa të tjerët me vlerë të lartë janë Fisnik Asllani (18M) dhe Amir Rrahmani, Albian Hajdari e Leon Avdullahu (12M).
Kosova renditet e 84-ta në ranglistën e FIFA-s, ndërsa Zvicra e 17-ta. Aktualisht, Zvicra kryeson grupin me 13 pikë, ndërsa Kosova ka 10 pikë. /ATVLIVE.TV

Italia do të jetë një nga vendet nikoqire të Euro 2032, duke organizuar turneun krah Turqisë, e cila fitoi të drejtën për të qenë nikoqire dy vjet më parë.
Megjithatë, drejtuesi i UEFA-s, Michele Uva, dha lajme të këqija për Italinë. Ai theksoi se shumica e stadiumeve italiane nuk i përmbushin kriteret për të pritur ndeshje të Kampionatit
Evropian, përveç “Allianz Stadium” të Torinos.
“EURO 2032? Vetëm stadiumi i Juventusit i plotëson kërkesat. Italia duhet të paraqesë pesë stadiume të tjera deri më 1 tetor 2026,” deklaroi Uva. /ATVLIVE.TV